Kush ka qenë Palokë Kurti?

January 5, 2016 11:08

Kush ka qenë Palokë Kurti?

I nderuar lexues! Palokë Kurti (1860-1920) ka qenë një ndër kompozitorët e parë të muzikës së kultivuar shqiptare. Lindi në Shkodër. Mori pjesë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare dhe u ndoq, u burgos e u internua nga pushtuesit osmanë, austriakë, italianë, francezë, në Diarbeqir, Korfuz, Grosan (Austri). Që në fëmijëri tregoi aftësi muzikore. Ishte në bandat e para muzikore të formuara në Shkodër më 1877. Në moshën 20 vjeçare organizoi dhe drejtoi bandat muzikore dhe veprimtari artistike në Shkodër, Gjakovë etj. Vitet më prodhimtare për të qenë 1878-1890. Kompozoi marshin “Bashkimi i Shqipërisë”, kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Dha ndihmesë të madhe për pasurimin dhe reformimin e ahengut shkodran. Shkroi shumë potpuri, valse, polka.

January 5, 2016 11:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*