Kush na spiunon te të huajt?

September 12, 2018 14:27

Kush na spiunon te të huajt?

 

Ylli Çabiri*

Për të parë më konkretisht se sa dhe si është mbajtur parasysh interesi publik në Shqipëri, në një hapësirë kohore 25 – vjeçare, mund të shërbejë edhe analiza e mëposhtme.

Interesi Publik është devijuar për interesa politikë. Ja disa shembuj për këtë argument:

Ylli Çabiri

Në vitin 1991 Ministri Gjerman i Kooperimit Readel erdhi për vizitë zyrtare në Tiranë. Zbriti në Rinas me një avion ushtarak, që e pilotonte vetë, plot me gazetarë gjermanë dhe pa asnjë ide se ku po zbriste. Kjo dukej hapur në frikën e shoqëruesve të tij të armatosur deri në dhëmbë, që Beni (Arben Buxheli, truproje e Ministrit të Lidhjeve Ekonomike me Jashtë) mezi i kandisi të ulnin armët e të relaksoheshin se në Shqipëri s’kishte asnjë rrezik real nga ato që frigoheshin gjermanët.

Ishte fillimi dhe të gjithë vinin për të na parë, kuriozë se ç’kishte qenë fshehur pas perdes së hekurt të izolimit. Si për të na mëshiruar! Aq sa Ministri, sapo zbriti nga avioni dhe ende pa e hequr kokoren e pilotit, në vend të më jepte dorën më kapi për faqeje: Sa i ri qenka…! – duke e sikletosur ambasadorin e vet në Tiranë. Më ftoi ta vizitoja avionin “e tij”, ku pata rastin të takoja një turmë gazetarësh të sfilitur nga rruga, që kishin udhëtuar me të.

Të nesërmen u zhvilluan bisedime në Pallatin e Kongreseve dhe dallohej qartë që Ministri ishte nervoz. Në pushim e pyeta nëse mund të bëja diçka për të, gjithnjë me mendimin se s’kishte fjetur mirë ose nuk i kishte pëlqyer diçka. – Po, – më tha- mundeni. Të mos shtrembëroni në televizion thëniet e mia, ju komunistët e pafytyrë që e keni lënë Shqipërinë në këtë gjendje.

U shokova nga gjuha e tij aspak diplomatike . Na kishin paragjykuar, na kishin përçmuar, na kishin mëshiruar dhe sikur ishim mësuar për hir të vendit tonë të varfër. Por askush nuk kishte guxuar të na fyente.

Me shumë qetësi, pashë nga përkthyesi. Përkthyes ishte Robert Elsie, poliglot, i cili fliste një shqipe të jashtëzakonshme. Ai u zu ngushtë nga vështrimi im, rrudhi supet i përvuajtur sikur të thoshte: s’jam unë fajtori, unë e zbuta fjalën sa munda. Kuptohej qartë që Riedel kishte folur edhe më rëndë, por përkthyesi e kishte servirur fyerjen me shumë diplomaci. Këtë ndjesi pata.

E kuptova ç’kishte ndodhur – në fakt nuk ishte hera e parë që na ndodhte. – Zoti Ministër, – i thashë menjëherë. – Ju kanë informuar gabim. Ne kemi vetëm një Televizion dhe nuk i kushtojmë aq rëndësi sa ju kanë thënë. Po deshët, po njoftoj të vijë një gazetar dhe një grup xhirimi, jepni një intervistë, thoni ç’të doni, përfshirë edhe këto që i thatë përkthyesit, fare të paredaktuara.

Ai pa nga përkthyesi. Mendoi se unë dija gjermanisht apo përkthyesi më kishte treguar të vërtetën. – Ju japim edhe kasetën e regjistrimit që të verifikoni nëse kemi hequr gjë nga intervista apo jo. Ne jemi të varfër, zoti Ministër, kemi shumë halle mbi kokë, por jemi shumë të ndershëm, miqtë i presim siç duhet dhe nuk vëmë re me të keq se çfarë thonë, përkundrazi i mbajmë shënim ato që thonë si të jenë detyra shtëpie. Aq më tepër kur janë miq të vyer si ju!

Ambasadori gjerman u ndie më keq se Ministri i tij. U krye menjëherë. I telefonova Kryeministrit për “incidentin”. Ai më porositi të ruaj gjakftohtësinë dhe më tha se do jepte porosi që të vinte një gazetar i mirë. Grupi i xhirimit erdhi pa mbaruar mbledhja dhe mori intervistën. Riedel kërkoi falje publikisht dhe nuk pranoi të merrte me vete kasetën e regjistrimit. “Informatorin” e rremë ish – komunist, që drejtonte një parti politike, nuk e takoi më. Por dëmi u bë, me gjithë përpjekjet tona për ta zhbërë. Interesi i publikut të gjerë dhe i Shqipërisë ishin cenuar rëndë.

Problemi është se kjo sjellje malinjë vazhdon edhe sot e kësaj dite. A nuk “shëtitën” në të gjitha vendet e Europës përfaqësuesit e opozitës politike shqiptare për t’i bindur vendet të kundërshtojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit, sepse Shqipërinë po e mbyt droga dhe “komunistët banditë, që janë në pushtet, gënjejnë”?

Gjykoni se ku qëndron interesi i publikut në raport me interesin e grupimit politik në këtë mes. Sidoqoftë, u bëmë miq me Ministrin. I ktheva vizitën në Gjermani dhe më ftoi në Munih në festën e birrës.

