Kushtet për praktikën e 2021/ Afatet dhe dosja e pranimit për farmacistët e rinj

December 24, 2020 11:22

Kushtet për praktikën e 2021/ Afatet dhe dosja e pranimit për farmacistët e rinj

Ndjekja e praktikës profesionale për të gjithë farmacistët e rinj që kërkojnë të ushtrojnë këtë profesion do të vijojë me sezonin e radhës që do të zhvillohet në tre muajt e parë të vitit 2021. Por, për të zhvilluar praktikën e detyrueshme, të gjithë të diplomuarit në këtë profil, duhet që më parë të bëjnë regjistrimin pranë Urdhërit të Farmacistit në afatet e përcaktuara. Praktika e detyrueshme tre mujore mund të kryhet vetëm në farmacitë e rrjetit të hapur, ose edhe në ato spitalore nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 vite përvojë pune.

“Regjistrimet  për kryerjen e praktikës profesionale per sezonin dhjetor 2020-prill 2021 do kryhen në peridhën 29 – 30 dhjetor. Praktika profesionale kryhet në farmacitë e rrjetit të hapur ose spitalore nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 vjet përvojë pune. Praktikantët  për t’u rregjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesin në Zyrën e Urdhërit  dosjen e dokumenteve të kërkuara”, bëjnë me dije autoritetet e Urdhërit të Farmacistit.  Kandidatët që nuk do të bëjnë regjistrimin përkatës në këto data, do të duhet të presin sezonet e radhës për të shlyer këtë detyrim, çka do të thotë se nuk do të mund të vijojnë më tej procedurat për hyrjen në provimin e shteti, rezultatet pozitive të të cilit bëjnë të mundur marrjen e licencës profesionale për të ushtruar këtë profesion. Ndjekja dhe kalimi me sukses i praktikës është kusht për të vijuar më pas procedurat e sigurimit të licencës nëpërmjet provimit të shtetit.

Në lidhje me procedurën e regjistrimit, në dosje duhet të përfshini këto dokumente: “Kërkesë për vijimin e praktikës, vetëdeklarim, kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale, fotokopje e certifikatës anëtarësimit në Urdhrin e Farmacistëve të drejtuesit të praktikës, fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave, raport mjeko-ligjor, tre fotografi, si dhe mandat pagesën në shumën 10, 000 lekë të dredhur në numrin e llogarisë së përcaktuar, si dhe fotokopjen e kartes së identitetit.

Sikundër ka ndodhur edhe në sezonet e mëparëshme, gjatë zhvillimit të praktikës profesionale 2021, praktikantit do i paguhen sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore nga subjekti pranë të cilit ai kryen praktikën.

Në rregulloren e zhvillimit të praktikës, përcaktohet se përjashtohen plotësisht, apo pjesërisht nga detyrimi për kryerjen e praktikës profesionale, të gjithë kandidatët që provojnë se për një periudhë të caktuar kohore, kanë ushtruar profesionin përkatës, apo kanë kryer praktikën profesionale jashtë vendit, që i ka dhënë mundësi të përvetësojë dije profesionale të mjaftueshme në fushën e farmaceutikës. Për t’u bindur nëse përvoja e kandidatit është e mjaftueshme aq sa për ta përjashtuar nga ndjekja e praktikës, autoritetet drejtuese të këtij urdhri, do të kërkojnë edhe dokumentin përkatës të lëshuar nga institucioni ku kandidati ka ndjekur këtë formim.

Në përfundim të praktikës, secili kandidat do t’i nënshtrohet testit të aftësimit praktik, ku do të dëshmojnë edhe njohuritë e fituara gjatë praktikës. Vetëm kandidatët që do të kalojnë me sukses provimin e praktikës do mund të hyjnë në sezonin e provimeve të shtetit për të siguruar lejen e ushtrimit të profesionit. Kandidatët që nuk marrin rezultatet kaluese në testin e aftësimit praktik, duhet ta rijapin atë sërish gjatë sezoneve të vitit të ardhshëm.

 

Drejtuesi i praktikës duhet të:

  • Të jetë profesionist me përvojë jo më pak se 3 vjetësh.
  • T’i sigurojë praktikantit kushtet e nevojshme për realizimin e një praktike efektive.
  • T’i bëjë një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm njohurive të praktikantit dhe të pajisë praktikantin me Formularin e Vlerësimit të Praktikës.
  • Të drejtojë praktikën profesionale në përputhje të plotë me standardet, parimet dhe normat e Kodit Deontologjik Farmaceutik, si dhe me legjislacionin farmaceutik në fuqi.
  • T’i kërkojë praktikantit respektimin e orarit dhe ta dokumentojë atë në librezën e praktikës profesionale.
  • Të anulojë kontratën në rast shkeljeje të detyrimeve të saj nga ana e praktikantit dhe të njoftojë strukturat më të afërta të UFSH-së.

 

Praktikanti duhet të:

  • Të respektojë Drejtuesin e Praktikës në përputhje të plotë me normat e etikës dhe kodit deontologjik farmaceutik.
  • Të qëndrojë në farmacinë ku kryen praktikën gjatë gjithë periudhës së praktikës, të respektojë orarin e caktuar dhe të pranojë në fund të praktikës vlerësimin e bërë nga drejtuesi i praktikës. Praktika është program i detyrueshëm mësimor.
  • Të respektojë drejtuesin e praktikës dhe etikën e komunikimit me të dhe me pacientët.
  • Praktikanti që fiton të drejtën e anulimit të kontratës ekzistuese, për periudhën e mbetur nënshkruan kontratë me një drejtues tjetër praktike.
December 24, 2020 11:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim