Kush nuk kalon tre herë provimin e shtetit, nuk do punojë si jurist

August 27, 2016 22:49

Kush nuk kalon tre herë provimin e shtetit, nuk do punojë si jurist

Projektligji i përgatitur nga ekspertët e Reformës në Drejtësi përcakton se çdo person që ka përfunduar arsimin juridik dhe kërkon të vijojë procedurat për t’u bërë jurist, avokat, gjyqtar, prokuror, noter etj., duhet që më parë të kalojë provimin e shtetit. Parashikohet që provimi i shtetit si kriter për profesionit ligjore të fillojë të aplikohet nga data 1 korrik 2018.

Pas ndryshimeve kushtetuese, vëmendja e klasës politike është fokusuar tek ngritja e institucioneve të reja që do të zbatojnë reformën në drejtësi dhe tek fillimi i luftës kundër korrupsionit. Por një nga projektligjet e përfshira në axhendën e Komisionit të Posaçëm Parlamentar është dhe ai për provimin e shtetit, për të gjithë ata që mbarojnë fakultetin e drejtësisë. Sipas projektit të përgatitur nga ekspertët, çdo person që ka përfunduar arsimin juridik dhe kërkon të vijojë procedurat për t’u bërë jurist, avokat, gjyqtar, prokuror, noter etj., duhet që më parë të kalojë provimin e shtetit. Në provim do të futet çdo person që ka përfunduar studimet e integruara në drejtësi, ose një cikël të dytë studimi në drejtësi, i cili përfshin jo më pak se 300 kredite dhe ka pasur një kohëzgjatje jo më pak se 5 vite akademike në një universitet publik, ose privat, në Republikën e Shqipërisë. Nëse ky testim nuk do të kalohet nga kandidati për tre herë, ai nuk do të ketë më mundësi që ta japë atë sërish, duke humbur të drejtën e të punuarit si jurist në administratë apo të vijojë procedurat për t’u bërë avokat, gjyqtar, prokuror, noter etj.,

Aplikimi

Çdo kandidat që do i nënshtrohet provimit të shtetit, duhet fillimisht të aplikojë duke dërguar një kërkesë tek Bordi Testues. Aplikimi duhet të dorëzohet personalisht nga aplikanti në zyrën e Bordit Testues. Tarifa për aplikimin në provimin e shtetit duhet të paguhet personalisht nga aplikanti në zyrën e Bordit Testues. Aplikimi për provimin e shtetit duhet të dorëzohet të paktën tre muaj para datës së parë të ciklit të testimit, për të cilin ka aplikuar aplikanti. Dita e fundit për dorëzimin e aplikimit për provimin e shtetit për ciklin e parë të provimit, gjatë muajit prill, do jetë data 31 Dhjetor e vitit paraardhës. Dita e fundit për dorëzimin e aplikimit për provimin e shtetit për ciklin e dytë të testimit për provimin e shtetit, për muajin tetor, do jetë 30 Qershor. Në rast se kandidati nuk ka kaluar me sukses provimin, Bordi Testues do të marrë një vendim ku do të vendosë për moskalimin me sukses të provimit dhe do të tregojë arsyen e moskalimit të provimit të shtetit. Kandidati jo i suksesshëm ka të drejtë të ankimojë këtë vendim të Bordit Testues brenda një periudhe prej katër javësh nga data e marrjes dijeni. Në rast se kandidati e ka kaluar me sukses provimin e shtetit, Bordi Testues do të marrë një vendim për kalimin me sukses të provimit, i cili do të përmbajë pikët mesatare për çdo testim, notën për çdo testim dhe pikët totale. Kandidati do marrë një certifikatë.

Modalitetet e testimit dhe pikët e nevojshme

Testimi
1. Pesë testet e ndara të lëndëve provimit të shtetit do të jenë në formë të shkruar.
2. Pesë testet e ndara të lëndëve të provimit të shtetit do të jenë identikë për të gjithë
kandidatët.
3. Koha për secilin prej testeve të lëndëve të provimit të shtetit do të jetë pesë orë.
4. Koha për secilin prej testeve të lëndëve të provimit të shtetit do të jetë identike për të gjithë
kandidatët.
5. Secili nga pesë testimet e lëndëve të provimit të shtetit do të kryhet në të njëjtën kohë, në të
njëjtin vend dhe në të njëjtat kushte për të gjithë kandidatët.
6. Të gjithë kandidatët për të njëjtin testim do të ulen në të njëjtën sallë.
7. Secili nga testet për lëndët e provimit të shtetit do të konsistojë në :
a) të paktën një kazus për t’u zgjidhur nga kandidati;
b) të paktën 30 pyetje për t’u përgjigjur nga kandidati.
8. Numri maksimal i pikëve për secilin nga pesë testet e lëndëve të provimit të shtetit është
200.
9. Në secilin prej testeve të ndara të lëndëve të provimit të shtetit, për çdo pyetje do të
përcaktohet maksimumi i pikëve që mund të marrë kandidati për përgjigjen e saktë apo
zgjidhjen e duhur.
10. Numri maksimal i pikëve të arritshme duhet të shkruhet qartë në çdo pyetje.

August 27, 2016 22:49
Komento

3 Komente

  1. Ela August 28, 07:34

    Shum dakord kte praktike kan dhe vendet perendimore, por nuk do ishte e drejte vetem per ata qe mbarojne studimet e plepave por dhe per egzistuesit sidomos per ata qe kan mbaruar studimet tek shteti me mik tek privati me lek dhe tek universiteti i plepave te futen ne provime, sepse deri tani skemi asnje nepunes drejtesie por kemi thjesht sekser.

    Reply to this comment
  2. Z/K August 28, 13:08

    Ne mos e marrte provimin e shtetit per dy heret e para.Te shkoje ne Plepat Durres se ia jep Berisha 100%.

    Reply to this comment
  3. MH August 28, 13:12

    Nji fotografim mjaft inetrresante.
    Ku shifen ajka e zgjedhur nga vota e popullit.Me nji larmi te korruptuarish dhe kriminelesh.
    Na prini!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*