Kush janë dy shqiptarët, pjesë e bandës që u dënua në Britani (Fotot)

May 22, 2019 13:21

Kush janë dy shqiptarët, pjesë e bandës që u dënua në Britani (Fotot)

Një bandë e cila merrej me trafikim lëndësh narkotike u dënua me 70 vjet burg nga Gjykata e Gloucester në Britaninë e Madhe. Në total u dënuan 11 persona mes të cilëve edhe dy shqiptarë.

Identiteti i shqiptarëve është bërë i ditur. Ata janë Granit Nanushi dhe Orsid Cela, të dy me rolin e korrierit në këtë bandë.

Granit Nanushi, 40 vjeçar, banonte në Londër dhe ishte përgjegjës për udhëtimet drejt Gloucester-it në rolin e korrierit. Ai e transportonte drogën nëpërmjet një automjeti ku kishte krijuar edhe një vend të posaçëm për të. Kontaktin me pjesëtarët e tjerë të bandës ai e bënte nëpërmjet një celulari të koduar. Makina e tij u sekuestrua pasi kishte gjoba të papaguara parkingu. Në vendin e posaçëm në makinë policët gjetën 60 gramë kokainë dhe 4,500 paund. Nanushi u dënua me 8 vjet heqje lirie.

Orsid Cela ishte arrestuar njëherë në Nëntor të 2018. Ai gjithashtu luante rolin e korrierit. Arrestimi i tij u bë ndërkohë që i dorëzonte 2 kilogramë drogë një anëtari tjetër të bandës. 29 vjeçari u dënua me 3 vite burg.

Arrestimi i bandës u bë i mundur pas qindra orësh përgjime nga autoritetet britanike.

e.t./dita

May 22, 2019 13:21
Komento

3 Komente

  1. Corriere della sera May 22, 15:12

    Kush eshte ai idiot qe merret me transport karamelesh e eshte i krimbur ne gjoba te pe paguara !?

    Reply to this comment
  2. Epiriot me Zemer e Shpirt May 22, 20:23

    Pse ja nxjerr foton gazetar shkerdhate.Keta ne shqiperi i bbinin leket qe i fitonin me gjak.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin