Kush shet karta celulari pa autorizim dënohet 15 deri në 30 ditë burg

February 13, 2015 17:22

Kush shet karta celulari pa autorizim dënohet 15 deri në 30 ditë burg

Kush shet karta celulari pa patur autorizim për ta bërë dënohet me 15 deri në 30 ditë burg. Drejtori i Kabinetit të Autoritetit së Komunikimeve Elektronike, thotë se këto ndryshime në ligj u bënë pikërisht për të mos lejuar abuzimin që bën krimi duke kryer shpërthime tritoli parmes telefonave.

Rudolf Papa, sqaron se dënim penal ka edhe për operatorët ose shitësit të cilët japin kartën telefonike pa marrë më parë të dhënat e tij. Nisur nga rastet e ndodhura ditët e fundit, ku janë identifikuar dy pronarët e kartave SIM, Papa shprehet për Vizion Plus se ligji ka funksionuar dhe operatorët kanë bërë regjistrimin e duhur të numrave, por në këtë rast se ku është gabimi duhet gjetur nga organet hetimore.

Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, nëse do të ishin regjistruar numrat IMEI-t atëherë do të ishte më i thjeshtë identifikimi i autorëve që përdorin shpërthimet me tritol të telekomanduara. IMEI do të siguronte që çdo aparat telefonik të ishte i regjistruara nga operatorët celularë dhe të identifikohej pronari i aparatit, por një nismë ligjore e marrë 8 muaj më parë nga qeveria u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

 

February 13, 2015 17:22
Komento

10 Komente

  1. "Horri i Bulevardit" February 13, 17:44

    Nuk e di se a eshte denimi i merituar, per kete kategori, por ne qofte se ligji e ben te qarte, se ato numra te. Qe futen ne sistemin e krimit, sidomos te shperthimeve, duhet qe edhe shitesit e ketyre kartave, te denohen po me te njejtin denim, qe marrin kriminelet.
    Le te fillojne me kete gjyzelin e shpellarit, qe i ka dale numri i tij i tel, ne shperthimet e fundit.
    Denim maksimal, me shume se 40 vjet, pa te drejte apelimi dhe te izoluar.
    Ky lloj denimi, do ti beje kryesit e akteve kriminale, te mendojne para se te ndermarrin, nje veprim te tille.

    Reply to this comment
  2. . February 13, 18:35

    “Qesharake” …

    ne bote e quajne kundrabanden si shkelje ligjit
    me burg disa vjet dhe jo me dite apo ore si ne Shqiperine
    qe kurre nuk behet “shtet”
    me keta injorante dhe provinciale qe me kazma dhe arme zbriten neper qytete dhe Tiranen e shkrete qe
    mezi po merr fryme … kur te gjithe Tiransit jane larguar prej vitesh, pasi nuk duronin kete lloj shtrese te eger qe te vret dhe shkaterron jeten.

    Keshtu do vuani o injorante …
    Ju doni dajak … Enveri ju a bente mire … kur nga frika benit shurren.

    Reply to this comment
  3. Bardhi Tolabi February 13, 18:40

    Shitja e kartave duhet bere e kontrolluar.Ai qe shet karta te kete nje rregjister,ku te shenoje te dhenat e bleresit dhe numurin e blere prej tij.Ne kete rast,pergjegjesine per shitjen e kartave,pa marre regullisht te dhenat mbi identitetin e bleresit,duhet te bjere mbi shitesin dhe ai duhet denuar penalisht,ne rast te shkeljeve apo “leshimeve” qe ju ben klienteve,vetem e vetem per te shitur nje karte me shume.Denimi me disa dite burgim,nuk eshte asgje,krimineli paguan me “flori” per te poseduar nje numur,i cili do i nevojitej per nje krim qe ai planifikon te beje.Nga ana tjeter ,a dhe nevojtare qe behen pre e krimineleve,duke ju gezuar nje shperblimi te majme.Pra vetem rigiroziteti ne shitjen e kartave,do te na coje ne poseduesit e vertete te tyre.Keshtu duhet menduar dhe ne raste e Reomingut,nuk duhet pranuar nje karte e huaj ne teritorin e Shqiperise,pa u identifikuar poseduesi i numurit te ketij celulari me pare,tek pika te autorizuara te kompanive celulare.Pra,ka mundesi dhe rruge per disiplinimin e numurave celulare dhe mbas ketyre,le te guxoje dikush te vendose celulare,ne rastet e perdorimit te tritoleve dhe minave.Shteti,”e ze lepurin me qere” ne se do.Ai qe nuk eshte dakort me kete zgjidhje,eshte pjese e mafies,eshte ai qe mendon dhe frymezon,per te mos thene vepron ne keto akte kriminale,qofte edhe me vendime si ai i Gjykates Kushtetuesee cila rezoi ligjin e propozuar nga kjo qeveri.

    Reply to this comment
  4. bato February 13, 18:50

    Denim qesharak. Ndaj ai djali nga Kamza qe u arrestua dje per shitje kartash duke shkelur ligjin( me rregjistrim fiktiv), tallte bythen ne uinternet duke thene se e prenotoi dhomen… Ai e di se do rrije 15 dite, i mbajtur si zoteri nga ata qe e kane paguar per kartat(tritolvenesit) dhe do dale me miliona ne xhep. Me te tille ligje, tritolet do vijojne me me kurajo te nxitur nga politika jone e shpifur.

    Reply to this comment
  5. "Horri i Bulevardit" February 13, 19:24

    Edhe njehere me duhet te jap nje sqarim.
    Sipas vete informacionit te dhene nga ministria e brendshme, personi qe posedon numrin e celularit, qe ka sherbyer ne krim, eshte kapur ne mesin e 12 personave, qe jane kapurbne vendngjarje, qe do te thote, se ai eshte jo thjesht tritolvenesi, por eshte cuar aty, per te kontrolluar momentet e shperthimit, nga porositesit.
    E sqaroj kete, duke patur parasysh, se ky bastard, nuk eshte banor i asaj zone, por eshte banor i lagjes se shpellareve, ne Bathore.
    Mos kerkon policia qe ai te dale me shpate ne dore dhe te thote, UNE E BERA?.
    Policia te kete kujdes, se mos shpellari sali, ndersen ndonje aty brenda, per ta hequr qafe, se saliu e di qe kur dovshteti, te ben qe te mallkosh nenen, qe te ka lindur.

    Reply to this comment
  6. isi February 13, 19:40

    Dy poseduesit e kartave elektr. nuk jane te pafajshem,qofshin gjimnazist ose pensionist.Mbajini brenda gjersa te tregojne per llogari te kujt i kane blere kartat?

    Reply to this comment
  7. mir February 13, 21:16

    @horri……ne shqiperi duhet te behet ligji kafazit.
    ne nje mbreteri, nje mbret mblodh ipleqte vendit ….dhe ju tha burgjet kane shume kosto te larte se krimi po ben kerdine. dua nje zgjidhje nga ju…….zgjidhja …ben nje kafaz hekuri 1m me 1m, futen kriminelin e pare, kapen te dytin, ku ta fusim …..ne kafaz po eshte nje , vrite te parin fute te dytin e keshtu me rralle…duhet ligji xhungles per kafshet e xhungles……………………….

    Reply to this comment
  8. Shoku ** Shpati ** February 14, 08:17

    15 deri 30 dite burg ??? Po ky eshte shtet policor more vellezer ! Po ca ben ai qe blen karta telefoni te parregjistruara , hic gje hedh njerez ne ere ! Kaq shume te denohet shkaktari i ketyre tmerreve eshte turp . Si mund te denohet nje terrorist me 15 dite jo jo qenka deri ne 30 dite burg !!! Bejeni te pakten 15 ore qe te fleje ne darke terroristi .

    Reply to this comment
  9. po February 14, 10:17

    kjo karte qe shet ky njeriu pa autorizim dhe u denoka me 15-30 dite burk te ben gjemen. Ne memyre te prere e me denim maksimal te denohen te gjithe ata qe shesin rrugeve e jashte sistemit te kompanive elulare bile nqs keto neglizhojne tu hiqet menjehere licensa e gjoba si ne europe..

    Reply to this comment
  10. Albann February 14, 15:09

    Faleminderit Gjykates Kushtetuse qe vuri tritolin,duke siguruar anonimitetin e krimit……Bravo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim