Kush janë dy shqiptarët që furnizonin diskotekat e Milanos me kokainë

November 6, 2017 17:55

Kush janë dy shqiptarët që furnizonin diskotekat e Milanos me kokainë

Policia e Xhenovas ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Italisë e Evropës Veriore. Sipas policisë Italinë këta shtetas ishin shpallur në kërkim prej vitit 2015 me akuzën e kultivimit të lëndës narkotike. Mediat në Itali shkruajnë se bëhet fjalë për shtetasit shqiptarë Artur Mahmutaj 37 vjeç dhe Nik Dauti vjeç.

 Një mega operacion i koduar “Rebuffo” i Policisë financiare italiane ka çuar në sekustrimin e 77 kg kokainë e pastër në një konteiner që kalonte tranzit me një anije tregtare nga Amerika e Jugut në portin e Xhenovas.

Ky operacion është epiologu i një aktiviteti të gjatë e kompleks investigativ të autoriteteve italiane që kanç mundur të identifikojnë këtë rrjet ndërkombëtar trafiku droge përmes portit të Xhenovas. Në pranga kanë përfunduar 5 persona 3 shtetas italianë e 2 shqiptarë të konsideruar si organizatorët e këtij trafiku droge. Kokaina e sekuestruar ishte e paketuar në 66 pako në dy çanta të mëdha në një konteiner të mbërritur nga Amerika e Jugut në mënyrë të tillë që përmes sistemit të ashtëquajtur rip-off, të tërhiqeshin nga trafikantët përgjatë tranzitimit të tij në portin e Xhenovas.

Hetimet verifikuan se tërheqja e kësaj sasie kokaine nga porti i Xhenovas u bë nga dy punëtorë të portit të cilët kishin informacionet e duhura se ku ndodhej sasia e kokainës së mbërritur nga Amerika e Jugut. Kokaina e sekuestruar do t’i sillte trafikantëve një përfitim prej 3 milionë euro. Operacioni Rebuffo ka çuar në arrestimin e 5 personave, 3 shtetas italianë dhe dy shqiptarë.

November 6, 2017 17:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim