Kush preket nga vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël?

October 17, 2017 09:27

Kush preket nga vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël?

Një artikull që shpjegon shumë qartë për këdo që ka interes të kuptojë deri në fund, se ku fle lepuri i TVSH-së dhe pse ata që kërcënohen realisht nga shtrirja e regjimit të TVSH-së mbi biznesin e vogël, nuk janë as konsumatorët as të vegjëlit e vërtetë, po vetëm ata që fshehin të ardhurat e tyre reale!

Nga Fatmir Kazazi – Konsulent Fiskal

Me kërkesë të disa shoqatave biznesore dhe të disa bizneseve të mëdha, të mesme dhe të vogla, por edhe nisur nga diskutimet e shumta në media dhe në rrjetet sociale, do të doja të jepja opinionin tim për trajtimin tatimor të bizneseve të vogla, veçanërisht lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ndaj këtyre bizneseve.

Ky opinion paraqet gjykimin tim të pavarur, të bazuar në një eksperiencë pune rreth 20-vjeçare në Ministrinë e Financave dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, si dhe në mbi 10 vjet punë të mëpasme, si konsulent i pavarur për biznese të të gjitha niveleve, përfshi bashkëpunime të shumta me institucione ndërkombëtare (si Banka Botërore, USAID, BE, UNDP, IBFD IOTA, etj.,) ekskluzivisht për probleme tatimore, ku kam patur mundësinë të ndaj eksperienca që aplikohen në vende më të zhvilluara apo me nivel të ngjashëm zhvillimi me vendin tonë.

Dëshiroj të theksoj që në fillim se, në mbarë botën, por sidomos në vendet në zhvillim, në tranzicion drejt një ekonomie të konsoliduar tregu apo në vendet me nivel të lartë informaliteti dhe me traditë dhe kulturë të dobët taksapaguese, nuk ka ndonjë “zgjidhje apo praktikë perfekte” për taksimin e biznesit të vogël dhe është tepër e vështirë të adresohen të gjitha problemet dhe të arrihet në formulimin dhe sidomos zbatimin e një sistemi tatimor të drejtë/perfekt.

Zgjidhjet më të mira, por asnjëherë perfekte, kanë qenë ato që kanë konsideruar dhe kombinuar drejt vendosjen e rregullave të thjeshta dhe të kuptueshme për shumicën e tatimpaguesve, me një barrë administrative dhe fiskale të përballueshme, dhe me kapacitetet edukuese, kontrolluese dhe shtrënguese të administratës tatimore për të garantuar zbatimin e drejtë të ligjit.

Sistemet tatimore përmbajnë elemente lehtësuese të procedurave administrative dhe të ngarkesës fiskale, çka u mundëson bizneseve të vogla regjistrimin dhe përmbushjen e detyrimeve tatimore me kosto minimale; por këto lehtësi duhet të përfitohen nga bizneset realisht të vogla, jo të kthehen në mjete dhe forma ligjore që ndihmojnë evazionin fiskal, informalitetin dhe korrupsionin.

Të gjithë e pranojnë se informaliteti në Shqipëri është shumë i lartë (nga burime të pavarura llogaritet në rreth 40-50%) dhe, së bashku me korrupsionin, ka qenë dhe mbetet shqetësim kryesor i çdo qeverie, i institucioneve ndërkombëtare, i bizneseve të ndershme, i shoqërisë civile dhe popullatës në përgjithësi.

Siç edhe është konstatuar nga shumë shoqata biznesi apo entitete të pavarura, informaliteti në ekonominë shqiptare shfaqet në shumë forma, si:

• biznese tërësisht të paregjistruara për qëllime fiskale (kryesisht biznese të vogla apo edhe të mesme në fushën e tregtisë, prodhimit, ndërtimit, grumbullimit dhe shërbimeve, tregtisë on-line, etj.);

• biznese të cilat janë regjistruar si biznese të vogla (formalisht me xhiro vjetore nën 5 ose nën 8 milion lekë), por që në fakt e fshehin një pjesë të blerjeve, shitjeve dhe fitimeve;

• biznese të mesme dhe relativisht të mëdha që nuk deklarojnë plotësisht blerjet dhe shitjet në sasi dhe në vlerë, numrin e punonjësve, nivelin e pagave, etj.
Përtej dëmeve direkte që këto biznese shkaktojnë në të ardhurat buxhetore, akoma më i madh është dëmi dhe presioni që këto biznese ushtrojnë ndaj bizneseve të rregullta, pasi nuk pranojnë blerje dhe shitje me fatura të rregullta, duke dëmtuar konkurrencën e ndershme dhe duke detyruar edhe shumë biznese formale që të manipulojnë dokumentacionin dhe format e tregtisë për t’iu përshtatur atyre.
Të gjithë janë të një mendjeje se ekonomia informale shoqërohet me shumë pasoja negative për vendin, meqë:

• frenohen investimet direkte, vendase dhe të huaja, për shkak të pasigurisë dhe mosgarantimit të një konkurrence të drejtë;​

• pengohet kryerja e funksioneve rregulluese dhe të mbikëqyrjes nga ana e shtetit;

• nuk sigurohet mbrojtja e të drejtave të konsumatorit në lidhje me cilësinë e produkteve që i ofron ekonomia informale;

• nuk sigurohet mbrojtja e të drejtave të punonjësve;

• dëmtohet kultura e biznesit të ndershëm dhe popullatës nëpërmjet “familjarizimit” dhe përfshirjes në informalitet;

• nxitet dhe ushqehet korrupsioni;

• krijohet truall i përshtatshëm për krime ekonomike dhe sociale dhe aktivitete të tjera të paligjshme, etj.

Megjithëse këto fakte konstatohen dhe pranohen nga të gjithë dhe, që situata nuk përmirësohet, që informaliteti, evazioni fiskal dhe korrupsioni nuk po luftohen si duhet, fajësohen politikëbërësit, qeveria, tatimet, doganat, etj., të çdo kohe gjatë 20 – 25 vjetëve të fundit, por kur vjen puna për të diskutuar masa konkrete apo paketa masash që do të mundësonin përmirësimin e situatës, opinionet politizohen dhe trajtohen me një ekstremizëm politik të pajustifikueshëm, që shkel edhe çdo parim apo gjykim normal teknik, juridik dhe biznesor të situatës.

Le të shohim në vijim si paraqitet situata e tatimpaguesve biznesorë në Shqipëri, duke u fokusuar kryesisht në biznesin e vogël që ndikohet më shumë nga ulja e kufirit të TVSH-së.
Aktualisht në Shqipëri ka rreth 110.000 tatimpagues aktivë (që janë të regjistruar dhe ushtrojnë aktivitet), nga të cilët rreth 37.000 janë tatimpagues të regjistruar në TVSH dhe rreth 73.000 bisnese të vogla.
Nga të dhënat formale, rreth 70-80 % e rreth 73.000 bizneseve të vogla kanë një xhiro të deklaruar për më pak se 2 milion lekë në vit, që me një llogaritje të përafërt me rreth 300 ditë pune në vit, përkthehet në një xhiro ditore prej 6-7 mijë lekë.
Nga diskutimet e shumta me shoqatat e biznesit, me biznese të veçanta të të gjitha niveleve apo bazuar në anketime dhe studime të ndryshme nga ente të besueshme, rezulton se shumë biznese të vogla, nuk pranojnë fatura blerjesh (preferojnë të blejnë pa faturë dhe të paguajnë në cash) si dhe nuk lëshojnë rregullisht faturën e shitjes ose kuponin fiskal, në mënyrë që të “mbeten me çdo kusht” tatimpagues të biznesit të vogël, duke mos u regjistruar në TVSH dhe duke gëzuar përjashtimin nga tatim-fitimi.

Nisur nga këto “lehtësi fiskale”gjithashtu shumë ish-punonjës të kompanive preferojnë të regjistrohen si biznes i vogël dhe të faturojnë kompaninë (punëdhënësin), duke gëzuar përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat dhe duke shmangur tatimin progresiv mbi pagën.
Është e vërtetë që bizneset e vogla kanë peshë relativisht të ulët në të ardhurat buxhetore, por ka dy elementë shumë të rëndësishëm për t’u konsideruar, pasi dëmi indirekt që i krijohet buxhetit dhe ekonomisë është shumë më i lartë. Këto dy elemente janë:

1) Në terma shumë të përafërt, mendohet që rreth 50% e bizneseve të vogla realisht nuk janë të tilla, pasi faktikisht e tejkalojnë kufirin e xhiros, por pa e raportuar. Gjithkush e sheh qartë këtë në blerjet e përditshme të mallrave dhe shërbimeve, nëse vlerësohet niveli dhe korrektësia e lëshimit të kuponëve fiskalë (në vlerën dhe formatin e miratuar nga Ministria e Financave) dhe

2) Presioni që këto biznese ushtrojnë mbi bizneset e mëdha të rregullta duke mos pranuar fatura, përsëri ushqen informalitetin, evazionin dhe korrupsionin, nga të gjitha palët.
Të dy elementet e mësipërme arrijnë vlera financiare të konsiderueshme, përveç dëmeve shumë të mëdha afatgjata në përkeqësim të kulturës biznesore dhe edukatës fiskale. Pra, në një farë mënyre, sistemi aktual i taksimit të biznesit të vogël ka kontribuar në krijimin e hapësirave dhe mundësive për shmangie tatimore dhe evazion fiskal.
Fenomenin e mësipërm e ka stimuluar ndjeshëm edhe fakti që autoritetet tatimore nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur edukimit, asistencës dhe kontrollit të aktiviteteve të biznesit të vogël, për shkak të numrit të madh të tatimpaguesve formalisht biznese të vogla, me të ardhura tatimore formalisht të ulëta dhe me mungesë të një sistemi eficient të analizës së riskut, në mënyrë që të përzgjidheshin, kontrolloheshin dhe të regjistroheshin si tatimpagues TVSH-je ato biznese që realisht e tejkalojnë kufirin e xhiros.

Pra është e qartë se niveli i informalitetit, shmangieve dhe evazionit fiskal është i lartë në shumë biznese formalisht të regjistruara si biznese të vogla, por që në realitet janë të mëdha. Është gjithashtu e qartë se, edhe me kufirin aktual të regjistrimit, shumë prej bizneseve të vogla duhej të ishin regjistruar në TVSH, por mungesa e informacionit dhe sidomos e kapaciteteve eficiente për marrjen dhe e përdorimin e duhur të informacioneve nga administrata tatimore ka bërë që informaliteti të marrë përmasat e tanishme.

Në kushtet kur tatimpaguesit dhe administrata e kanë të pamundur zbatimin e drejtë të sistemit aktual, del e domosdoshme që ky sistem të ndryshohet dhe të përmirësohet me synime kryesore:

• Uljen e informalitetit,
• Garantimin e konkurrencës së ndershme dhe mbrojtjen e bizneseve të rregullta,
• Eliminimin e mundësisë së regjistrimit të disa “bizneseve të vogla” nga të njëjtët persona, me qëllim shmangien e ngarkesës tatimore,
• Përmirësimin e shërbimit ndaj tatimpaguesit,
• Përmirësimin e evidencës dhe kontrollin e kryqëzuar të informacioneve, me synim evidentimin e saktë të xhiros reale dhe zgjedhjen për kontroll bazuar në analizën e riskut,
• Mbrojtjen e bizneseve realisht të vogla,
• Rritjen e të ardhurave tatimore.

Problemi kyç që vështirëson zgjidhjen e problemit është evidentimi i bizneseve realisht të vogla, të cilët duhet të mbrohen dhe të përfitojnë lehtësi procedurale dhe tatimore, përfshi mosregjistrimin si tatimpagues TVSH-je.

Një klasifikim i bizneseve të vogla sipas natyrës së aktivitetit mund të ndihmojë në evidentimin e tatimpaguesve realisht të vegjël:

a) ambulantët, artizanët, prodhuesit e vegjël si furra buke në fshatra, përpunues të produkteve bujqësore dhe blegtorale, të vetë-punësuar në shërbime artizanale dhe profesionale si berberë, orëndreqës, këpucarë, rrobaqepës, riparues pajisjesh elektroshtëpiake, mini servise automjetesh, parkingje, hidraulikë, muratorë, elektricistë, shërbime pastrimi, turizëm familjar sezonal, dyqane ushqimore në fshatra,etj.
Është relativisht e lehtë që ky grup mikrobiznesesh të evidentohet dhe t’i ofrohen lehtësitë e përjashtimit nga TVSH-ja dhe nga tatim-fitimi. Këto biznese mund të trajtohen vetëm me një taksë fikse minimale dhe me procedura licencimi shumë të thjeshta. Kriteri që mund të aplikohet për regjistrimin e këtyre bizneseve në TVSH mund të jetë vetëm xhiroja vjetore mbi 2 milion lekë.

b) Njësi tregtare (dyqane) për shitje mallrash me shumicë dhe pakicë.
Është provuar se për këtë grup është e vështirë të bëhet matja e saktë e xhiros dhe mendohet apo gjykohet se ka një numër të konsiderueshëm tatimpaguesish që duhet të ishin tatimpagues TVSH-je edhe me ligjin aktual. Faktet tregojnë që kufiri prej 5 milion xhiro vjetore ka qenë i pamenaxhueshëm. Në këto kushte, për këtë grup ose duhet të hiqet kufiri (siç është bërë aktualisht me profesionet e lira) ose duhet të vihet një kufi më i ulët (p.sh. 2 milion lekë), i kombinuar edhe me një kriter të dytë, siç mund të jetë numri i të punësuarve. P.sh. njësitë tregtare që kanë xhiro vjetore më të lartë se dy milion lekë ose kanë më shumë se dy të punësuar (përfshi personin e vetë-punësuar) duhet të regjistrohen në TVSH.

c) Hotele, bare, restorante me aktivitet të përhershëm.
Edhe për këtë grup ka dy opsione: kufiri i regjistrimit në TVSH të jetë 0 ose kufiri të jetë 2 milion i kombinuar me numrin e të punësuarve (tregues lehtësisht i kontrollueshëm). Argumentimi është i njëjtë si për grupin (b) më lart.

d) Profesione të lira, si mjekë, dentistë, arkitektë, ekonomistë, juristë, avokatë, noterë, inxhinierë etj., të cilët aktualisht e kanë 0 kufirin e regjistrimit në TVSH (pra janë të regjistruar në TVSH, pavarësisht nga xhiroja).

e) Të tjera shërbime, si transport mallrash dhe udhëtarësh, agjenci imobiliare, agjenci transporti, etj., të cilat gjithashtu mund të trajtohen si grupi (a) më lart, pra kriter për regjistrimin e tyre në TVSH të jetë xhiroja vjetore prej 2 milion lekësh.
Pra problemi kyç reduktohet në tatimpaguesit e përfshirë në grupet (b) dhe (c) më lart për të gjykuar nëse:

i. Do të përfshihen të gjithë në skemën e TVSH-së, pra kufiri i regjistrimit të jetë 0, apo

ii. Do të vendoset kufiri prej 2 milion lekë xhiro vjetore i kombinuar me numrin e të punësuarve, duke konsideruar kështu biznes të vogël vetëm atë biznes që ka xhiro nën 2 milion lekë dhe nuk ka më shumë se dy të punësuar (përfshi personin e vetë-punësuar ose anëtarin e papaguar të familjes).
Në të dyja rastet mendoj se administrata tatimore duhet bëjë riorganizime (me burimet që lirohen nga deklarimet on-line dhe marrja e vërtetimeve on-line nga tatimpaguesit), në mënyrë që të aktivizojë sa më shumë qendra të shërbimit ndaj tatimpaguesve në të gjithë vendin dhe të ofrojë falas shërbimet e deklarimeve tatimore, përfshi përgatitjen e librave dhe deklaratave të TVSH-së. Tatimpaguesit mund të paraqiten në këto qendra dhe të marrin falas konsulencën dhe shërbimin e deklarimit, duke paraqitur dokumentacionin origjinal (faturat e blerjes dhe të shitjes). Sigurisht përgjegjësia për dokumentacionin e paraqitur i takon tatimpaguesit.

Kufiri prej 2 milion lekë xhiro vjetore i regjistrimit në TVSH mendoj është brenda parametrave të përdorur edhe në vendet e BE, ku kufiri i regjistrimit në TVSH varion mesatarisht nga 1-5 milion lekë, por ka edhe vende që e kanë 0 kufirin e regjistrimit në TVSH për shumë aktivitete ekonomike.
Shumë diskutime rreth këtij problemi në media përqendrohen në efektin e regjistrimit në TVSH në rritjen e çmimeve, madje shpesh përdoret edhe niveli “20% rritje”. Mendoj që kjo është e gabuar, pasi çmimet i vendos tregu dhe, sigurisht, një biznes i vogël tregtar që do të futet në TVSH dhe do të lëshojë faturën e shitjes ose kuponin e kasës fiskale me TVSH, patjetër që do ta zbresë TVSH-në e faturave të blerjes. Aritmetikisht mund të llogariten rritje të vogla çmimi, por, nuk mendoj se ato do të përbëjnë arsye thelbësore për mbylljen e bizneseve. Siç edhe rezulton nga deklarimet formale të xhiros, vlerat e mallrave dhe shërbimeve që u shiten konsumatorëve nga bizneset e vogla kanë peshë mjaft të ulët në totalet e shitjeve/konsumit. Fakti që informaliteti është i lartë nuk përbën argument për ta ruajtur këtë informalitet, pasi çmimet e aplikuara prej tij janë disi më të ulëta, kur dihen qartë dëmet që informaliteti i shkakton ekonomisë. Në të vërtetë, ato që humbasin nga formalizimi dhe aplikimi i TVSH-së janë bizneset që kanë fshehur xhiron. Fakti që të tilla biznese do të kenë rënie të fitimeve, nuk është arsye që të ruhet informaliteti.

Në opinionin tim, ndikimet që masat e mësipërme do të kenë mbi konsumatorin janë të papërfillshme ose shumë afatshkurtër, krahasuar me përfitimet që do të ketë ekonomia dhe popullata nga formalizimi.
Suksesi i masave të mësipërme mendoj do të varet shumë nga:

• analizimi me kujdes i situatës nga Ministria e Financave dhe vendosja e rregullave të thjeshta dhe të qarta, të tilla që të kuptohen dhe të mund të zbatohen nga shumica e tatimpaguesve;
• ofrimi falas i sqarimeve në mediat e shkruara, në radio, televizione, fletëpalosje, rrjetet sociale; dhe i asistencës në zyrat e shërbimit të tatimpaguesve që duhet të mbulojnë të gjithë territorin;
• zbatimi i këtyre rregullave nga administrata tatimore me synim parësor edukimin dhe ndihmën për bizneset, jo penalizimin e aq më tepër mbylljen;
• dhënien e mesazheve të qarta se ligji dhe udhëzimet zbatohen njëlloj për të gjithë, dhe se përzgjedhja e tatimpaguesve për kontroll bazohet në analizën e riskut. Pra përzgjidhen për kontroll ata tatimpagues që, bazuar në informacione paraprake të analizuara nga administrata tatimore, rezultojnë me risk të lartë në fshehjen e tatimeve;
• dhënia e mesazheve të qarta se korrupsioni dhe evazioni tatimor dënohen konform ligjit;
• hartimi i planeve afatmesme dhe afatgjata lidhur me evidentimin e tatimpaguesve potencialë në shkallë vendi dhe shpërndarjen e drejtë të barrës tatimore. Tatimpaguesit dhe popullata në përgjithësi duhet të shohin që po shkohet drejt një shpërndarjeje të drejtë të ngarkesës tatimore dhe po respektohet parimi i barazisë;
• dhënia e mesazheve të qarta se tatimet e mbledhura përdoren drejt nga qeveria;
• hartimi i programeve afatgjata, përfshi programet shkollore, për të ofruar një edukatë të shëndoshë lidhur me sistemet tatimore, përdorimin e fondeve, etj.

Pra ndryshimi i kufirit të regjistrimit në TVSH, duhet të jetë pjesë dhe të kombinohet me marrjen e masave komplekse për uljen e informalitetit dhe të evazionit fiskal.

Në përfundim, do të ritheksoja se është e rëndësishme, veçanërisht për profesionistët dhe shoqërinë civile, që të shmangim gjykimet ekstremiste apo, në shumë raste, aritmetike; të cilat, pa shumë logjikë ekonomike, llogarisin rritje çmimesh e falimentime të supozuara.

Përkundrazi, le të ndihmojmë dhe të mbështesim hartimin e dispozitave ligjore dhe rregullave zbatuese të drejta, që do të mundësojnë uljen e informalitetit, evazionit fiskal dhe korrupsionit, dhe mbrojtjen e bizneseve realisht të vogla, që sigurojnë të ardhura minimale dhe normale për mbajtjen e familjeve.

Dita

October 17, 2017 09:27
Komento

14 Komente

  1. Besniku. October 17, 10:40

    Per ato qe merren me biznes dhe njohin dokumentacionin e tij,mund te tregohet qe ky shkrim eshte 100% i sakte.Ato qe jane kunder ose nuk e njohin fare biznesin ose qellimisht pengojne punet e qeverise.I lumte autorit!

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati October 19, 02:00

      Nuk e lexova te gjithe kete carcafin aty ,por qe ne fillim ky gabim ne mendimin konceptual ne lidhje me zhvillimin e mireqenies ne shoqerite ne tranzicion

      Ky thote ne fillim fare se shoqerite ne tranzicion kane si te mete te tyre qe bizneset e vogla nuk paguajne taksa

      Qe ketu fillon gabimi i tij :

      Sepse ne shoqerite ne tranzicion,por sidomos ne Shqiperi, sepse Shqiperia eshte vendi me i varfer i Europes , bizneset e vogla mezi i nxjerrin ato pese leke fitim ,
      sepe fuqia blerese eshte shume e vogel ne keto vende –ndersa ne Shqiperi eshte skandal fare, sepse rogat e pensionet aty jane nga 100 mij leke te vjetra ne muaj

      Dhe duke qene nje fuqi blerese kaq e dobet , biznesi i vogel ka xhiro te vogel fare,
      Plus kesaj fatkeqsie te biznesit te vogel i shtohen taksat qe te merr bashkia,
      Une kam pasur nje lokal me qera ne Vlore dhe nuk e mbaja dot se paguej taksa per pastrimin, per policine , dhe per shume gjera te tjera ,plus pastaj do paguaje edhe qerane , se nuk e kisha timen
      –Dhe xhiro esht e evogel fare, sepse njerezit vinin sa per te pire nje kafe dhe rinin gjithe diten

      Pra ne keto kushte kur fuqia blerese esht kaq e vogel dhe taksat jane kaq te medha , eshte mire qe te ulen taksat dhe biles te lihet per nje periudhe 7 vjecare qe biznesi i vogel mos paguaj taksa

      Kjo do i japi frymemarje te madhe shitjes dhe blerjes ne pakice , dhe do ritet shume konsumi
      Mirpo shoqeria sot quhet Shoqeri konsumi–

      Sa me shume te ritet konsumi aq me shume zhvillohet mireqenia , sepse ngrihet niveli i mireqneis tek biznesi i vigel–dhe ketu eshte kyci i mireqenies

      Po u ngrit xhiro e biznesit te vogel, do ngrihen te arDHurat ne zinxhir ne bizneset e mesme the te medha .dhe do sjlle progresin e mireqenies ne shqoeri …

      Pra kyci eshte nje biznesi i vigel, dhe sidomos ne sektorin e sherbimeve te mos kete taksa,
      dhe nderkaq qe te stimulohet konsumi , le te vendoset cmim tavan per mallrat kryesore te ushqimit , sepse jemi nje qeverisje socialiste

      Cmimet te mos i lihen tregut te lire, por te kene njefare kufizimi , perderisa shteti nuk po ju merr taksa

      Nderkaq shteti ti marri taksat binzesit te mesem dhe te madh
      Se ne shikojm se mospagimi i taksave me i madh eshte nga bizneset e medha dhe te mesme

      Dhe keto biznese sigurojne peshen kryesore ne buxhet
      Nuk e mban buxhetin ai qe shet buke, dathe domate kastravece etj
      Te ardhurat nga ai binzes jane te vogla fare

      Ndersa biznesi i madh sjell te ardhura te medha dhe shteti tek keta duhet te nguli kemeb , jo tua fali taksat e papaguara , sic beri EDI RAMA , qe ju fali 1 miliard dollare bizneseve te medha nga taksat e papaguara ,

      Dhe jo vetem kaq por mori edhe 1 miliard te tjera borxh nga FMN ,per tua dhene ketyre bizneseve te medha

      Pra gjithe kyci i mbushjes se buxhetit me taksa eshte vjelja e takses nga bizneset e medha dhe te mesme

      Ndersa te voglin lere te lire, se taksa ja merr frymen biznesit te vogel dhe e falimenton pasi ne Shqiperi biznesi i vogel esht ne kushte mbijetese
      Sidomos ne sektorin e sherbimeve ushqimore

      Mirpo ky qe esht ne krye bashke me specialistet e tij jane hajvane fare, por edhe shume mizore

      Keta duke vendos kete taksne TVSH , i vene shkelmin ne fyt konsumit te perditeshem , sepse kjo takse eshte tek shkembimet e pakices dhe esht pikerisht tek ushqimet

      Kjo takse ne ekonomi quhet takse kunder te varferve

      Ne fakt ua ben mire ky Rama, se kjo takse ju bije direkt atyre 1 milion votuesve –Kjo eshte takse vetem per ata ,

      Esht pothuaj njelloj si Taksa e shitjes ne Amerike ,

      Kjo takse prek vetem te dobetit , se milioneret nuk pjerdhin nga cmimet e taksat e konsumit

      Ndaj, pavaresisht ca thone keta specialsitet “kopetente” kjo takse do uli ne maksimum blerjet dhe shitjet me pakice dhe do i nxjer jashte loje bizneset e vogal, …
      Nderkaq qe do ritet akoma me shume varferia

      Keta takse ne France psh e kane 5% ,
      ketu ne Amerike taksa e shitjes , esht pakes e ndryshme nga TVSH , por nje qellim kane eshte 8.875 , por eshte ne ushqimoret me pakice e shumice ,ne bizneset , e ndryshme
      por nuk eshte ne bizneset e pakices per konfeksionet deri ne 100 dollare, Mbi 100 dollare blerje paguan edhe kete takse

      Nejse te Rooje Partia me Ramen ne krye , pa s’ka gje se po ua merr shpirtin fare

      Reply to this comment
    • Raimond vlonjati October 19, 04:50

      Bobo cfare rrace e keqe jeni ju more ,se tani po lexoj keto komentet tuaja !–

      Ju per Partine jeni gati te hani edhe barr, por unitetin reth partise ta mbani te celikte looooooooooool

      Hajde deficente hajde

      Po a jeni konsumatore ju apo jetoni me ere sI Maria qe mbarsej me eren e ketij timit ?

      Kjo takse qe ta dini ju , quhet Takse Konsumi, dhe bije direkt mbi konsuimatorin
      Kjo bije direkt mbi ju,

      Sepse kjo takse vepron ne zinxhirin e shitjes se pakices sa here qe ngrihet vlera e mallit futet kjo takse

      Nga kritiket kjo takse quhet Tkse Regreisve, sepse e vendos baren eritjes ekonomike, mbi njeriun e varfer
      dmth mbi buken e gojes suaj , mbi mireqenien tiuaj

      Dhe po ashtu kjo takse ka shume burokraci, dhe do ju nxije jeten biznesmeneve te vegjel more

      Kjo takse nuk e prek aspak biznesin e madh , kjo esht vetem per hallexhinjte qe shesin gjera per te mabjtur shtepine

      Ju piu gjakun ky bastardi,por fytyra me te poshtra jane keta kopetentet ekonomike , qe e justifikojne kete takse kriminale, dhe na bejne krahasime me Europen

      Por Europaka mundesi ta paguaje kete takse ,sepse ka nivel te larte jetese individi i thjeshte atje

      ndersa Shqiperia esht vendi me i varfer ne Europe , dhe nuk e perballon dot kete takse …

      Kjo takse e mbyt fare biznesin e vogel dhe shkateron komplet consumin si institucion

      Por po ra konsumi, sepse kjo eshte takse mbi konsumin, do sjelle mbylljen e bizneseve te vogla …Do i falimentoje dhe do ritet akoma me shume varferia …..

      ,Vari qillot jeni njerez qe nuk e doni familjen tuaj e femijet tuaj ..

      Reply to this comment
    • Raimond vlonjati October 19, 18:51

      Po komenti im pse mungon

      Postojeni more komentin se s’ka lezet

      Reply to this comment
  2. Guri October 17, 11:49

    Vetem kush nuk do ta kuptoje, ose eshte fare i lene nga trute, nuk e kupton që TVSH (tatimi mbi vleren e shtuar) jane para qe shteti na i merr ne per t’i futur ne buxhet, qe me to, pastaj, te beje vepra te cilat na duhen ne te gjitheve. Por, ne qofte se keto para i perveteson biznesmeni, i vogel ose i madh qofte, ai na vjedh ne te gjitheve, njelloj sikur te na fuste duart ne xhepat tane. Qeveria e ka drejt qe keto para duhet t’i marre ajo dhe t’i fute ne llogarite e saj ndertimore dhe zhvillimore. Opozita flet mbroçkulla dhe kerkon te nxjerre ndonje perfitim politik me nje çeshtje qe eshte fare e qarte: Parate tona duhet te shkojne ne buxhet qe pastaj te na kthehen serish ne, ne forma te tjera.

    Reply to this comment
  3. fiona October 17, 15:26

    paragjykim pa baza ky per vendosjen e tvsh, cfare do te shkruani pastaj kur ta shihini se sa funskional do jete per bizneset qe si me tvsh si pa tvsh marredhenia e tyre me shtetin sa i takon taksave do jete po i njejte si tani

    Reply to this comment
  4. tiku October 17, 15:29

    mendoj se kjo mase fiskale do sjelli si rezultat faktin qe te gjitha bizneset do trajtohen njesoj dhe nuk do te kemi me nje sistem tatimor te zhdrejte qe favorion vetem disa,venia ne perdorim e kesaj mase nuk duhet te keqperdoret per interesa politike sepse me te vertete po perhapet frike tek qytetaret vete ekspertet e pohojne se eshte nje perdorim mese i drejte dhe nuk ka pse te trembi bizneset dhe sidomos ato qe jane ne rregull me ligjet dhe zbatimin e rregullave ndaj shtetit

    Reply to this comment
  5. Ahmeti October 17, 16:58

    Duke parë zallamahinë që po bëjnë disa specialistë e politikanë për vendosjen e TVSH në biznesin e vogël po jap mendimet që vijojnë:
    1. Të gjitha subjektet tregtare duhet t’i nënshtrohen zbatimit të TVSH-së. Vetëm kështu mund të zihet “ Cifuni” ku shkarkohet “Voza “ e mbushur plot me informalitet në bizneset e mëdha që, gjoja i nënshtrohen këtij tatimi por e kanë të hapur rrugën për shmangien e tij nëpërmjet furnizimit të bizneseve pa fatura me TVSH:
    2.- Subjektet e biznesit të vogël , deri në 5 milion lekë xhiro, fillimisht shuma e tvsh për t’u paguar prej tyre jetë simbas këtij shembulli :
    Biznesi X realizon xhiro shitje mallrash apo shërbimesh 300,000 lekë në muaj, apo 3,600,000 lekë në vit. Kjo xhiro dokumentohet nëpërmjet Kasës Fiskale e teyrueshme për tu mbajtur rregullisht.
    Kësaj xhiroje duhet ti zbriten :
    – Blerjet e mallrave apo shërbimeve të dokumentuara me fatura me TVSH që në rastin tone mund të jetë 200,000 lekë në muaj.
    – Pagat mbi të cilat janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore 50,000 lekë
    – Shpenzimet për të cilat është paguar tatim në burim 15 %, si Qiraja etj….30,000 lekë
    – Mund të zbriten edhe taksat vendore apo nacionale që paguan subjekti , që në shembullin tone mund të jenë 8,000 lekë
    Diferenca (300,000 – 200,000 – 50,000 – 30,000 – 8,000) = 12,000 lekë përbën vlerën e tatueshme mbi të cilën do të zbatohet TVSH Pra, subjekti do të paguajë 12,000 x 20% = 2,400 lekë TVSH në muaj, ose 2400×12 = 28,800 lekë ose sa gjysma e Tatamit mbi Biznesin e Vogël që paguhej në periudhat e kaluara.
    3.-Për bizneset me më pak se 2,000,000 lekë xhiro vjetore të cilët vetë mbajnë vehten e tyre mund të zbatohet një përqindje më e vogël tatami, psh 5 apo 10 % duke paguar jo me shumë se 10,000 lekë në vit. Por ama kurrësesi nuk duhen përjashtuar nga TVSH.
    Po të bëhet kjo, bizneset furnizuese nuk do të kërkojnë më shmangje nga pagesa e TVSH sepse nuk kanë ku të shesin mallin apo shërbimin e tyre.
    Përsa i përket zhurmës se duhen shumë ekonomistë për mbajtjen e llogarive, kujtojmë se të gjitha bizneset deri në 4 milion lekë xhiro në vit aktualisht e mbajnë Librin e Blerjeve dhe Librin e Shitjeve Listë Pagesat e punonjësve dhe i deklarojnë ato në organet fiskale në çdo tre muaj dhe, nuk shton ndonjë punë të madhe apo të kualifikuar në se deklarimeve të deritanishme u shtohet edhe TVSH Pra nuk do të ketë asnjë dokument kontabël shtesë që kërkon specialist të fushës për tu mbajtur.
    Tiranë, më 10.10.2017
    Përgatiti Ahmet Stojna

    Reply to this comment
  6. Pensionisti October 17, 17:29

    Te gjitha bizneset te paguajne T.V.Sh.Qeveria ,ne qofte se e sheh me vend, le te gjeje forma te ndryshme financimi per biznesin e vogel Si mund te lejohet biznesi i cdo grupi qofte , qe te mos paguaje T.V.Sh.kur ate sot per sot e paguajne edhe pensionistet ne cdo fature qe paguajne ; nga kafja deri tek dritat uji ,telefoni e televizori.Biznesi i siguron te ardhurat ne cdo ore te dites , ndersa pensionisti e humbet pensionin ne cdo ore te dites!

    Reply to this comment
  7. Pensionisti October 17, 17:31

    Te gjitha bizneset te paguajne T.V.Sh.Qeveria ,ne qofte se e sheh me vend, le te gjeje forma te ndryshme financimi per biznesin e vogel Si mund te lejohet biznesi i cdo grupi qofte , qe te mos paguaje T.V.Sh.kur ate sot per sot e paguajne edhe pensionistet ne cdo fature qe paguajne ; nga kafja deri tek dritat uji ,telefoni e televizori.Biznesi i siguron te ardhurat ne cdo ore te dites dhe i shton ato cdo dite , ndersa pensionisti e humbet pensionin ne cdo ore te dites!

    Reply to this comment
  8. geni October 17, 19:20

    Pra ska asnje gje per tu trembur. Mireinformohuni.

    Reply to this comment
  9. Megi October 17, 19:20

    Po gjith kete kaosin dhe zhurmen po e bejne disa injorante qe smarrin vesh nga taksat dhe vetem nga fjala tremben pa e ditur per cfare behet fjale.

    Reply to this comment
  10. Lueli October 17, 19:21

    Shkrimi I siperm eshte teper I sakte. Ata qe kane studiuar per ekonomi dhe finance dhe sidomos kontabilitet e kuptojne pak me teper cfare eshte TVSH dhe cfare ndikimi ka ajo ne biznes , ne buxhet dhe ne kontroll.l

    Reply to this comment
  11. Arben October 18, 18:53

    POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,

    AI PREKET, POR AMA, AI JA BEN HALLALL

    SEPSE PARTIA E VET, ME SHOKUN EDVER

    PO JA VE TVSH-NE.

    TE RROJE PARTIA

    TE RROJE SHOKU EDVER.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*