Kushdo që shkruan e flet për emigrantët, duhet të lajë mirë e mirë gojën!

August 16, 2018 10:14

Kushdo që shkruan e flet për emigrantët, duhet të lajë mirë e mirë gojën!

Nga Çapajev Gjokutaj

Fundjavën që kaloi dhjetra mijëra rumunë mbushën sheshet. Protestonin kundër korrupsionit dhe kundër përpjekjeve për kontroll politik mbi drejtësinë. Një pjesë e mirë e tyre ishin emigrantë të kthyer në Rumani jo për pushime, por për protesta.

Këto protesta u bënë shkak që në media dhe, sidomos në portale e rrjetet tona sociale të gëlonin zërat kundër shqiptarëve letargjikë, pa kursyer as emigrantët tanë.

Dhe u bë zbulimi i madh se këta, d.m.th emigrantët tanë, nuk vijnë për të protestuar, por për të pushuar, për të parë ijet, për të rregulluar dhëmbët e krimbur apo për të gjetur ndonjë nuse të qepur te gjinekologu.

Medemek s’ke ç’pret nga emigrantët tanë, aq të vobektë e primitivë, me mendësitë e kohës së baba Qemos.

Duhet thënë që në fillim se kushdo që shkruan e flet për emigrantët duhet të lajë mirë e mirë gojën.

Kushdo pa përjashtim: politikan a gazetar qoftë, akademik a aktivist, njeri i ngeshëm kafeneje a shkarrashkrues fejsbuku.

Natyrisht emigrantët janë një grup i larmishëm. Ka mes tyre njerëz punëtorë e të ndershëm, ashtu siç ka edhe batakçinj e kriminelë; ka profesorë e doktorë, ashtu siç ka edhe analfabetë e injorantë.

Por ndaj tyre, si grup shoqëror, kemi qenë dhe mbetemi borxhlinj.

Me ikjen e tyre të mundimshme e të dhimbshme në dhera të huaja, ndikuan sadokudo që bashkësia jonë të shtendosej e të shmangeshin përplasjet sociale.

Pa emigracionin, si valvulë shkarkuese, tensionet e konfliktet rrezikonin të kalonin gradën e anormalitetit.

Jo vetëm kaq, për më shumë se çerek shekulli kanë dërguar e vazhdojnë të dërgojnë remitanca, thënë shqip, dërgojnë para për të ndihmuar prindërit dhe të afërmit.

Dhe s’janë pak, por afro një miliard dollarë çdo vit.

Këto dërgesa janë të barabarta me më shumë se gjysmën e të ardhurave të eksportit dhe sa 70% e investimeve të huaja direkte.

Më shkoqur, çdo vit na dërgojnë harxhet për të ndërtuar një tjetër Rrugë Kombi.

Dhe ç’kemi bërë ne, d.m.th shteti amë për ta? Shumicës nuk u siguruam ikje të rregullta, i lamë të largoheshin ilegalisht dhe të nisnin golgotën e punës në të zezë, në mëshirë të informalitetit, të mafies e të krimit.

Mbi 90% të pareve që dërgojnë, përdoren nga prindërit dhe të afërmit për të jetuar. Thenë ndryshe shkojnë nga vijnë, për të blerë në tregjet e botës ushqime, veshje dhe mjete të tjera jetese. Se falë politikave largpamëse vendi prodhon pak, fare pak.

Me pak fjalë kemi ndërtuar një skemë ideale. Ikën vëllai i madh, punon e rropatet, dërgon pare që prindërit, vëllezërit e motrat të ushqehen.

Kur vëllezërit dhe motrat vijnë në moshën e punës, marrin dherat e huaja dhe historia nis nga e para.

Dhe ne vazhdojmë gërmërrin, traditën tonë shekullore.

August 16, 2018 10:14
Komento

19 Komente

  1. Koqa August 16, 10:51

    Çapo trimi ke te drejte per keto qe shkruan.
    Por edhe portalet te verteten thone.
    Keshtu qe gojen duhet ta lajne edhe shqipetaret e shqiperise se po mbeten pa dhembe ne goje ,ta lajne edhe emigrantet qe mos te vijne ne shqiperi per ti rregulluar.
    Por pastaj lind pyetja se si do rrojne dentistet?
    Keshtu eshte kjo jete o Çapo ,nuk i gjendet e drejta njeriut.

    Reply to this comment
    • Studjoj llogjiken e Koqeve skipetARE! August 16, 11:50

      kisha kohe qe kerkoja ,te perballesha ,shikoja
      exemplarin Koqe ,
      nji shperje ,argument,te ber nga nji koqe
      dhe ja me ne fund ti je ktu .
      Flm , z.Koqe .

      Reply to this comment
      • Kiqa August 16, 16:56

        Koqet prandaj ekzistojne per tu dhene krah ca tipave si ty.( U duket vetja te zgjuar me shume nga koqet)
        Faleminterit qe pake kohe te merresh me Koqen.
        Te preshendes fort
        Koqa

        Reply to this comment
      • Koqa August 16, 16:57

        Koqet prandaj ekzistojne per tu dhene krah ca tipave si ty.( U duket vetja te zgjuar me shume nga koqet)
        Faleminterit qe pake kohe te merresh me Koqen.
        Te preshendes fort
        Koqa

        Reply to this comment
        • Studjuesi thjesht August 16, 18:27

          jooooooooooooooooooooo zotnia juej Koqe !

          Nuk eshte se ne na duket vetja ,-eeee (haha) –
          si me then i zgjuar ,
          pooor ,mendojme ne nji far menyre qe
          koqen ta perfshije ajo ere e evolucionit
          e ndryshoj forme,
          te zghatet ,evoloj me tej ,
          natyrishte gjithmon per te miren e vete Koqes .

          Reply to this comment
        • ha ha ha oh sa kom qesh August 16, 19:44

          Aaaaaaaaa ha ha ha haaa
          Koqaaaaaaaaaaaa ka nis fluturimin !

          Reply to this comment
  2. Messerschmidt August 16, 12:11

    Strategji shume te holluara per te percare shqiptaret !

    Reply to this comment
  3. Lapsi i Kazanit Medie !!! August 16, 12:49

    Kohe te veshtrira erdhen per shqiptarin .
    Shteti ka humbur busullen .
    Ajo qe duket ,eshte vetem horizonti gri .
    Si shqipo ,ti ,je ai femije qe ke vetem nji Nene .
    Babai ishte tashme larguar , diku jashte ksaj Bote.
    Nji mbremje Dimri ,nena semuret .Depresioni eshte nji semundje qe kurohet nga mjeke te specializuar , ne Spital.
    Ai ngelet vetem .
    Prindi ligjor ,qe e mbronte ne kte Bote ,nuk eshte me ajo qe ishte dikur .
    Ai ngelet vetem .
    Per ate fillon nji jet komplet e re.
    Gjithcka eshte ndryshe si dikur.
    Ai kishte humbur tashme gjithcka ne jete .
    Kjo bote i duket e pashprese .
    Kthen koken nga shtepia e mikut te vetem te tij ,
    qe dikur ishin rritur bashke .
    Shef drite .
    Shpresa e terheq drejt portes .
    Troket ne dere .
    E pret .
    Jashte ben ftohte .
    Si pergjigje vjen vetem heshtja .
    Nga syri magjik(spiuni deres)
    hija largohet .
    Dritat fiken .
    Gjithandej behet erresire.
    Zbret poshte ,pa pasur asnji idee ne koke se ,ku
    duhet te orinetohet .
    S’di nga t’ja mbaje .
    Del ne rruge .
    Ne Kryqezim .
    Nuk di nga te shkoje me .
    Majtas apo Djathtas …!
    I ndodhur ne ate situate pasigurie ,humb cdo besim .
    Per ate ka filluar jeta e endacakut ,qe kerkon
    te kapet diku ,mbijetoj marrezise ksaj jete .

    “S’ka me familje , as te aferm e akoma me pak miqe”-,

    mendon ai me vehte e ne fytyren e tij te trishtuar ,
    duket qarte deshperimi .
    – Ne rruge truma qe demostrojne.
    Qendron e i pavetedijshem pyet ;
    C’po ndodh ktu ?
    Nji ze i nje te moshuari degjohet ;
    “Jane turma endacakesh .
    Kerkojne te ndalin Boten, kta !
    Duan te shkruajn Histori …
    Por me kot .
    Budallenjte s’dijne qe Historia shkruhet me
    penen me gjalme dhe boje te kuqe .Gjake .”

    -Jo i kundershton ai naiv ,instiktiv .
    Shkruhet me boje blu .

    Burri me zerin prej Aktori e pallto dimri
    te zeze ,
    qe deri ate cast ,shikimin e mbante fixuar nga turma,
    papritur kthen koken dhe me nji buzeqeshje cinike ,
    i thot ;
    Do te thote kjo se ti ,di te shkruash Djalosh ?
    (duke ngritur te dyja vetullat e tij nji etazhe me lart syve ,se zakonisht )
    Po u degjua zeri tij i pavendosur .
    Ai donte te mbijetonte ,ne kte Bote turmash ,
    te pashprese.
    Burri , zbertheu patonet e medha te palltos ,
    beri nji levizje nga lart – poshte, te zinxhirit
    te pantallonave dhe nxori lapsin jashte ,
    Merre ne dore . Mos u tremb.
    Dhe shkruaj cfar te duash .
    Cfar te duket ty ok .
    Un jam Bosi – Media .

    Reply to this comment
  4. Onkezmi August 17, 04:57

    Kuptohet kur marrin penen ne dore te mencmit nuk te zihet goja,perkundrazi te hapet,per te thene se shkrimi ne fjale eshte nga me te miret per emigrantet gjate ketyre 28 vjeteve.

    Reply to this comment
  5. Uahahahahah August 17, 09:31

    kur lexon ca tipa komentaresh ktu ,

    te perzihet barku e vjen te vjellesh ,

    mbi ato tru njerezish prrimitive

    Reply to this comment
  6. autori duket te ket qen nji kooperativist i dallum ! August 17, 09:57

    brravo ,
    ja pra se c’ishte partia k. dikur .
    beri fshatarin te mesoje shkrim e kendim ,
    edhe te shkruaje .

    Reply to this comment
  7. ELIOT August 17, 18:01

    ATO QE FLASIN PER EMGRANDET TA PROVOJNE VETE SI FITOHET LEKU … JETOJ NE FRANCE DHE DUHET TE PUNOJE DHE ME SHUME NGA POPULLSIA E BOTES … ??? KONKURECA NUK ESHTE SI NE SHQIPERI CUN MAMI APO GOCE MAMI …DHE ME MIQ …KETU MIKU KA VDEKE ME KOHE JE I VETEM DHE PO PATE FRIKE JE I HUMBUR ..GJITHANDEJ KU KAM PUNUAR DUHET TI TREGOJE VETEN SE SJEMI COBANE ..NJEREZ PA KULTURE .. APO ..DHE NE SHQIPERI SJA KANE FAJIN EMIGRANDET SE JU NE SHQIPERI ZGJIDHNII RAMEN BERISHEN BASHEN METEN PA NJE PIKE MORALI EGOISTA KORRUPSION ..BERISHA NE FRANCE AS 10 DITE SI KALONTE JASHTE ….DO TE FUSNIN NE BURG ME KOHE ..NE SHQIPERI BEN SI DEMOKRAT …NJE KRIMINEL … DHE RAMA I MBYLLE SYTE BEN SIKUR ESHTE SHURDH ..OSE SKUPTON .. NE SHQIPERI SKA AS SOCILALISTA AS DEMOKRATE KA HAJDUTA .. PO SE KUPTUT KET E GJE JENI LOPE …MERCI .. DHE LAINI DHEMBET SE EMIGRANDET E FITOJNE EURON ME DJERSE KA SHUME PAK QE ……

    Reply to this comment
    • Valentin August 20, 21:22

      Sanper emigrantet,lajeni gojen pa te flisni, se juve qe shani me shume jeni ca kokrra dembelesh qe rrini tere diten kafeneve e ne lojrag e fatit, kurse emigrantet punojne shume kudo qe jane s enuk i mbajne syte nga ge tjeret apo nga aeveria. Edhe ne Shqiperi per ata qe duan te punojne gjendet puna. Juve shulleheni tere diten neper bingo e kafeneve e prisni emigrantet te vijne e te bejne protesta per nuve qe te shpetoni nga korrupsioni! Vete e ushqeni korrupsionin se vete i votni te korriptuarit, se ju pelqen kur ku hedhin ndonje kocke ne fushatat e zgjedhjeve e kur iu shpien me autobuse ne Tirane per motingje partish!! Pervishini menget mesoni e punoni e mgrehuni vete e zgjidhini pronlemet tuaja.!! Pi e vertete eshte qe emigrantet do vijne ne Shqiperi me pushime se kane punuar shume tere vitin e jane te mallosur per njerzit e tyre! Po muk iane budallenj te vijne e te bejne demostrata per juve se juve jeni te zene me kafenerat e bixhozin!!

      Reply to this comment
    • Valentin August 20, 21:27

      Sa per emigrantet,lajeni gojen pa te flisni, se juve qe shani me shume jeni ca kokrra dembelesh qe rrini tere diten kafeneve e ne lojrat e fatit, kurse emigrantet punojne shume kudo qe jane s e nuk i mbajne syte nga te tjeret apo nga qeveria. Edhe ne Shqiperi per ata qe duan te punojne gjendet puna. Juve shulleheni tere diten neper bingo e kafeneve e prisni emigrantet te vijne e te bejne protesta per nuve qe te shpetoni nga korrupsioni! Vete e ushqeni korrupsionin se vete i votoni te korriptuarit, se ju pelqen kur ku hedhin ndonje kocke ne fushatat e zgjedhjeve e kur iu shpien me autobuse ne Tirane per mitingje partish!! Pervishini menget mesoni e punoni e ngrehuni vete e zgjidhini pronlemet tuaja.!! Po e vertete eshte qe emigrantet do vijne ne Shqiperi me pushime se kane punuar shume tere vitin e jane te mallosur per njerzit e tyre! Po muk iane budallenj te vijne e te bejne demostrata per juve se juve jeni te zene me kafenerat e bixhozin!!

      Reply to this comment
  8. ShkoDrani August 17, 22:07

    Çapo djali,
    Une kam qene emigrant per gjashte vite, deri sa u bera qytetar i shtetit ku jetoj. Ne ate bote bleva bilete aeroplani per te vizituar familjen, por ne Shqiperi kishte shperthyer lufte civile. Sali Bërisha ne Tirane me tanke, Gjinushi, Imami, Ruçi e te tjere me topa ne jug. U detyrova te mos udhetoj ne atdhe. Edhe per kater vjet te tjera ishte e pamundur. Epoka e Nanos ishte po aq e peshtire…
    Tesh kushedi sa vjet nuk e konsideroj veten aspak me te drejte te ndikoj aq me shume te vendos çndodh atje, e ndjehem me lirshem pasi gezoj nje jete shume te mire te fituar ndershmerisht ketu, fatkeqesisht larg nga atje.
    Me dhemb zemra shume per Shqiperine dhe dua ta shoh te begate. Por besoj se qytetaret e Shqiperise duhet te marrin vendime vete e te kerkojne ato te drejta qe meritojne duke vepruar ne ate menyre qe e gjykojne te drejte. Shpresoj se rrugezgjidhjet ekstreme te mos konsiderohen me, pasi cmimi i paguar ka qene shume i larte.
    Besoj se vetem ato emigrante qe paguajne taksa ne Shqiperi mund e duhet te jene pjese e vendim-marrjes.
    Per ne te tjeret, qe kemi zgjedhur te jetojme gjetke dhe nuk besoj te kthehemi perfundimisht atje, do na gezonit po te ndertonit shtet per se mbari, jo nje qenef-BAJRAK te tipit salinist, por as nje nevojtore shunengjyreshe te tipit RAMIST.

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit August 17, 23:37

    nuk duhen marre seriozisht port-halet, se po i frekuentove port-halet mos u çudit pse verdalle vjen era e haleve

    Reply to this comment
  10. Futjakot August 20, 21:30

    Jeni ftohur keq me duket!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*