“Djalë, në Tiranë të rashë më qafë kot, ju nuk jeni të tillë, jeni shumë – shumë të mirë. Por do vuani nga njerëzit që do të keni në krye, të gjithë spiunë e të pandershëm, që nuk e kanë mendjen fare tek interesi publik, por janë të përkushtuar të bëjnë ç’u kanë premtuar atyre që i kanë caktuar. Pa kushte. Pa kufij. E di se ç’thuhet në raportet e dërguara Hitlerit nga komanda gjermane në Shqipëri? Shqiptarët janë të pabesë, nuk e duan njëri-tjetrin, cilado të jetë rrethana, dhe gënjejnë për gjithçka për interesa të vockla.”

Asnjëherë s’e kam kuptuar se ç’deshi të më thoshte tamam-tamam ky Ministër trupmadh. Nuk e shënova në protokollin e vizitës fjalinë e tij fundit, sepse m’u duk e rëndë. E kam riprodhuar fjalë për fjalë, siç e shkrova në bllokun tim atë natë, sapo u ktheva i menduar dhe i trishtuar në hotel. Nuk vura gjumë në sy. Na kishin bërë gjithnjë vërejtje, na kishin injoruar, por s’na kishin “therur” ndonjëherë kështu butë – butë.

Sot, pas 26 vjetësh, këto fjalë marrin një kuptim të veçantë. Dhe pavarësisht kuptimit, ato të grishin të mendohesh edhe më thellë për veten, për ne shqiptarët, për vendin ku jetojmë, për ata që na drejtojnë, për ata që na kanë drejtuar…..

Para ca kohësh në një gazetë të Tiranës, albanologu Elsie (i vetmi dëshmitar i atëhershëm i takimit tim me Ministrin gjerman) shkruante mbi raportin e një komandanti gjerman në Kosovë drejtuar Hitlerit: Në çdo kompani 20 vetëshe me shqiptarë duhen dy oficerë gjermanë, jo një siç bëjmë ne zakonisht me kompanitë tona, njëri t’i drejtojë dhe tjetri t’i ruajë, se janë të pabesë.

Një histori e ngjashme ndodhi kur shkuam në Francë me Guvernatorin e atëhershëm të Bankës së Shqipërisë Ilir Hoti. Pasi takuam Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, unë dhe Iliri u larguam dhe të sapofutur në makinë po prisnim që një këshilltar i Ilirit të mbaronte bisedën e tij me Ministrin, tek shkallët e Ministrisë.

Pritja zgjati 7 minuta dhe m’u duk që diçka nuk shkonte. – Jo – më tha Iliri. Ai nuk bën dot shakara të tilla.

Në mbrëmje vonë Ministri më telefonoi në hotel dhe më tha: “Verifikoni këshilltarët. Ai që më mbajti tek shkallët më tha me zë të ulët – Kam porosi (nga kush e kishte porosinë?) t’ju them të mos i dëgjoni këta se edhe pak ditë janë, do fshihen nga faqja e dheut si komunistë të ndyrë”.

Unë nuk kisha qenë kurrë komunist. Guvernatori ishte demokrat. Këshilltari kishte qenë anëtar i Partisë së Punës. Si mund t’i gjendej filli kësaj historie?

Sidoqoftë, të gjithë këta “drejtues” mendonin se mbase kështu u shërbenin më mirë interesave të atdheut të tyre dhe nuk e kishin kapacitetin të kuptonin, se po i bënin një dëm të pallogaritshëm e afatgjatë interesit publik.

Interesi Publik është devijuar për interesa personalë politikë. I tillë është rasti i debatit për operacionin Pelikan. Ditën e bisedimeve në Romë, Kryeministri Italian Andreoti na propozoi me shumë dashamirësi (jam i bindur dhe aspak sentimental në vlerësimin e dashamirësisë së tij) që ushqimet të shoqëroheshin me ushtarë italianë, të cilët do të na ndihmonin për shpërndarjen e tyre në çdo skaj të vendit. – Keni nevojë t’i ruani – këmbënguli ai me butësi. Do të na humbasë mundimi kot të gjithëve, ne që po japim paratë me shumë sforco dhe ju që po luftoni kaq shumë për të ushqyer dhe qetësuar popullin tuaj.

Ne pranuam njëzëri, pasi vërtet menduam se kjo ishte për të mirën tonë, për të mirën publike dhe nuk pamë asnjë të keqe që këta ushtarë të vinin në Shqipëri. Por kishim gjykuar shumë gabim.

Pak ditë më vonë, në Kuvendin e Shqipërisë u akuzuam me disa diskutime patetike e stërkala pështymash si tradhtarë të kombit, sepse atë që italianët s’kishin mundur ta bëjnë në luftën e Vlorës, ku shqiptarët i paskëshin hedhur në det italianët, tani ua kishim plotësuar, ua kishim dhuruar ne vendin, gratis fare.

Më kujtohet një episod parizian i shumë viteve më parë, ku në një Kongres Kardiologjie një kardiologe e famshme, që drejtonte Kongresin, kishte ikur nga tavolina e darkës zyrtare, sepse bashkëfolësi shqiptar e kishte ofenduar ngaqë ajo nuk dinte ku binte Shqipëria. (Por historia mori dhenë. “Zëvendësmbreti”, që ato ditë mjekohej në Francë, i dërgoi personalisht falënderime dhe kërkoi që të gjithë komunistët në Shqipëri të marrin shembull prej tij). E nga ta dinte! Profesori ynë francez, kur na prezantoi Skënder Gjinushi me të, na pyeti krejt i pafajshëm: Pse, ju nuk i keni sytë si kinezët?

Përse duhej një konsensus politik apo një marrëveshje e partive politike, ku të vendosej që operacioni Pelikan të vinte për të siguruar shpërndarjen e ushqimeve në Shqipëri, ku ushtarët të jenë pa armë?! Vërtet të çuditshëm ne shqiptarët.

I njëjti “film” tragjiko-komik u përsërit në Kuvendin e Shqipërisë, kur u shqyrtua propozimi për tri Marrëveshje koncesioni:

E para, me japonezët për të kthyer aeroportin e Rinasit në një aeroport transit Azi – Europë. Veç aeroportit, ndërtoheshin 6 hotele gjigande dhe punësoheshin mijëra vetë.

E dyta, prej japonezëve u kërkuan për 99 vjet edhe të gjitha minierat dhe fabrikat e pasurimit të bakrit, që pothuajse ishin të braktisura. Do të investonin shumë për të përmirësuar teknologjinë, do të ndërtonin infrastrukturën rrugore dhe do të merrnin përsipër të ngrinin një shërbim shëndetësor modern në të gjithë zonën Veri–Lindore të Shqipërisë.

Projekti i tretë ishte dhënia me koncesion e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. Vetë presidenti i grupit “Pitinni” kishte ardhur në Elbasan për të parë Kombinatin Metalurgjik. Ndaluam sipër, tek Ura 13. Ai soditi Kombinatin duke bërë disa llogari: Një karakatinë e vërtetë!- tha. Pasi e vizitoi imtësisht Kombinatin për tri orë më tha: – Pranoj ta marr se e kombinoj me uzinën e Triestes, por të lutem, herën tjetër që do të vij këtu, të paktën të mos ketë bagëti duke kullotur brenda territorit të Kombinatit.

Iku për t’u kthyer përsëri pas vendimit të Kuvendit. E pritën me entuziazëm në Kombinat, madje në hyrje u var edhe një parullë: MIRË SE ERDHËT ZOTI PITTINI! Por shkoi kot, derisa i doli boja. Sepse Kuvendi e refuzoi propozimin. Mijëra specialistë metalurgë e mekanikë ia mbathën për të punuar në Greqi, kurse inxhinierët në Kanada.

Ishte shumë herët për koncesionet. Po si mund të ishte herët? Nga njëra anë mendësia “e djathtë” ishte kundër, nga ana tjetër gjithçka mund të merrej me koncesion vetëm në fillim, pa u shkatërruar ende. Nëse kjo analizë bëhet tani, pas 26 vjetësh, gabimi (pse jo edhe faji) është plotësisht i qartë, sepse çdo gjë u shkatërrua si “komuniste”. A nuk kishin thënë atë ditë në miting në Kombinat: prishini, shkatërrojini, i kanë ndërtuar komunistët. Ne do të ndërtojmë të reja, më të mira!

Propozimet u tërhoqën menjëherë nga Qeveria dhe kjo u konsiderua si një fitore e madhe kombëtare. Në fakt, nëse ishte fitore, duhet të ishte si fitorja e Pirros, siç shkuan punët më pas me aeroportin e Rinasit, minierat dhe industrinë e bakrit, si dhe me Kombinatin Metalurgjik. Asgjë më shumë se flamuri i grisur i një fitoreje!

Atëherë, ishte zakon që të gjitha seancat e Kuvendit transmetoheshin në Televizionin publik dhe ndiqeshin me më shumë tifozllëk se ndeshjet e futbollit. Por nuk mendoj se këta individë që na akuzuan tërë histeri dhe “patos patriotik” u vlerësuan si patriotë të flaktë nga miliona shikuesit brenda dhe jashtë vendit.

De Michelis më mori atë natë në telefon, më ngushëlloi dhe më tha: – Kështu e ka politika, ec përpara e mos ndalo, sepse interesi publik është mbi të gjitha! – Por për vetë peshën e korrupsionit të tij, ishte e vështirë t’i pranoheshin këto këshilla.

Interesi Publik është devijuar për mungesë të theksuar koordinimi ndërministror. Vitet e para pas ndryshimit politik ishin shpërthyese, të rënda. Kur takoheshim në Elbasan me shokët e Metalurgjisë, kujtonim gjithnjë riparimet e rrezikshme që kishim bërë. Gazi ishte gjithandej i pranishëm dhe mjaftonte një shkëndijë për t’u zhdukur pa nam e nishan. Por ne as që donim ta kuptonim. Kështu ishte dhe Shqipëria e asaj kohe. Njerëzit s’kishin ç’t’u jepnin fëmijëve për të ngrënë dhe ishin gati për gjithçka, mjafton të kishin ca ushqime për ta. E papërfytyrueshme deri në fund ajo që mund të bëjë prindi për fëmijët e tij.

Ne luftonim t’i qetësonim njerëzit, punonim natë e ditë me lista në dorë, dinim me hollësi ku janë anijet me ushqime, shumë më mirë se nëpunësit barkngopur të atyre që na furnizonin. Personalisht, shkoja dy herë në javë në Farnezina dhe s’ma kishin ngenë, aq sa një ditë më thanë: – Ok, bëje mbledhjen vetë me specialistët dhe drejtorët e Ministrisë. Unë, një Ministër i thjeshtë, i një vendi që lëngonte, pranohesha të bëja mbledhjen në Ministrinë e Jashtme italiane. Drejtova 18 mbledhje me palën italiane dhe një ditë miku im i mirë Zanghi, që ishte Shefi i madh i ndihmave, më tha duke qeshur: – Mirë që s’jemi punonjës në Ministrinë tënde, se na e more shpirtin!

Tema e bisedimit me çdo Partner ndërkombëtar (donator, duhet thëne më mirë) ishin ushqimet. Mua më ishte bërë mendja: grurë, mish, djathë, vaj, qumësht pluhur etj. Mbrëmjeve mbaja me gajret njerëzit, duke folur në televizion se ushqimet janë rrugës, ja, zëre se kanë ardhur. Në mëngjes zija radhën që pa gdhirë për qumësht për tim bir dhe dëgjoja njerëzit që shfrynin në errësirë:

– Ngelëm në radhë, ai djali në televizor na mban me gajret, por asgjë s’po vjen.

– Jo mor, nuk e thotë kot ai, sa herë e thotë, e bën.

Kur lindte dita dhe dalloheshin fytyrat e njerëzve, ndonjë pensionist, që qëllonte të kishte qenë dhe komunisti më i tmerrshëm i lagjes dhe papritur ishte demokrati më i tmerrshëm, më përshëndeste i turpëruar.

Ja dhe shifrat e ushqimeve që kërkonim me urgjencë për të shuar sadopak urinë e njerëzve: grurë 195000 ton, miell 40000 ton, sheqer 15000 ton, vaj 7000 ton, oriz 5300 ton, gjalpë 4300 ton, djathë 2000 ton, qumësht pluhur 8650 ton, mish 20.000 ton, vezë 53 milionë kokrra, sapun e detergjentë 6000 ton dhe makarona 4000 ton.

– Janë shumë – psherëtiu Andreoti, i menduar thellë duke vërtitur listën midis gishtave që i dridheshin lehtë, duke parë nga Ministri i tij i Jashtëm, Gianni De Michelis.

– Jo,- i thashë unë menjëherë – nëse na i plotësoni këto çdo shqiptar do të marrë vetëm 45% të kalorive ditore të një italiani. Mendoj se nuk mund të zbresim më poshtë, ndryshe njerëzit do të zhgënjehen dhe do t’i keni të gjithë në Bari.

– Sa?- pyeti Andreoti. 45%? Po pse një shqiptar duhet të marrë më pak kalori se një italian? Apo thjesht pse është shqiptar?! Pranojmë – tha ai i befasuar nga llogaritë e pakundërshtueshme. – Do ta rrisim shumën nga 90 miliardë në 113 miliardë lireta, por do thjeshtojmë ndonjë artikull si makaronat, qumështin pluhur (që u shtua përsëri papritur pas një historie të pabesueshme, të denjë për kujtime) dhe vezët.

Për ne nuk kishte asnjë problem që lista të reduktohej. Sepse këta artikuj edhe mund të hiqeshin. I kisha shtuar unë sipas historisë që tregohej në Elbasan.

Një grup i Komitetit të Partisë me Sekretarin e Komitetit të Partisë në krye, shihnin një pjesë teatri problematike për kohën para se të jepej leja që të shfaqej. Skenografi kishte vënë në skenë edhe një rrotë qerreje, me gjithë kundërshtimin e të gjithëve. Sekretari kompetent: – Mirë, mirë, por atë rrotën në skenë duhet ta hiqni. Skenografi: – Unë them jo, sepse rrota shpreh…Dhe Sekretari: – Jo, jo, duhet ta hiqni menjëherë. – Çdo diskutim u përqendrua tek rrota e qerres, e cila u hoq dhe pjesa u lejua të shfaqej.

Kështu po shtyheshin muajt, Qeveri pas Qeverie, me pragurie, me luftë për të siguruar pak ushqime dhe për të qetësuar njerëzit. Pikërisht në këtë situatë, kur fatmirësisht italianët të mallëngjyer nga eksodet (sot padrejtësisht thuhet të friguar!) dhe nga shifrat e ushqimeve, po na gjendeshin në ditën më të zezë të Shqipërisë.

Më 25 shtator 1992 një Ministër shqiptar shkon në Romë dhe nënshkruan me Z. Fernando De Angelis, President i shoqërisë Agip Petrol, marrëveshjen për disa nevoja “urgjente” për dimrin 1992/1993: 60 mijë soba me vajguri, 60 mijë ton vajguri, 5 mijë soba me gaz, 12 mijë bombola gazi me peshë 10–15 kg secila dhe 3 mijë ton gaz. Të gjitha për t’u paguar nga Kooperacioni Italian me paratë e ushqimeve. Në marrëveshje përfshihej edhe një Fabrikë për përpunimin e gazit.

Kjo marrëveshje e papërgjegjshme, që e anashkalonte në mënyrë të çuditshme interesin publik, tregon qartë mungesën e plotë të bashkërendimit ndërinstitucional të interesit publik. Negocimi dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë në dëm të furnizimit me ushqime123 tregon zhveshur sesa pak përfillej interesi i vendit krahasuar me të paktën interesin sektorial dhe të shumtën me interesin personal. Por tregon, gjithashtu, nivelin skandaloz të administratës sonë publike dhe të Qeverisë, që dërgonte ministra për bisedime pa një platformë të qartë e të miratuar bisedimesh.

*Ish-ministër në Qeverinë ë Stabilitetit 1991-1992, autor i librit “Shqipëria mund të bëhet” nga i cili është marrë ky fragment.

September 12, 2018 14:27
Komento

18 Komente

  1. papadontpreach September 12, 15:10

    Shqiperia nuk mund te behet, dhe nuk do te behet kurre sepse ka njerez qe flasin e shkruajne si kofini pas te vjelit. Qarte? Kane kalur 28 vite, te cilat Ustallaret nuk i kane kaluar kot, sikurse ne. Qarte? Pirdhuni.

    Reply to this comment
    • korçari September 13, 09:58

      Injoranca dhe genet e ADN-se jane faktore prioritare ne favorizimin e te keqes dhe ne fatkeqesisht kemi patur ,kemi dhe do te kemi esadista apo pasardhes se tyre me ADN te njejte dhe perpos kesaj idiotesia dhe injoranca eshte ulur kembekryq ne Shqiperi pasi ka 30 vjet qe merret si shembull i arritjes ,zotesise,zgjuarsise hajduti,krimineli ,spiuni,i paturpi,sharlatani,tradhetari dhe antishqiptari ku ligesia arrin deri ne portat e Stokolmit per te mos dhene nje çmim per letersine nje shqiptari gje qe eshte shume pozitive per imazhin e shqiptareve ne bote,po dhe atje letra anonime.ZOTI E NDIHMOHTE SHQIPERINE…

      Reply to this comment
  2. Illyria-Shqiperia September 12, 15:30

    Kisha kohe qe nuk lexoja nje tekst te tille. Cfare sinqeriteti ne keto rreshta, sa dhembshuri e dashuri per kete vend. Ku Jane keta njerez tani? Pse na Lane ne duart e spiuneve dhe krimineleve per kaq vjet?! Faleminderit Dita dhe autorit. Shqiperia behet.

    Reply to this comment
  3. pitu September 12, 15:42

    qenke fare pa tru vendi i varfer dhe hajdutat rruges qe nga nevojtoret publike deri ne presidence dhe ti thua kush spiunon dhe ty nuk te besojne q nga ty i pari

    Reply to this comment
  4. Peter September 12, 16:10

    Respekte zotit Ylli Çabiri kolegut tim ne Kombinatin Metalrgjik Elbasan, si gjithmone ai Ylli i drejte dhe I sinqerte siç ke qenë gjithmone.
    Pershendetje nga Skocia dhe kur te vij ne Elbasan do te takoj me mall.

    Reply to this comment
  5. Lorsn shehu September 12, 17:13

    Per veteranet dhe kta qe komentojn ke kjo media e mbaruar je nerregull ti o pseudo shkrimtar po pyet vetem si nuk te nxjerin ke no nje media noramle po del ke kjo media qe esht si qender zeri e kohes enverit

    Reply to this comment
  6. Dodona mbi Tomorr September 12, 17:47

    “….Por do te vuani nga njerzit qe do te keni ne krye…Ata jane te perkushtuar vetem per te bere ato qe u kane premtuar atyre qe i kane vendosur ne keto vende.”Mjaftojne keta rreshta per te kuptuar se cfar eshte klasa politike e pasviteve “90 sic qene ata qe dogjen e shkaterroi cdo gje ; nga fabrika uzina kombinate e deri ndermarrje te tera perfshire edhe ato bujqesore! Vetem e vetem se ato ishin te periudhes “Komuniste” qe ishte rregjimi me “i eger ” ne tere lindjen e Europes duke e barazuar me ate
    te Hitlerit sic po bejne tashti me “Aushvicin” e Tepelenes. Kjo klase politike qe po kenaq orekset e nji klase dikur te permbysur e sot te kthyer ne pushtet po zhduk cdo arritje te popullit tone per gati
    nji gjysem shekulli perfshire edhe fitoren madheshtore te luftes Nac. Cl.gjate luftes se dyte boterore!

    Reply to this comment
  7. Agimi September 12, 18:15

    E pse nuk u jep emrat, apo ke frik se turperohen armiqte e Shqiperise?! Gabim, zoti Cabiri

    Reply to this comment
  8. Aliu nga Selenic September 12, 19:11

    Ky eshte nje reflektim individual . Pore po nuk reflektoi e ter shoqeria shqiptare vertet qe ne do te vuajme akoma.
    Si do te reflektoj shoqeria kure oer dite mbarset me informacione te kunderta.
    Ata kan te drejte qe na qiajne te pa bese po perse.Se neve presim ne bes vetevet tone.Shokun e te tjer me radhe.
    A nuk u pre ne bes populli nga kjo klas politike qe ne emer te demokracise shkatrroi edhe ato vlere te larta qe kishte krijuar shqiptari ne kete periudhe pesdhjetvjecare,
    Gjermani e din mire qe mallrat tona ne kohen e komunizmit nuk peshoheshin fare.
    Po perse.? Se at kishin besim se shqiptari nuk genjen.!
    Po kush e futi kete fare te keqe . Ket nuk e thot Autori i cili u bjemn amash.
    Ket e futi Sali Berisha me Partin e tije te poshter te cile gjoja per te rritur autoritetin e tyre falce duheshin te sheheshin shqiptaret. Ashtu sic po shahen edhe sote.!
    Pra kure vet veten e presim ne bese perse i kerkojm faje te tjerve.!
    Edhe sote kjo gjendje eshte e sakte,!

    Reply to this comment
  9. Merre me long... September 12, 19:45

    Genjeni badrusha genjeni, se dicka do mbese.

    Mjaftoi vetem leximi i dy rreshtave te para per te kuptuar se tollombaci kuq çabirist do plaste ne ajer si flluske sapuni…

    “Askush nuk kishte guxuar t’na fyente” – ia mballos ne tym çabiri (jo-komunist) i partise

    “Das stinkt bis zum Himmel” – do murmurisnin me vete gjermanet po t’i kishin proftasur nje mentaliteti kaq te vrazhde provincial.

    Po mire mo shuku çabir, aq i letum nga fiqiri dhe aq guxim prej trapi duhet te kete sipas teje nje politikan i huaj (dhe aq me pak nje gjerman), sa ta denigroje veten aq poshte duke ofenuar me ato lloj formash ordinere bedelat dhe zaberhonet e peshtira te diktatures komuniste?

    A e di ti qe nje qytetar i zakonshem gjerman, i cfaredo lloj shtrese dhe niveli qofte, e ka te pamundur te arrije deri aty sa te kape per faqesh (per veshi jo e jo…) apo te ofendoje me gjuhe ordinere nje person te panjohur, e aq me pak, palo-ministrin e qenverise se (de)stabilitetit?

    Reply to this comment
  10. XheJ eN Bi September 12, 19:52

    Agimi…

    Nga pyetja që i bën Ylli Çabirit më duket se nuk kuptove asgjë.Shyqyr që nuk janë të shumtë ata që do bënin një pyetje të tillë !!!!

    Reply to this comment
  11. Partizani September 13, 02:10

    Une nuk kuptoje pse Dita vazhdon te preferoje gazetare ish “KOMUNISTA” por mire mo Dita pse per 27 Vjete Nuk ke Shkruar 1 Here per Shitjen e Kosoves nga Peders Tarasi tek Milatinovici? Po per te FSHETAT e Plenumit Te Beratit Kur Ymer Dishnisa Edhe Nako Spiro e akuzuan Enver Tarasin is Kriminel edhe “Tradhtar”? Po per viziten e 48 we Pederas Tarasi beri ne Yugoslavi edhe pranoi qe Shqiperia te beheshe Republika e 7 e Yugoslavise? Po mire mo Dita po si nuk asnje here nuk keni permendur Librin “Tanet” nga Liljana Hoxha per “Lady Macabeth” Ose me Shqip “Nexhmija Fashistja”?
    Ahhhhhh more Dita

    Reply to this comment
  12. Messerschmidt September 13, 08:43

    Iliri pret 27 vjet per te na zbrazur zemren se ci paska ndodhur ati ne 1991 ….nje padrejtesi e madhe fort !!!!

    sepse Shqipërinë po e mbyt droga dhe “komunistët banditë, që janë në pushtet, gënjejnë”?

    ketu shof nje te vertete dhe asnje spiunim!

    E nga ta dinte! Profesori ynë francez, kur na prezantoi Skënder Gjinushi me të, na pyeti krejt i pafajshëm: Pse, ju nuk i keni sytë si kinezët?

    te jesh profesor ne France dhe te thuash dicka te tille nuk ka b…me nejt ul …por vetem rraca gjinushve komunikon me zgjebje te Tilla dhe e ka perndere te punoj me zhgjebet te Tilla sepse i duken akoma te jashtem !

    Reply to this comment
  13. Katovica September 13, 09:35

    SI GJITHMONE DALIN NE SHESH KATOVICKARET!!! KRYESPIUNE DHE PLEHRA TE SHQIPERISE!!

    Reply to this comment
  14. TURP PER USA + BE ..QE TOLEROJNE SALI & LUL KRIMINELIN September 13, 14:53

    Zoti Xhabiri
    .
    Je ze i vecante ne kete kenete te qelbur te shtypit dhe politikes shqiptare..Eshte tamam si thoni ju qe jemi kthyer ne KAVIE TE NDERKOMBETAREVE..
    .
    .Do te permend vetem nje krahasim pikant per kohen qe flisni:
    .
    .Nese lideri i majte Fatos Nano denohej SI BIN LADENI per ndihmat italiane per 100 dollare per fajin e tij se vodhen palet e “e treta”..kurse nga krahu tjeter ” lideri”i djathte vjedh gjysem miljardi dollare..tradheton me UCK dhe detin Jon..vret dhe 4 kokpalaret ne bulevard dhe shpallet YLL NE NGJITJE nga nje antiambasador si Arviziu me kinezerirat e tij si thonte me te drejte analisti Yzeri..
    .
    Pra kjo nuk ndodh as ne koloni as ne vendet te pushtuara.
    .
    Eshte uluritese
    .
    Nuk eshte problemi qe miqte tane na trajtojne si KAVIE EKSPERIMANTALE
    .
    problemi eshte se jemi ne qe pranojme te na trajtone si KAVIE…sepse nuk kemi guximin te themi te verteten
    .
    PSE MIQTE TANE “NA TRADHETUAN” ?

    —————-
    Edhe me serbershishisti apo lulbashisti me i fandaksur nuk do besonte ne 22 janar 2011 nje dite pasi ky SERIAL KILLER do te rihynte perseri ne politike si “fitues” dhe nuk do kalbej ne burg..
    .
    Cfare tradhetie te pabesueshme qe ka bere Edi Rama kur ne KUKES ne prill 2014 pa pike turpi i thote tradhetarit serberishe ATDHETAR…ky qe zhduku Remzi Hoxhen arrestoi krere te UCK apo furnizoi milloshin me arme dhe karburant>
    .
    Serberisha
    —–QE FSHIU BYTHEN ME EKSPERTIZAT E FBI PER 21 JANARIN
    .
    ——QE PERZURI SI PULE TE DERGUARIN E PRESIDENTIT AMERIKAN
    .
    —–QE I THOTE NY-TIME-sit LETER HIGJENIKE NE RASTIN E MASAKRES GERDECIT.
    tregon se ai eshte problem i Amerikes dhe jo i shqiperise…OSE SERBERISHA KA MPOSHTUR AMERIKEN..OSE ESHTE NJE PINOCET I TYRE 1000 HERE ME I ZI SE AI KILIT….

    Dy here qeveria amerikane ka bere gafa qe kane lene gjurme negative ne histori
    .
    E para
    ishin kampet e perqendrimit te amerikaneve me origjine japoneze ne WW2 nga 1941-1947 qe me ne fund I demshperbleu ne kohen e Reganit ne vitet 80 me miljarda dollare
    .
    E dyta
    invazioni dipllomatik dhe I sherbimeve secrete amerikane ne vitet 1990-1992 nga Beogradi duke vene ne krye te shtetit shqiptar nje monster filoserb me emrin Saleh
    ka ardhur koha qe administrate amerikane te investigoje gafat dhe gabimet fatale nga dyshja anti-amerikane Rajersonovic-Biberovic.
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje lidhjet e disa zyrtareve amerikane me ish udb jugosllave ne dem te kombit shqiptar
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te marrjes pjese te kolonelit diplomat Rajeson ne fushaten elektorale ne janar-mars 1992
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te interferences rajersonit per arrestimin dhe denimin e Fatos Nanos si genocide antikomunist I panevojshem
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje se kush zyrtare amerikane dhe shqipare u “demshperblyen” me floririn e londres..dhe pse pikerisht u abuzua me florin e londres ?!
    Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.

    Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Tema ) jane verbuar dhe nuk shikojne qe kjo eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne vitin ne vazhdim gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.
    .
    Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
    ***
    Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
    PERBINDESH
    KANIBAL
    MONSTER
    TERRORIST
    TRADHETAR
    DJALL…etj etj
    .
    Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:
    .
    1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
    .
    2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
    .
    3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
    .
    4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
    .
    5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.
    .
    7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
    .
    8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
    .
    9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
    .
    10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
    .
    11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
    .
    12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
    .
    13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
    .
    14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
    .
    15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
    .
    16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
    .
    17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi

    18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
    .
    19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
    .
    20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
    .
    21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
    ***
    ***
    Pas mos ndeshkimit te Monstres Berishe per disa kryekrimet e tij..sidomos per masakren HITLERIANE te 21 janarit me keqardhje kemi drejte te mendojme se:
    Amerikanet po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate (turqit na ndane ne myslymane dhe te krishtere)..dhe ne vend te ballaban pashes dhe hamza kastriotit shohim berishen dhe bashen….dhe analoge eshte enverhoxha ne rolin e skenderbeut..
    Paprekshmeria e serberishes gjendet ne kasafortat e rajersonit-arvizuse dhe donald-luse
    dhe eshte jo burrerrore qe ke frike te thuash te verteten qe
    i paprekeshmi quhet WILLIAM BIBERAJ (alias sali serberisha) made in 1990UDB-CIA(seksioni ballkanit)
    .
    Turp per shtetet e lulbashkuara te amerikes dhe shtetet e shkerdhyera te europes qe tolerojne sali satanain duke e poshtruar ate komb me shume se gjithe armiqte e tij…per te gjitha kohrat…qe jo vetem vrau por po shurron viktimat dhe jetimet e tyre..

    Reply to this comment
  15. Eduarti September 13, 17:26

    Spiunimin te te huajt e bejne prej vitesh ketu ato qe jane ne opozite pa dallim! Por pyetja me e drejte do ish : Kush bejne servilin lapangjoz te te huajt? Pergjigja do ishte pa asnje dyshim : Ato qe kane pushtetin pa dallim!
    Pse, mos keni ndonje dyshim se kopeja e Rames nuk ka spiunuar sa eshte lodhur te te huajt sa ishte ne opozite? Apo dyshoni se Rama ne pushtet nuk ka qene ca me shume se Berisha servil e kokerr servili i te huajve? Te gjithe njesoj kane qene ne opozite, njesoj ne pushtet. Spiune dhe servile te te huajve. Pa dallim feje, krahine a kahu politik (se ide nuk kane).

    Reply to this comment
    • I fundmi i serberishes ne WDC September 13, 19:09

      Eduarti

      Spiunimi te te huajt ( superfuqite) ne vende te vegjel si Shqiperia eshte nje fenomen qe ka ndodhur po ndodh dhe do te ndodhe…Dhe keto ‘shenjtoret Demokratet perendimore’ japi shuma kolosale per spiunet e tyre…
      .
      Por ajo qe eshte mizerabel ne shqiperi eshte se jane te huajt qe mbeshtesin kriminelet tane si me poshte nje rast i thjeshte:

      …….vetem nje rast

      Në verën e vitit 2009, kur Berisha po përpëlitej mes shpresës dhe makthit për të ndërtuar koalicionin me Ilir Metën, Granoff ishte inkurajuesi i duhur dhe garanti i tyre në Uashington. Inteligjent dhe eficent për t’i mbyllur problemet pa shumë zhurmë, ai konsolidoi fort raportet e Berishës me Podesta Grup, një nga grupet më të forta të lotimit aktual në SHBA, me rol kyç në administratën e Obamës, të cilët janë e vetmja barkë shpëtimi për Berishën në Uashington. Me pagesa marramendëse për gjëra qesharake, ata shfaqin Berishën në bursën e NASDAQ, duke i rënë gongut pasi ky i fundit ka paguar një faturë 360 mijë dollarë, përdorin vizitën e tij në OKB në New York, formalisht një ekstraterritor i SHBA, për t’i organizuar Berishës një takim me biznese shqiptarë që flasin anglisht, duke i marrë ata nga Tirana në Uashington. Kush mban mend emrat e atyre që morën pjesë në atë forum kujton se kryesor ishin Michael Granoff, Ambasadori Frank G. Wisner, si këshilltar i çështjeve të jashtme te Patton Boggs, Christian Canacaris, CEO, Raiffeisen Bank në Shqipëri, David Welch, Presidenti për Evropën Afrikën dhe Lindjen e Mesme në kompaninë Bechtel, e cila përlau 1.5 miliard euro për 60 km rrugë, të cilën tashmë e kemi të bllokuar, Suneel Gupta, CEO & zëvendëspresident ekzekutiv i Bankers Petroleum, Albania si dhe Sotiris Kapotas, president i Stream Oil & Gas, kompanisë që ka marrë gjashtëdhjetë përqind të vendburimeve të naftës në Shqipëri, dhe faktikisht i përket merita partnerit të Albana Vokshit, licencuar në kohën që motra e saj bënte ligjin në Ministri të Ekonomisë.

      Duke parë krizën e Berishës me SHBA dhe rrethimin diplomatik që i është bërë atij, vizita e Berishës në OKB ishte rasti për të krijuar idenë se Berisha u prit dhe jashtë dyerve të OKB, duke shkuar atje faktikisht “me bukë me vete” siç thotë një shprehje popullore shqiptare.

      Berisha nuk i kursen paret për lobistët që tentuan t’i çajnë rrethimin, por duket se ata nuk arritën t’i shpëtojnë gjithçka. Përfundimet e rezultateve të FBI e hodhën në erë përfundimisht imazhin e qeverisë shqiptare në Uashington dhe kundërshtimi i tyre i egër prej Berishës, duket se ka hequr pluhurin e dosjeve të vjetra të tij në zyrat e shtetit amerikan. Lobistët e tij atje u detyruan të kthehen nga mbështetës të Berishës në informatorë të tij për perceptimin që Departamenti Amerikan i Shtetit ka për të dhe politikën e tij. I vetmi rekomandim i ardhur prej tyre ishte sfumimi i tij dhe nxjerrja e Lulëzim Bashës në plan të parë. Granoff ishte përsëri gati. Ai prodhoi udhëtimin e Bashës në Uashington, leksionin në një universitet dhe ju gjend në krah për të improvizuar njësoj si Berisha disa muaj më parë, një takim me biznesmenë amerikanë, që në fakt ishin sërish Paton Gazz, i paguar nga Berisha dhe Granoff.

      Sërish me sforcim të madh në sfondin politik shfaqet Eliot Engëll, i cili po ngrys karrierën si kongresmen demokrat për New York-un, me dreka dhe darka shqiptares, të cilat duket se e kanë stërvitur atë të mos mërzitet, por dhe as të mos mërzitë askënd më me problemet e tyre. Shumë vetë panë me dyshim pse tonet e Lulëzim Bashës ndryshuan nga Uashingtoni për vrasjet në bulevard. Panë se ai i quajti ata të pafajshëm dhe kërkoi t’i lihej në dorë drejtësisë. Michael Granoff ishte pranë tij. Nga anija e madhe e pushtetit të Berishës, që po mbytet, duhet të shpëtohet ç’të mundet. Lulëzim Basha është njeriu i duhur për tu licencuar si i moderuar, pasi është pjesë e komprometimit të madh. Ai ka marrë pjesë në lobimin e Rrugës së Kombit, me lobistët që ishin në krah të Berishës, duke ndërtuar me një shifër skandaloze një copë rrugë që po varros ekonominë shqiptare. Ai është pjesë e negociatave të vitit 2009 për koalicionin e ri dhe sot brenda PD shihet si një pol pushteti në aleancë me Ilir Metën më shumë se sa me njerëzit e tjerë tradicional të PD-së. Më 21 Janar ai ishte në zyrën e Sali Berishës kur u vendos për të qëlluar mbi qytetarët. Katër prej tyre vdiqën, të tjerët i shpëtoi Zoti, kurse urdhëruesit po përpiqet t’i shpëtojë i talentuari Granoff.

      E ka pak të vështirë, por nuk është se nuk po ia del. U shfaq sërish në krah të Lulëzim Bashës në Katar, atje ku nuk ka debate për demokracinë apo vrasjet politike, por flitet vetëm për miliona. Ka gjithmonë një arsyetim dhe për këtë. Fondi i tij do t’i qëndrojë afër ambicieve të zotit Basha për të ndërtuar diçka në Tiranë, diçka që akoma nuk ia dimë emrin, fytyrën apo shifrën që kërkon. Dimë vetëm që tashmë atij i duhet të shpëtojë ç’të mundet nga “gjemia” e Berishës. Ka zgjedhur Lulëzim Bashën me idenë se gjërat e lehta qëndrojnë mbi ujë, por kur janë vërtet bosh. Ky i fundit ka aq gjëra të rënda në karrierën e vet, sa kemi frikë se zotit Granoff do t’i duhet kohë më vonë të mbrojë Fondin që drejton në Tiranë, formalisht fond jopolitik, nga komprometimi me politikën personale dhe lobimin në favor të atyre, të cilët FBI i ka certifikuar si udhëheqës që kanë vrarë njerëz të pafajshëm.

      Reply to this comment
  16. Besiana September 16, 01:15

    O Yll, si ka mundesi te mos jesh bir komunisti ti, derisa ta vene YLL?!
    Asnje Yll nuk ka pasur para se te na zinte frymen Kuqua i Sllaveve, kete e dine te gjithe.

    Mbase nuk ke qene anetar partie (dhe s’te kundershtoj dot) qe ai i Opozitares te kete qene ishKomunist. Ti nuk jep emra, por te besojme: perderisa Njesh u caktua Sali Berisha, tere komunistet mund te kembenin jaken.

    Por, pa e ditur emrin e guvernatorit te PD-se, kam prirjen te besoj se ai mbase do kete ndryshuar sadopak se brendshmi. Por ti o Yll, qe e quan habine e Perendimoreve pasoje te keqkuptimeve, edhe nese s’ke qene me tesere, o me ndonje shkrese tjeter, se nuk te ngjisnin lart ata pa te pasur ne dore te te rreshqasin tepeoshte, ti je bere komunist pas kaq kohesh!!!

    Nuk e morem vesh, si e ze ne goje Robert Elsiene ti o kuqoli? Se mos e ve ne dyshim njeriun qe ka sjelle ne shqipen e re nga shqipja e vjeter qe ju e Drejteshkruat me Kongres, (edhe per kete duhen fyer, dhe duhen perbuzur perjetesisht, po aq sa e late kete popull te varfer si askend tjeter ne Europe…), ky Elsie ishte edhe ne Gjyqin e Millo Sllavit qe beri ndaj Kosovareve po ate qe Tito beri bashke me Eterit tuaj…

    Por kot ta zgjasim, se, ç’u be nje me pak nje komuniste me shume!
    Shqiperia eshte bytym e komunisteve!
    Ta Gazeoni…
    Ata qe arrijne ia mbathin!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*