A ka patur vërtet tentativë arratisje? Kush po gënjen për ngjarjen e burgut të Peqinit?!

November 3, 2014 12:31

A ka patur vërtet tentativë arratisje? Kush po gënjen për ngjarjen e burgut të Peqinit?!

Dikush po gënjen për ngjarjen në burgun e Peqinit.

Në komunikatën e parë për shtyp të autoriteteve për këtë ngjarje u tha se 4 persona kanë tentuar të arratisen dhe se këta të katërt janë të njëjtët të cilët tentuan të arratisen në fund të vitit të shkuar nga burgu i Drenovës

Por 4 të burgosurit në fjalë nuk gjenden në të njëjtin burg. Ata vuajnë dënimin në burgje të ndryshme.

Të afërm të të dënuarve kanë telefonuar sot në Dita dhe pretendojnë se të burgosurit e përmendur në media (të cilët nuk ndodhen në burgun e Peqinit) nuk kanë dijeni për “arratinë e tyre” .

Kurse i akuzuari kryesor për arratisjen, Genc Tafili, që ndodhet vërtet në burgun e Peqinit, lirohet për pak muaj nga burgu pas 15 vitesh dënim, dhe në rrethana të tilla është pak e besueshme të ketë menduar një arrati.

Ai ka dalë me një leje 6 orëshe nga burgu dhe ka ndërruar destinacionin e lejes, por gjithsesi është kthyer në burg pas 6 orësh. Dhe kjo ka ndodhur rreth 10 ditë më parë, pra jo këtë fundjavë, që është bërë njoftimi për “arratisje”.

Në një intervistë sot në media, Genc Tafili thotë që nuk është e vërtetë që ka tentuar të arratiset.

Tafili është një nga të dënuarit për vrasjen e drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari. Ai dhe vëllai i tij nuk e kanë pranuar asnjëherë akuzën.

“Nuk është e vërtetë që ne kemi tentuar të arratisemi nga burgu. Një javë më parë kam dalë 6 orë me leje nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin, leje konform ligjit, sepse kam 15 vjet që qëndroj i izoluar. Kam dalë edhe 5 herë të tjera me leje dhe jam rikthyer”.

“Unë mendoj se emrat tanë po përdoren nga persona të veshur me pushtet, për qëllimet e tyre; ose mund të jetë ndonjë plan i brendshëm, ose mund të jetë loja brenda burgut për të larguar ca njerëz dhe për të sjellë ca të tjerë” – thotë i burgosuri në intervistën e tij.

Pas publikimit të këtyre fakteve, një zyrtar i Drejtorisë së Burgjeve i tha sot Ditës që “nuk ka patur tentativë arratisje”, por një “hetim për disa punonjës të burgjeve”.

Ndërkohë në media sot vijojnë njoftimet që “shkon në 6 numri i të arrestuarve pas tentativës për arratisje”.

November 3, 2014 12:31
Komento

16 Komente

  1. Olsi November 3, 14:11

    Duket si nje intrige e paster. Sot bandat rivale nuk perballen me ne rruge me njeri tjetrin por blejne segmente te caktuara te shtetit per te sulmuar kundershtaret e tyre. Bandat kontrollojne jeten tone te perditeshme prej 10 vitesh. Shqiperia ka arritur fundin. Sipas informacionit drejtori i pergjithshem i burgjeve eshte i LSI,dikush e ka blere aksionin per te denuar Tafilajt. Keta gardianet jane mish per top,sipas modelit qe Bisha( LSI) ha kelyshet e vet. Zoti i ndihmofte shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi.

    Reply to this comment
    • ziku November 3, 17:55

      e ka stisur Prokuroria e Elbasanit, nuk ka pune Drejtoria e Burgjeve.
      Shifeni pse e kane bere

      Reply to this comment
    • shkodran November 3, 18:01

      po ti hapen petet lakrorit tamam ne ket punen e ktyre Tafilajve del shum corbe e prishur brenda.

      Aksioni ku u vra i ndjeri Zylyftari 15 vite me pare ka rrethana te dyshimta.

      U tha qe keta te dy bashke me babane e tyre hapen zjarr ndaj policise.

      Dhe se babai i ketyre vrau Zylyftarin dhe pastaj nje polic ne gjaknxehtesi e siper, vrau babain e ketyre (te dorezuar) meqe i kishte vrare shefin.

      shikoni se per nje arsye duan ti mbajne akoma ne burg deh sajojne histori te tilla sepse po dolen jashte nuk dihet em ke flasin per ate qe realisht ka ndodhur atehere

      Reply to this comment
      • one November 3, 18:02

        kush e ka ne kurriz le ta mbaje
        atyre qe kane paguar per fajet te vret zoti me u ra ne qafe

        Reply to this comment
        • familjar November 3, 18:06

          nji gazete sot kishte botu gjith biseden me Tafilin. Ju lutem o Dita gjejeni dhe botojeni edhe ju qi ta lexojn njerezia

          Reply to this comment
  2. genti November 3, 15:02

    Plani per arratisjen eshte bere ne gusht dhe ka vazhduar ne shtator. Hetimi i prokurorise ka filluar ne shtator. Nuk eshte thene asnje here qe ngjarja do ndodhte kete fundjave. Nuk e di nese genjen apo jo prokuroria, por keto jane faktet e paraqitura ne njoftimin e saj.

    Reply to this comment
    • gani November 3, 18:09

      tentative arratisje nuk ka patur.
      Kete shume shpejt do ta pergenjeshtroje edhe Drejtoria e Burgjeve vete.
      Se pse kane sajuar nje gje te tille, kjo duhet pare me seriozitet.
      Nje arsye te forte e kane.
      Vetem nje hetim serioz dhe dstancimi i shtetit nga palacolleqe te tilla, do ti nxirrte kallajin ksaj pune.
      Po nuk eshte hera e pare qe struktura shteterore perdoren per pune “private”.
      Ndonjehere shume “private”

      Reply to this comment
  3. Mark uk November 3, 15:13

    E siguruan militarucet nje vend pune aty.E verteta tregon se ata jan ne kater burgje te ndryshm.

    Reply to this comment
  4. Besmir November 3, 16:02

    Ti themi gjerat hapur drejtori i pergjithshem i burgjeve eshte i LSI, po eshte LSI ne mes eshte muhabet parash. Me siguri per leke e ka bere se per drejtesi, hajd se folim

    Reply to this comment
    • ganiu November 3, 18:03

      cfare lidhej ka LSI o ti shoku?? Pse ja fut menderes kot??
      Artikulli e thote qarte: O genjejne familjaret ose Prokuroria, c hyn LSI-ja ketu??

      Reply to this comment
  5. lefti November 3, 18:13

    si ka mundesi te kete ndodhur para 10 ditesh dhe te flitet per tentative arratie sikur ka ngjare tani?? Kjo eshte e pamundur me duket mua.

    Reply to this comment
    • ... November 3, 18:14

      Kini parasysh qe
      Burgu i Sigurisë së Lartë në Peqin është më i madhi në 12 kampet tona të riedukimit.
      Ka rreth 800 të dënuar, 60 janë me burgim të përjetshëm dhe janw shumw tw tjetwr qw janw ekstraduar nga burgjet greke e italiane. Mbi 30 të dënuar të këtij kampi, janë nga emrat më të njohur të aktivitetit kriminal në Shqipëri, gjatë 16 viteve të fundit. Ka gjithsej 413 rrogëtarë dhe një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë.
      Eshte praktikisht nje “qyteze”.
      Cfare nuk ndodh aty brenda

      Reply to this comment
  6. ilir November 3, 18:15

    Ore keto intrigat neper burgje nuk jane asgje.
    Ta dini ju gazetaret c behet neper burgje.
    Ketu një thikë e vogel te futet ne qeli paguhet deri 1500 Euro, një celular i futur ilegalisht shkon deri në 2000 apo më shumë Euro.

    Reply to this comment
  7. qyqe November 3, 18:20

    Akuzat jane false.
    Keto marifete bëhen për të zëvendësuar stafin e sigurisë.
    lufte brenda llojit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*