Kush më thotë një këngë për Ballin?!

August 24, 2016 11:59 Updated

Kush më thotë një këngë për Ballin?!

Disa xhinde do më kallin,
në një pus të thellë me gurë,
po s’u thashë një këngë për Ballin,
jashtë nuk do më nxjerrin kurrë!

Ju nuk e kuptoni dot,
sa të madh e kam unë hallin,
edhe të kërkosh-është kot,
se s’gjen dot një këngë për Ballin!

Xhindet që më kanë burgosur,
s’e kanë fare me shaka,
do rri në pus i vulosur,
sepse Balli këngë s’ka!

Për të zgjidhur meselenë,
bëra vetë një me pahir,
xhindet ma kapën hilenë:
“S’është nga lufta-more bir!”

Nisi një xhind e më talli,
do të vulosesh përjetë,
po s’na the një këngë Balli,
që emra trimash të ketë!

Kështu fati më qe thënë,
nuk ka Zot që ma zgjidh hallin,
më kollaj të shkosh në Hënë,
se të gjesh një këngë për Ballin!

Ata që më kishin kallur,
nuk lëshonin pe një fije:
“S’duam këngë me Ball të tallur,
po një këngë trimërie!”

Po të tilla këngë s’ka,
nisa xhindet që t’i lus,
po ata s’dinin shaka,
dhe më vulosën në pus!

Pusi qe i errët shumë,
terr e lagështi për dreq,
po meqë sherr s’bëra unë,
xhindeve u erdhi keq!

Pesë a gjashtë erdhën plot,
folën nga një vrimë e zezë:
“Meqë këngë s’gjete dot,
duhet të gjesh një varrezë!”

Po kjo s’është fare problem,
u thashë unë me siguri,
e pastaj nisa t’ju them,
me dhjetëra në Shqipëri.

Mos u ngut-o qerrata,
se ende s’ta kemi thënë,
nuk i duam me këta,
po me ballistë që kanë rënë!

Si duket fati s’më ndiu,
që duart t’i jepja hallit,
ku ta gjeja unë i ziu,
varrezë me dëshmorë të Ballit?!

Edhe Balli ka dëshmorë,
u fola nga vrimë e zezë,
po askush nuk i ka mbledhur,
të prehen në një varrezë!

Bam e bum ma bënte zëmra,
se isha në hall vërtetë,
po hop u zgjova nga ëndrra,
mbytur në djersë e siklet!

Po një palo ëndërr ishte,
që mezi kishte të sosur,
për një këngë që Balli s’kishte,
do jetoja i vulosur!

A. Duka

August 24, 2016 11:59 Updated
Komento

22 Komente

  1. Kapedani August 24, 13:01

    Disa ballist,me keta mbetjet sot, shkuan per t’u tallur ne shtepin e nje partizani,(Ishte futur demokracia),dhe ata dukehin shend e vere,para tavolines se shtruar,meze,raki… ” Merrja nj kenge per ate diktatorin e qenit…” I thane te zotit te shtepis,ballistet dhe sakaq ja dhane gzit… Nisi kenga, C’e zure luften ne male / Diktator o hane,hane…” Ashtu me tu lumte!” Ballisteve u mjaftonte fjala diktator dhe kenaqeshin!…. ” Pa buk’ e pa uje fare, diktator o hane,hane…” – Ashtu,te keqen,aty te ngordhin,pa buke… pa…

    Reply to this comment
  2. Mark uk August 24, 13:06

    Po ku guxonje te thoshnje nje fjal te mire per ta e jo te kendoje o vegel e komunistve te rinje.Komunistet nuk te lejonin ti luteshe Zotit e jo ti kendoje tjeter kujt per atyre zagarve qe edhe tash po u shifet sherri.

    Reply to this comment
  3. MH August 24, 13:10

    Balli nuk asht se nuk ka kenge per kohen e luftes.
    Ato ia thoshin kenges kudo qe gjenin pula.I zhvatnin me plot aheng e dashuri duke ia kthyer dhe me raki.

    Reply to this comment
  4. BLACK SWAN August 24, 13:13

    ju kthye perseri ‘armikut ‘ ky komunisti koqe , kur ngelen me breket neper kembe ,fillojne zbullojne armikun e kllases
    i ka vajtur djalli per vizite , sepse ne shtepite e ketyre vetem djajte trokasin , dhe i eshte kujtuar varreza
    kthehen gjithmone vrasesit ne vendin e krimit
    o koqe komunisti , cilet deshmore ke ti ,ata qe i vrate me plumb pas koke ??? o kolere e kuqe , nga varrezat e deshmoreve jua nxorren kockat ,jua mbeshtollen me lecke ,jua shurrosen , pse nuk dole aty ti me pushke prej druri ,si trim trap e torollak tu rruaje ….mjekren ???
    yyyt plehra , vetem qelbesira polli barku shterpe i sokakut te te marreve
    lexo kete kengen tuaj , se me pas kur te dalin keta koqet duartrokites do te postoj ato kenget me mullar e brigadier qe na lyrosen 50 vjet

    mora pushken dola malit
    te luftoja per atdhe
    ku ta dija une i ngrati
    se armiku ishim ne
    mora pushken dola malit
    te luftoja per liri
    ku ta dija un i shkreti
    se armiku ishe ti
    mora pushken dola malit
    te luftoja ne furtune
    ku ta dija une i ngrati
    se armiku isha une

    Reply to this comment
    • ann August 24, 18:37

      Kudo neper bote bashkpunetoret e nazizmit jane quajtur tradhetare dhe jane ndeshkuar si te tille. Se cfare rrjedhe mori shqiperia pas lufte eshte tjeter histori. …

      Reply to this comment
      • intelektuali August 24, 22:10

        Po bashkepuntoret e Moskes dhe Beogradit qe mbollen MURTAJEN bolshevike ne vendin tone dhe ja falen Kosoven dhe Metohine Jugosllavise Komuniste dhe qe falimentuan ekonomine dhe renuan shtetin me bunkere, tufezime dhe tollona si kurre me pare ne histori ne cilen LISTE bejne pjese?

        Reply to this comment
  5. iliri August 24, 14:58

    per ty dhe gjitje rracen tuaj te neveritshme shkon vetem nje thenie nga bibla
    leri te vdekurit te varrisin te vdekurit.pac rahmet ti dhe rraca jote e ndyre

    Reply to this comment
  6. Kapedani August 24, 15:08

    S’ESHTE KOLLAJ TE JESH NE KENGE!

    Qe, dike t’a ngresh ne kenge
    Duhet te kete histori.
    Duhet te shkelqej si hene!
    Sakaq dhe ne burreri.

    “Balli” a, b… qe thone..
    (Nuk e la turpin menjane…)
    Per inat te vjerres tone,
    Uuuu….. Mballos , me millonan!…

    Nuk them,jane fare pa kenge!
    Se te linges si humb vula…
    Se keta te seres rende!…
    Bredherinin neper pula…

    Edhe me keto te bema
    Domosdo qe jane ne kenge
    (Balo, a te hengert tenja…)
    E thame,e ketu t’a leme…

    Tash s’do ket’ me kenge Enveri
    Do kete kenge trimash per ballin?!…
    Jo po, ta dij mire Arbeni
    Qe ca endrra coku dalin…

    Reply to this comment
  7. Pellazgos August 24, 15:49

    Komunist do te thote qe te jesh pjese e nje komuniteti dhe jo mecte “cliruar”Shqiperia kush e kush mendoi per vete, per bursa per femijte dhe fisit te tij.
    Kjo nuk u arrit pa krijuar nje shtrese popullsie qe te ishte e poshteruar, e nenshtruar, skllaveruar.
    Keta kriminele te ashtuquajture “komuniste” nuk kishin ndjenja njerezore, keto jane vertetuar me mijera te burgosur, familje te tera te pafajshme te internuara, pa te drejte shkolle, ne ushtri ne tunele Xhenjo,shteti kishte plan ne burgjet dhe minierat qe duhej realizuar futja e ketyre ne burg me faj apo pa faj.
    Politika dhe mashtrimi jane arme qe e perdorin makarenjte apo edhe njerezit kunder maskarenjve.
    Nje rast qe me ka mbetur ne kujtese eshte kur gjyshja ime me tha qe po ky person cdo ketu ne festen e partizaneve?
    Pse si eshte puna I thashe.
    Po ky erdhi nje dite ne shtepine tone para”clirimit” dhe na tha duam disa pula,jemi balliste ne prandaj shpejt.
    Ja keto kane bere besniket e satrapit Stalin, apo edhe perndimoret nuk bien poshte me keto qe u bene me Sadamin, Asadin, Kadafin vetem e vetem se nuk ishin miq me Perendimin dhe ja ku perfunduan.

    Reply to this comment
  8. KOMBI August 24, 16:27

    …Në Gazetën “Për Mëmëdhenë”(1995) përmëndet fakti që në fillim të Shkurtit 1942 shkojnë në Vranisht, Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha si të deleguar të Partisë Komuniste Shqiptare për të themeluar celulat e partisë. E kur fshatari Qerim Rrapo e pyet Mehmet Shehun për emrin, ky i përgjigjet:

    “Ky është mik jugosllav e unë quhem “ Vjosa” aty për aty Rrapo Metua thuri këto vargje:

    /Pa dëgjo, o Vjosa ynë/
    /Ti në Pind e ke burimë/
    /Po që ku del e ku hyn/
    /Sherr ka parë vendi ynë/
    /Ki parasysh historinë/
    /Kosovën e Çamërinë/
    /Serbët e pabesë i grinë/
    /Këta do i njoçë dhe tinë/
    /Dushanin dhe Miladinë/

    Kenge e Hysni Sheme Kondit që lidhej me formimin e çetës së parë nacionaliste.ne fund te nentorit 1942:

    /Hapni dritë o male/
    /Mos rrini në re /
    /Ti baba Tomorri/
    /Lësho një rrufe/
    /Mblidhuni vëllezer/
    /Eni tok me ne./.
    /…Të vemi në luftë /
    /Flakë e batare/
    /.. Për flamur do vdesim/
    /Dhe për mëmëdhe/

    Kenge per vrasjen e Hysni Lepenices nga italianet, e Hysni Sheme Kondit, e që flasin jo për atë që “Balli Kombëtar nuk kish as këngë”, siç thotë me të keq një poet i majtë.
    Në këto vargje, me lot në sy këndohet për të vrarin dhe për vëllavrasjen që kish filluar:

    /Do zëmë një këngë po me të vajtuar/
    /Mblidhuni vëllezër gjithë të bashkuar/
    /Të qamë me zë, me lot përvëluar/
    /Qaj o Labëri trimin e dëgjuar/
    /… Eshtë ndezur flakë një zjarr i pashuar/
    /Se të dy partitë janë ngatërruar/
    /Kjo vëllavrasje sapo ka filluar/
    /…Fitili është vënë veç nga dorë e huaj/
    /Gjak dhe vëllavrasje bëhet pa përtuar/
    /Qaj o Labëri trimin e dëgjuar…/

    .. fshati i Dukatit u sulmua natën nga dy brigada partizane të udhëhequra nga Shefqet Peçi e Mehmet Shehu dhe nga kjo lufte vellavrasese pati viktima nga te dy palet..

    Me ne fund brigadat u terhoqen dhe fshati do ti kendonte Hysni Kapos

    O Hysni Kapo nuri.
    Kish Zot palo hauri

    Tekstin e plote duhet ta dije Vitua dhe t’ja recitoje Xhevdetit neser ne interviste..

    Kenge popullore per vrasjen e Skender Mucos nga gjermanet

    Vjen një zë nga Labëria
    Psherëtin gjithë Shqipëria
    ……

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN August 24, 18:33

      KOMBI
      ore ishe mire me keto letra e dokumenta ,
      po poet pse e quan kete ti ???
      si si , s’di si ta quash ???
      po ja si xha Lymi
      doli nga burgu , e çuan roje dhe ne vend te tij qe ishte gjeolog ekspert kishin çuar nje morracak me biografi te kuqe ….nejse erdhi kryetari i komitetit dhe Lymi donte ti spjegonte qe dheu do rreshkiste , po nuk degjonte krye.ari , ‘ o shok -tha Lymi , mos me thuaj shok ,armik ,se nuk jam shoku yt , ‘ o zoteri – uuua mos me thuaj zoteri borgjez – epo Mut ateher ,mut ti dhe morracaket e tu , lereni kete pllanin se do rreshkase dheu do veni ne te semes ( vazhduan derisa rreshkiti dheu)
      iku Lymi andej nga kishte ardhur ,ne burg perseri
      nejse ,ti gjej ndonje emer tjeter ,mos i bej konkurrence kryetarit dhe sidomos mos e quaj poet se kemi pune bashke pastaj

      me thene te drejten doja te pyesja kete Krisjen ketu me poshte
      o ti Krisja 1 ke qene ndonjeher ne Dukat ti ?
      ke degjuar per 1920 ? po SELAM SALARINE e ke degjuar ndonjeher ti ??
      1920 e beren burrat e Dukatit dhe SELAM SALARIA
      dhe jo qeneria e kuqe qe u shit te miladini
      Krisje ik lexo ndonje liber , se ka burra ne Dukat
      si per lufte dhe per grate !

      Reply to this comment
  9. kris 1 August 24, 17:06

    Shqiperi te ndriti fati
    se u be ballist Dukati
    Salaria,Lazarati
    Ja nje kenge per trimat e ballit qe luftuan me pule ne dore e me qaforen ne brez.

    Reply to this comment
  10. Mark ramy uk scotland irland August 24, 17:06

    Ramy more raimondi vlonjati. More kopil dukati. Ballist dhe kopil i saliut.
    Te dogji bytha heee.
    Ne kohe te xhaxhit rrinit te dhjere ne brek 24 ore.
    Qelbesire. Ballist dukati

    Reply to this comment
  11. SS August 24, 17:29

    Trima kane qene jo shaka Tju hash fytyrat ne gurzmeril par prap se prap te te shtrember mbeten Ishikojme kellirat sot sa do ti ferkosh dhe ti pastrosh nuk del per qamet manxyra

    Reply to this comment
  12. Qarri i zigurit August 24, 17:38

    Raimondi vlonjati( ramy). More kopil i saliut dhe ballist dukati. Lere ballin dhe saliun se ka kush i mbron. Po shko pastro halen se do te vij anglezi te pushoj nga puna. Trecerekun e komenteve prap ti more koqe dukati. Na je bere mark nga mustafa more pis. Sdi anglisht dhe na nxjerr black swan.
    E takove kete kryeministren e re? Ja lave carin ja lave???

    Reply to this comment
  13. Kenge per Enver Hoxhen August 24, 18:59

    Kenge per Enver Hoxhen

    Mire ua beri
    ua beri nenen
    te mbani baba
    gjer te tundni kemben

    Varfanjake, pa tru
    vec per kaptere
    vec per ne kembez
    rrofsh shoku enver

    vetem oficere
    tjeter nuk mesuat
    tere jeten ne rresht
    rober te rreshtuar

    mire ua bere
    o shoku Taras
    40 vjet i dekur
    u je ngjitur pas

    40 vjet se gjalli
    dekur 40 vjet
    u rri kallur brenda
    lezeti lezet…

    rrofsh o Taras rrofsh
    rrasja nuk shteroka
    Partia eshte ftohur
    por rri ndezur koka

    Nuk gexoka Edi
    por eshte gjalle Poeti
    rron or rron Enveri
    gjersa te leh qeni

    40 vjet ne gjallje
    dekur plote 40
    Kori i Kuq i Roberve
    “Na e bej…” Enver…

    Nuk bejme dot pa Ty
    Te disnim, me mire
    Gjoja ne pushtet
    Jemi nen Saline…

    Ngre zerin Saliu,
    Qeverria sus
    Ku je Kumandar
    armet na i mbush

    Baruti eshte njomur
    As Memeti nuk…
    Se, te ish per Mua
    Nuk e shkrepa kurre!

    Mbi armikun kurre
    arme nuk shkrepa
    por ua futa ju
    ndaj Babai mbeta!

    Ndava shtrat me Sllavet
    per nje cike Pushtet
    40 vjet i dekur
    si gjalle 40

    lufta ime ish
    tua fusja ju

    here me oboo
    here me ububu…

    ta gezoni Salen
    ai eshte per ju…

    here me obobo
    here me ububu…!

    Reply to this comment
  14. bilua August 24, 20:37

    Jo Arben nuk ishte ender ,
    por qe ndodhi prej verteti,
    Po te mos kish fol Andrea,
    Stefani te kish groposur.

    Ndaj dija per nder çakallit,
    qe tani po bene kerdine,
    zgjoi te gjithe te renet e ballit,
    hodhi posht gjithe Shqiperine!

    Kjo eshte lufte e lufte i thone,
    ata pertej Atlantikut,
    i gjithe balli ne dore ,
    mban citatet e Arvizut!

    Ndaj dhe Andre Stefani,
    pori pene e leter,
    le te digjet tha vatani,
    Ne nuk kemi patur eter!

    Reply to this comment
  15. VANDALET E PD-se August 24, 22:17

    Pak me vonese,por u jane kenduar kenge edhe monstrave , me te keqij se “Balli” . Psh Sali Bishes dhe Ilir Floririt !
    Natyrisht ,ato jane kenge te kenduara nga zagaret e gjahut te tyre,jo nga populli,pooooor megjithate , mediat na i kane shitur per kenge”te popullit” .

    Reply to this comment
  16. LIDA AL August 24, 22:22

    Ka pasur kenge per Ballin , o Arben, ka pasur. Ka kenduar per shembull Shefqet Musaraj, qe ne fillim te heres, per te gjitha trimerite e bemat e tyre, prandaj kane mbetur ne histori. Te kujtohet?

    Reply to this comment
  17. Petriti August 25, 00:07

    Mbas clirimit, filluan te gjithe te shkruanin vjersha, nje nder to ka qene:

    -O ballist o hunde lastik
    -Rrofte Bashkimi Sovjetik

    (nuk eshte shaka, eshte e vertete)

    Reply to this comment
  18. Kenge per Enver Hoxhen August 25, 01:52

    “…Nuk e di Gjerman Mavria
    Urdherin, qe dha Enveri…!”

    Stalingradet e Mia
    jane topat e fryre te Tempos…

    Kasoll’ e Madhe e Shtabit
    Digjej Shpati, fergellonte
    mu ne b…te Kumandarit
    Te druzhes depertonin…

    Jepi davaj, Miladin
    Juve mua, Une te mive
    Tere jetet te kujtojme
    Lezetet e miqesive

    Ideali hyre thelle
    nuk del me ne jete te jeteve
    duhet rene ne koke me hu
    njelloj si ne nderzim te qenve…

    Ndaj nuk ndahen kuqalashet
    Tek Moskovi e kane faren
    Ngjitur dhe ne varret te jene
    Nen ze kan…Internacionalen

    …Po se di Gjerman Mavria
    Urdherin qe e dha Shpati
    Bejme sikur na duhet NATO
    Kala mbetet…Stalingradi!

    Reply to this comment
  19. Kenge per Enver Hoxhen August 25, 14:51

    Kenge per Enver Hoxhen

    “…Nuk e di Gjerman Mavria
    Urdherin, qe dha Enveri…!”

    Stalingradet e Mia
    jane topat e fryre te Tempos…

    Kasoll’ e Madhe e Shtabit
    Digjej Shpati, fergellonte
    mu ne b…te Kumandarit
    Te druzhes depertonin…

    Jepi davaj, Miladin
    Juve mua, Une te mive
    Tere jetet te kujtojme
    Lezetet e miqesive

    Ideali hyre thelle
    nuk del me ne jete te jeteve
    duhet rene ne koke me hu
    njelloj si ne nderzim te qenve…

    Ndaj nuk ndahen kuqalashet
    Tek Moskovi e kane faren
    Ngjitur dhe ne varret te jene
    Nen ze kan…Internacionalen

    …Po se di Gjerman Mavria
    Urdherin qe e dha Shpati
    Bejme sikur na duhet NATO
    Kala mbetet…Stalingradi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*