Kush po e grabit “Albautorin”?

Arben Duka September 24, 2015 15:37

Kush po e grabit “Albautorin”?

Unë, si individ me ndërgjegje të lartë njerëzore, i përjetoj ekstremisht keq të këqijat e pafundme që na vijnë nga mungesa e drejtësisë dhe e shtetit të vërtetë, që mendon e punon seriozisht për popullin e vet. Edhe hallin që ka një tjetër, të cilin unë mund të mos e kem asgjë, e përjetoj njëlloj si të jetë halli im. Problemi është se në çdo hap që të hedhësh këtu ka padrejtësi, padrejtësi dhe vetëm padrejtësi. Padrejtësia është ngritur në institucion dhe drejtësia është strukur në vrimat më të thella. Mbase kam njëmijë gjëra për të thënë, por sot do të shkruaj për shoqatën time të mbrojtjes së të drejtave të autorit: “Albautor”. Në kohën që ne kërkojmë të drejtën tonë me të gjitha mënyrat e mundshme, nuk e dinim që kusarin e kishim brenda në shtëpi. Ai quhet Idar Shahin Bistri, një drejtor i emëruar nga bordi me kryetar Pirro Çakon, që e mori “Albautorin” për ta rrënuar, mbase dhe për ta vjedhur gjer në qindarkën e fundit, se në fakt ashtu ka ndodhur.

Kur Pirrua dhe Idari kanë marrë në komandë “Albautorin” me gjithë zyrat që ne kemi blerë kur drejtonte Neshat Tozaj, ka pasur gjendje në llogari një shumë prej 35 mijë eurosh, e mjaftueshme për autorët anëtarë për një vit mbrojtje të drejtash. Por Pirrua me Idarin nuk na e bënë të ditur këtë shumë, si normë elementare e transparencës dhe statutit të shoqatës. Pirrua dha dorëheqjen para mbarimit të mandatit, por Idar Shahin Bistri, qëndroi me forcë pa mandat dhe pa licencë. Dhe e dini ç’bëri ky rrufjan? 35 mijë eurot ja xhiroi Eno Bushit, se ia paska pasur borxh Neshati?! Por historia nuk mbaron këtu. Më e forta vjen tani. Neshati, që ndjesë pastë, paska pasur borxhe dhe tek tre persona të tjerë dhe paska lënë peng godinën e “Albautorit”, gjer në shlyerjen e borxheve. Por problemi është se godina është blerë me lekët tona të së drejtës së autorit, dhe në hipotekë jemi ne që figurojmë si pronarë dhe jo Neshati. Tani, ky Idari, e paska nxjerrë godinën në shitje për të likuiduar borxhet e Neshatit, për të cilat ne nuk jemi në dijeni, se mund të jenë dhe borxhe private. Ky Idari i Shahinit, me mandat të mbaruar dhe pa licencë mban me forcë çelësat e zyrave, nuk përfaqëson më askënd.

Ne kaq kemi mundur të zbulojmë dhe nuk e dimë tamam përmasën e vjedhjes që ka bërë ky djali, vetëm apo në bashkëpunim me Pirro Çakon e të tjerë. Ne e kemi rikrijuar shoqatën tonë, por jemi në zyra me qera se nuk na jep çelësat Idari, një hajdut profesionist i pajisur me diplomën e juristit. Mendo ç’mund të na bëjnë të tjerët, kur na kanë vjedhur paturpësisht personat që ne kishim zgjedhur për të na mbrojtur të drejtat. Avokati Eno Bushi duhet të na thotë se përse Idar Shahin Bistri i ka “falur” 35 mijë euro, djersën dhe gjakun tonë në vite. Dua që Prokuroria e Tiranës të njihet paraprakisht me këtë skandal të pabesueshëm. Nuk do vonojë dhe kallëzimi penal për vjedhje dhe shpërdorim detyre në ngarkim të Idar Bistrit dhe Pirro Çakos, i cili me indiferentizmin dhe mosveprimin e tij, ka bërë të mundur vjedhjen e parave dhe tjetërsimin e pronës sonë të ligjshme. Këtu, në Shqipërinë ku ne na ra halli të jetojmë, çdo ditë po bëhet keq e më keq. Do vdesim nga hidhërimi që luftuam e punuam shumë, por nuk ndryshuam dot asgjë për mirë.

 

*Autor tekstesh për rreth dymijë këngë

Arben Duka September 24, 2015 15:37
Komento

13 Komente

  1. Shahisti September 24, 16:09

    Shiko, qe ata qe thua ti mund te jene hajdute edhe nuk perjashtohet se ketu ne Shqiperi vec hajdute ka sic po duket, po nje gje nuk marr vesh, cfare ke ti or bejtexhi per te mbrojtur, bejtet e tua? E kujt i plasi te t’i vjedhe ty ato bejte or zoteri? Ato jane ca pacavure qe nuk i duhen as dreqit. Nejse, paç fat!

    Reply to this comment
  2. kryetari kAmentuesve idjote September 24, 16:48

    ‘Shahisti’-Qe je idjot nuk vihet ne dyshim se nuk je ne gjendje te kuptosh qe vetem ne kutine e shahut mund te behen 10 ne fuqi te 22-te kombinacione por eshte faji i redaksise qe ne nje rubrike ku duhet te ‘komentohen’ shkrime e probleme komentohen idjotesira.
    Pake me intereson emeri i autorit por ‘Edrejta e autorit’ eshte ‘A’-ja ne nje vend te civilizuar ku edhe per te degjuar nje kenge kurdo e kudo duhet te paguash edhe pse jo ‘direkt’!

    Reply to this comment
    • Shahisti September 24, 17:51

      Tashti kur te quan idiot Kyetari i Idioteve, kjo ne pergjithesi duhet marre si kompliment, sepse kryetari i idioteve i bie qe te jete Kryeidioti, pra cdo gje qe thote e shkruan eshte kryeidiotesi. Sa per numrin e kombinimeve ne kutine e shahut ke thene edhe nje idiotllek me shume, e si perfundim ik e degjo ndonje kenge idiote nga ato me tekst te ketij bejtexhiut ketu, po arrite te gjesh ndonje te mbijetuar nga koha e Enver Gjirokastres, prandaj kam thene qe ky i gjori nuk ka cfare te mbroje.

      Reply to this comment
  3. lato September 24, 17:12

    Zoti poet i respektuar!Mund te jesh nje luan,qe me fuqine e vargut te permbysesh pushtete,por je krejt i pamundur te besh drejtesi me keta horra,qe jane shtuar se tepermi.Keta jane si hienat qe te sulmojne tufe dhe ti nuk di nga te mbrohesh me pare.Shteti ben spektatorin dhe te ruan ty a e ke paguar gjoben e faturistit te energjise,qe ta ka rrasur sa i ka ngrene lapsi,per te shlyer edhe debitoret,qe nuk paguajne kurre.

    Reply to this comment
  4. Nazim September 24, 19:20

    E drejta e autorit ne Shqiperi as qe vihet ne kandar, por maskarenj si keta ka ne cdo institucion ne Shqiperi. Keta perfitojne qe Neshat Tozaj nuk eshte gjalle, dhe po mundohen te perftitojne dhe shkaterrojne kete insitucion.
    Zoti Duka,

    Ju dhe anetare te tjere te Albautorit, duket te nenshkruani nje deklarate dhe te akuzoni keta hajdute me cizme ne prokurori. Gjithashtu duhet te kontaktoni familjen e te ndjerit Neshat Tozaj qe te verifikoni dokumentat qe ka lene Neshati per te mbeshtetur akuzat tuaja dhe te kundershtoni akuzat fallco te ketyre xhambazeve. Neshati po te kishte borxhe te Albautorit, nuk do te kishte lene pas 35,000 euro, por do t’i kishte paguar ato borxhe kur e pa qe po i vinte fundi, se nuk vdiq papritur.

    SHendet, dhe me kembe te mbare ne kete percapje kunder ketyre fytyrave te pacipa.

    Reply to this comment
  5. Artan Tozaj September 24, 20:42

    Ne pergjigje te opinionit te leshuar nga i nderuari Z. Arben Duka, une Artan Tozaj, i biri i te ndjerit Neshat Tozaj dua te shtoj:
    Pas vdekjes se tim eti ne Dt. 29 Nentor 2008, jam zgjedhur nga Keshilli Administrativ i ALBAUTOR ne pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv te kesaj shoqate, e cila eshte themeluar ne vitin 1992 nga Z. Neshat Tozaj dhe Zj, Tatiana Gjonaj.
    Kjo jo per shkakun se isha i biri i Neshat Tozaj por isha emeruar qe ne vitin 1993 si Jurist prane ALBAUTOR, dhe kam punuar deri ne vitin 1998.
    Jam shkeputur nga kjo shoqate rreth pese vjet dhe kam rifilluar serisht pune atje ku kam punuar si jurist dhe shef i Zyres Juridike.
    Jam marre me te gjitha gjyqet qe ka patur ALBAUTOR me perdorues dhe shperdorues te se Drejtes se Autorit.
    Pas mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme te Zakonshme te dates 09 Dhjetor 2009, per zgjedhjen e Keshillit te Administrimit dhe te Presidentit te Agjensise ALBAUTOR, u vendos nje vendimmarrje e padrejte nga disa personazhe te quajtur ANETARE te agjensise ALBAUTOR te cilet ishin: Ardit Gjebrea, Sokol Marsi e te tjere qe konfirmoheshin nderkohe si anetare te shoqatave si-motra dhe pikerisht te SIAE. Anetaresim ky i fundit qe konfirmonte shkelje flagrante te ligjit dhe te statutit te ALBAUTOR.

    Per te tjera informohuni nese keni interes, ne adresen time te e-mail (qe eshte pjese e lenies se komentit ne kete portal dhe mund te shikohet nga redaksia).

    P.S.
    Ne Mars te 2009 jane likuiduar te gjitha detyrimet qe ALBAUTOR u kishte te gjitha Agjensive Nderkombetare ne lidhje me banesen e Autoreve Shqipetare (te anetareve te shoqates ALBAUTOR), ajo eshte banese e ketyre anetareve me te drejta te plota te cilen e realizoi Drejtori Ekzekutiv i zgjedhur prej tyre Z. Neshat Tozaj.

    Reply to this comment
  6. t..... September 24, 21:10

    O shahist !Cte ka gjetur keshtu me poetin !!!! Nuk le radh pa vjell helm kunder tij e spo di cte dyshoj !Je i semur e sic po kuptoj duhet te jesh “mik” Spaci e te ka len topall nga trut ! Je i kohes se Enver Gjirokastres shof e paske kujtime te “mira”! Je per tu dhimbsur me gjith kte ligsi e xhelozi qe te ka pushtuar shpirtin !!Mos je vellai nastradinit ne mos qofsh dora vet se ska si spjegohet gjith ku mllef ndaj ktij poeti qe ka hyr ne zemrat e shqiptareve dhe nuk ben si ty e mua qe fshihemi pas nje nucku ! Komenteve te tua kunder ktij ju vjen era bajg e behesh i neveritshem por si duket ke lekur te trash e te regjur ndaj ske si kupton e vazhdon ……

    Reply to this comment
  7. tomsojeri September 24, 22:12

    Po kto 35 000 cjan dhe ky cels qe mbahet eskluzivisht cfar domethenie ka! Pra mbas ktij shkrimi te djalit te Nehatit shofim qe nuk ka lidhje i ati me kto borxhe ! Kuptohet qe dicka luhet dhe uroj te da el verteta ….

    Reply to this comment
  8. petrika September 25, 21:59

    z.Duka ndiqe problemin deri ne fund , se e verteta menon por nuk vonon.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim