Kush ka qenë Onufri?

December 28, 2014 18:36

Kush ka qenë Onufri?

I nderuar lexues! Onufri ka qenë piktor i shquar shqiptar i shek.XVI. Krijoi në fushën e pikturës murore dhe të ikonës, shtoi, në vijim të traditës pikturore të shek.XIII-XV elementin realist dhe etnografik. Onufri shkoi drejt zbutjes së kanonit bizantin, drejt përqasjes në një masë më të madhe të pikturës kishtare me jetën e gjallë dhe ambientin real. Me pikturat e tij ka zbukuruar një varg kishash në Berat, Shpat të Elbasanit, si dhe Maqedoni e Greqi. Onufri e filloi rrugën krijuese si laik, më pas u bë prift e protopapë, kryeprift i Neokastrës, Elbasanit. Veprat e tij kanë karakter të kushtëzuar mesjetar nga tema dhe trajtimi. Onufri zë një vend të shquar në kulturën shqiptare dhe atë ballkanike. La pas nxënës dhe pasues të njohur me emër.

December 28, 2014 18:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*