Kush tradhton shtetin, i tradhton të gjithë!

March 13, 2019 14:18

Kush tradhton shtetin, i tradhton të gjithë!

Disa ditë rresht shoku Spartak,
një deputet nga të Kuvendit,
zbuloi për Salën një batak,
si ka punuar kundër vendit!

Ai na thotë se ky përbindësh,
ka kryer krime të mëdha,
Taku ka dhënë shumë opinione,
po dokumente nuk na dha!

Po prapë ai lë të kuptohet,
se ka origjinale plot,
me nder të tij ai betohet,
po veç në gjyqe mund t’i thotë!

Në tridhjetë vjet pseudonime,
pafundësisht kemi dëgjuar,
po ende ne nuk kemi parë,
një dokument që është i shkruar!

Nuk kemi parë se si Saliu,
për bashkëpunimin ka firmosur,
ndaj me të drejtë mendon njeriu,
fjalë dhe fjalë që s’kanë të sosur!

Nëse Spartaku s’ka gjë tjetër,
për t’ja servirur opinionit,
nuk ka dyshim-skilen e vjetër,
nuk mundet që ta akuzonit!

Kërkoj nga miku im Spartak,
origjinalet të na sjelli,
vetëm kështu spiuni plak,
çorbën e prishur do ta vjelli!

Nëse vërtet ka qenë spiun,
“penicilina”-”bisturia”,
aspak s’më dhimbset ky majmun,
por shumë më dhimbset Shqipëria!.

Shumë do më dhimbset Shqipëria,
gjer në ekstrem i ofenduar,
që Tridhjetë vite “Bisturia”,
si një spiun na ka drejtuar!

Këto nuk janë muhabete,
të shuajmë ne kuriozitetin,
po janë krimet më të rënda,
janë tradhti e lartë ndaj shtetit!

Ky është turpi më i madh,
që do t’i ndodhte Shqipërisë,
jo për një shekull që kaloi,
por gjatë gjithë historisë!

Spartaku është super jurist,
dhe aq më mirë dhe deputet,
mund që këtë çështje kaq madhore,
ta vërë në lëvizje vetë!

Nëse vërtet ka qenë spiun,
veç në gjykatë mund të çmohet,
që të mos bëjë më zullum,
duhet urgjent të arrestohet!

Po pati prova nga ai,
s’ka më e lagu dhe s’e lagu,
por çështjen në Prokurori,
duhet të çojë vetë Baba Taku!

Edhe së fundi do t’ju them,
kush tradhtar është vërtetë,
s’e ka problem-fare problem,
të tradhtojë këdo në jetë!

Mbase në fund mund të qërohet,
nga politika “bisturia”,
po nuk e dimë nëse dënohet,
këtu akoma tradhtia!

S’e dimë në prangat do t’i hidhen,
mbas spiunimit kaq të gjatë,
apo për Shtatëdhjetë e Pesë vjetor,
do t’i japë Meta dekoratë!

Edhe të tilla dekorime,
këtu nuk quhen më skandale,
shumë tradhtarë të Tokës sime,
janë ngritur përmbi piedestale!

A.DUKA

March 13, 2019 14:18
Komento

5 Komente

  1. rapsodi popullor March 13, 18:05

    Pra ndalu ca o Duke ketu ku je sot,
    se fjalet i merr era e jane ashtu kot,
    o Takja ne gjykate Saline te coje,
    ose per shpifje ne qeli vet te shkoje,
    nje nga keta te dy ti shkoje qelise,
    se boll me lloqe si gojet e kurverise,
    po pati bythe Takja Saline ta padise,
    po nuk pati bythe kot mos kuise,
    akuza nder vite nga Takja degjohen,
    por asgje me fakte nuk po provohen,
    ti dhimbset Saliu ketij Takes valle?
    qe nuk e padit me faktet ne balle?
    apo ky Takja nuk ka fakte hic,
    por vetem pellet tamam si krric?
    sot gjygi do fakte, do prova reale,
    nuk do pacavuret e ketij Takes-hale.

    Reply to this comment
  2. fteri March 13, 18:45

    Nishan mavria kur ishë president ja dha dekoratën e lartë Sali penicilinës, si atdhetar i madhë.Tani para arrestimit Saliut i duhet hequr dekorata përsëri.

    Reply to this comment
  3. Drenova March 13, 19:44

    Basahke me Berishewn duhet te cohet ne gjyq edhe Rama qe ka mbrojtur Berishen per deri tani!

    Reply to this comment
  4. Adi March 14, 14:23

    Spiuni thote jam patriot?
    ——————————-
    1.
    Me thoni firmen e nje spiuni
    Qe kemi pare ne ndonje shtet
    Firmat rrine mbyllur neper arkiva
    Dhe hapen pas nja dyqind vjet
    2.
    Ndaj mos u beni kaq naiv
    Tju thote dikush qe jam spiun
    O njerez te mjere e primitiv
    Jane shume sekrete keto pune
    2.
    Cdo dite spiuni cirret e thote
    Sipas nje loje shume te vjeter
    Se une jam shume patriot
    Edhe spiun eshte dikush tjeter
    4.
    Po historia ne na meson
    Dhe kurr nuk duhet te harroshe
    Se spiunin shikoje se si vepron
    Ne qofte se do qa ta zbulosh
    5.
    Dhe sot shume shtate te medha
    Per spiunazhin dhe tradhetaret
    Shpenzojne miliona e miliona para
    Po kur do vene ment shqiptaret
    6.
    Naivet na dashkan edhe prova
    Disa coban qe shkojne me dhi
    Tju thote spiuni qe ju spiunova
    Dhe kjo ndodhe vetem ne Shqiperi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*