Kush janë dy gratë që do zënë vendet e Rakipit e Rehovicës në Parlament

January 5, 2018 16:07

Kush janë dy gratë që do zënë vendet e Rakipit e Rehovicës në Parlament

 

Komisioni Qendror Zgjedhor vendosi sot t’ju heqë mandatin dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi i PDIU dhe Gledion Rahovica i LSI-së.

Tashmë vendimi është në duart e Kuvendit nëse do “vulosë” heqjen e mandatit dy deputetëve.

Në rast se Parlamenti do të votojë pro heqjes së mandatit të dy deputetëve, ata do të zëvendësohen nga dy gra.

Në listën e qarkut të Beratit pas Rahovicës renditet Silva Caka, e cila ka shumë mundësi të bëhet deputetja më e re e LSI-së.

Caka ishte deputete e LSI-së edhe mandatin e kaluar.

Silva Caka

Edhe tek PDIU-ja do të jetë një tjetër grua, por me procedurë tjetër.

Emrat e meshkujve që renditen në listë nuk do të llogariten, pasi ky subjekt politik nuk ka respektuar kuotën për barazi gjinore, duke çuar kështu edhe një tjetër femër pas Elena Xhinës në Parlament.

Deputetja më e re nga radhët e PDIU-së do të jetë, Florenca Halili.

Florenca Halili

 

January 5, 2018 16:07
Komento

3 Komente

  1. demo January 5, 16:58

    Po keto camet prej Dibre i kane dy femra ne parlament,plus kete behen tre.Cfare kuote nuk kane respektuar?Duket se Rama po pregatit exkorte femrash,per tu mbrojtur nga Monika.

    Reply to this comment
  2. Adih January 5, 18:34

    Me gjithe se iken dy hajdute ordinere xhepash , ,dhe po zevendesohen me keto cupulinka te reja ,qe e kane mendjen per cemcakiz nga te gjitha anet , e manyqyr ,Pa i thene punes ,puna e mbare ,ashtu si Meta e Majko me kompani
    JAM AKOMA ME NE MERAK…dhe me i merzitur .Arsyeja eshte e theshte .Meqe VETTINGU ,qe po e ben Amerika dhe BE me 200 petrita te FBI se nga pas, i del qe neser keto cupulinka ,do hipin e do behen peshq te medhenj ,per te dirizhuar vendin tone .Amaniiiii cfare behet keshtu ,o shqiptare kokpalare dhe dele qorre …Shqiperia drejt gremines …..???!!

    Reply to this comment
  3. Adih January 5, 19:01

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*