Kush ka qenë Hoxhë Kadriu?

January 16, 2018 00:48

Kush ka qenë Hoxhë Kadriu?

Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina, 1878 – 1925) ka qenë jurist dhe atdhetar i njohur.

Ka lindur në Prishtinë, por arsimin e lartë e mori në Stamboll për pedagogji e drejtësi. Atje u burgos për veprimtari patriotike.

Më 1914-n u kthye në atdhe dhe ishte një nga themeluesit e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” të krijuar në Shkodër më 7 nëntor 1918 (kryetar i tij).

Në bashkëpunim me Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën zhvilloi një veprimtari të gjerë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të popullsisë shqiptare të Kosovës.

Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh Ministër i Drejtësisë dhe më 1921 nënkryetar i Parlamentit shqiptar.

Në qeverinë e Hasan Prishtinës të dhjetorit 1921 u caktua përsëri Ministër i Drejtësisë.

Ishte kundërshtar i hapur i Ahmet Zogut. Më 1922-1923 mërgoi në Austri.

Pas kthimit prej andej botoi në Shkodër më 1923 revistën “Udha e së vërtetës”.

n.s. / dita

January 16, 2018 00:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*