Kush quhej “Koxhabash”?
Nga Arkiva
I nderuar lexues! Koxhabash quhej kryeplaku i fshatrave me popullsi të krishtere që luante rolin e ndërlidhësit të kësaj popullsie me pushtetin qendror.
Merrej me mbledhjen e taksave dhe të detyrimeve shtetërore, me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e grindjeve të individëve të veçantë etj. Kundrejt këtyre shërbimeve ishte i përjashtuar nga disa detyrime.
Në shek.XVII-XVIII koxhabashi fitoi një pozitë të veçantë, duke u bërë edhe rekrutues i ushtarëve me rrogë dhe u kthye në shfrytëzues i egër i popullsisë.
Komento
Ende pa komente
Shiko komentet
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento