Kush nderon tradhtarët, mohon luftëtarët!

November 10, 2018 13:22

Kush nderon tradhtarët, mohon luftëtarët!

Faqe historisë,

Balli Kombëtar,

jo më kot është shpallur,

si një tradhtar!

 

Edhe Mit’hat Frashëri,

që ishte i pari,

padyshim që është,

kryetradhtari!

 

Gjersa tradhtia,

tani po nderohet,

lufta partizane,

nga këta mohohet!

 

Mbase Lumo Skëndua,

si shkrimtar shkëlqen,

po pas tradhtisë,

asgjë nuk ja vlen!

 

Fiks e ka të shkruar,

Himni Kombëtar,

kush është tamam burrë,

dhe kush tradhtar!

 

E kemi në Hymn,

kush është turp e nder,

po pse qeveria,

këto kosto merr!

 

Filloi me mbretin,

kjo paturpësi,

edhe me Mit’hatin,

u vulos tani!

 

Mbretin lart e ngritën,

anti-komunistët,

e nderin Mit’hatit,

ja bëjnë socialistët!

 

Më vjen për të qeshur,

Ramën kur dëgjoj,

kur thotë-se me Salën,

nuk jemi njëlloj!

 

Dhe unë e kam thënë,

çalon krahasimi,

por kanë-me ç’shohim,

shumë pika takimi!

 

Qoftë diktaturë,

a demokraci,

qëndrimi ndaj luftës,

ka shumë rëndësi!

 

Dhe kur tradhtinë,

ti e lartëson,

besimin dhe votën,

më s’e meriton!

 

Një qëndrim të njëjtë,

kanë partitë tek ne,

ndaj koha kërkon,

një parti të re!

 

Një parti e re,

sot për Shqipërinë,

që mos e njollosi,

kështu historinë!

 

Nuk ka pse të ndodhi,

ndryshe me shqiptarët,

se janë të përbuzur,

kudo tradhtarët!

 

Në çdo vend serioz,

ata janë dënuar,

po këtu me buste,

janë lartësuar!

 

Është ironike,

se dhe këta “tanët”,

asnjë lloj respekti,

s’kanë për partizanët!

 

Kur ke lartësuar,

kështu tradhtarët,

ti i ke mohuar,

të gjithë luftëtarët!

 

Lufta partizane,

ka rrënjë të forta,

ajo ka akoma,

pesëqind mijë vota!

 

Tani që të gjithë,

e dinë sekretin,

kush ka partizanët,

merr edhe pushtetin!

 

A.DUKA

November 10, 2018 13:22
Komento

11 Komente

  1. Vlora 9 November 10, 13:51

    Bravo BEN DUKA

    Reply to this comment
  2. MH November 10, 14:26

    Qendistari i historise dhe aktualitetit me bukurin teper brilante e te pashoqe qe nuk e arrin asnji pende sic e arrin i madherueshmi Arben Duka.
    Keto trushperlar qe qeverisin dhe bajne politike per plot 30 vjecare jane nul per vetveten dhe politiken qe bajne dhe shesin.Presidenti i Malit te Zi ka miratue ligjin:
    Kush nuk ngrihet ne kembe kur ekzekutohet Hymni Kombetar.Denohet me gjobe.
    Merreni me mend sikur hymni kombetar i tyre te jete ne kete derengje me hymnin tone kombetare qe e kane ba rrutan(zhele) e leter hygjenike.
    Vec luftes ai largohet qe asht i lindur tradhetar.
    Iku mbreti kur duhesh ti vinte gjoksin pushtuesit.Vjen nji pleh prej Vicidolit dhe na e riabeliton me shtatore dhe emrim rrugesh.
    Ngrihet President Nishani dhe reabiliton tradhetaret,Ballistat me dekorime.Vjen dita sot te reabilitohet tradhetari Meh’di Frasheri kryetradhetari i Ballit kombetar.Dhe cudia e cudinave betohemi per falumurin me hymnin kombetar per te mos e tradhetue dhe reabilitojme tradhetaret.E cfare na duhet betimi dhe hymni solemn per kombin.
    Ky dhoj Betimit asht faqja e zeze e kombit shqiptare sepse i sherben tradhetarve qe sa ma shume tradheti aq ma shume nrihet piadestali ne nderimin per kontribut tradhetie.

    Reply to this comment
  3. GRANIT DRENICA November 10, 15:05

    Tradhëtarët “shqiptarë”, kolaboracionistët shqiptarë e të ngjashmit me këta -jo që nuk kanë qenë kurrë dhe as nuk janë SHQIPTARË, por këta halldupë e SOJSËZ, nuk janë as njerëz normal; prandaj, lë ta dinë mirë SHQIPTARËT E VËRTETË se këta halldupë-sojsëz në fjalë -NUK MARRIN VESH ME FJ A L Ë !?!!!

    Reply to this comment
  4. ALBAN DEGA November 10, 16:30

    Replike e detyruar me fakte me apologjine e Roland Qafokut e co. per nazifashistin Mithat Frasheri….

    NUK KA SHQIPTAR ME TE KEQ SE SHQIPTARIN ANTISHQIPTAR ZOTI QAFOKU!

    – Kush eshte vellavrasesi dhe tradhetari, kryebashkepunetori i nazi- fashisteve !?

    – Me thuaj me ke rri te te them se cili je!

    – Nuk e di ku e futni veten ? Turpi qofte me ju !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ne te njejten dite qe urdheron, porosit krejt bashibozuket e Ballit per pergjigje flake per flake ndaj luftetareve nacional-clirimtare, Midhat Frasheri urdheron qe te nderpritet cdo veprim kunder pushtuesve hitleriane ….
    Mid’hat Frashëri 7 Tetor, 1943.
    BALLI KOMBËTAR Qarkore Nr. 7. Shqipëria e Shqiptarëve. Vdekja e Tradhëtarëve. Gjithë komiteteve Krahinore…. porositeni që çdo sulmi e çdo atentati komunist t’i përgjigjeni menjëherë dhe po me atë mënyrë

    MID’HAT FRASHËRI, 7 TETOR 1943 “Gjithë komiteteve krahinore. Meqënëse vendi ynë sot ka nevojë të ngutshme për rregull dhe disiplinë gjithë komitetet, komandat dhe çetat e Ballit Kombëtar porositen që me të arritur kjo qarkore të pezullohet çdo operacion luftarak kundër forcave gjermane tash për tash…”

    A ka ku te shkoje me hapur bashkepunimi me pushtuesin Nazi- fashist dhe vellavrasja, cka e percakton krejt qarte edhe CIA amerikane :

    RAPORT I CIA-S, 5 MAJ 1954

    “Balli Kombëtar është krijuar fillimisht në vitin 1939 nën influencën e Mid’hat Frashërit,{më parë President (shënim: nuk është e vërtetë) i Shqipërisë nga 1929-1931}. Frashëri ishte kolaboracionist me fashistët dhe më pas me gjermanët, që e emëruan drejtues të administratës së Shqipërisë…
    Po cili eshte konkluzioni me tru ne Qafe jo ne koke i Roland Qafokut !?
    “ Nuk e kemi nderuar Mid’hatin për 69 vjet dhe çfarëdo të bëjmë nuk e kompensojmë dot baltën e hedhur ndaj tij. Të paktën, më 14 nëntor, eshtrat e frashërlliut të madh do t’i kemi në Tiranë, duke çuar në vend amanetin e tij. Se për nderimin që meriton, ndoshta do të bëjnë brezat që do vinë. Mbështetur edhe te këto tre urtësi që ai shkroi vetë:
    “Partizanët e barazimit s’duan kurrë që i poshtmi të ngrihet sa i larti, po i larti të unjet sa i poshtmi. Rrafshimi ndër ta do me thënë prishje dhe rrëzim. Prandaj vjen fatkeqësija !”
    Turp per kete bastard e faqezi te Frasherlinjve, por edhe me turp per idiotesine dhe Megainjorancen tende dhe te gjithe atyre qe nderojne kete bashkepunetor pa maska per kete kryeminister te pushtuesve nazi- fashizmit e vellavrasesi antishqiptar qe eshte kunder lirise, pavaresise, barazise dhe vellazerise kombetare!
    A e di ti Roland Qafoku dhe politikanet apo qeveritaret trunebythe te Tiranes se “ Liri – Barazi- Vellazeri!” eshte parulla e Revolucionit te Pare te mirefillte Demokratik, atij Francez qe solli demokracine bashkekohore ne Bote dhe jo parulla e Revolucionit Socialist te Tetorit qe polli komunizmin.
    Te nderosh dhe lartosh nje figure kryekolaboracionisti te nazi- fashizmit si Mithat Frasherit direkt dhe terthorazi do te thote te nderosh nazi- fashizmin dhe tradhetine kombetare !
    – Me thuaj me ke rri te te them se cili je, thote Sovrani
    Nuk e di ku e fusni veten ju Zoti Qafoku dhe keta politiqaret e Tiranes qe zgjedhin Vitin e Gjergj Kastriotit- Skenderbeut per te nderuar sivellain e Hamza Kastriotit, Mithat Frasherin !
    Nuk ka shqiptar me te keq se shqiptaret antishqiptare e tradhetare te popullit e kombit te vet qe i sherbyen pushtuesve dhe nazifashizmit !
    Po aq antishqiptare jane edhe ata qe harxhojne taksat e shqiptareve fakira per te nderuar nje eksponent te nazifashizmit !
    Marrja qofte me Sali Toptan Millosh Pashicet e rinj!
    Po sa shume paskan qene kjo fare hithash more Zot ! Lanet !

    POST SCRIPTUM:

    Kane mbetur edhe 51 dite qe te mbyllet Viti i Gergj Kastriotit Skenderbeut…
    Nxitoni te vendosi ne Panteonin e Nderit te Kombit edhe Hamza Kastriotin, Esat Pashe Toptanin, Xhafer Devén, Sinan Hasanin, Rahman Morinen… Sali Berishen… more legena antishqiptare !
    Turp …. Turp…. Njemije here turp !
    Turpi qofte me ju !

