Kush ka qenë Hoxhë Kadriu?

June 27, 2013 11:59

Kush ka qenë Hoxhë Kadriu?

I nderuar lexues!

Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina, 1878 – 1925) ka qenë jurist, atdhetar i njohur, botues në Shkodër më 1923 i revistës “Udha e së vërtetës”. Ka lindur në Prishtinë, por arsimin e lartë e mori në Stamboll për pedagogji e drejtësi. Atje u burgos për veprimtari patriotike. Më 1914-n u kthye në atdhe dhe ishte një nga themeluesit e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” të krijuar në Shkodër më 7 nëntor 1918 (kryetar i tij). Në bashkëpunim me Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën zhvilloi një veprimtari të gjerë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të popullsisë shqiptare të Kosovës. Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh ministër i Drejtësisë dhe më 1921 nënkryetar i parlamentit shqiptar. Në qeverinë e Hasan Prishtinës të dhjetorit 1921 u caktua përsëri ministër i Drejtësisë. Ishte kundërshtar i hapur i Ahmet Zogut. Më 1922-1923 mërgoi në Austri.

June 27, 2013 11:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*