Kush janë qytetet më të vjetra në Shqipëri?

April 20, 2014 14:40

Kush janë qytetet më të vjetra në Shqipëri?

I nderuar lexues! Zanafilla e qyteteve të Shqipërisë është e lashtë. Qytetet më të vjetra janë Buthroti (Butrinti), Apolonia, Dyrrahu (Durrësi) dhe Orikumi, të themeluar që në shek.VII-VI p.e.s. si koloni greke në vendbanime ilire. Këto qytete të vendosura në vise zotëruese si dhe pranë rrugëve kryesore të qarkullimit, kishin rol të dyfishtë strategjik dhe ekonomik. Në shek.IV-II p.e.s. u krijua një numër i madh qytetesh të mirëfillta ilire. Ndër këto qytete përmenden: Scodra (Shkodra), Lisi (Lezha), Gajtani, Bylisi, Amantia, Antipatrea (Berati) etj.

 

April 20, 2014 14:40
Komento

2 Komente

  1. katy scutari June 11, 23:41

    shkodra flitet te jete qyteti me historine me te vjeter ne ballkan

    Reply to this comment
  2. katy scutari June 11, 23:42

    Shkodra sepse flitet te jete 5 mije vjecare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*