    Reply to this comment
  5. Lufter November 10, 16:57

    Per kete turp e percudnim te historise me sa e kane shperbler Ramen bashkepunetoret e fashizmit dhe nazizmit ????

    Reply to this comment
  6. bujari November 10, 17:27

    Me sa shoh dhe kuptoj, ketu ne vendin tim, tradhetaret po behen heronjte dhe heronjte po behen tradhetar.Ky eshte nje turp i madh, por turpi me i madh eshte se kjo ide, pra reabilitimi i tradhetareve(kolaboracionisteve) perkrahet nga socialistet(rilindasit). Une nuk jam historian por di se shtepija e gjyshit tim dy kateshe u dogj dy here nga gjermnet ,si shtepi partizani(gjyshi simpatizant i legalitetit-Zogut,ndesa baba partizan-invalid i luftes). Do te thoni clidhje ka kjo me ballistet?-kesaj pikpyetje une i pegjigjem asajse ,gjermanet nuk e dinin se kush ishte shtepi partizani e kush nuk ishte shtepi partizani ne fshat.Pra qe jo vetem vetvetiu kuptohet por edhe nga bisedat e prinderve dhe bashkefshatareve te mi ,ballistet ndihmonin dhe informonin gjermanet te cilet ndermernin jo vetem djegjen e shtepive por shkaterimin e gjithe pasurise e marrjen e bagetise se ketyre familjeve qe konsideroheshin si fsmilje partizani. Kjo eshte vepra dhe heroizmi i ballit qe ne krye te tyre kane patur Mitat Frasherin. Mitat Frasheri, ne fakt ka qene nje intelektual e dietare i nje permase te larte te kohes, por rreshtimi i tije ne anen e gabuar gjate luftes dhe pas saje, ja ulin vlerat jo vetem atije por gjithe partise qe ai kryesonte. Dhe ta vendosesh ate perkrahe korifenjeve te rilindjes (Abdyl,Naim dheSami) te cilet kane dhene nje kotribut te pashlyeshem per vendin e tyre do te thote, per mua,te perdhunosh figurat e ketyre korifejve. Socialist (rilindas) vini gishtin kokes sa nuk eshte vone se po rreshqisni nga idealet madhore te njerzeve te ndeshem dhe te shume patrioteve dhe heronjeve qe aqe shume kane dhene dhe sakrifikuar per kete komb,

    Reply to this comment
  7. valentina November 10, 18:25

    Me vjen per te qeshur, Ramen kur degjoj, kur thote-se me Salen, nuk jemi njelloj! . . Nje parti e re, sot per Shqiperine, qe mos e njollosi, keshtu historine! , , Kur ke lartesuar, keshtu tradhetaret, ti i ke mohuar, te gjithe luftetaret! , nje bravo te madhe per ju Z.Duka.

    Reply to this comment
  8. Bukur poet, por je shumë i vonuar... November 10, 21:01

    Çëfësht e ktheu pllakën,
    Dhe Dukë partizani,
    Që deri dje maçokun,
    E mbante poshtë jorgani !

    Veshin nuk ja vinte,
    Këshillave poeti,
    Kur tjetri n’vesh i frynte,
    Kujdes se do të çjerri !

    Dhe ja që vjen një ditë,
    Kur proçkat nis maçoku,
    Të zonë nga pas e çjerr,
    Tradhëtar njëlloj si zogu !

    Reply to this comment
  9. Kopshtari November 11, 09:48

    Shqiperise, popullit shqiptar, patriotve dhe heronjve e deshmorve te tij, do tju marrin te ligat armiqte, tradhetaret e ketij vendi dhe gjith bashkpuntoret e nazifashizmit.
    Perrenjt nuk ngrihen dot mbi malet.

    Reply to this comment
  10. niko November 11, 20:32

    Ujrat e zeza,as në det nuk të lejon bota që ti derdhesh dhe jo më pastaj, të përziesh tradhëtarët me gjakun e PASTËR që është derdhur për KOMBIN!!

    Reply to this comment
  11. Noli November 11, 22:09

    Vijmë në konkluzionin: ballistët tanë ranë si shahitë të luftës fashiste, dhe nuk kanë asnjë shpresë që të ngjallen si lugatë nga ndonjë luftë e afërme reaksionare. Pra, mos u varni torbën, po u tregoni vendin, dhe vendi i tyre është në varret e fashizmës. Nga ana tjetër, guverna e Enver Hoxhës e rrëmbeu Shqipërinë nga thonjtë e vdekjes me sakrifica heroike në periudën e luftës. Tani vepron dhe triumfon me reforma dhe me punë konstruktive. Ka përpara një të pritme të shkëlqyer se periuda e paqes do të zgjatet të paktën nja pesëmbëdhjetë a njëzet vjet. Pra meriton përkrahjen e patundur të çdo shqiptari të mirë, që dëshiron të mirën e atdheut.

    Botuar në “Dielli” (Boston), 1947, 26 mars, nr. 5767.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim