Kush po na mbysin: katundarët apo qytetarët?! 

Nga Ermir Hoxha   July 1, 2014 09:05

Kush po na mbysin: katundarët apo qytetarët?! 

Po qarkullon këto ditë në rrjetet sociale, posaçërisht në FB, një foto e dikurshme e qendrës së Tiranës, me diçiturën: Tirana pa katundarë. Dikotomia qytetar-fshatarë, i përket çdo kohë dhe epoke. Por më e theksuar në gjuhën urbane, ajo shfaqet sidomos në kushte specifike të zhvillimeve me karakter social. Tranzicioni ynë është shoqëruar dhe nga vënia e kujës nga një “kamp shoqëror” me tipare të urbanizuara për një katundari me tipare pushtuese, mbytëse, asfiksuese ndaj çdo tipari e sjelljeje qytetare. Shinasi Rama, ka shkuar dhe më tej, kur për të denoncuar paudhësitë e politikës shqiptare në dy dekada, e ka pagëzuar atë si katundare. Dhe pothuaj të gjithë përdoruesit e këtij ligjërimi ku theksohet flama katundareske, përpiqen të mbrohen me tezën se nuk përçmojnë statusin e askujt që nuk i përket vullnetit të tyre – nuk është zgjedhje e njeriut që të lind në qytet a fshat – por që janë kritikë për sjelljen e tyre, që o i tregon të qytetëruar o tregon njerëz gdhë, që sociologjikisht identifikohen si njerëz mali, një efekt më pas zinxhiri në identitet që si pikë fundore ka fshatin. Ama duhet pranuar se ne kemi qenë një shoqëri me theks fshatar, referuar të dhënave demografike. Qytetet tona nën komunizëm, që sot qahen me lot prej nostalgjikëve, sidomos për përbërjen e tyre sociale, thënë ndryshe “pa fshatarë”, jo se ishin vërtet pastërtisht qytetare, pasi dhe në atë kohë gëlonin nën zë ankesat ndaj regjimit që po sillte fshatarin me detyra të larta në qytet, porse kishte një kujdes për të ruajtur ekuilibrat sociale deri në atë pikë, sa etika e jetës qytetare dominonte mbi sjelljet e rëndomta të shtresës jo urbane. Përfshirë këtu dhe një rend social me problematika të reduktuara, nga vetë lloji i regjimit që aplikohej.  Qasjet mund të jenë të pafundme, pasi dhe tematika është tejet e mprehtë dhe delikate. Por referuar një preçedenti në politikën tonë mbi 20-vjeçare, aktiv ende sot e kësaj dite, çështja bëhet më e koklavituar për të arritur në definicione të sakta. Sepse, është aty një produkt tipik katundaresk, i pagdhendur aspak nga zbritja herët në kasaba, nga pikëtakimet me botën, nga përvojat e shumta njerëzore, e që nuk ka ekzistuar e ekziston si fenomen i rrethuar nga sishokë në status social; përkundrazi, është mbajtjur gjallë prej sa e sa qytetarësh, nga ata që pianon në shtëpi e kanë zemër të mobilimit shtëpiak e stil jete. Pra, pianombajtës si ushtarë të bindur të një lopëmbajtësi! Dhe është kjo që provokon dilemën e madhe, nëse kemi të bëjmë katundarë që nuk qytetërohen dot, apo me qytetarë që rikthehen shumë shpejt  në rrënjët  e tyre fshatare?!

Nga Ermir Hoxha   July 1, 2014 09:05
Komento

25 Komente

  1. drejtesi July 1, 09:41

    Po mire qe duan qytetin po duan dhe qendren.Na ka ardhe nje Prosti ketu nga nga nje fshat i Skraparit,po ke pare ti qe me nje dyqan me qera mban familjen e vet dhe te vajzes(turp shfrytezon vajzen per …buke ).po pse na duan dhe personazhe me emer…..turp ,kur i sheh …..

    Reply to this comment
  2. shqiptar July 1, 11:02

    Keta derra duan edhe qytetin edhe token e 7501.keta derra hedhin plehrat nga ballkoni kur jane ne apartament ose I lene te dera e shtepise kur jane ne sh.private.keta derra kur jane ne lokal e ngrejne zerin sikur jane me bageti dhe ti gazetar si shume asnjeanes tregohesh ,apo nuk te kuptoj une.

    Reply to this comment
  3. Bureto July 1, 12:06

    Eshte sjellja prej “katundari” nje nga arsyet kryesore pse Europa e qyteteruar eshte skeptike ndaj nesh. Mos keqkuptohem se di ta bej dallimin qytetar-fshatar. Nuk na dallon origjina apo vendbanimi se kush jemi. Ka shume qytetare ne fshat ashtu sikunder ka shume, bile jane dominues katundaret ne qytet. Eshte menyra e jetes edhe e sjelljes qe ben dallimin. Ndaj fjala perçmuese “katnar” eshte ajo qe i shkon me per shtat atij apo asaj qe sillet jo ne menyre te qyteteruar si ne qytet ashtu edhe ne fshat. Nuk duhet futur te gjithe ne nje thes. Shoqeria ka per detyre te veteqyteterohet dhe per kete duhet shume pune nga familja, shkolla dhe vete mjedisi shoqeror. Po na vret indiferentizmi. Ngelem duke u ankuar!

    Reply to this comment
    • plaku i mocem July 2, 18:59

      Sakte Bureto,katunar te ben sjellja,jo te banuarit ne fshat.Mund te jesh nga fshati e te jesh qytetar ne sjellje(qe do te thot t’u bindesh ligjeve dhe rregullave per jeten ne komunitet) por mund te banosh ne qytet e t’i hedhesh plehrat nga ballkoni(!).C’qytetar mund t’i thuash ketij te fundit?Ky eshte konstatimi.Per si i “behet hallit kur njeriu ka hall”? pyeste Konica i madh.Pra si do te zgjidhet ky antikap ne qytetet tona?Nuk ka zgjidhje vec ligjit dhe kohes historikisht te nevojshme per t’a kuptuar ligjin.Nje nga arsyet qe e lame Tiranen ishte dhe veshtirsia e bashkjeteses me te pa edukuar, qe thane se u be deti kos.Pra do te kaloje shume kohe,ndofta dy breza qe te zbutet dicka.

      Reply to this comment
  4. Kris July 1, 12:17

    Problemi eshte se keta katundaret e kohes moderne Sali-nanoiste nuk ardhen si njerez te thjeshte por qenie te pasuruara,me perfitime nga vjedhja e pasurise shteterore,vjedhja e pasurise se pronareve(ligji 7501),zaptimi I tokave ne periferite e qyteteteve dhe expres arsimuar duke blere diploma e tituj shkencore.Keta katundare kane zaptuar politiken,arsimin,drejtesine e kudo po I marrin fry men shtetit.Per ta gjithcka eshte mall qe shitet dhe blihet dhe ne rastin me te pare mund te rrembehet..

    Reply to this comment
  5. AndreA July 1, 13:35

    Ndodh edhe ndryshe, pra sistemimi ne poste drejtuese te personave me origjine nga fshati, qe kane prona, dhe duke cfrytezuar edhe veset aspak qytetare qe i karakterizojne, miklojne drejtues “pa breke” dhe me xhepat bosh te PS apo LSI, deputet te mazhorances, pushtetar lokal dhe qendror, dhe fitojne prej ketyre mytebereve me celsa, duke u rembyer poste, behen drejtora, shefa, pergjegjsa e tj. Ndersa qytetaret e ngrate, qe vetem shpatullat dhe shputat e duarve kane si “pasuri” te tyre, u bejne sehir drejtuesve te rrinj, qe cuditerisht jane te gjithe me veture tek menderet, ngaqe kane vuajtur nen rregjimin e Saliut, dhe i luten atyre per nje vend-pune per vete apo ndonje femije te tyre. Ironia e “RILINDJES”!
    Eshte nje utopi qe i doli teper shpejt kallaji.

    Reply to this comment
  6. shelegura July 1, 13:56

    lidhur me qenjn katundar .
    po te maresh k.l.d.ene nga gjyqtaret qe jane ne k.l.d.e dy jane nga erseka nje nga taci nje nga qinami.hajde prit drejtesi nga drejtesia e plepave e sali berishes

    Reply to this comment
  7. Ka Tund Arin July 1, 15:00

    “Tirana pa katundarë” ?????.Talleni apo e keni serjozisht ?
    TIRANA ESHTE THELBI I THELBIT TE KATUNDARISE. PO TE MOS ISHTE TIRANA NUK DO KISHTE KATUNDARE NE KETO TROJE.DO KISHIM VETEM FSHATARE.
    Ka gje me qesharake te festohet themelimi i katundit Tirane kur nuk me thote dot askush se kur eshte bere qytet dhe me pas KRYEQYTET ?!?!?!
    Shikoni kush e qeverise kete vend qekur Tirana eshte vetebere Kryeqytet pa qene fshat dhe aq me pak qytet, vetem te ardhurit ne ate vend, pa taban qytetarie. Paguajeni o shqiptare Tiranen kryeqytet, Turruni mbi te se mund edhe te beheni qeveritare
    Qytete ne trojet shqiptare kane qene e do te jene Shkodra,Korca, Janina,Prizreni,Elbasani,Durresi, Shkupi….

