Kush shpik një Sistem të Ri, është pa diskutim një Gjeni!

Arben Duka August 20, 2015 15:24

Kush shpik një Sistem të Ri, është pa diskutim një Gjeni!

Gjithë problemet do t’i gjente,
Rama tek sistem i ri,
ndaj sistemin po ta zhbënte,
do të qe vërtet gjeni!

Sistemin e komunizmit,
e ka mallkuar përjetë,
po fill pas kapitalizmit,
do të shpikte një të tretë!

Për ndonjë Sistem të ri,
unë s’shoh ndonjë dritë të bardhë,
se Sistemi i Kapitalit,
më i fundit është në radhë!

Kapitalizmi jeton,
dhe pse krejt i deformuar,
dhe pas tija – nga askush,
sistem tjetër s’është menduar!

Rama e shikon sistemin,
për korrupsionin-minierë,
ca i pasuron rrëmbimthi,
ca i bën dhe më të mjerë!

Me ndërrimin e sistemit,
mund të zgjidhen gjithë problemet,
kemi “sistemin kinez”,
që bashkon të dy sistemet!

Dhe në Kinë ka lulëzuar,
ekonomia e lirë,
po shteti s’ka përfunduar,
në një stol të bëjë sehir!

Sot në Kinën Popullore,
kapitali ka shkëlqim,
por drejtimet kryesore,
janë me planifikim!

Dy përpara-një hap mbrapa,
Kina i hedh e menduar,
asnjë sektor strategjik,
nuk e ka privatizuar!

Rrugët-minierat dhe portet,
sot në Kinën Popullore,
hekurudhat-aeroportet,
janë pronë shtetërore!

Sektori energjitik,
një nga shtyllat kryesore,
kurrë s’mund t’ia japë privatit,
Kinë e madhe popullore!

Gjithë shërbimet publike,
arsimi dhe shëndetësia,
si ndërmarrjet më gjigante,
i ka në dorë qeveria!

Shteti s’është rregullator,
por drejton e komandon,
dhe miliona punëtorë,
është shteti që i mbron!

Me novacionet e saj,
Kina e sfidoi Epokën,
dhe për pakëz korrupsion,
në Kinë të heqin kokën!

Solla modelin kinez,
mos mundohet shumë I Gjati,
se është model i provuar,
dhe kushdo mund ta ketë gati!

Gjer më sot ky rezulton,
si sistemi më me vlerë,
dhe trashëgiminë e vjetër,
Kina s’e hedh kurrë në erë!

Këtë sistem Europa,
nuk mund ta përtypi dot,
ndaj për një sistem të ri,
Edi Rama e ka kot!

Këtë gjë duhet ta bënte,
atë kohë Ramiz Alia,
dhe një Kinë në Europë,
mund të qe bërë Shqipëria!

Arben Duka August 20, 2015 15:24
Komento

16 Komente

  1. Ver Llapa August 20, 15:41

    Me mire hame KASHTE dhe nuk e kthejme SOCIALIZMIN prape!!!

    Reply to this comment
  2. Vëzhguesi F August 20, 16:41

    Mire thua ti Arben, po kujt ia thua?
    Ne shqiptaret, duke perfshire qofte “te gjatin”, “te shkurterin” qe pershtatet me çardo lloj gjatesie dhe “te marrin” qe e konsideron vete kampion, (dhe qe ne te vertete per ca gjera mbetet kampion jo ne Shqiperi por dhe ne bote, si per cubllek, krime, korrupsion, tradheti kombetare, anarshi etj), nuk eshte se kemi mungese te shkalles se intelektit, perkundrazi e kemi ,madje ca me lart se shume kombe te tjere.
    Por ne kemi dy te keqia te medha. Jemi ca fodulle ne or Arben vellai.
    Na pelqen shume vetja dhe na hyne shume shpejt ne qef.
    Por jemi dhe nga ajo rrace njerzore qe vertetojme ne praktike se e kemi prejardhjen nga majmuni, qe per çdo gje duam te imitojme, madje aq shume shkon mania e imitimit, sa duket qe çdo gje te keqe e kemi shpikur vete ne.
    Zor se mund te behemi nje mendje, pra te kemi nje mendim, qofshin dhe dy vete.
    Midis nesh ka dhe syresh qe e matin veten jo vetem me hijen e mengjezit, sa i perket gjatesise fizike, por dhe kapacitetin e trurit dhe te dijeve me gjatesine fizike.
    Nuk eshte e keqe e vogel kjo, por pengesa kryesore per te mare me te miren e mundeshme qofte dhe te sistemit me te keq dhe jo me te gjejme sistem te ri.
    Ne papsemi pak vetem kur hemi ne bize te gremines dhe mundohemi te shohim poshte, se na ngelet koka vetem lart si kalliri bosh i thekres.
    Vetem athere kerkojme te bejme llogarite e gabimeve apo mekateve se sa poshte jemi ne raport me ata qe dikur ishin ne mos njelloj por partnere dhe bashkeudhetaret tane.

    Reply to this comment
  3. Vëzhguesi F August 20, 16:45

    korigjim gabim: Ne rrjeshtin e kater nga fundi (folja “jemi” eshte shtypur keq, hemi, peremri deftor “buze” eshte shkruajtur gabim bize)

    Reply to this comment
    • LOVE August 20, 19:15

      Pershendetje Vezhguesi F
      ne fakt duhet te ishe vetekorrigjuar per gjithe ate komentin me siper
      sepse bejtexhiu nuk korrigjohet me …zemra per pak pune vullnetare i rreh 😛
      sistemi kinez po duket sikur po funksionon per ca qe shohin deri te hunda e tyre
      po eshte i bazuar te shfrytezimi i krahut te lire te punes , pra vullnetare
      eshte i bazuar te mohimi i cdo te drejte njerzore
      si thote gaztori me siper “ta heqin koken”
      i ka qejf keto pleniumet e partise ,ku jane vete gjykates vete prokurore
      Europa nuk behet si ju !
      As si ata kopilat e Maos …dhe juve ju ka prere buxhetin ,
      prandaj jeni nxehur ,po Europa ju la te ndertonit socializmin me forcat tuaja per 45 vjet , asqe e dinte qe ju kishte ne harte ,po se di cfare ju ndodhi dhe moret arratine , jo vetem kaq ,po arratine po merrni perdite 🙂
      Ramiz Alia e donte shokun Mjao ,po se donte ai se i moret leket dhe filluat te canit bllokaden me forcat tuaja ,dhe pse ende me traktoret e 76 punonit
      kromunist idiote ,vegjeli analfabete
      Platoni shkruante qysh ne ate kohe qe masat popullore nuk duhet te kishin as te drejte votimi ,jo me qeverisje …do kishim shpetuar te gjithe 😛

      Reply to this comment
      • ijs August 20, 22:18

        Love te duket vetja se ke lindur me gjak blu mi debile! Albanistani ne kohen e zogollit tend ishte toke druvaresh qe jetonin me kandil dhe nese gjyshi yt kishte ndonje llampe me vajguri te importuar nga italia e blere me napolonat turke si sherbetor me breza i turqise kjo se kthen kllocken ne skifter! Kur ben gableja albanistanit si “aristokratike” se gjyshi saj kishte ca napolona turke ne sundyk dhe ca argate, kujton se mund te barazohej me races se vertete perendimore me gjak blu ! As ne enderr se ka menduar bota perendimore qe nje gabele e albanistanit me ca napolona turke mund te jete e barabarte me te dhe te ulet ne nje tavoline me te.
        Keshtu qe ti je po aq fshatare sa dhe te tjeret qe perbuz, sic thoshte Noli madh qe ketu eshte bujku me bej se beu dhe beu me bujk se bujku!
        Keshtu qe kujdes kur flet per Kinen pula e albanistanit se kur gjermanet kjo race kaq superiore sot kane filluar te mesojne kinezce, tregon vertete se nga kush e ka te ardhmen e botes ne dore. Ato masat qe ti i perbuz mi debile jane njerez ne radhe te pare dhe nese ato i drejton nje njeri me tru dhe pse ska gjak blu ato ngrene nje komb dhe nje ekonomi superiore per veten dhe per ata qe mendojne si puna kllockes nga ku e ke ti origjinen race e peshtire.
        Qe sistemi komunist kinez i reformuar i tregoj botes sot epersi totale dhe triumf ndaj sistemit kapitalist kete e pranojne sot tere kokat perendimore se nuk eshte nje loder qe nje vend mesjetar te zhduke diferencen e nje zhvillimi 500 vjecar te prapambetur brenda 30 vjetesh. Qe te kapesh tjetrin qe ka shekuj qe vrapon do aftesi,pune dhe sistem me superior! Por mbi te gjitha do dhe pune vullnetare mi debilja e albanistanit se nuk dalin ato napolonat e sendukur tend te kalbur! Pff

        Reply to this comment
        • LOVE August 21, 06:28

          Ijs
          te kam ar mik te vjeter dhe ty prandaj e kam
          detyre repliken 😛

          lere kohen e Zogut ,se duhet te studiosh jo vetem historine e kuqe rivilicionare
          ti bie shkurt ,se ne fshataret shkojme dhe ne pune
          bota kapitaliste e ka gati modelin jo vetem per kinezerine por dhe per vetekorrigjimin e kapitalizmit , qe ka shume probleme sigurisht ,por eshte i vetmi qe funksionon
          kromunizmi eshte nje deshtim ,qysh ne teori deshton
          praktika e tregoi ,ju jeni prova
          Europa dhe shume vende kapitaliste po adoptojne sistemin social .Garantojne jetesen duke te dhene gjithe ate qe te duhet ne nivel mesatar , dhe per kedo qe do shtim ka avantazhet e punes .Ka shtim dhe kujdes te vecante per nr e femijeve ,e shume gjera te tjera qe do ishte shume e gjate ti spjegoja ,dhe nuk e di a do arrinte mendja jote ta konceptonte ,sepse ju jeni ende te puna vullnetare .Te siguroj qe do flitet gjithmone e me shume ne vitet e ardhshme per kete sistem qe po aplikohet me ngadalesi nga shume vende lider ne ekonomi .
          Kjo do zevendesoje kapitalizmin ,puna do jete nje obcion
          sigurisht nuk do jete kromunizmi dhe as kinezeria .
          mos mendo te me replikosh mua perseri ,po lexo ndonje gje me shume ,dhe bej ndonje pasaporte te huaj
          merre dhe bejtexhiun me vete ,aplikoni per azil
          dorezoni teseren e partise me pare se ka rrezik tu mbyllin ne kopshtin zoologjik 😛

          Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi August 20, 21:00

      Vezhguesi F ? Ja u korigjova gabimet qe kerkoje dhe pavaresisht nga kjo komenti juaj me pelqeu edhe pse e lexova te pakorigjuar. Sic duket gabimet e tua ortografike qenkan pa peshe ne logjiken e mendimit.Prandaj i dashur mos u ruaj me nga gabimet ortografike kur kini peshen logjike? Nderime!

      Reply to this comment
  4. Vëzhguesi F August 20, 19:51

    @ “Love”!
    Me vjen mire qe me pergjon nga vrima e çelsit, megjithese une jam i hapur ne ate qe them.
    Ne repliken tende te tipit ( pe e them ne shqipe te paster sipas kuvenduesit qe kam perballe) futja pordhes, nuk shoh asnje gje qe te kundershjtohet nga ato qe kam komentuar une.
    Fjala vjen, konstatimi se ne shqiptareve na pelqen vetja dhe na hyne vetja ne qef, eshte motamo per ty, qe kerkon te besh sarkazem dhe pordhe me rigon pa lidhje , a thua se tregon zgjuarsi.
    Se ka patur intlektuhale si puna jote dje dhe ka me shumice sot, prandaj jemi ketu ku jemi ne shqiptaret.
    Me fal por mos ke pire gje kanabiss Sativa, se rakia nuk te bene aq keq, sado te psih qe te kepusesh broçkulla te llojit ç’te vjen nga bytha t’i thuash nga goja?!

    Reply to this comment
    • LOVE August 20, 20:39

      @Vezhguesi
      per nder te partise tuaj qe nuk pergjoj askend
      po i mbarova pushimet dhe thashe “sa mire qe kam nje ar mik te vjeter 😛
      duhet te jemi vigjilent nga propaganda , u merakosa qe mos ta merrje shume seriozisht modelin kinez 🙂 jo per gje po dhe pppppoeti ja fut kot

      jo si une jane vertet shume pak , kemi shume nga ata qe reformoi partia e juaj
      kjo eshte e vetmja fatkeqesi
      kanabisin po pres ta legalizoi ai ish sekretari i pare dhe sot padroni i 2/3 te Skiperise tuaj te rilindur ,dhe pse jo …do ta tymosim ndonje
      duhet te xhirojme pak ekonomine e vendlindjes 😛

      Reply to this comment
  5. LABI August 20, 20:12

    O poet derman, aman,
    po zjene mediat, ane e mbane,
    jemi bere si puna e muses,
    qe fjeti me minollane!

    Nga aseti qe po kemi,
    me te zotin e shtepise,
    po cojme ujin, tek nuk duhet,
    te mulliri i hordhise!

    Ti sot po na flet per Kinen,
    modelin e universit,
    qe Rama, te fokusohet,
    ne te ardhmen e suksesit!

    Kina eshte pjese e BRICKS-it,
    e punone per miresine,
    ne jemi partnere me djajte,
    qe shkateruan Shqiperine!

    E krah Kines eshte Rusia,
    qe s’luan nga isnikami,
    qe asgje nuk e mposhte dot,
    madje as dhe vet Tsunami!

    Ti me tenden te drejte,
    bukur ceshtejt ke radhosur,
    por problem per zgjidhje jan,
    concensionet e vulosur??!!

    Ti na thua sot ne,
    se ne Kine, shteti eshte ligji,
    dhe haron i dashur mik,
    se ketu “ligj eshte Maliqi”?!

    Dy dekada plot, me pare
    copa-copa e bem token,
    e s’mendoi qeveria nxira,
    ku do fusin brezat koken?

    Me tej vazhdon tregimi,
    Bashe Ylli, Bashe trimi,
    sifted te zi ne toke hodhi,
    plot, 230 million i vodhi!

    Vargu yt, sot tundon boten
    “po vodhe, te heqin koken”
    me duket nuk e sheh mire,
    gjithe hajdutet jan te lire!

    A mendon se Rama yne,
    mund te kete fuqi profeti,
    a mundet ti shfuqizoje,
    gjithe hajdutet e ketej i shkreti??

    Ne Shqiperi e ka te lehte,
    se ka popullin uragan,
    po a thua matan detit,
    do te mbrije vale e termetit?

    Ti na krahason me Kinen,
    po haron me kryesoren,
    se ne vet e shkateruam,
    Republiken Populloren!

    Tani me gje nuk ka mbetur,
    qe te menaxhoje i gjati,
    se eshte dhene me concesion,
    nga Sali malukati!

    Kinen me ne krahasone,
    eshte sinjale qe ti leshone,
    eshte mire kush e mendon,
    te kthejme rruge, se s’eshte von!

    Te kthejme rruge, te bejme shtete,
    ta drejtojme vendin vet,
    ligjin shpejte te votojmme,
    e nga puna te fillojme!

    Ne se dikush ka dhe haset,
    direkte, e me Ramen vet,
    le ti zgjidhin vete ca pune,
    balle per balle, Jo ne Forume!

    Reply to this comment
  6. Pellumb Zaimi August 20, 21:05

    Vezhguesi F ? Ja u korigjova gabimet qe kerkoje dhe pavaresisht nga kjo komenti juaj me pelqeu edhe pse e lexova te pakorigjuar. Sic duket gabimet e tua ortografike qenkan pa peshe ne logjiken e mendimit.Prandaj i dashur mos u ruaj me nga gabimet ortografike kur kini peshen logjike? Nderime!

    Reply to this comment
  7. Trishtim Populli August 20, 22:21

    Eh mor shoku Ben,
    kesaj rradhe s’po genjen,
    s’e e kuqja te shkelqen.
    A kuqo a kuqo, hahahaha.

    Reply to this comment
  8. Trishtim Populli August 20, 22:23

    O Duka a e din sa veta ekzekuton shteti ne Kine cdo vit.Mbi 10.000.Vari karet kinezeve, se kinezeri bejne.

    Reply to this comment
  9. ijs August 21, 09:21

    O trishtim “trimi” qe po i qan hallin kriminelave te kines si derivat i races tende kriminale a e di sa veta ekzekutohen ne ameriken “demokratike” si kriminele, drogaxhinj,killer me pagese ose pa pagese, pa llogaritur ato qe vret mafia ne te zeze me doren e zgjatur te fshehte te CIA. Bej pak raportin per popullsi dhe per zhvillim ekonomik dhe te del llogaria qe numri te ekzektuarve ne kine eshte shume i ulet ne krahasim me USA, cubi leshit te albanistanit.

    Reply to this comment
  10. orient August 21, 12:06

    ..kam rene ne deshperim pas leximit…valle ne e ndjekim fatin e keq, apo ai ne??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim