Kush po LUan me reformën? (Detajet e një darke me ambasadorin)

Adrian Thano December 29, 2015 23:06

Kush po LUan me reformën? (Detajet e një darke me ambasadorin)

Në 8 shkurt 2015 aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan Geri Kokalari i dërgonte një letër Donald Lusë. Ky i fundit kishte vetëm pak ditë në Tiranë pas një periudhe të gjatë që u desh për konfirmimin e tij pas emërimit si ambasador i SHBA-ve në Tiranë.

Në letër Kokalari shprehte shqetësim për lidhjet e Donaldit me Frank Uisner që ka përfaqësuar Grupin Podesta dhe Patton Boggs, të njohura nga publiku shqiptar si kliente lobingu të Sali Berishës.

Në letrën që Lu nuk e ka përmendur kurrë, Kokalari i shkruan lidhur me historitë që qarkullojnë” se “ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner”.

Kokalari shpreh në letër edhe arsyet e dyshimeve të tij:

“Ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sipas mendimit tim, Uisner nuk është veçse një trafikues influencash, dhe nuk do të çudisë kërrkënd nëse Berisha përpiqet të përdorë marrëdhëniet e tij me Uisnerin për të ndikuar tek ju me qëllim që të ripozicionojë veten e tij për të rimarrë pushtetin në Shqipëri…”.

Dyshimet e Kokalarit i përkasin asaj kategorie dyshimesh që janë të destinuara të mbeten të tilla prej rrethanave dhe personave të cituar. Por për shkak të historisë sonë të largët dhe të afërt, ku viktimë ka qenë vazhdimisht populli shqiptar dhe përfitues një pakicë politikanësh e diplomatësh, kemi detyrimin të jemi shumë të vëmendshëm ndaj paralajmërimeve të tilla.

Duke qenë se personalisht kam një histori të mëparshme konflikti me ish-ambasadorin Arvizu, (në 2011patëm letërkëmbim të ashpër publik pasi ambasada më njoftoi vendimin e çuditshëm të “ndërprerjes së marrëdhënieve” me gazetën Shekulli që drejtoja) – kam qenë shumë i kujdesshëm për të mos krijuar keqkuptime të kota, të zakonshme për Tiranën.

Por pas shkrimeve të ditëve të fundit, sidomos të Stefanit në Dita dhe Lubonjës në Panorama për reformën në drejtësi, më duket e domosdoshme të shprehem mbi një ngjarje që e konsideroj me rëndësi për lexuesin e Ditës dhe për publikun.

Stefani dhe Lubonja jo vetëm kanë të drejtë në skepticizmin e tyre për “reformën në drejtësi” por sipas mendimit tim, të cilin do përpiqem ta shtjelloj më poshtë, qëllimi final i kësaj që po ndodh nuk është reformimi i shumëpritur i drejtësisë, por prishja në tavolinë e rezultatit elektoral të 23 qershorit.

Po ndaj me lexuesin një eksperiencë personale që daton nëntë ditë ditë më parë; bëhet fjalë për një darkë në shtëpinë e atasheut të ri të medias në ambasadën amerikane në Tiranë me ftesën e këtij të fundit.

Gjatë kësaj darke-koktej ku veç meje ishin të pranishëm edhe disa kolegë drejtues mediash, erdhi për të qëndruar rreth treçerek ore edhe ambasadori Lu.

Në një moment të bisedës ai bëri papritur një pyetje: Cila nga tri partitë e mëdha mendoni ju është e painteresuar për reformën në drejtësi? Pasoi një heshtje e më pas një prej nesh, u përgjigj me fjalinë: Politikanët gënjejnë të gjithë…

Donald Lu tha pas kësaj një frazë të cilën unë e konsideroj të pavend dhe të qëllimshme dhe do ta sqaroj më poshtë se pse.

Tha se vetëm Rama është “qartësisht pro” reformës duke aluduar se Meta nuk e do atë, madje shtoi se Rama e Meta (dhe Berisha, Bashën nuk e përmendte) “nëse janë në këtë dhomë flasin ndryshe”, kurse “kur dalin prej këtu” secili prej tyre i thotë të nesërmen të tjera gjëra veçmas ambasadorit.

Gjatë këtij “rrëfimi”, zoti Lu na kërkoi që kjo të mbetej mes nesh.

Unë mendoj se fraza u tha pikërisht për të kundërtën dhe kjo ftesë për konfidencë (konfidencë me një grup gazetarësh?!) ishte në fakt shtysa për ta përhapur atë.

Si gazetar nuk kam asnjë arsye të ndaj konfidenca të tilla, madje kam detyrimin e kundërt: t’i raportoj lexuesit tim faktet por edhe opinionin që krijoj, veçanërisht në rrethana ngjarjesh ku jam prezent vetë.

Aq më tepër që nuk më ka pëlqyer kurrë statusi i “informacionit të rezervuar” privilegjin e të cilit e paskërka një grup “elitar” nga këta që bredhin nga një koktej në tjetrin, kurse populli, – i mjeri popull, – nuk qenkësh i denjë për “sekrete” të tilla.

Dhe opinioni im mbi këtë që dëgjova (e them këtë me shumë keqardhje) është: që të futësh pas perdeve fitila të tipit “Rama i mirë, Meta i keq” do të thotë të investohesh jo në reformë siç thua, por në çarjen e qëllimshme të së majtës, me të njëjtin stil Jagoje që ka përdorur doktor Saliu për muaj me radhë pas humbjes së zgjedhjeve, si e vetmja lojë që favorizon PD-në e diskredituar dhe pa asnjë shans t’i afrohet pushtetit me votë elektorale.

Është për të ardhur keq kur konstaton se në të njëjtën lojë – (thjesht inverse prej berishistes “Ramë i keq e Metë i mirë”) – angazhohet kaq personalisht një ambasador.

Shpresoj të jetë naivitet, madje uroj që dyshimet të mbeten dyshime, por unë i përkas atij populli të majtë që pa me lot e shpresë diplomatin Arvizu në sallën ku po numëroheshin votat e popullit të Tiranës. I përveshi mëngët ambasadori dhe i mvrejti sytë. Por çfarë ndodhi? Ndodhi që rezultati u vodh në tavolinë me arrogancën më të padurueshme.

Kështu që kur shoh pasardhësin e Arvizusë të përveshë jo vetëm mëngët për “reformën në drejtësi” dhe dëgjoj ato që thotë hapur dhe në “konfidencë”, kam të gjitha arsyet të dyshoj për atë që thashë më sipër: vijimin e përpjekjes së hershme për ndryshimin e vullnetit të popullit të majtë me maniera që me këtë vullnet aspak nuk kanë të bëjnë.

Dyshimet janë edhe më të pashmangshme, kur shohim atë që vinte në dukje me shumë mprehtësi Stefani në shkrimin e djeshëm në Dita: që nuk ka çuditërisht asnjë përpjekje për të angazhuar palë jopolitike në proces, por ambasadori personalisht duket kaq i fiksuar me treshen Rama-Meta-Berisha (!).

Aq më tepër, kur papritur shohim se i vetmi “produkt politik” i deritanishëm i reformës është ulja e numrave të mazhorancës me deputetë të larguar nga Kuvendi dhe shtimi i paranojës mes dy liderëve të majtë. Kurse atë që duhet të ishte më e rëndësishme, Reformën vetë, askush nuk e njeh.

Dhe vërtet? Çfarë është reforma? Përshtypja e përgjithshme është që bëhet fjalë për një paketë kushtetuese ndryshimesh. Ligje të reja? Po pse? Nuk mjaftojnë ligjet që kemi shumë prej të cilave vetë ndërkombëtarët i kanë asistuar dhe për të cilat po ata thonë shpesh që ligjet janë po nuk zbatohen? A thua nuk kemi ligje ne mjaftueshëm për të dënuar vrasjet e 21 janarit dhe grushtin e shtetit të 22, 23, 24 janarit e më tej? Nuk kemi ligje mjaftueshëm për korrupsionin e djeshëm dhe atë të sotëm në qeverisje? Sigurisht që kemi.

Atëherë për çfarë gjithë kjo zhurmë për disa ligje të reja? Mos vallë për të justifikuar heqjen e disa gjykatësve e prokurorëve dhe futjen e disa të tjerëve? Po kush do hiqet? A hiqet Gjin Gjoni përshembull? Jo. Ka një vendim gjykate mbi të. Dhe kompetencat e treshes që do gjykojë gjykatësit (shif draftin e reformës) nuk merret vesh në çfarë pozicioni janë vendosur në raport me gjykatat dhe institucionet e tjera aktuale të drejtësisë. Por nuk merret njeri me këto “detaje” që dalin vetëm nëse lexon me lupë vërejtjet e Venecias. E vërteta është që Gjini nuk ikën nëse nuk do vetë. As cilido tjetër që do ndajë mendjen të apelojë një vendim të “treshes gjykuese” (shif draftin) në shkallët e gjyqësorit.

Është kjo arsyeja pse në draft është shtuar një nen qesharak dhe kundërproduktiv që “kush ikën vetë” nuk ka pasoja, sado të ketë abuzuar me postin.

Pyetja e dytë, kush do futet nëse disa dalin? Thonë që ka një listë në sirtarët e Fatmir Xhafës, ku një pjesë e mirë janë ish-gjykatës e prokurorë të dalë nga sistemi këto vitet e mëparshme. Po pse vallë, nuk ka qenë e korruptuar më parë drejtësia? Vetëm sot u korruptua? Kur këta të dikurshmit u bënë më të ndershëm? Apo janë më besnikë sipas një koncepti të besnikërisë, që një reformë e vërtetë në fakt do duhej ta kishte armikun numër një e të pakompromis?

Që të mos zgjatemi, detajet e “reformës” nuk njihen. Ato vijnë me pikatore dhe duken si ushtrime rraskapitëse për publikun e jo vetëm për të. Është e çuditshme se si në këto kushte, pretendohet që publiku të ftohet në referendum, duke përfituar, me kodoshllëk do të thoja unë, nga etja e përligjur e shqiptarëve për drejtësinë e munguar.

Askush nuk është kundër reformimit të drejtësisë, por vëreni çfarë po ndodh ende pa u përfunduar as drafti final i saj. Çfarë klime presioni! Ka një përpjekje të ulët për të kompleksuar të gjithë ata që duan të kritikojnë nxitimin dhe mungesën e transparencës në qëllimet reale që synon reforma. Këta po shpallen pa një pa dy armiq të progresit të vendit dhe madje hajdutë e të korruptuar njësoj si gjykatësit (!). Sjellje e reagime që të kujtojnë ish-komunistin Berishë që i shpall automatikisht “komunist” denoncuesit publikë të krimeve të tij.

Thuhet edhe se një shkrim kritik i Lubonjës ndaj Donald Lusë u urdhërua të mos botohej online. Përfytyroni nëse një “reformë” e nisur me një agresivitet të tillë, finalizohet me të njëjtën mënyrë. Eeeh jo, faleminderit. Naivët që i këndojnë protektoratit dhe matrapazët që nuk mungojnë kurrë në këto rrethana, le të presin ca. Asnjë “reformë” nuk i duhet vendit nëse të gjithë nuk kemi sigurinë se po tentohet vërtet reformimi i sistemit dhe jo përmbysja në tryezë e vullnetit të popullit dhe si efekt anësor, prodhimi i një grupi kukullash brenda sistemit të gatshëm për shantazhe ndaj çdo kritiku të sotëm e të ardhshëm.

Jo dhe prapë jo, nëse modeli është ai i Eulex-it në Kosovë, i cili jo vetëm është zhytur vetë në korrupsion dhe amoralitet, por kur vjen puna te ndëshkimi i politikanëve vëreni çfarë prodhon: Fut në burg albinët dhe premion mustafët dhe hashimët, me dosjet e mëkateve dhe korrupsionit mal!

Edhe diçka të fundit që Lubonja e prekte në shkrimin e tij të djeshëm: Mjaft me këtë pritjen e Mesisë nga jashtë; me këtë verbërinë për të huajt që na trajtojnë si indigjenë. Mos mendoni se të huajt janë të imunizuar nga vesi i vjedhjes dhe abuzimit, përkundrazi: Shikoni ata të Bankersit si përpiqen të vjelin çdo qindarkë nga miliardat që fitojnë në Shqipëri dhe ta nxjerrin jashtë në formë pagash qindramilionëshe dhe marifetesh të tjera, vetëm e vetëm për të mos lënë asnjë kacidhe taksë këtu në Shqipëri.

Kur flasim për të huajt, është e vërtetë që ne shqiptarët i duam dhe i respektojmë SHBA-të veçmas. Për shumë arsye. Por është e vërtetë gjithashtu që disa nga ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë janë vetë inkurajuesit dhe mbrojtësit e të korruptuarve të politikës së Tiranës, madje edhe kur këta të fundit kanë kryer vrasje në mes të sheshit e në mes të ditës.

Ndaj këta ambasadorë janë bashkëfajtorë për situatën ku ndodhet vendi, përfshirë sistemin që po duam të reformojmë.

E duke qenë se besimi tek ta ka qenë shumë më i lartë, tradhtia e këtij besimi është edhe më e fortë e më e ndjeshme nga shqiptarët, se tradhtia nga vetë klasa politike e Tiranës.

A janë duke bërë një tjetër “gabim” me dashje? Nuk e di. Por di që nëse – (siç po përflitet lart e poshtë në Tiranë) – Donald Lu po tenton të bëjë bashkë PS dhe PD duke amnistuar të gjitha krimet e djeshme dhe të sotme të pushtetit dhe duke injoruar (ai dhe këto dy parti) çdo ndjesi të elektoratit që ka votuar ashtu si ka votuar – atëherë them se Kokalari kishte të drejtë.

Dhe se ajo që dëgjova nga goja e ambasadorit Lu darkën e 21 dhjetorit është e qëllimshme.

Adrian Thano December 29, 2015 23:06
Komento

4 Komente

  1. XUME PROTOPAPA December 30, 00:29

    BEWARE OF FALSE PROPHETS

    pat thene ne shume se dy mijevjeçare me pare, ai te cilin gjithe bota e krishtere e adhuron si Jezu Krishti ! Profetet e rreme prezantohen te veshur me “qetesine dhe dashurine” e te pervuajturve, me deshperimin e ngjyrosur me dhimbeshmerine per te rraskapiturit, per te vobektet, per te fundit e shoqerise ku me forcen e mashtrimit kerkojne te quhen pjese e saj. Humbezerohen ne thirrjet e tyre si te cfilitur per te ardhmen e shqiptareve, per mireqenjen e tyre, per begatine e tyre, per drejtesine e barabarte e zhvillimin bashkekohor, per te ardhmen ne bashkesine europiano perendimore.

    Paftyresia e tyre, mania e pasurimit kudo, kordohere e me çdo mjet, i ben edhe me te peshtire, andaj duhet me forcen e rizgjimit popullor tu çirret kjo maske hipokrizie e lyer me gjakun, djersen e sakrificat e atyre qe ndihen e do ngelen ne shpirt shqiptare, njerez te mire e bese dhurues, atyre qe luftojne kokeulur per te mbijetuar.

    Dy te verteta pohoi Andrea ne analizen e tij ne DITA, “me mire te mos votohet reforma e drejtesise” dhe “zgjimi i ndergjegjes popullore per ti zbythur dhe çuar ne bangen e te akuzuarve” keta shkaterrues te mireqenjes se shqiptareve.

    Fashisti Lubonja nuk shkon me larg nje konstatimi te vonuar te gjithperfshirjes ne kete pushtet te shkerdhatokracise, te oligarkeve, politikenjeve, gjyqtareve me kanun personal, te lidhur pazgjidhshmerisht me krimin e organizuar dhe ate te rruges, ne interes e per interes te tyre.

    E ka kuptuar me kohe i korruptuari Meta, ai i videos se Priftit, lojen e ndyre te Donald Lu-se, jo aq naive, qe me te drejte Thanua e shtjellon ne kete analize te tij.

    Po vetem ka nje gje qe nuk e ka te qarte Thanua, personazhin dhe zagaret qe e ndjekin pas, qe nuk do pranoje kurren e kurres “me dashuri e qetesi” te aprovohet kjo reforme ne drejtesi e stilit pothuajse amerikan. Dhe nuk mund te jete ndryshe, duke lene menjane letrat e nje bazhibozhuku aventurier shqiptaro-amerikan, dhe hamendjet e krijuara ne koktejlin e zenedhenesit per shtypin te Ambasades Amerikane, faktet e prej disa muajve shprehin qarte reagimin e deshperuar te Ilir Metes, per ti shpetuar forkave kaudiane te Berishe-Rameve te perzgjedhur nga mendje ja shqiptar-dashese, per te arritur ne nje sistem dy partiak ku finalja me siguri do luhet me referendum popullor.

    “E vetebejme drejtesine”, nuk kemi nevoje per “mesiat” e shakshiut Lubonja, kercenoi pas ekraneve televisive, i fundit i “mohikaneve” eleseiste. Dhe per te provuar efekteshmerine burgosi nje a dy prokurore te sterkorruptuar, largoi nga detyra gangsterin e Drejtorise se Burgjeve dhe disa kelyshe te tij ne te kater anet e vendit, kercenoi se fundmi “vrimat” (jo ato te Petros) e fundit te kavallit, kançelieret e gjykatave.

    Ketij qellimi i serbe edhe ardhja nga New York-u i Rames, “profesori” me idiot qe mund te kete folur ndonjehere gjuhen shqipe.

    E nuk duhet harruar edhe “leter-pergjigja” qe lezhjani akoma me breket me ushkur, e me koke te qethur gati zero, ne luften e tij te perjeteshme me morrat e sapunin, nje fare Manjani, kunder rishikimit te instrumentit kushtetues te “Referendumit”, pjese e planit te Donald Lu-se dhe “eminencave gri” qe e udhezojne, me te njejtin devocion te atyre pensionisteve xhepe-shpuar qe lumturohen stolave te lulishteve te ngelura akoma gjalle nga grabitjet e lindarameve te turnit, me rregullen e fameshme “me detyrim e percaktim” !

    Edhe nje kuriozitet do i kasha kerkuar Thanos te na sqaroje: bllokimi i komenteve ne faqet e DITA-s ishte ndonje kerkese e patregueshme e xhandarit amerikan te shtypit, te zbritur keto dite ne kete toke qe eshte dhe do mbetet vetem e shqiptareve?

    Reply to this comment
  2. LU + L = LUL K/M 2017 December 30, 01:36

    Ne pergjithesi jam dakord me cfare thuhet ne kete artikull te forte por SHUME te vonuar.

    Me kujtohet thenia lapidare e spiunit te mire Prec Zogaj kur Rajersoni,Blerimi dhe Saliu futen Fatos Nanon ne burg ne 1993 sikur te ishte terroristi me I madh ne bote duke thene:

    ME SHUME DUA SHQIPTARN FATOS SE SA AMERIKANIN RAJERSON

    Imagjinoni..lul qelbasha ka vjedhur rreth GJYSEM MILIARDI DOLLARE TE RR.K dhe u shpall YLL NE NGJITJE nga I palavdishmi ARVIZU….qe e pritem si general dhe iku si ushtar nga bordello Arjan Canit.

    PSE AMERIKA MBRON ME CDO CMIM KRIMBERISHEN??

    sepse ne nuk kemi guxim te themi te verteten me te madhe:

    DIPLLOMACIA AMERIKANE AKOMA MBAHET NE TEORINE ME IDIOTE..SE ATA ME BERISHEN DHE ELEZ BIBERIN HODHEN KOMUNIZMIN NE 1990.

    KJO JO VETEM QE NUK ESHTE E VERTETE POR BIE ERE KANIBALIZEM SE BERISHA I TYRE ESHTE NJE KANIBAL QE KA NGRENE DHE PO HA KOMUNIZMIN E VDEKUR…

    Kam pershtypjen se ai fare komunizmi qe thote autori kishte rene te pakten qe ne 17 dhjetor 1981 kur vrau veten apo e vetvra Mehmet Shehu dhe vazhdonte per inerci por ne vdekje klinike.

    Pra me pak fjale “gjeneralet “ qe erdhen atehere nga amerika si Rajerson,Elez Biberaj e ndonje tjeter bashke me banden kriminale te tropojes Berisha-Hajdari dhe me rezerviste te genjyer keto student te dhjetorit vetem mundet kufomen e komunizmit..PRA KETO GJENERALE MUNDEN NJE USHTRI TE VDEKUR..

    Ishte turp atehere qofte per ameriken qofte per europen qe kurre nuk folen ne vitet 90 per nje:
    Pajtim kombetar
    Per ndonje plan Marshall
    por u burra ti hame kockat Enver hoxhes qe vazhdon dhe sot me te njejten oreks si ne kohen e Skenderbeut

    Pra nga ajo kohe Shqiperia eshte ne vdekje klinike

    Por si mund te rregullohet ai vend

    se pari:

    SHBA duhet te kerkoje falje per fushten e gabuar te “dekomunistifikimit” te zbatuar qe nga 1991 nga dyshja Rajerson-Biberaj.Kjo sepse ne ato kohe ai system kishte vdekur dhe lufta kunder tij ishte nje beteje me kufoma .

    se dyti
    Ne 1993 ndodhen tre ngjarje me rendesi: 1-denohet si terrorist k/opozitari Fatos Nano per shuma qesharake.2- zhvillohet gjyqi I kafeve te nexhmijes.3- Rajersoni dhe ndihmesi I tij Berisha menaxhojne ne menyre ilegale floririn e Londres.
    Pra I nderuar DL qeketu duhet te filloje investigimi I SHBA; ishte legal marrja dhe shperndarja e ketij floriri nga nje president dhe nje ambassador…keni guximin zoti DL te hapni keto letra

    se treti
    ka segmente ne SHBA dhe BE qe e kane mbrojtur ne kohen qe ate e priste litari..psh
    ne 1997 kur pritej egzekutimi I monsters Berishe erdhi dikush (kolege tuaj) dhe e coi ne nje luftanije me helicopter..dhe pastaj u detyrua forcerisht qe te amnistoheshin krimet e ketij Satanai…Hapni letrat I nderuar DL.

    se katerti
    pas grushtit te shtetit te te 14 shtatorit 1998 koleget tuaj I nderuari DL ne vend te kerkonin arrestimin spektakular te kesaj monster…..e falenderuan pse ktheu mbrapsht armatimin e rende qe pushtoi institucjonet.
    Ironia juaj ndodhi me vone kur I bête presion Majkos,Metes dhe Nanos jo vetemqe te mos e arrestonin kriminelin tuaj te perkedhelur por u tallet duke I marre nje interviste brenda mureve te ambasdes.

    Kam mendimin se ngjarja e 14 shtatorit 1998 dhe tolerimi qe I bête kesaj BISHE eshte nje poshtrim qe I keni bere atij kombi qe eshte me I rende se cdo pushtim….

    se pesti

    Cfare ndodhi me 21 janarin 2011 eshte folur shume ..por mendoj se njeriu me I fuqishem ne shqiperi ne ate Aleksander Arvizu eshte pergjegjsi kryesor per veprimet dhe mos veprimet e tij.

    Shikoni cfare tolerimi kozmik ju be ketij perbindeshi nga kolegu juaj Arvizu qe kerkonte si ju nje aksion ACT NOW dhe nga ana tjeter gjakatari berishe arriti ti perdhose kufomat dhe jetimet e tyre

    1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
    2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
    3-ktheu k/m ne spital fushor
    4-refuzoi dorzimin e gardisteve
    5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
    6-perdhosi k/prokuroren di lavire
    7-ofendoi k/shikasin si pucist
    8-kercenoi ramen me egzekutim
    9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
    9-u fshine filmimet
    10-u ndrruan tytat e armeve
    11-u dekorua burri shtetit
    12-u dekorua ylli ne ngjitje
    13-u menderosen ekpertizat e FBI
    14-u zevendesua presidenti
    15-u zevendesua k/prokurri
    16-u zevendesua k/bashkiaku
    17-u zevendesua k/shiku
    18-u terrorizuan gazetare
    19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
    20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
    21-demshperbleu te gjithe vrasesit
    22-poshtroi Arvizune e Obames
    23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
    24- akuzon dhe sot ramen per vrasjet e 21 janarit etj….
    ………………..
    se gjashti
    doktrina juaj I nderuar DL per “dekriminalizimin” duke perfshire me te drejte disa politikane kriminele ordinere e perseris ORDINERE duke harruar me dashje kriminelin Berishe tingellon shume keq ne opinionin dhe shoqerine shqiptare ku disa me te drejte I quajne Kinezerirat tuaja..
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
    Cfare duhet beje sot SHBA me DL eshte teper e thjeshte

    -duhet te kerkoje te falur per instalimin e berishizmit ne 1992-2013

    -duhet te mos e shohe shqiperine akoma me syzet e mykura te WW2 te Wisnerave,Rajersoneve,Elezbibereve

    -duhet te zevendesoje doktrinen e dekriminalizimit me DEBERISHIZMIN

    pra nqs dipllomatet & strateget amerikane qe merren me Shqiperine vazhdojne keto komedi me nenpunesin e tyre LU atehere duhet te qajme jo vetem shqiperine qe eshte pothuajse e vdekur..por duhet te lutemi qe dippllomatet amerikane te denohen nga vete qeveria amerikane jo vetem si antishqiptare por me teper si antiamerikane.

    ESHTE ANTIAMERIKANIZMI ME I MADH QE NJE POPULL THELLESISHT PRO-AMERKAN SI SHQIPTARET TI KTHESH NE ME TE ZHGENJYERIT NE BOTE NGA POLITIKA E TURBO BERISHISTIT LU-WISNERIT

    Reply to this comment
  3. shqiptari December 30, 08:55

    po amerika vete se ajo e komandone kete bote apo jo o ushtare te amerikes

    Reply to this comment
  4. intelektuali December 30, 16:29

    SHQYPNIA ESHTE SHUME E VOGEL PER T’JU KREKOSUR SHBA-S.

    Kur Enveri i shpalli lufte Kines, Mao Ce Duni pyeti besniket e tij:

    NE CILIN HOTEL ESHTE USHTRIA TRIME SHQYPTARE?

    Keshtu flitej nga Bota per “guximin” e Enverit ne Kohen e tij te Qepes, keshtu vazhdon Shqypnia sot duke gjykuar nga “guximi” i Adrian Thanos per te kritikuar ambasadorin amerikan edhe pse njehere keta i kane treguar kartonin e verdhe kur ishte kryeredaktor i gazetes SHEKULLI me te drejte, apo pa te drejte qe eshte mjaft e veshtire per t’u percaktuar. Por kjo armiqesi e gazetarit te nderuar Thano per ambasadoret e SHBA ne tirane ka pak rendesi per miletin, sepse ne fund te fundit ai rajton nje ceshtje thelbesore te politikes aktuale ne vendin tone dhe qe mnd te formulohet shkurtimisht si:

    KUSH ESHTE “DJALLI” I LIG NE PUSHTET RAMA APO META?

    Ambasadori zoti LU qe zoti Thano e ironizon me germa te medha, thote se Ilir Meta apo Like Floriri ne gjuhe popullore eshte “DJALLI” i LIG i qeverisjes socialiste, nderkohe qe zoti Thano nuk eshte dakord dhe e komenton kete mendim te ambasadorit si nje perpjekje e SHBA per te percare te MAJTEN ne Shqypni. Nga ana tjeter nuk ka shqyptar te mos besoje se Like Floriri i LSI-se eshte edhe Mbreti i Korrupsionit ne vendin tone, sepse e pa me ze dhe figure nga videoja e Dritan Priftit si kollofiste LEKAT e ryshfetit dhe per cudi doli i paster nga Drejtesia. Por zoti Thano ka te drejte kur vazhdon sulmin e tij me llogjiken:

    MIRE LIKE FLORIRI ESHTE I PADESHIRUAR NGA SHBA SIC E VERTETOI EDHE VIZITA E TIJ NE KETE VEND KU NUK E PRITI ASKUSH NGA ADMINISTRATA E OBAMES, POR PSE ATEHERE ZOTI LU I DEL NE MBROJTJE SALI BERISHES QE ESHTE PO AQ I KORRUPTUAR SA EDHE LIKE FLORIRI NE AFERAT E TIJ FAMEKEQE?

    Gazetari Thani mundohet ta spjegoje kete DEBULESE te ambasadorit Lu per Saliun me lobin e tij alla Podesta duke e mbeshtetur edhe me nje leter te Geri Kokalarit, por a mjafton ky spjegim siperfaqsor per te kuptuar pse zoti LU i eshte kthyer me fytyre te qeshur Sali Vrastarit dhe Sali Kusarit, te cilin nuk e do kush ne Shqypni? Mesiguri qe ASKUSH nuk beson se DEBULESA e ambasadorit Lu per Saliun dhe ARMIQESIA e tij per Liken jane te krijuara nga lobingjet matane oqeanit, apo nga damkosja qe i beri Like Floriri ambasadorit Withers para largimit te tij nga Tirana, sepse amerikanet e kane treguar kudo ne Bote se interesat e SHBA jane mbi te gjitha lojrat e tjera dhe nuk i plas fare se kush do te komandoje fisin shqyptar ZULU qe nuk di akoma te beje shtet 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit dhe afro 70 vjet pasi Enver Hoxha e kishte bere Shqypnine si nje CIFLIG feudal te Mafies familjare me pushtet. Atehere cfare fshihet pas mimikave te ambasadorit LU qe ka filluar t’i beje elozhe Sali Berishes?

    Pergjigja nuk eshte e veshtire te gjendet po te analizosh si Rilindja Socialiste po perpiqet me te gjitha forcat te ktheje Kohen e Qepes te Enverit dhe si deputete dhe ministra te qeverise shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e Enverit ne dore. Por pergjigja e kesaj pyetje behet fare e qarte po te shikosh si qeveria socialiste e Edvinit dhe Likes se tij dekoron me medalje turpi dhe rezili dhe si u leshon pensione shtese xhelateve te Enverit qe mbushen lumenj me gjak njeriu ne vendin tone dhe qe nuk jane ndeshkuar asnjehere nga Drejtesia. Prandaj edhe SHBA po kerkon per interesat e saj ne Shqypni “DJALLIN” E LIG me te vogel dhe Saliu di ta luaje rolin e antikomunistit me mire se Edvini dhe Likja, prandaj eshte edhe me i besueshem per ambasadorin Lu per interesat amerikane ne rajonin tone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*