    Reply to this comment
  8. Hysen Tabaku July 1, 16:05

    Kattundar of krye parur qytetar nuk bahesh kurre.Nga Dr. Jonuz Tafaj

    Reply to this comment
  9. P.A.B July 1, 18:35

    As njera e as tjetra.
    Ne na ka mbytur Cartizmi.

    (Si levizje)

    Reply to this comment
  10. enea July 1, 20:44

    Tirana ka qene katund, dhe Tirana u civilizua kur ne te ardhen te banojne njerezit e civilizuar nga Jugu 🙂

    Reply to this comment
  11. saimi July 1, 23:35

    O Ermir or kok pagur,qytetar nuk behesh kurr,
    bashke me shpellarin Sali,
    dhe t’Ju veshin me flori.

    Reply to this comment
  12. Pëllumb zaimi July 2, 00:40

    Temë e nderlikuar kjo që kini kapur o ermir? Ka probleme serioze në kendveshtrimin tuaj ! Por unë mendoj se katundarizimin e frymezoi,e nxiti,e migroi,e mikloi, e favorizoi jashtë caqeve “politika”. E pa injorancën si “votë”? Dhe dyndja nuk njohu kontroll. Shteti dhe institucionet perkatese as qe u morën fare me edukimin civil,me jetesën në bazë të rregullave e kodeve qytetare. Kaotizmi fshatar ndodhi. U bashkuan me qytetarët që ishin me pak fshatarë ne mentalitet por sidoqofte fshatarë te “fshatit te madh” Shqipëri !? Tani ky lëmsh nuk e dime ku e ka fillin? Huqe fshati plus huqe qyteti çfarë del o ermir djali ? Une them se del ajo që ka thënë utopisti Furie ” qytetërim ku, gënjeshtra e thjeshtë zvëndësohet me gënjeshtrën e ndërlikuar”! I ke parë sa rrufjanë e të ndërlikuar janë bërë fshatarët e Shqipërisë apo jo apo jo? Fshatarët janë bërë gjyqtarë të qytetarëve dhe qytetarët, gjyqtarë të fshatarëve por ama të parët kanë më shumë makina, vila,garazhe,llogari bankare, mastera e daulle si zhelali etj.etj. E kishte mirë mao ce duni qe thoshte “fshati të rrethojë qytetin”? Tamam maocedunidenë ka zbatuar politika jonë!? Prandaj ata janë timonierë të mëdhenj se janë me shumicë nga fshati? Na cuan pas Gjermanise ermir prandaj mblidhe rradaken dhe behu politikan fshati dhe rretho “dita-n” e vër veton për cdo gjë? Tung se u lodha!

    Reply to this comment
  13. Fatos sal meta July 2, 02:07

    Per 24vjet maloku Sali Sheqere Rame Berisha,na solli ne Tiranen tone te qete e te paster,maloke te ndyre pisanjosa injorante sic eshte dhe vete,krime te te gjithave rasteve ,dhe mbi te gjitha drogen,ku vete e tha qe droga ne Lazarat ishte politike ime,dhe cmund te presesh nga ky kriminel ,qe te rregulloje Tiranen,po ai ndyti Tiranen tone,prandaj ne Tiransa te vertete duhet qe te bejme te pa munderen qi ti largojme sa me shpejt keta pisanjose

    Reply to this comment
  14. Analfabeti July 2, 09:52

    Te gjithe katunaret te shkolluar e jo, rregjistrohuni gratis per te dhene provimin oglikator te te vetmes lende:
    EDUKATE QYTETARE
    Zyra e rregjistrimit tek zogu i zi i Ylli Pangos.

    Reply to this comment
  15. babo July 2, 13:26

    Enveri e filloi ne 45`solli njerezit e varfer nga malet e fushat dhe i beri me pushtet qe te shtypnin te shkolluarit e te civilizuarit e athershem

    Reply to this comment
  16. dorela July 2, 13:36

    KLD-ja vetem keta nga erseka kishte .. po Gjin Gjoni nga eshte?

    Nuk u ben derman cave as regjistrimi ne lenden e Edukates Qytetare… kane nevoje per transplant truri..

    Reply to this comment
  17. tocqueville July 2, 13:45

    KUSH PO NA MBYSIN: KATUNDARET APO QYTETARET?

    KATUNARET 50% –MALOKET 50 %

    Reply to this comment
  18. Lleshi July 2, 16:58

    Nje CV prej gomari
    te ben drejtor edhe mbret
    I ka shume qejf pushtetari
    Pa e quan tufen shtet

    Keshtu pesoi Shqiperia
    per plot 27 vjet
    prandaj ikin njerezia
    per ku s’e dine as vet !

    Boll te ikin nga syt kembet
    me gomone dhe me mushka
    se gomari shtrengon dhembet
    po u ankove kercet pushka .

    Gomari intelektuhal
    kompetent ne cdo gje
    njerezit mbetur ne hall
    se gomari s’te hap vend !

    Shqiperine keshtu e deshen
    dhe si e deshen e bene
    ndaj ne cdo kufi te botes
    fytyren e gomarit na vene !

    Eshte e dhimbshme vendi im
    se askush s’punon per ty
    veç gomari hingellin ,
    si kjo race s’behen dy !

    Doli nga stalle e kooperatives
    rrugeve i meshoi qytetit
    “liri’ e kerriç gomarit
    i kalli daten miletit !

    Keshtu ngjau me kete vend
    qe me burra mbushi boten
    vlera dhe morali i shemb
    se gomari te ben gropen

    Se ka partnere nderkombetare
    qe e duan dhe mbajne gjalle
    qe mbyllin syte per nje gomare
    dhe na i shesin per nje kale !

    Reply to this comment
  19. LILOLABJA July 2, 17:21

    Na mbyten fshatunaret o ERMIR !Ktunaret e asaj kohe mbanin dhe nje distance por keta fshatunaret jane te pa skrupullt fare, deri te neveritshem. Te thote gje modeli Mziu qe eshte mjaft ne mode ?Kjo eshte sfida qe ka shoqeria shqiptare me kete biçim modeli,qyteterim i detyruar me hir o me pahir ,jemi shume te vonuar fshatunaret kane fituar mjaft terren .Duhet filluar qe nga trikoleshet e parlamentit qe na vrasin syte ketu e 23 vjet .

    Reply to this comment
  20. Preza July 2, 17:54

    E kapur bukur si teme. Por e trajtuar ne menyre siperfaqesore. E ngteruar me politiken. por politika ne kete çeshtje nuk eshte thelb, eshte rrjedhoje. Kjo eshte nje nga temat me te rendesishme qe perfshin brenda edhe vete thelbin e ekzistences dhe zhvillimit te shoqerise shqipetare.
    Nuk po futem te analizoj sepse eshte nje teme e gjere. Por po them vetem nje element te rendesishem te dualitetit qytetar-katundar, apo katunar, apo katnar etj. Ketu kemi te bejme me “luften” apo perplasjen e kulturave, mentaliteteve.
    Shqiperia eshte nje vend i pazhvilluar, dhe ndoshta vendi me i pazhvilluar ne evrope persa i perket jeteses kolektive, vetqeverisjes, zhvillimit urban, Infrastruktures, komunikimit dhe mjeteve te tij, kerkeses per shkollim, zhvillimit te artit e kultures, e per pasoje zhvillimit industrial, logjistik e atij ekonomik, tipare keto te nje vendi te civilizuar ( qyteteruar ). Te gjitha keto qe permenda te pare ne kendveshtrimin historik.
    Vetem pas Pavaresise se Shqiperise, kur filloi kerkesa per tu veteqeverisur, per te komunikuar e per plot elemente te tjere te permendur me larte, filluan te aplikohen elementet qytetare ne nje terren teresisht fshatar.
    E dime te gjithe historine. Kulmin e zhvillimit dhe thyerjen e raporteve qytet-fshat do ta arrijme vetem ne keto 70 vitet e fundit, pas luftes, me ulje ngritjet shoqeruese.
    Ne dukje jo, por ne heshtje po, por sidomos ne qendrime, gjate viteve te socializmit kur u ngriten nga e para nje numur shume i madh qytetesh te vogla dhe u zgjeruan qytetet e vjetra, “lufta” midis qytetareve dhe katundareve ishte e theksuar dhe sidomos, “lufta” e tiranasve apo e tironsave me te gjithe te tjeret pa dallim, qe edhe kur ishin qytetare te qyteteve te tjera te medha, per tiranasit ishin provinciale. Kjo edhe per faktin se per te siguruar nje leje banimi ne Tirane, ishte shume e veshtire dhe vetem nje pakice nga rrethet e fitonte kete te drejte.
    Tirana u zhvillua dhe u be qendra me e madhe e me prominente ne historine e Shqiperise. Aty ishte arti, kultura, sporti, mendimi shkencor, drejtimi, opera e kinemate, aty ishin shkollat e universitetet, aty ishte endera e çdo te riu jashte Tiranes qe e shikonte ate nga me syte e imagjinates, apo nga tv kur ai u vendos ne vatrat e kultures.
    Tirana per rrethet ishte si civilizimi grek per boten e pazhvilluar e akoma te eger.
    Tirana imponoi kulturen qytetare dhe te gjithe duhej ta ndiqnin, ne te kundert, ishin katundare. Tironsat dhe tironset shoqeroheshin me njeri tjetrin, duke mos perfillur katunaret e tjere te ardhur nga rrethet.
    Por pushteti pikerisht qe te shperndante ne te gjithe territorin filozofine e zhvilluar te Tiranes, i dergoi ata ne te kater anet e atdheut.
    Ideja eshte se sot, me liberalizimin, kemi nje kontradikte te kulturave e mentaliteteve. Ate qe te ardhurit e gjejne ne Tirane, dhe ate qe sjellin me vete, nga zona nga vine, qe pergjithesisht eshte nje kulture fshatare e prapambetur me sjellje te papranueshme qe shpesh degjenerojne ne krim e rrugaçerira.
    Mendoj qe betejen e kulturave duhet ta fitoje qytetaria, e cila nuk eshte domen vetem i qytetareve, pasi edhe midis tyre ka plot te ligj, injorante e kriminele, por nje domen i qytetareve dhe fshatreve te civilizuar qe perkrahin perparimin, ndriçimin e zhvillimin. Ne kete menyre diferencat zhduken. Kemi plot qytetare te dores se pare qe kane lindur ne fshat. Talente te jashtezakonshme. Kane ditur te kapin filozofine zhvillimit dhe pa komplekse kane ecur para ne te gjitha fushat. Qyteti atyre ju jep nje mundesi me te madhe, e cila po te shfrytezohet, i kthen automatikisht ne njerez te civilizuar.
    Por dallimi midis fshatit dhe qytetit ne Shqiperi do te duhet kohe te reduktohet. Perveç shume elementeve te tjere te rendesishem qe luajne rol ketu, ai me i rendesishmi mbi te gjitha eshte dija. Iluminizmi.

    Reply to this comment
  21. lili July 2, 19:43

    Katundari bile ia di rendin gjerave,punon,djersitet per buken e vete.problemi eshte me njerezet te paafte ne katund qe Jane po aq te paafte ne qytetet e qe fale politikes idioteske i kemi vu te gjithe politikane e udheheqese,edhe ata me paaftesine e tyre kaos gjithe shqipnine e Kane bâ..
    Katundari di rendin e gjerave edhe i mbanpak ligjet e vendit…cfare te bajme me pseudoqytetaret qe e mbajne vetin si te kulturuar,kur kulture nuk Kane pa qe 70 vjete!

    Reply to this comment
  22. askushi July 2, 20:28

    Tirana dhe shqiperi eshte akoma si ne 1924 ku NOLI i madh tha keto fjale………….ne Parlamentin Shqiptar qe ishin Klase Feudale e Varfer po me tendenca per tu permisuar.
    Tani gjejeni kush e beri Veza Pulen,apo Pula vezen…………………..

    E para. Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e
    një populli pagan.

    E dyta. Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë
    burzhuazie. Këtu bujku është më bejse beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një
    shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga
    oxhakët më të vjetër, kurse anatarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.

    E treta. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen,
    qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet
    janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

    E katërta. Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot
    dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej
    ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e
    Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë
    e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor
    e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të
    prokllamohet patriot i madh.

    E pesta. Anarkia e idealeve : Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara
    të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet
    më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet
    e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me
    kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që
    mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon
    se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë
    e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë,
    atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi
    përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i
    vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e
    kokën po dhe këmbët e trupin.

    Reply to this comment
  23. albani July 2, 22:39

    Fshataret maloke po na mbysin! Kudo,kudo! Vetem gjuhen e shpellareve, te barbareve degjon: ne rruge,ne autobus, ne trotuare, ne klube, ne shkolla, ne universitete, kudo dhe kurdohere! Te duket sikur Shqiperia nuk ka patur kurre qytete dhe krahina te tjera! Tani cfare kerkojne qytetaret, qe jane shnderruar ne nje pakice te parendesiheme. Bizneset: klubet, lavazhet, restorantet, vendet e parkingut “Asht e xane!”, kudo i kane o tropojanet ose kuksianet. Por kuksianet ndryshojne si nata me diten me tropojanet. Keta te dytet jo vetem qe nuk shihen dhe nuk degjohen, por jane dhe imorale te jashtezakonshem, te eger, te paedukuar, te pashkolle! Ne cdo 10 banore, shtate jane nga tropoja! Nga dolen ghjithe keta njerez?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*