Ne dhe bota antifashiste / Në 77 vjetorin e Konferencës së Pezës

September 16, 2019 08:44

Ne dhe bota antifashiste / Në 77 vjetorin e Konferencës së Pezës

Prof. Xhelal Gjeçovi   

Është një e vërtetë e dhimbshme që edhe pas afër tetë dekadave ka një ngulmim të paparë për të zhbërë luftën antifashiste nacionalçlirimtare të popullit shqiptar dhe për të njollosur gjakun e dëshmorëve të atdheut. Paradoksalisht ky agresivitet ka ardhur duke u shtuar vitet e fundit, për të kulmuar  në këtë jubile të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut.

Ka filluar me rehabilitimin dhe dekorimin e një sërë kriminelësh të luftës, vazhdoi me ngritjen e memorialit të kryeballistit dhe kryekolaboracionistit shqiptar Mit’hat Frashëri, ndërsa këtë vit sulmi qe edhe më i egër, me projektet e Institutit të Studimit të Krimeve dhe pasojave të Komunizmit për ta zhbërë Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe për t’i shpallur gjithë udhëheqësit e lavdishëm të asaj lufte si dhe dëshmorët dhe heronjtë e saj “kriminelë”. Më tej doli në dritë projekti i Akademisë së Shkencave për mbajtjen e një konference shkencore ndërkombëtare për “antifashizmin pa armë dhe pa uniformë” me rastin e 75 vjetorit të çlirimit.

E gjithë kjo fushatë agresive është një strategji e hapur për ta fshirë nga faqja e dheut gjithë luftën tonë antifashiste nacionalçlirimtare dhe për të ngritur në piedestalet e historisë kolaboracionistët dhe gjithë ata që punuan me mish e me shpirt kundër interesave të vendit dhe çlirimit të tij.

Mirëpo që të arrihet ky qëllim i mbrapshtë duhet hequr themeli dhe pastaj vetvetiu rrëzohet e gjithë ngrehina e luftës sonë antifashiste. Dhe themeli i kësaj lufte është 16 shtatori i vitit 1942, është Konferenca historike e Pezës, me parullën e saj për bashkim në luftë kundër okupatorit me parullën gjithnjë aktuale “Pa dallim feje, krahine dhe ideje”.

Neoballistët dhe neofashistët e sotëm nuk e fshehin aspak këtë synim dhe bëjnë çmos me të gjitha mënyrat dhe mjetet për ta hedhur në erë Pezën dhe Konferencën që mban emrin e saj, ashtu sikurse i vunë dinamitin disa vite më parë memorialit që përkujton ngjarjen e madhe.

A do t’ia arrijnë këtij qëllimi? Është e pabesueshme, pasi në anën e Pezës janë shumica e popullit, janë historianët seriozë, intelektualët e shquar e patriotë, por edhe forcat progresiste të shoqërisë shqiptare që nuk do të lejojnë asnjëherë zhbërjen e Pezës, themelit të palëkundur të margaritarit të historisë sonë kombëtare, Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Peza dhe 16 shtatori 1942, një binom i pandarë, madhështor, janë gdhendur me gërma të arta në historinë e vendit, si simbole të Konferencës së Parë Nacionalçlirimtare, njëra ndër ngjarjet më të mëdha e më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, me ndikim të jashtëzakonshëm në rrjedhën e në rezultatet e saj, të cilat do të ishin shpëtimtare për vendin, pasi do t’i japin fund pushtimit, e bashkë me të dhe copëtimit e shkombëtarizimit, që ishin prezente në planet e okupatorëve nazi-fashistë.

E vërteta historike

Në Pezë do të hidheshin themelet e bashkimit të popullit në Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar, pa dallim feje, krahine dhe ideje, me devizën e rilindasve të mëdhenj se ”feja e shqiptarit është shqiptaria”. Ky bashkim do të bëhej faktor vendimtar i fitores së luftës dhe vetë ajo, qe nga ky moment do të marrë tiparet e një lufte të organizuar, mbarëpopullore e do të udhëhiqej nga Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar, organizatë, në të cilën do të bënin pjesë patriotë e antifashistë nga i gjithë vendi, pavarësisht dallimeve, për shkak të përkatësive ideologjike, pasurore, krahinore apo fetare, që ishin të gatshëm të ngriheshin në luftë për çlirimin e shpëtimin e atdheut.

Partia Komuniste, si ideatore dhe organizatore e Konferencës dhe e Frontit do të kishte padyshim një vend e një rol te veçantë në Front e në organizmat që do të ngriheshin, për të organizuar e udhëhequr luftën. Konferenca e pajisi luftën me gjithçka që i duhej për të dalë fituese në ballafaqimin me forcat okupatore e kolaboracioniste; një program të qartë e të plotë, jo partiak, por kombëtar, që parashikonte dy detyra, çlirimin e vendit dhe rivendosjen e pavarësisë dhe ndërtimin pas lufte të një rendi demokratik, një program që do ta dëshironte e pranonte çdo forcë patriotike, për rrjedhojë do të bëhej faktor bashkimi ose bashkëpunimi me to. Konferenca i dha luftës dhe një udhëheqje të aftë, që do t’u prijë shqiptarëve në luftë, që me besnikërinë, përkushtimin e zbatimin korrekt të programit, do të arrijë të çlirojë vendin e  të rivendosë pavarësinë. Këshilli i Përgjithshëm që zgjodhi Konferenca, si organ drejtues i Frontit, përbëhej nga tetë veta, nga këta pesë ishin nacionalistë të rrymave të ndryshme dhe tre anëtarë të partisë komuniste. Kurse në Konferencën e Dytë Nacionalçlirimtare, pas një viti, shtator 43, ky raport do të përmirësohej më tej, me 16 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, nga të cilët, 11 do të ishin nga radhët e nacionalistëve, një trend që fliste e premtonte shumë.

Protagonistët

Protagonistët e Pezës, ata që shkruan historinë e kësaj ngjarjeje ishin figura të njohura, patriotë e antifashistë, nga të gjitha krahinat, besimet dhe orientimet. Duke marrë rrugën drejt Pezës, drejt shtëpisë së bekuar të Babë Myslimit, në ato kohë të vështira, ata kërkonin t’u jepnin shqiptarëve mesazhin e shpresës, t’i paralajmëronin për ndryshimin që po vinte, që do të sillte kjo ngjarje. Shqiptarët të rënduar nga hallet e shtuara dhe për shkak të krizës që kish mbërthyer vendin nën pushtim dhe të deziluzionuar nga politikanet e vjetër, që u pajtuan me pushtimin dhe vrapuan të merrnin poste e privilegje që u ofroi okupatori, kishin nevoje për ringritje morale, për besim e shpresë, se shpejt gjendja do të ndryshoje, pasi fatet e vendit do t’i marrë në dorë një klasë e re politikanësh të dalë nga vegjëlia, nga gjiri i popullit, që do t’i printe në luftë për të çliruar e shpëtuar  vendin. Në Pezë dhe pas saj, shqiptarëve nuk iu premtua se pas lufte do të hanë me luge floriri, siç është shprehur ndonjë historian. Shqiptarët duhet ta dinin se udhëtimi  që po ndërmerrej drejt Pezës, nuk ishte fundi, por fillimi i një rruge të vështirë, por të domosdoshme, që do të kërkonte sakrifica, por qe do të na çojë e do të na sigurojë një Shqipëri të lire, të pavarur e demokratike.

Shqipëria ndodhej në udhëkryq. Që më 7 prill 39, ajo kishte humbur pavarësinë dhe qe shndërruar në një provincë e shtetit fashist italian. Me masat që nisi të zbatojë okupatori, synohej arritja e disa objektivave strategjike të rrezikshme, që synonin përjetësimin e pushtimit, përmes italianizimit e fashistizimit të vendit, me dhunë e terror, duke mbajtur popullatën nën trysni të vazhdueshme e duke goditur, që ne vezë çdo lëvizje rezistence. Ndërkohë që vazhdonte shfrytëzimi barbar i pasurive të vendit, për t’i vënë ato në shërbim të makinerisë së luftës. E, më në fund, sikur të mos mjaftonin këto, një program i posaçëm, iniciative e drejtpërdrejtë e kreut të fashizmit B. Musolini, si shprehje e dashurisë dhe e kujdesit për Shqipërinë, parashikonte ndryshimin, brenda disa dhjetë vjeçarëve, të fytyrës etnike të popullsisë, përmes kolonizimit, mbushjes së vendit me kolonë italianë dhe rrënimit e asimilimit gradual të popullsisë autoktone vendase.

Efektet e një politikë të tillë kolonialiste kishin filluar të ndjeheshin, që në muajt e parë  të okupacionit, në të gjithë lëmenjtë e jetës ekonomike, shoqërore e kulturore. Rreziku ishte eminent, e ndaj tij duhej reaguar e vepruar, sa nuk ishte vonë. Në rrethana të tilla, Partia Komuniste, e vetmja forcë e organizuar në vend dhe Enver Hoxha, udhëheqësi i saj, morën iniciativën për organizimin e një konference kombëtare, me pjesëmarrjen e forcave patriotike, pa dallim, për të diskutuar, si partnerë të barabartë mbi gjendjen në vend dhe masat që duheshin marrë e zbatuar së bashku, për t’u bërë ballë rreziqeve që e kërcënonin. Figura të njohura e me influencë në zona e krahina të ndryshme, të vetëdijshëm për momentet që kalonte vendi dhe për kontributet që kërkoheshin prej tyre për daljen nga kjo situatë, do t’i përgjigjeshin pozitivisht ftesës së organizatorëve. Me këtë akt qytetërues e të përgjegjshëm, ata u jenin shqiptarëve  dhe një mesazh tjetër të fortë, qe mbetet aktual dhe në ditët tona, se vetëm të bashkuar do të mund të sjellim ndryshimin që kërkohet e se ky bashkim do të nisë të marrë jetë, pikërisht aty, në Pezën e Babë Myslimit. Në këtë rast, ata çmonin e nderonin kontributin e këtij patrioti të njohur, themeluesit të çetës së parë antifashiste në vend, që rezulton të jetë dhe  ndër çetat e para në Europë, që e kish kthyer Pezën, në një zonë problematike, në zemër të Shqipërisë, ngjitur me kryeqytetin, në një vatër të ndezur qëndrese, shembull frymëzimi për të gjithë vendin, duke krijuar panik e pasiguri në radhët e administratës kuislinge dhe forcave ushtarake e policore të instaluara në kryeqytet.

Duke e vlerësuar, siç e meritonin, momentet historike në të cilat po mblidhej konferenca, e mbi të gjitha çfarë pritej e synohej përmes saj, forcat pjesëmarrëse do të përfaqësoheshin në nivelet më të larta, me figura të njohura, me autoritet e ndikim në zona e krahina të ndryshme të vendit. Partia Komuniste, organizatore e Konferencës, përfaqësohej me Enver Hoxhën, udhëheqës i saj dhe i Luftës. Atij i bashkoheshin në përbërje të delegacionit figura të tjera të njohura komuniste, si Y. Dishnica, M. Gjinishi, K. Tashko, R. Çitaku, N. Spiru, një tjetër figure e njohur, udhëheqës i BRASH-it, përfaqësonte Rininë Antifashiste, N.Xhuglini Gruan Antifashiste. Myslim Peza, që ishte dhe mikpritës dhe nikoqir i mbledhjes, bashkë me H. Lleshin e M. Xhanin, përfaqësonin nacionalistët që qenë lidhur me komunistët, pasi tek partia që ata kishin krijuar, shikonin një forcë serioze, tek e cila, mund të mbështeteshin, për të realizuar qëllimet e jetës së tyre, çlirimin e atdheut e rivendosjen e pavarësisë. Të tjerë nacionalistë, si R. Jarani, I. Petrela; zogistët A. Kupi e Ndoc Çoba; H. Begeja, përfaqësues i rinisë nacionaliste,etj. do të zinin gjithashtu vendet e rezervuara për ta. Të gjithë këta, pavarësisht dallimeve ekzistuese, që për momentin kalonin në plan të dytë, si dhe faktit që me disa prej tyre, në proces, ato do të thelloheshin, meritojnë respekt, nderim e mirënjohje, për hapin e ndërmarrë, për kurajon e përgjegjshmërinë e treguar, duke u ngritur mbi mentalitet, thashethemet e paragjykimet e një kohe, që i kishte mbajtur të ndarë e të përçarë, duke hapur kështu një faqe të re në historinë e vendit e në raportet në mes tyre.

Duke vlerësuar, siç e meritojnë, qëndrimet e kontributet e këtyre figurave të njohura, është rasti që në  këtë 75 vjetor të çlirimit, të çmojmë e nderojmë dhe Nexhmije Hoxhën, një vajzë e re, që pa mbushur ende të njëzetat rreshtohej me ta, duke u bërë kështu protagoniste e një ngjarjeje të madhe historike, nga e cila do të dilnin vendime që do të përcaktonin fatet e luftës e të vendit. Ajo vinte këtu, si përfaqësuese e grave dhe vajzave, që kishin përqafuar antifashizmin, natyrisht, jo pa armë e pa uniformë, pasi nuk po shkonin në dasmë apo pikniqe, por në rreshtat partizane, për të luftuar me një okupator të armatosur gjer në dhëmbë, për të mbajtur vendin nën pushtim. E, pikërisht ndaj saj, ndaj një antifashisteje të orëve të para, e vetmja femër pjesëmarrëse në Konferencë, janë ndërmarre në këto tre dekada, pas përmbysjes se sistemit, fushata të njëpasnjëshme sulmesh e shpifjesh, duke e identifikuar e ngarkuar me gjynahet e diktaturës, duke menduar se, në këtë mënyrë do të arrijnë të fshijnë kontributet e të fashitin respektin për të. Gjuetia e shtrigave që nisi regjimi i Berishës, nuk do të ndalej këtu. Kësisoj, njëherësh me to, u  përgatit dhe u krye arrestimi dhe burgosja e saj, që nuk e realizuan as fashistët në kohën e luftës.

Ne dhe bota antifashiste

Aktivitetet e  organizuara para pak ditësh në Varshavë me rastin e 80-vjetorit te fillimit të Luftës së Dytë Botërore, treguan edhe një herë se bota demokratike vazhdon të jetë e ndjeshme dhe e preokupuar që të ruhet i paprekur antifashizmi, që frymëzoi dhe mobilizoi popujt në luftë për fitoren mbi nazifashizmin dhe kolaboracionizmin. Europa e sotme çmon e nderon jo kolaboracionistët, bashkëpuntorët e nazifashizmit, siç është vepruar tek ne, por antifashistët, pasi në themelet e saj është gjaku i të rënëve dhe sakrificat e bëra në emër të lirisë e të pavarësisë, si garanci dhe për të ardhmen demokratike të njerëzimit. Mesazhet që u përcollën në këtë rast, duhet të lexohen mirë e mbi to, duhet reflektuar, të paktën në këtë 75 vjetor të çlirimit, në radhë të parë nga presidenti që mori pjesë në këto veprimtari, e nga kryeministri, qëndrimet e të cilëve në jo pak raste, kanë deziluzionuar opinionin, me përkëdheljen e kolaboracionistëve e me prononcimet e pa denja ndaj luftës, e sidomos atyre që udhëhoqën luftën. Nuk duhet harruar se pushteti që u është besuar të administrojnë i ka rrënjët tek lufta, e se ajo nuk mund të kuptohet, pasi dhe nuk mund të fitohej pa një udhëheqje të aftë e besnike, ndaj popullit dhe vendit, pasi ajo nuk ishte një lufte kaçakçe e disa çetave, si ato që vepronin në fillim të shekullit, por një luftë mbarëpopullore, që numëronte në radhët e saj rreth shtatëdhjetë mijë luftëtarë të organizuar në formacione të rregullta partizane, që komandoheshin nga shtabet e komandat e tyre dhe udhëhiqeshin nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Komandanti i Përgjithshëm. Pranimi i luftës pa rolin e tyre, është një pranim sa për të larë gojën, pa shkuar më tutje, atje ku duhet, tek vlerësimi dhe  i udhëheqësve, në mënyrë të veçantë të Komandantit të Përgjithshëm, roli i të cilit është vlerësuar dhe nga aleatët, me të cilin ata patën një komunikim e bashkëpunim të dobishëm, gjatë gjithë viteve të luftës.

Vijon…

 

***

Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

September 16, 2019 08:44
Komento

32 Komente

  1. info analitike September 16, 08:55

    “Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë”
    O shoke te Dites po pse kush mendoni se mund ti botoje keto pacavuret e Xhelalit???
    Na kane mbetur vec Xhelalet si dhurate e PKSH-se.
    O shoke te Dites po nje homazh per Rrahman Parlakun qe ishte i vetmi deshmitar i pislleqeve enveriste kur do ta beni apo jeni te zene me fushaten per Konferencen e Pezes dhe demaskimin e armikut te popullit Agron Tufa. Gjynah qe e braktiset edhe te shkretin Ibret pasi e shfrytezuat mire e mire. Ju kishte vetem ju pasi e braktisen edhe te afremit e vet.

    Reply to this comment
    • DIKTATORI PATRIOT September 16, 10:12

      Mbi shtrat topi ecën djali

      Dridhet zemra, tundet mali,
      mbi shtrat topi ecën djali,
      o Enver, Enver me nure,
      luleve kokën ua ule,

      Ti u ndave nga gjiu jonë,
      po thell’ mbetesh n’zemrën tonë,
      përher’ ti do t’jesh i gjallë,
      Enver Hoxha burrë i rrallë.

      Shishtavec-Kukës, 1985

      Reply to this comment
    • mirel September 16, 13:59

      Ka rrezik qe kafsha ripertypese Agron Tufa ta kopjoje shkrimin, ti bej nje shtese nga sugjerimet e info Halese, dhe te mbroje Teme Shkencore mvi Anti Pezen, pa arme dhe uniforne. Tepke sic luftonin ballistet.

      Reply to this comment
    • Bureto September 16, 15:18

      Xhelal Gjeçovi e filloi jetën si student i historisë dhe për merita dhe militantizëm tëspikatur komunust u zgjodh sekretar i BRPSh për Universitetin Shtetëror Tiranë (UShT). Mbasi mbaroj fakultetin u emërua pedagog i historisë së PPSh dhe njëherazi sekretar rinie. Në të vërtet dallohej për një përkushtim leifejnist (Lej Fej-personazhi grotesk kinez) dhe u anëtarësua në parti. Kur doli në pension enveristi fanatik, pedagog i historisë së PPSh, Xhemil Frashëri, vendi e tij e zuri Xhelali. Qysh nga ajo kohë Xhelali u bë një nga kalemxhinjtë më në zë të historisësë PPSh, që s’ishte gjë tjetër veçse historia e shkruar nga vetë Enveri dhe e pasuruar me dokumenta të retushuara nga instituti i gruas së Enverit, shoqja Nexhmije. Në këtë proces u rrit dhe u kalit nga ana ‘profesionale’ s ihistorian i Partisë dhe Xhelali, duke merituar dhe tituj shjencorë si ‘doktor’ e ‘profesor’ i kësaj historie. Artikuj e leksione me studentët, si ky më sipër Xhelali ka shkruar për 30 vjet, sa tashmë ai nuk di gjë tjetër për çfarë të shkruaj. Moçe ato hëngri bukë deri sa u largua në SHBA, anatemuar prej tyresamë s’ka.
      Unë psh, as që mora mundimin ta lexoj shkrimin, se duke njohur Xhelalin, e di përmbajtjen dhe pa e lexuar. Xhelalët janë si klerikët që dinë përmendësh Biblën apo Kuranin dhe ua lexojnë atë besimtarëve në ditët e meshave apo ritualeve të tjera fetare. Shumë prej atyre dogmave nuk i besojnë as vetë. Ndërsa shoku Xhelal, ndryshe nga këta, është vërtet një fosile, por e gjallë dhe pa besimtarë (disa të paktë që kanë mbetur deri në ditët tona, janë fosile si ai, gjithashtu), përsa kohë do të vazhdojë të na përrallisë dogmat e fosiles reale siç është historia e PKSh (PPSh).

      Reply to this comment
  2. intelektuali September 16, 09:30

    Shikoni barkun e fryre nga te ngrenet dhe faqet si tollombace te Kumandarit Bullafiq te LANC-it kriminal ne kete pikture te bedeleve te Partise se Punes dhe krahasojeni me cubin vrastar jugosllav, injorantin pa shkolle Myslym Peza si nje dru i tharre nga te pangrenet dhe pastaj pyesni dallkaukun e indoktrinuar deri ne veren e bythes, Xhelal Gjeçovi:

    KU KA JETUAR GJATE LUFTES ENVER HOXHA DHE NEXHMIJE FASHISTJA?

    sepse:

    Nuk duket fare qe eshte ropatur maleve me pushke ne dore per lirine e Memedheut, por nga kjo pikture famoze e realizmit socialist duket sikur ka ngrene tre here ne dite berxholla me birre me krikell dhe po te hapim arkivat rezulton se ashtu eshte, qe ka jetuar si levend borgjez ne vilen e kunatit te tij Kryefashist, Bahri Omari deri ne nentor te 1944 dhe ja mbathi ne Berat ne nje baze te Miladinit perpara se te hynte ne Tirane Mehmeti me cubat e tij vrastare nga Mallakastra.

    HE MO DALLKAUKU GJECOVI E NJEH TI BAHRI OMARIN?

    sepse:

    Pezen e Bab Lymit e dine te gjithe.

    Reply to this comment
    • DIKTATORI PATRIOT September 16, 10:15

      Dit’ e prillit më të gjdhirë

      Dit’ e prillit më të gdhirë,
      lajm i zi për Shqipërinë!
      ç’kini male që gjëmoni?
      ç’kini fusha që rënkoni?

      U hap lajmi në çdo anë,
      vdiq Enveri në Tiranë.
      kur fillova për të qarë,
      qava si motra vëllanë.

      Si qëndron e rri i qetë
      atje brenda në Kuvend?
      ti detyrën e mbarove,
      themelet çelik i hodhe.

      Toka seç bëri betimin,
      do ta mbajë si floririn.

      Matohasanaj, Tepelenë

      Reply to this comment
      • intelektuali September 16, 10:57

        Mos more!

        sepse:

        NA PREKE SHUME

        Reply to this comment
        • Nasrudin bej September 16, 12:44

          Bëji derman tajares shoku nasstro se mos të ftohet dhe i ziu ti pastaj. I bëre ballë ciklonit arje në ameriqi? T’u ça gjë çatia? Shiko se mos po të pikon ore? Hej, a e di se çfarë? Pse nuk i hyp aropllanit e të ulesh në përdorimin e Pezës? Dielli vu atje. Jo për gjë po të ngrohësh një çikëz kockat nga ramutizma. Një rrugë e dy punë. Merr pjesë dhe si i deleguar i posaçëm i ballit. Kush e di se sa do gëzohen veterinerët kur të shohin.

          Reply to this comment
          • intelektuali September 16, 15:14

            Po qoftet komuniste te Pezes me cfare t’i paguaj:

            ME TOLLONAT E ENVERIT?

          • Nasrudin bej September 16, 16:09

            Qoftja kërkon qofte? Hahaha sa kom qesh. Për ty një kockë qeni sa për të lërpirë ato buzkat e holla dhe boll e ke. Dashke dhe qofte partizane ti. Yyy bëj tutje zarbo.

  3. Kujtim Peza September 16, 09:33

    Bota e civilizuar demokratike është pro lirisë e popujve dhe kundër luftrave pushtuese. Kapitulli i luftës historikisht quhet i përmbyllur, pasi çdo ngjarje është fare mirë e dokumentuar dhe e analizuar. Kriminelët e luftës dhe bashkëpunëtorët e tyre atdheshitës i kanë marrë prej kohësh përgjigjet e merituara, edhe pse disa prej tyre i shpëtuan me lloj lloj marifetesh ndëshkimit kapital. Këto falanga ndyrësirash sikur kanë filluar të lëvizin ngadalë e të dalin kokrra kokrra nga haletë ku rrinin të fshehura qysh prej fundit të luftës, pa e kuptuar as vetë se llogaritë nuk bëhen dot pa haxhinë. Hanxhiu është populli dhe pa pëlqimin e tij nuk ka vendimmarrje në dobi të tij. Kush guxon të përdhosë dëshmorët e rënë për çlirimin e vendit dhe glorifikon tradhëtarët me damkë, ai nuk ka se si të ketë mbështetjsn e një populli me histori të lavdishme. Kush anashkalon me kokëfortësi, arrogancë dhs cinizëm kërkesat jetike të popullit, ai i ka ditët e numuruara në politikë. Qoftë ky dhe me hallate prej çeliku.

    I përjetshëm qoftë kujtimi i konferencës së Pezës dhe komandantit të përgjithshëm Enver Hoxha.

    Reply to this comment
  4. Ylli September 16, 09:53

    Brezi i rritur dhe “edukuar” nga Nena Parti behet qesharak kur don te beje analiza per ngjarjet e periudhes te pushtimit fashisto-nazist !!
    Shoku Xhelal Gjeçovi ( malok por malok i mire ,term percaktues i PS per verioret) nuk keni faj ju per keto shabllonizma e copy – paste 70 e ca vjeçare per ngjarjet e Rezistences Antifashiste.Fajin e ka mosçlirimi i shqiptareve nga makthi komunist dhe menyra e te menduarit dhe te folurit si komunist.
    Nese shqiotaret do ishin shkeputur nga komunizmi ,juve o zoteri nuk do jau lexonin shkrimet as njerezit e familjes.
    Me vjen te qesh sepse ose nuk e di ose ben sikut nuk e di kur vete Enver Hoxha jep udhezime qe Konferencen e Pezes mos ta marrin seriozisht.Konferenca e Pezes u fry pas Clirimit si shume ngjarje qe vendoste Partia se cdo behej me to.Kujto levizjen dumbabiste te Haxhi Qamilit qe i perndrituri historian Enver Hoxha na e pagezoi Revolucion …hahahhaha ,Haxhi Qamili dhe Revolucioni bashke !!
    Te ka shpetuar dicka ….te gjithe perfaqesuesit komunist te mbledhjes se Pezes ,Enver Hoxha i vrau ose i shpalli tradhtar .Ka shpetuar vetem Babe Myslymi….qe nuk ishte komunist me ato vite.
    Edhe diçka ,ne Shqiperi nuk eshte bere Lufte Antifashiste por Rezistence Antifashiste.
    Lufte frontale me Gjermanet ne gjithe Lindjen kane bere vetem.jugosllavet qe arriten te kishin ushtri te rregullt.E ashtuquajtura Ushtri e Enver Hoxhes deri ne shtator te 44 numeronte 15 mije veta.Ne Nentor kur gjithcka mbaroi ,Ushtria shkoi ne 70 mije veta…..ketu del karakteri i shqiptarit qe shkon mbrapa te fortit.
    Partizanet kane sulmuar gjermanet vetem atehere kur ata vendosen te largohen nga Shqiperia.Ishte nje vendim politik i shtyre nga presioni i aleateve e me shume i anglezeve te cilet proletarit te varfer Enver i dhane 30 milion sterlina ne flori.
    Po juve ju pelqejne perrallat dhe vazhdoni me to.Pa perralla ju nuk mundeni sepse vete formimi juaj dhe “edukimi” juaj ishte nje perralle e keqe !!

    Reply to this comment
    • DIKTATORI PATRIOT September 16, 10:17

      Nan’ Shqipnija po qan djalin

      Ku i ka prilli karafilat?
      kjo pranver’ ku i ka bylbylat?
      ku asht kanga e kallijve?
      pse u shu buzqeshja e fmijve?

      Pse nga dhimbja u bluka guri?
      pse hesht shqipja te flamuri?
      n’mal rënkojn’ e thahen ahet,
      lulja n’shkam s’duron e thahet.

      Shqipet n’bjeshk’ fluturimin ndalin,
      nan’ Shqipnija po qan djalin.
      çou bir, fërkoma ballin!
      kam hap gjoksin me pjshtjell’ malin.

      Trimi i nanës, i urtë, i mirë,
      ou, buzqesh e mos rri shtrirë!
      çou, prij luftën e përpjekjen,
      o vigan qi sfidon vdekjen.

      S’t’ shohim dot kështu stolisë,
      pran’ flamurit n’gjysëmshtizë,
      sa nji det asht pika e lotit,
      sa nji mal asht shtrati i topit.

      Të gjith’ sot betimin e bajmë,
      veprën tane ma lart ta çojmë.

      Kabash, Pukë

      Reply to this comment
      • Ylli September 16, 11:12

        Ti byrazer hyn komplet te “maloket e mire”
        Te jesh krenar dhe goja mos tu mbyllte kurre.
        Vetem.se cdo bejte komuniste duhet ta mbyllesh me vargjet….
        ….une jam goxha palle
        dhe me lexohet ne balle !!

        Reply to this comment
  5. ETHEM LALAJ September 16, 09:53

    BRAVO- D I T A & Z.GJEÇOVI.POR ME VJEN KEQ QE D I T A..BOTON DHE SHKRIME TE KETIJ MJERANI ” info politike” I CILI SIÇ DUKET ESHTE DORA VET E AGRON TUFES MEKEMBESI I SALIMILLOSHEVIÇIT.
    -KOFERENCA E PEZES DO JETE PERJETE NGJARJE E SHENUARE NE HISTORINE TONE KOMBETARE,SIKURSE LNÇL DHE 28.000 DESHMORET E RENE PER LIRI.
    -D I T A LE TE CAZHDOI SULMIN E PAPRERE NDAJ BALLISTEVE,ZOGISTEVE DHE TE GJITHE ATYRE QE PO I MOHOJNE KTO NGJARJE LAPIDARE,TE FRYMEZUARA NGA ARMIQT TANE BRENDA E JASHTE ATDHEUT.
    -ESHTE E ÇUDITESHME QE NE MES TE TIRANES BUZEQESH BUSTI I TRADHETARIT TE VENDIT DHE HAJDUTIT TE FLORORIT-AHMET ZOGU I VENDOSUR NGA SALIKERMA DHE UDHEGEQSI I LNÇL-ENVER HOXHA TRAJTOHET SI ARMIK I VENDIT TE TIJ.APO BALLISTI M.FRASHERI RIVARROSET ME CEREMONI SHTETERORE SIKUR TE ISHTE AI KOMANDANT I LNÇL E JO TRADHETAR I SAJ DHE MIK I NAZIFASHIZMIT GJAKATAR.
    -TE GJITHE NE PEZE,TE GJITHE ME LNÇL DHE KUNDER ARMIQVE TANE TE NDYRE BRENDA E JASHT VENDIT..QE JANE TE SHUMTE DHE FATKEQSISHT NGA KOMSHIJT TANE SERBO-GREK..TE MBESHTETURA NGA KGB RUSE.
    -Ju pershendes nga Mallakastra trime e luftes nçl.FLM.

    Reply to this comment
  6. Lasgushi September 16, 10:05

    O Profesor,mos u mërzit.Edhe po nuk e.vlerësuan punën njerëz kriminelë ordiner si Sali Berisha,apo njerëz me vese.ose me brekushe,nuk bëhet qameti.Vlera e saj ritet më shumë.

    Reply to this comment
  7. Paci September 16, 10:45

    Prof. . Kerkojne ta hellin poshte Pezen dhe sakrificen sublime te popullit shqiptar te gjithe politikanet e 30 viteve pseudodemokraci qe mbajten pushtetin duke vjedhur e mohuar djersen lume te 50 viteve te popullit nen parudhen e çekut te bardhe dhe se me hedhjen poshte te veprave ekonomike te ndertuara me sakraficen sublime te rinise e popullit shqiptar deti u be kos e do te ndertohej nje Shqioeri kapitaliste por ne fakt u shkatrruan hekurudha uzina e fabrika deri dhe plantacionet e pemtarise e bonifikimi e ujitja e tokave bujqesore .Pra keta politikane i sherbyen facizmit me shum se pala kundershtare ne kohen e krijimit te çetes se se Pezes historike Profesor populli shqiptar ka nevoje per nje force politike qe te vleresoje me ndershmiri çdo dhe ne çdo kohe qe eshte bere per Shqioerne dhe me vizion e kjurajo te planifikoje rindertimin e vendit ku te gjejne vetin rinia shqiptare ne vendin e tyre ..te rifilloje popullimi i Shqiperise i vendit me te bekur e me resurse ekonomike ne bote ..Kur te arrihet kjo vleresohet Peza e Shqiperia e nuk tallet evropa po na kerkon ajo bashkimin tone me Evropen …..

    Reply to this comment
    • intelektuali September 16, 11:32

      Paci Bythziu:

      Shko ne Korene e Veriut tek Kimi,

      sepse:

      I KE TE GJITHA “LIVE”, FALAS DHE BADIAVA KETO KERKESA QE RENDIT TI

      Reply to this comment
  8. Arben September 16, 10:48

    LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI

    SLLAVO-KOMUNISTEVE SHQIPETARE, SHERBETORE TE BEOGRADIT.

    EDHE NJEHERE

    LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI

    Reply to this comment
    • mirel September 16, 14:22

      Kush flet, e hengret 50 vjet plumbin ne bythe, me gjithe fiz e tosun bac. Ju qau shpirti se jua bllokoi rrugen per ne Jugosllavi, ku hynit si curvaceous e vinit si diversante

      Reply to this comment
  9. Vasili September 16, 11:08

    O xhelo-leshi.Ky eshte emri i vertete i tendi.
    Prandaj dhe Pezen e kupton se prapthi.
    Historia kosovare,mbasi i dhuruan shtetin amerikanet,eshte e mbushur e gjitha me histori vllavrasjesh,aq sa asnje nga qeverit e shumta,deri tani,nuk ka vajtur deri ne fund te afatit ligjor.
    ´´Politikanet´´ vazhdojne ta perdorin Kosoven thjesht,si objekt grabitje per mullaqet e tyre dhe tarafin qe i mbeshtet.
    Dhe kane pafytyresine tu thone clrimtareve dhe ndihmetareve te Kosoves ne te gjitha drejtimet,amerikaneve dhe europianeve:
    Qe ju ´´duam shume´´,por do te bejme sic kemi bere,ne te kundert me ate qe thoni ju.
    Dhe xhelua,nuk bzan per kete mori pezash kosovare,qe vazhdon ti perjetoj.
    Prandaj xhelo,ri urte dhe ndergjegjesohu aty mbi uturakun e ´´studios´´,se as andej nuk te llogarit kush,dhe per me teper as ketej nuk te pjerdh kush.

    Reply to this comment
  10. demo September 16, 11:12

    Ne Peze u projektua Kosova nen Serbi dhe Terrori serbosllav ne Shqiperi.Kete nuk e c`ben dot ti o Xhelal!
    Kjo ka ndodhur.
    Xhelali nje cope fanatik i administrates enveriste i mbetur,por nje alamet shkrimtari me rrenje princore angazhoje Stalini qe te c`beje masakren e Katynit dhe nuk e c`beri dot.
    As Aleksej Tolstoi nuk e c`beri dot,sepse ka ndodhur.
    Me vjen keq o Zhelal,po Peza do te p[erfundoje atje ku perfundoi 29 nentori,

    Reply to this comment
    • Nasrudin bej September 16, 12:46

      Bëji derman tajares shoku nasstro se mos të ftohet dhe i ziu ti pastaj. I bëre ballë ciklonit arje në ameriqi? T’u ça gjë çatia? Shiko se mos po të pikon ore? Hej, a e di se çfarë? Pse nuk i hyp aropllanit e të ulesh në aerodromin e Pezës? Dielli vu atje. Jo për gjë po të ngrohësh një çikëz kockat nga ramutizma. Një rrugë e dy punë. Merr pjesë dhe si i deleguar i posaçëm i ballit. Kush e di se sa do gëzohen veterinerët e luftës kur të shohin.

      Reply to this comment
  11. MH September 16, 12:56

    Ka dhe te tjere.Po ky komentgjiu demo asht pa shtylle kurrizore trunore.Sepse kemi nji tjater mavri qe ka shtylle kurrizore po te mpleksur plot inat qe shfleton sa here hape gojen faqet e historise se qepes.Bile ky i shtylles kurrizore i cileson kundershtaret enveriste fanatike.Harron apo nuk kupton vetveten qe asht ballisto fashiste.Seps nese tjetrin e njeheson enveriste i ban ndere sepse e cmon jasht vullntit dhe deshires se vet patriot te vertete.Gjithe te tjeret qe nuk jane enveriste jane te ballit e te fashizmit.Keto sorollop iken nga vendi me te ikur pushtuesi.Bile keto iken ku syt kembet nji dite para me 28 nendor 1944.Kjo asht dita mjerane e tyre ne vendet e prendimit.Dhe atje ku vajten te gjoret.Perendimi i tiganiste ne laborator si te ishin kavie per te rrezue pushtetin e Hoxhes.Kaq ne hall ishin sa botuane dhe libra mbi eksprimentin qe iu benin perendimoret ne vend te kavijeve percellonin ballisto fashistet.Kete e kam teper teper te sigurte nga kryekavija me diplome perendimore Abaz Armenin.

    Reply to this comment
  12. Gege Kosova September 16, 13:30

    Nje e bere, nuk ka force as njerezore e as politike e as morale e filozofike,apo kombetare qe mund ta shbeje.LNC ishte ndodhi dhe veproi bindshem per popullin dhe shtetin shqiptar.LNC ia riktheu me 29 nentor 1944 identitetin me humbur me 7 Mars 1939 Shqiperise.keta vite Shqiperia nuk kishte ientitet shteteror.Nga kur dweri me sot Shqiperiaa ishte dhe u zhvillua shtet zyrtar,politike e kombetar.Kjo as nuk zhbehet e as nuk shlyhet nga e verteta e madherishme e as nga kujtesa positive e historise kombetare shqiptare.

    Reply to this comment
  13. pitu September 16, 14:59

    me pezen vertet filloj lufta ishin zogiste balliste dhe komuniste tani vene vetem komunistet perse ????????? duhet te ishin te gjithe si beteja e kosoves kunder turqeve 1389
    qe vene vetem serbet sot

    Reply to this comment
  14. Aliu nga Selenic September 16, 18:36

    Nderi i pa kufishem per kete evenimen historik qe hodhi themelet e Luftes dhe te shtetit Shqiptare.!
    Rrofte ne jet te jetve Konferenca e Pezes,!

    Reply to this comment
  15. demo September 17, 11:34

    Populli shqiptar eshte nje popull qe pershtatet lehte.
    Ne lashtesi populli i zones se Tomorrit festonte ne 12 gusht festen e Zeusit pellasgjik.(Mbetje e kesaj feste eshte Ferragosto ne Itali)
    Regjimi i krishterimit ne mesjeten e hershme e reformoi festen e lashte pagane dhe e kembeu me festen kishtare:SHEN MERIA E GUSHTIT.
    Reformatoret Islamike ne mesjeten e vone sollen ne Tomorr varrin apokrif te Abaz Aliut dhe sot ne maje te Kulmakut ne te njejten date,festohet festa e Abaz Aliut.
    Prandaj ne Peze,ne vend te konferences qe organizoi Miladin Popovici me qorrat katundare te babe Myslymit,cdo 16 shtator,.do te festohet festa e balonave.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 18, 09:33

      balonave tabake a tauke
      dem??
      se njëra nga të dyja ngjan si e satëme a e nastros!!
      nuk më kujtohen më të shkretat!!
      mor njerëz shkërdhata të lindur,po si nuk pushuat një herë,si nuk pranuat një herë një gjë të drejtë??
      mos vallë kur ju kan ngjizur karin më parë e kanë ngjyer në mut e më pas në vrimat e atyre kurvave që ju kanë pjellë??
      moj rracë e qelbur që dhe mutin e ndosni!
      deri ku e keni limitin??
      he robt jua shkërdhefsha deri në të fundit!!
      ju të bëni idhtar të diktaturës të enverit!!ai qën në vënd tu shuante me rrënjë e degë na vrau ne!!
      por dhe ju dhatë kontributin tuaj!!
      si gjithnjë kolaboroacionistë,me turk,italian gjerman dhe enverin!!
      molla nën mollë bie!!e ju nuk mund të binit në patriotizëm duke qënë farë tradhëtie!!
      Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

      « Back

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 18, 09:57

      dem
      mor njerëz shkërdhata të lindur,po si nuk pushuat një herë,si nuk pranuat një herë një gjë të drejtë??
      moj rracë e qelbur që dhe mutin e ndotni!deri ku e keni limitin??
      ju të bëni idhtar të diktaturës të enverit!!ai në vënd tu shuante me rrënjë e degë na vrau ne!!
      por dhe ju dhatë kontributin tuaj!!
      si gjithnjë kolaboroacionistë,me turk,italian gjerman dhe enverin!!
      molla nën mollë bie!!e ju nuk mund të binit në patriotizëm duke qënë farë tradhëtie!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim