Kush ka qenë Marin Bici?

June 18, 2014 11:58

Kush ka qenë Marin Bici?

I nderuar lexues! Marin Bici ka qenë kryepeshkop i Tivarit (1608-1625), me prejardhje nga ishulli Arbe në Adriatik, ku prej kohësh kishin zënë vend mjaft grupe të mërguarish shqiptarë. Njihet sidomos për relacionin e gjatë dërguar Vatikanit, hartuar më 1610 mbas udhëtimit të tij në Shqipërinë e Veriut e të Mesme. Relacioni është një burim historik me interes të madh, me të dhëna të rëndësishme gjeografike, demografike, ekonomike-shoqërore, që pasqyrojnë gjendjen e një pjese të madhe të Shqipërisë në fillim të shek.XVII.

June 18, 2014 11:58