Kush fshihet pas maskave?

Redaksia Online January 8, 2014 14:30

Kush fshihet pas maskave?

Grupi hetimor për ngjarjet e fundit ka dyshime se grabitja e djeshme në qytetin e Durrësit, sulmi i bujshëm në qendrën tregtare TEG në Tiranë dhe akti terrorist i ndodhur më 31 dhjetor në Milot, ku u hodh në erë shtylla e tensionit të lartë, nuk janë pa lidhje. Një nga pistat e hetimit sugjeron se në të paktën dy prej ngjarjeve janë implikuar persona të larguar nga puna muajt e fundit si forca speciale të policisë e të ushtrisë, dhe që organizohen nga specialistë të mirëfilltë që njohin armët, eksplozivët dhe teknikat e grabitjeve. Por pa dashur kanë lënë edhe disa gjurmë të rëndësishme.

Policë dhe ushtarakë

Grabitja e djeshme la të kuptohej se autorët kishin një mbështetje logjistike të sofistikuar, e cila rezulton të jetë marrë fshehurazi nga magazinat e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes jo shumë kohë më parë. Dëshmitarët treguan se 4 autorët, ishin të veshur me rroba ushtarake komandosh, të pajisur me jelek antiplumb, fenelina në makinë, shkopinj gome dhe armë pistoleta dhe automatikë. Edhe në lëvizje, dukej si një grup kryekëput special, që njihte mirë mënyrat e forcave elitë. Tre kambistët kanë treguar se janë neutralizuar në pak sekonda, madje edhe fuoristrada që përdorën mësohet se mbante shenja të policisë, si fenelinë dhe tabelë. Kalimtarët kanë kujtuar fillimisht për një operacion,

Makina me te cilen u krye grabitja

Makina me te cilen u krye grabitja

por më pas u kuptua se ishte një krim grabitjeje. Katër grabitësit e djeshëm, pas krimit në Durrës, janë parë të largoheshin me shpejtësi në drejtim të Ishmit dhe më pas në Bubq të Krujës. Zona malore e këtij rrethi është e njohur për pyllin e saj dhe shtigjet nga mund të kalosh. Janë përdorur forca të shumta dhe helikopterë të RENEA-s, por pa ndonjë sukses. Grabitësit e veshur si forca speciale janë futur në pyll dhe aty kanë humbur gjurmët. Grupi ka hyrë në të njëjtën vatër të nxehtë ku dyshohet se vepron celula e dyshuar për tritolin e 31 dhjetorit. Dyshimet për persona të shkarkuar kohët e fundit nga segmente të rendit dhe mbrojtjes, përfshirë gardën, të implikuar në hedhjen në erë të shtyllës në 31 dhjetor kanë lindur prej disa ditësh. Por në ngjarjen e djeshme në Durrës janë forcuar dyshimet se autorët janë profesionistë dhe me të kaluar në polici dhe ushtri.

Çfarë ndodhi dje

Persona të armatosur, të veshur me uniforma forcash speciale të ushtrisë dhe policisë, me pajisje dhe jelekë antiplumb, grabitën tre kambistë dhe lanë të plagosur dy prej tyre, duke u marrë çantën me të paktën 10 milionë lekë rreth orës 08:15 të mëngjesit të djeshëm, në qendër të Durrësit, në sheshin “Pranvera”. Autorët e paidentifikuar, që ishin 4 persona, zbritën nga një mjet fuoristradë “Land Rover” me targa angleze, dhe sinjale policie në vendin ku qëndrojnë kambistët. Kambistët Edmond Sollaku dhe Arben Çuni, janë dërguar në spital, ku i pari kishte plagë të lehta, kurse Çuni mbahet ende në spital pasi kishte dëmtime më serioze, por pa rrezik jete. Kurse i treti, Hajdar Lala, nuk mori plagë. Sipas mjekëve të spitalit, Arben Çuni i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi goditja në kokë i kishte prekur skalpin. Sipas dëshmitarëve, autorët kishin armë dhe shkopinj bejzbolli dhe vepruan shumë shpejt. Tre prej tyre neutralizuan kambistët dhe i katërti grabiti çantën e madhe me 10 milionë lekë. Në pak çaste goditën dy kambistët në trup dhe kokë me qyta armësh dhe shkopinj bejzbolli dhe më pas janë larguar me shpejtësi në drejtim të Ishmit. Policia ka ngritur postblloqe në të gjitha rrugët hyrëse e dalëse të qytetit të Durrësit, si dhe në Krujë e Fushë-Krujë. Mësohet se operacioni policor është shtrirë në komunat Bubq e Ishëm, ndërsa automjeti i grabitësve është parë për herë të fundit në afërsi të Sukthit. Ndërkohë policia zhvilloi në malësinë e Krujës edhe kërkime me helikopterin e RENEA-s. Kambistët kolegë me të dëmtuarit, apeluan dje për mbrojtje nga shteti./ Artur Qoraj/

 

***

SHËNIM: A do ta kapë qeveria lepurin me qerre?

 Nga Ermir Hoxha

Tre kambistë u dhunuan e më pas u grabitën dje në qendër të Durrësit. Pra, jo në ndonjë qoshe të humbur të Shqipërisë, ku nuk ndihet era e shtetit që prej vitesh. Si në rastin e grabitjes spektakolare në një prej qendrave më të mëdha tregtare të kryeqytetit, javë më parë, ku ca babagjyshër të trukuar, mbushën çantat me bizhu dhe çan ferrën nëpër natë pa ndonjë koklavitje. Ndërsa të djeshmit, thuhet se ishin veshur si njerëz të rendit. Nuk është rasti për t`ja faturuar gjithë ç`po ndodh qeverisjes ende në agimet e veta; pasi është rezultante e një sërë faktorësh politikë e socialë, që e kanë çuar Rendin në këtë pikë të hallit, e që shtrihen vite pas, tej 3-mujorit të Ramës e Rilindjes së tij, ku përfshihen një mal mbrapshtish, duke nisur me degradimin e sistemit arsimor; më pas me shthurjen e familjes, kaosin urban e një lëvizje të llahtarshme demografike që ka cenuar çdo ekuilibër social; me papunësinë, korrupsionin në asht, e sigurisht me dobësimin e shtetit në çdo hallkë, deri në fazë kalbjeje. Sepse, doemos që kjo qeveri nuk e do një dështim kaq të dukshëm, e ku pa, tek Rendi, për të cilin ka një ndjeshmëri të theksuar. Mos harrojmë se kur është fjala për Rendin, edhe Enveri përligjet për zullumet e veta. Dhe nëse për tregues të tjerë suksesi qeverisjeje, duhet të paguhet një kosto kohore, për Rendin askush nuk pret: e duan që tani, në çast. Të duket se ne kemi policë, por jo polici. Ndër batutat më të goditura e më inteligjente të filmave shqiptarë, është ajo se “qeveria e kap lepurin me qere!”. Dhe në këtë rast, me qeveri nënkuptohet shteti, forca e tij, instrumentet që posedon për ta bërë zap krimin. Por problemi ynë duket se dhe në këtë rast, është po ai, si në ndërtimet pa leje: shteti ka humbur aftësinë e kontrollit mbi territorin. Është rasti për të kujtuar se në pranverë të `92, ndodhi masakra e tmerrshme e Libofshës, me autorësinë e vëllezërve Çuko, të cilët u kapën brenda 24 orësh dhe u ekzekutuan me varje brenda pak javësh. Një diçka e tillë sot, pas kaq vitesh, duket e pamundur. Jo për aktin e dënimit me jetë, por për efikasitetin e zbulimit të autorëve të krimit dhe ndëshkimit të tyre, në një kohë rekord. E pra, kjo nuk po arrihet dot. Dhe krimi duket se po ka një inteligjencë të mahnitshme për ta kuptuar këtë; dhe për ta shfrytëzuar, sigurisht. Nga ana tjetër, duhet theksuar se ata tre kambistë janë taksapagues, janë ata që në heshtje kanë vendosur t`i paguajnë pak më tepër shtetit, me kushtin që jetën ta kenë të sigurt. Nga xhepi i tyre kanë dalë ato para, me të cilat u janë shtuar rrogat punonjësve të rendit. Dhe rezultati i këtij “pakti”, duhet të jetë i shpejtë, i dukshëm, prekshëm, produktiv. Në të kundërt…

 

Redaksia Online January 8, 2014 14:30
Komento

21 Komente

  1. ARGITA January 7, 20:48

    THUHET QE GRABITESIT KANE GODITUR MAKINEN E POLICISE ,NUK E KUPTOJME POLICIA CFARE BERI KUR ATA E GODITEN ,I MORI TARGEN E MAKINES , NJOFTOI NE CDREJTIM VAJTEN GRABITESIT ,PSE NUK I NDOQI NGA PAS GRABITESIT ,A KA DHENE SHPJEGIME POLICIA E TAHIRIT PER KETO DETAJE

    Reply to this comment
    • enea January 8, 14:56

      Policia ka takuar keta maskat me vone dhe kane ndare leket. Shume e thjeshte.

      Reply to this comment
    • ........ January 8, 16:36

      Jo i ra goma fugonit policise!!!! Pastaj i kerkuan Tahirit gome rezerve…grabitesit u ulen ne shijak thjeshte per kafe….Tahiri falenderoi cunat.

      Reply to this comment
  2. shqipatri January 8, 15:12

    nese do shteti ata do te ishine te vdekure shteti uje dhe zjari mose e kruaj eshte nje thenie po ketu ka dicka qe eshte pabesi ndaje shqiperis dhe shqiptareve dhe mbulohete me keto lloje menyrashe ore e dini sa spiune ka qe dhe sic thote barboni lubonja qe cia i ka te gjitha me detaje ne maje te gjelperes de nuk i shpetone gje ne kete bote qe ajo komandone jo njepalo bandite si malaje apo bercani apo sali luzha qe jane plera perara forces se shtetite po thuaje kushe i sponzorizone dhe kure i del policia perpara nxjerin disniktivate te sherbimeve sekrete serbogreke dhe sja mbane njeriu ti kapi se keto urdhra mere dhe i madhi qe degjone meshene greqishte thua se jemi ne greqi apo shqiperi

    Reply to this comment
  3. Mark uk January 8, 15:33

    Ne te gjitha rastet policia thot,iken duke perfituar nga errsia e terreni malor.Po tash diten per diell si do thone.Dua te pyes kur do thuhet fajin e ka Rama.Kto gjera kan lidhje me drejtues te lart te shtetit.

    Reply to this comment
    • Paradox January 8, 17:23

      O Mark o gje e trashe, a e lexon shkrimin per maskat perpara se te nxerresh traplliqe nga goja? Maskat i kontrollon Berisha per te perhapur terror e ti thua e paska fajin Rama! Ik e puno ne lavazh e bej ndonje lek e mos harxho kohen ne website qe nuk i kupton dot me ato pak mend qe ke.

      Reply to this comment
  4. agroni January 8, 15:36

    O po nuk behet Policia me ministra si Saimiri Tahirajve, i jati i tij vidhte me ilacet e skaduara dhe i biri ka mendjen te vjedhe me ndonje rryshfet a me ndonje tender, ose te fotej per dreke ndonje polic te fresket e bukurosh. Per sa kohe do jet minister ky kalama e i degjeneruar nuk do ket rend dhe pik.

    Reply to this comment
  5. tropo0jani January 8, 16:46

    Pas tyre eshte dora e Berishes qe do rremujat e 97 me patjeter, ashtu sic deklaroi tek arjan cani qe dota permbyste kete qeveri me cdo mjet e menyre. Sa here eshte berisha ne opozite hidhen ne ere shtyllat e tensionit.

    Reply to this comment
  6. Mark uk January 8, 17:22

    Me i dhene sa ma pare leter duaresh kti ministri se ala i qet buza qumsht,nuk bene per ate pune.Shikoni cfar ndodhe ne qeverin e ringjadhjes iken nga Durrsi e ne Lac e nuk i shef policia,kjo kuptohet lehtesisht se eshte bere me dijenin e funsionarve te shtetit.

    Reply to this comment
  7. Mark uk January 8, 17:44

    paradox: Ju kerkoj te falur keni te drejt ta mbroni,Kush nuk mbron babain ai nuk eshte djal i mire.Mos ma qaj hallin per punen time po shif e servilosjo ndonje kuadri te japin ndonje ndime ekonomike se boll ma duke ruajtu dhit atje ne mal.

    Reply to this comment
  8. Mark uk January 8, 17:45

    paradox: Ju kerkoj te falur keni te drejt ta mbroni,Kush nuk mbron babain ai nuk eshte djal i mire.Mos ma qaj hallin per punen time po shif e servilosjo ndonje kuadri te japin ndonje ndime ekonomike se boll ma duke ruajtur dhit atje ne mal.

    Reply to this comment
  9. Hakmarrja per Drejtesi January 8, 20:14

    Komandanti i terroristeve banon ne rrugen “Mustafa Matohiti”/Tirane 1/Albania

    Reply to this comment
  10. Gramoz January 8, 20:18

    AKTET TERORISTE NE MILOT KU JU VU SHTYLLES TE TENSIONIT TE LARTE ESHTE VEPER E STRUKTURAVE PARALELE TE BERISHES DHE KONTIGJENTI I TYRE MAMURAS,LAC,GUREZ DHE MILOT ,NDERSA KAMPISTET E GRABITUR JANE MAMURAS -LAC ,DUHET NJE ORGANIZIM TE RI KU NJE PJESE E POLICISE TE SHTETIT TE JENE CIVILE DHE TE INFILTOHEN ..

    Reply to this comment
  11. LORA January 8, 21:08

    Shperthimi,pjesor,i tritolit ne shtyllen e tensionit te larte ka TETE DITE qe ka ndodhur.
    Pa qene pretencioze,kam te drejten time te pres informimin nga Policia e Shtetit e kapjes se terroristeve;,,,,,jo hipotezat se kush fshihet e bla ,bla, bla.
    Hipotezat vetem rrisin ankthin e publikut.Nese nuk keni lajm per kapjen,na i kurseni hipotezat deshperuese dhe ankthsjellese.

    Reply to this comment
  12. hosteni January 8, 23:32

    po si e dinin maskat qe ne ate ore do dilnin leket ?????????????? ( cfare rastesie)

    Reply to this comment
  13. ali baba durres January 9, 00:06

    U kthyem si ne 97, fillon dita me grabitje me arme mu ne mes durrsit,vazhdon me lloj-lloj dallaveresh e pislliqesh,dhe mbyllet me 4 te vrare ne Korce! Dhe me gallata eshte se politikanet tane fajsojne njeri tjetrin dhe evropen pse jemi jashte saj e nuk na pranon!E kush te don kshu o ED-dulla dhe SALI-dulla? jeni bo si ENVERI me rrenen qe do ndrtojm socializmin dhe na rrejti per 45 vjet,ndersa ju po na rreni 23 vjet me integrimin evropian dhe hic asgje! Te pakten ai ligj e rend kishte ndersa ju as ate s,keni! E dini cfar ju them?,, ,,,,,, Ndaleni boten dhe zbrisni dhe na leni ne popullin te ecim perpara vete,,,,,,,

    Reply to this comment
  14. Labi January 9, 09:29

    Pirdhni o polica pirdhni. Sa postoblloqe policash ka kaluar ky xhip grabitesish me tabelen e policise tek xhami?! A e ndaloj ndonje postobllok policie te bente kontrollin e dokumentave te kesaj makine jo te policise qe mban tabelen e policise per mos tu shmangur policave??? Polica pleq te lodhur shikon ende ne rruge qe skane nuhatje as per gjen me te vogel. Hyni njehere ne drejtorine e policise e shihni cfare rrumpalle eshte ne sherbim. Nje staf injorantesh qe sdine te te sherbejne…Dhe sdine te sillen. Rrumpalla vazhdon . Pordhe koti ky EDI RAMA SE NE PUNE TE PARET QE JANE PUNESUAR JANE DJEMTE E DEPUTETEVE DHE TE MIQVE TE TYRE PA U BERE KONKURS FARE. Interesohini dhe do shihni si jane punesuar.

    Reply to this comment
  15. shpatar January 9, 10:59

    Keto jane skema qe perpunohen jashte kufijve Shqiptare ne urdher te padronve brenda vendit .Jemi kthyer mbrapa si ne kohen e qofte largut .Banda e grupe spinuesh ne bashkpunim me borgjezet shqiptar si asnjehere jane hedhur ne sulm per mbijetese. Shqiperia eshte ne nje kahos si ne 47 .Keqbersit dhe te pakenaqurit ndaj humbjeve te financuar nga hajdutet e pushteteve jane aq aktive sa nuk duan tja dine per shtetin dhe vendin ku godasin .Vepron nje rrjete i nderthurur me agjente e specialiste qe kontrollojne gjithecka .Jane taktika te njohura qe jane perdorur dhe me pare nga vete shqiptaret .
    Si perballohen keta situata ku nuk duken gjurmet e krimit ne Shqiperi .Ndritja e opinjonit real nga strukturat shteterore per veprimtari kriminale e armiqsore .Angazhimi i forcave te fshehta ne cdo qelize te aktivitetit brenda e jashte vendit .Perzgjedhja e specialistve te luftes antikrim duke i mbajtur ne gadishmeri te perhershme si ne situate lufte .Paisja me mjete e aparatura te sofistikuara qe lehtesojne punen e te kundervepruar menjehere .Marrja e masave te sigurise per cdo objekt ne qendrat e populluara dhe ne akset kryesore te qarkullimit . Te vendosen regulla sigurie per depozitat finacjare .Te hiqet kambizmi individual e te perqendrohet ne vende me siguri te larte . Te kete adresa te sakta te qyterarve e te kontrollohen online vendbanimet dhe vendet e punes .Nderhyrje urgjente e shtetit per kontrollin dhe iventarizimin e armeve dhe municjonet cdo 6 muaj dhe i perditshem per forcat qe i perdorin.Armbajtja pa leje dhe municjonet te denohet si veprintari kunder shtetit .
    Keto nuk jane cudira as masa ekstreme por domozdoshmeri e sigurise kombetare .Deri me sot kemi degjuar copeza te krimit .Nese nuk veprohet me dore te hekurt pasojat do te jene dhe me te medhaja.
    Eshte krijuar opinjoni se shteti i socem po ruan qetsine artificjale ndaj fenomeneve te se shkuares .Ne mbrojtje per te mos prishur ikonen ne arenen nderkombetare se Shqiperia po ndryshon po toleron jashte gjendjes aktuale .Ndersa Opozita ne Saliun ne krye ne sulm per te perligjur ato qe kane berte gjate qeverisjes 8 vjecare. Kundershton cdo veprim qofte dhe i zbutur te qeverise Rama dhe mbjelle revolta popullore. Kur nuk arrine te ngrej popullin ve ne levizje segmete te vecante per trubullira qe patjeter do te shpien ne pakenaqsi popullore. Ka qene dhe mbetet strategjia e Berishes sa here eshte jashte pushtetit .

    Reply to this comment
  16. timi January 9, 12:53

    Po nuk ju pre koka neperkes helmuse nuk do te kete qetesi dhe rend ne shqiperi , koka e neperkes eshte sali berisha i cili e ka kuptuar se litari ne qafe poo i ngushtohet qdo dit e me teper prandaj ka hedhur ne veprim klanin e tije per te terrorizuar popullin dhe destabilizuar vendin,ngjarjet e fundit arratisja e te burgosurve , vrasja e olldashit, hedhja ne ere e shtulles se tensionit te larte, babagjyshet grabitja e kambisteve kane per regjizor saliun e fazlliqin me sherbimin sekret serb,dhe. Zbatues i ketij skenari eshte agron kuliqi…………….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*