Kush ka qenë më i rëndësishëm se gjithë Byroja Politike!

August 30, 2017 09:40

Kush ka qenë më i rëndësishëm se gjithë Byroja Politike!

 

Kadareja ka qenë kryebesniku,
që kishte këtu Partia,
në këtë drejtim shkon dhe letra,
që publikoi Demalia.

Si një talent i jashtëzakonshëm,
që në fillim ai u promovua,
dhe brezi i ri e i vjetër,
nga vepra e tij u edukua!

Kadareja u fut aq thellë,
në ndërgjegjen tonë shoqërore,
dhe fare natyrshëm i kaloi,
të gjitha përmasat njerëzore!

Dhe është e sigurt që s’ka qenë,
asnjëherë në fijen e perit,
nga rëndësia e veprës së tij,
Kadareja vinte fill mbas Enverit!

Një personazh me të tilla përmasa,
ta nxjerrësh disident-mundim i kotë,
i vetmi që udhëheqësin shqiptar,
e bëri të famshëm në Botë!

Kadarenë e kish si dritën e syve,
i gjithë regjimi ynë komunist,
pa atë asgjë me vlerë s’do të mbetej,
në letërsinë e realizmit socialist!

Për gjithë shqiptarët Kadareja ka qenë,
i adhuruar si një Perëndi,
ai qe një armë e regjimit,
dhe s’mund të sakrifikohej kurrsesi!

Nuk besoj se për shkrimtarin ka pasur,
kohë të vërteta kritike,
për përjetësimin e sistemit ai vlente,
më shumë se gjithë Byroja Politike!

Kryebesniku i Komunizmit,
nuk mund të bëhej një penë mëkatare,
dhe gjithë kryeveprat i shkroi,
në kohën e Diktaturës Proletare!

Shkëlqimin e dikurshëm s’e kanë,
ato që shkroi në “kohërat e reja”,
pa veprat në shërbim të diktaturës,
asgjë me vlerë s’do mbetej nga Kadareja!

Nëse s’do përmbysej regjimi,
njëzet e shtatë vite më parë,
me “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur”,
çmimin :”Nobel”-mund ta kishte marrë!

Dhe vetëm ndënë diktaturë,
fama e tij mund të rritej,
dhe një lis aq madhështor,
qe e pamundur të pritej!

A.Duka

August 30, 2017 09:40
Komento

14 Komente

  1. BLACK SWAN August 30, 11:08

    aaaaa
    me duhet te kerkoj falje , te bej autokritike
    i them kot budalle ketij , jo po ja qe kuptoka mire ky
    lere qe Kadarese i ka prere kostumin qe i rri si penel
    por me e rendesishmja eshte qe e quan “arme ne dore te regjimit ”
    dmth 1- paskemi pasur regjim dhe gjithe kalemxhinjte kane qene arme te ketij regjimi
    jo se e di ti shoku oficjer , i vetepunesuar si poet
    gjithe diktaturat behen te pathyeshme vetem kur kane kalemxhinjte me vete
    pak me poshte e quan diktature , po kete do e kesh lapsus , nje si ti ne fund te fundit nuk mund te bej gabime ideologjike te tilla ….do dale Muharrami e do te qisi per zhele jashte nga partia , hallin tend kam une

    me pak fjale ata qe dolen nga sokaku i te marreve ishin si ajo shprehja
    7 breza m…

    Reply to this comment
  2. demo August 30, 12:12

    Arben poeti ke kapur thelbin e vleres se Kadarese.Ashtu si Panda jeton vetem ne pyjet me bambu,;derri i eger jeton vetem ne dushqet,miu i kanaleve jeton vetem ne kanalet e ujrave te zeza,letersia e Kadarese kishte kuptim vetem ne regjimin Diktatorial.Sa me i eger behej rrethimi Imperialisto-revizionist,aq me shume lexohej Kadareja.Pse? Sepse Kadare ishte si nje MIRAZH i botes se lire,te paprekshme nga te tjeret.Kadare shkruante per aeroportin e Stokholmit,per xhamat me korniza duroalumini,per tortat ne akull,shetitoren e Parizit Shams Elize,per Mishel Pikolin dhe Alen Bosken.Cfare qejfi ore shqiptare katunsa,cfare qejfi!!!.E bente si ato vajzat djallushe qe e lepijne 3 ore nje kallam sheqeri,qe te plasin ziliqaret.Kur plasen Ambasadat e kuptoi qe humbi magjia e MONOPOLIT te aeroportit dhe tortes me akull dhe ja mbathi edhe vete
    Tani qe shqiptaret kane mbushur kryeqytetet e botes,i kane frigoriferet plot me torta ne akull,kur vjen makina plehrave i hedhin;hedhin edhe veprat e Kadarese,MERRI EDHE KETO,se na paska mashtruar maskarai,me e mire ishte BAKLLAVAJA GJYSHES me miell mulliri,me arra kacke dhe lajthi burimi.

    Reply to this comment
  3. demo August 30, 12:14

    Arben poeti ke kapur thelbin e vleres se Kadarese.Ashtu si Panda jeton vetem ne pyjet me bambu,;derri i eger jeton vetem ne dushqet,miu i kanaleve jeton vetem ne kanalet e ujrave te zeza,letersia e Kadarese kishte kuptim vetem ne regjimin Diktatorial.Sa me i eger behej rrethimi Imperialisto-revizionist,aq me shume lexohej Kadareja.Pse? Sepse Kadare ishte si nje MIRAZH i botes se lire,te paprekshme nga te tjeret.Kadare shkruante per aeroportin e Stokholmit,per xhamat me korniza duroalumini,per tortat ne akull,shetitoren e Parizit Shams Elize,per Mishel Pikolin dhe Alen Bosken.Cfare qejfi ore shqiptare katunsa,cfare qejfi!!!.E bente si ato vajzat djallushe qe e lepijne 3 ore nje kallam sheqeri,qe te plasin ziliqaret.Kur plasen Ambasadat e kuptoi qe humbi magjia e MONOPOLIT te aeroportit dhe tortes me akull dhe ja mbathi edhe vete
    Tani qe shqiptaret kane mbushur kryeqytetet e botes,i kane frigoriferet plot me torta ne akull,kur vjen makina plehrave i hedhin;hedhin edhe veprat e Kadarese,MERRI EDHE KETO,se na paska mashtruar maskarai,me e mire ishte BAKLLAVAJA GJYSHES me miell mulliri,me arra kacke dhe lajthi burimi..,.

    Reply to this comment
  4. Mission Impossible August 30, 12:35

    “Desidenti” komunist

    Poet i dashur a s’më thua,
    Ç’ne sot gjithë ky stër-mundim?
    “Desidentit” tënd të Parisit,
    T’i kushtosh goxha hartim?

    Ç’ne me gjithë këtë reklamë,
    Në prag të Kurban-Bajramit,
    Thua vallë se Mol Kadarja,
    Ka mbetur në pikë të hallit?

    Demagogjia trushplarëse vërtet,
    Brenda çdo dhome depërtonte,
    Se botime të tilla kadareske
    Me zell “Nënja” vetë-financonte !

    Situatë krejt ndryshe do kishim,
    Në raport me artin dhe letërsinë,
    Nëse kallamarja s’do ishte veç e kuqe,
    Dhe censura s’do vriste njerinë!

    Nën regjimin tënd bolshevik,
    Mediokriteti bëhej kollaj “i parë”,
    Veç të pastronte kazanë oborresh,
    E të fërshëllente si bilbil gjyzar !

    Kishte dhe nga ai soj kapterash,
    Të destinuar veç për qëndrime gatitú,
    Që grushet mbi koka eprorësh i ngrinin,
    Për t’u dukur gjoja si pak më të rritur !

    Një rast i tillë se ç’mu kujtua,
    Kur po lexoja kalimthi kto vargje,
    Nga ndotës bunkeresh – biri i botës,
    Me spond u katapultua mbi “harqe”

    Këtu s’ta kam fjalën për Harqet,
    Madhështore si ato të Triumfit,
    Po për harqet tëna të ish-bllokut,
    Ku laraskat i bënin serenatë bufit !

    Reply to this comment
  5. plepat dhe budallenjte behen te gjate August 30, 15:18

    Je gjeni arben.
    Idhulli im

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit August 30, 17:02

    me kujtohet z.Duka, aty nga fundi i socializmit u organizza nje takim me shkrimtarin tek salla ne katin e pare ku aktualiaht shurros mulnoka apo kthehen gotat me fund riztani. Ne mos gaboj keni qene dhe ju, qe koha pas botimit te “Ftese ne studio”. une isha shkollar, akoma adolescenti, qe nje ritual pyetje-pergjigjesh qe Kadareja i tha shpejt e shpejt e ndofta e bezdisen superlativat e ca servileve aty. Me behet te besoj se Kadareja nuk qe perpara te tjereve me intuite, por konkretisht ka pasur informazioni, ndaj edhe “Ftese ne studio” erdhi ne momentin e duhur si tren zviceran. Ndonjehere finok dhe i shkathet per te qene me qerren e fituesve nuk prish pune. Por ne pergjithesi, duke qene se kam lexuar gati gjithe veprat e Kadarese mendoj se OK, shkrimtar i talentuoso, por jo i pazevendesueshem. Ne keto 25 vitet e fundit kam lexuar mjaft autore te huaj, mesatarisht 3 romane ne muaj. Nga Kadareja lexova vetem nje gje te vogel:”Bija e Agamemnonit”, per dy-tre ore, pervec titullit shume te bukur e te zgjedhur asgje interesante. Po, edhe Piramiden e lexova, pa ndonje emocion. Mendoj se nuk mund te kritikohet nje shkrimtar per gjera te medha sic eshte rendi shoqeror/sistemi politik, ashtu sic nuk duhet hyjnizuar vetem e vetem se è “njeh bota”.

    Reply to this comment
    • Robert Cumcakezi August 30, 19:55

      Kadareja ka sigurisht merita te padiskutueshme si shkrimtar oborri, i cili me percapjet e tij ndikoi ne mbajtjen ne kembe te regjimit diktatorial. Por qe te ngjiste shkallet deri ne majat e letersise shqiptare atij i nevojitej para se gjithash perkrahja e pakufizuar e pushtetareve dhe sejmeneve te tyre.

      Ashtu sikur e ke permendur dhe ti gjermon i parafundit, ardhja e percuesit te frymes enveriste pikerisht ne momentin e fundit ishte dhe ajo pjese e taktikes se paramenduar, per t’i lene te pranishmeve te seleksionuar te kuptonin se “me ne fund” momenti i shumepritur erdhi.

      Gjeniu na begenisi dhe s’na la me gisht ne goje… Wow

      Te shperndare ca ne reshtat e para dhe disa mes te ftuarve, sejmenet e pushtetareve benin rolin e zhurmuesit.

      Propagande e pashfrenuar militantesh
      prej atyre qe s’ishin ne gjendje t’i lexonin (per te kuptuar as qe behej fjale fare) Kadarese as dhe nje roman te vetem nga fillimi gjer ne fund.

      Pa le pastaj kur i degjoje te peshperisnin ne vesh ‘Kadareja eshte i medherishem, i paarritshem, ref shume larg, nuk i afrohet njeri, e plot mbrockulla te sostisura nen rrogoz, apo kur shihje se si fillonin te duartrokisnin te paret ndonje thenie nga ato te “fortat”.

      Te njejten situate e pata hasur edhe une dikur ne rinine time te hershme. I ftuar si pjestar i nje grupi lexuesish, gjeja e pare qe me ra ne sy ne takimin e pare dhe te vetmin me ‘gjeniun” ishte vonesa e tepruar, nderrhyrja e personave te panjohur per te manipuluar qellimisht mendimet e njerit apo tjetrit, si dhe nje fare c’orientimi apo indiferentizmi te theksuar te tij, kur ishte fjala per t’ju pergjigjur ne menyre te detajuar pyetjeve qe kishin te benin posacerisht me nje roman te fundit te tij.

      Aparenca, apo gjuha e tij trupore linte shume per te deshiruar. Syte i levizte sa majtas dhe djathtas, duke te lene te kuptoje se ato qe pyesje as qe i interesonin. Me i vogli ne moshe i dukej fare i paperfillshem edhe pse mund t”ja kishte lexuar dhe rilexuar rishtazi romanet. Mosmirenjohes ne kulm. Ndryshe nga qendrimi prej servili qe shihet ke fotoja perballe Enver Hoxhes, ne bashkebisedimin me ne i hodhi kembet permbi kembe duke e perqendruar gjate gjithe kohes veshtrimin pertej xhamave te dritares qe korenspondonin me ato te hotel Pezes, a thua se perpara kishte sejmenet qe i perdorte sipas terezise, dhe jo dike qe cdo fjale qe nxirrte nga goja e peshonte me kandarin e tij dhe jo te dikujt tjeter, pasi ishte pak a shume ne dijeni se si funsiononin marifetet e palacove mediatike.

      Pershendetje gjermon i parafundit.

      Reply to this comment
  7. qenefi ballist August 30, 17:26

    I biri ballistit butka paska bere 20 komente perfshi dhe vjersha banale. Se mos vrasesh dhe ti veten si ytate ne qenef

    Reply to this comment
  8. MH August 30, 17:27

    Asht shume shume e vertete.
    Shkriktari i madh,Kadereja e perjetesoi ne historine boterore Enver Hoxhen duke e futur ne letersine historike.
    Ashtu sic vertetohet se Vajza e Enverit do mbetet perjetesisht ne histori bashke me bashkshortin me restaurimin e keshtjelles se Krujes vendi e kryetrimit Heroit legjendare Gjergj Kastiroti (SKENDERBEU)

    Reply to this comment
  9. Mark uk August 30, 18:10

    Po ama spiun i deges nuk mund ti thuash Arben Duka.Ket detyr fuksi se ashtu ju quanin ne komunizem nuk e kishte.

    Reply to this comment
  10. Robert Cumcakezi August 30, 19:58

    Kadareja ka sigurisht merita te padiskutueshme si shkrimtar oborri, i cili me percapjet e tij ndikoi ne mbajtjen ne kembe te regjimit diktatorial. Por qe te ngjiste shkallet deri ne majat e letersise shqiptare atij i nevojitej para se gjithash perkrahja e pakufizuar e pushtetareve dhe sejmeneve te tyre.

    Ashtu sikur e ke permendur dhe ti gjermon i parafundit, ardhja e percuesit te frymes enveriste pikerisht ne momentin e fundit ishte dhe ajo pjese e taktikes se paramenduar, per t’i lene te pranishmeve te seleksionuar te kuptonin se “me ne fund” momenti i shumepritur erdhi.

    Gjeniu na begenisi dhe s’na la me gisht ne goje… Wow

    Te shperndare ca ne reshtat e para dhe disa mes te ftuarve, sejmenet e pushtetareve benin rolin e zhurmuesit.

    Propagande e pashfrenuar militantesh
    prej atyre qe s’ishin ne gjendje t’i lexonin (per te kuptuar as qe behej fjale fare) Kadarese as dhe nje roman te vetem nga fillimi gjer ne fund.

    Pa le pastaj kur i degjoje te peshperisnin ne vesh ‘Kadareja eshte i medherishem, i paarritshem, ref shume larg, nuk i afrohet njeri, e plot mbrockulla te sostisura nen rrogoz, apo kur shihje se si fillonin te duartrokisnin te paret ndonje thenie nga ato te “fortat”.

    Te njejten situate e pata hasur edhe une dikur ne rinine time te hershme. I ftuar si pjestar i nje grupi lexuesish, gjeja e pare qe me ra ne sy ne takimin e pare dhe te vetmin me ‘gjeniun” ishte vonesa e tepruar, nderrhyrja e personave te panjohur per te manipuluar qellimisht mendimet e njerit apo tjetrit, si dhe nje fare c’orientimi apo indiferentizmi te theksuar te tij, kur ishte fjala per t’ju pergjigjur ne menyre te detajuar pyetjeve qe kishin te benin posacerisht me nje roman te fundit te tij.

    Aparenca, apo gjuha e tij trupore linte shume per te deshiruar. Syte i levizte sa majtas dhe djathtas, duke te lene te kuptoje se ato qe pyesje as qe i interesonin. Me i vogli ne moshe i dukej fare i paperfillshem edhe pse mund t”ja kishte lexuar dhe rilexuar rishtazi romanet. Mosmirenjohes ne kulm. Ndryshe nga qendrimi prej servili qe shihet ke fotoja perballe Enver Hoxhes, ne bashkebisedimin me ne i hodhi kembet permbi kembe duke e perqendruar gjate gjithe kohes veshtrimin pertej xhamave te dritares qe korenspondonin me ato te hotel Pezes, a thua se perpara kishte sejmenet qe i perdorte sipas terezise, dhe jo dike qe cdo fjale qe nxirrte nga goja e peshonte me kandarin e tij dhe jo te dikujt tjeter, pasi ishte pak a shume ne dijeni se si funsiononin marifetet e palacove mediatike.

    Pershendetje gjermon i parafundit.

    Reply to this comment
  11. K August 31, 01:17

    Kadareja nuk perfaqeson shqipetare e vertete

    Reply to this comment
  12. Kadri August 31, 01:22

    Kadareja nuk perfaqeson shqipetare e vertete

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*