Kushtetuesja drejt shkrirjes, në sitën e vetingut edhe Fatmir Hoxha

May 2, 2018 12:52

Kushtetuesja drejt shkrirjes, në sitën e vetingut edhe Fatmir Hoxha

 

Fatmir Hoxha do të jetë anëtari i katërt i Gjykatës Kushtetuese që kalon në sitën e vetingut.

Seanca dëgjimore për vlerësimin e figurës së tij është caktuar më 7 maj dhe trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj.

Më herët procesit iu nënshtrua Fatos Lulo, Vitore Tusha dhe Altina Xhoxhaj.

Për këtë të fundit KPK kërkoi tetë ditë kohë për të llogaritur shifrat e llogarisë së saj.

E vetmja që ka kaluar vettingun deri më tani është Vitore Tusha, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ndodhet në pikën më të zezë në historinë e saj.

Aktualisht presin që të kalojnë në filtrin e vettingut edhe tre anëtarë të tjerë të kësaj gjykate, ndërkohë që njëri prej tyre ngeli në Shkallën e Parë.

Pas dorëheqjes së Besnik Imerajt dhe shkarkimit të Fatos Lulos dhe nëse shkarkohet edhe Altina Xhoxhaj, Gjykata Kushtetuese praktikisht nuk ekziston më.

Kjo gjykatë ka dalë për herë të fundit në seancë plenare të hapur në datën 19 dhjetor, ndërkohë që javën e kaluar iu komunikoi palëve se nuk mund të formojë kuroumin për një padi të shoqatës së ish pronarëve për një VKM për pronat.

a.s/dita

May 2, 2018 12:52
Komento

4 Komente

  1. Spartaku May 2, 13:44

    Gjykata kushtetuese eshte nje nga gjykata me te rendesishme dhe kerkon njerez te pergatitur dhe te pa korruptuar.Me mire keshtu,qe krijimi i saj te filloi nga e para me njeres kopetent,te ndershem.

    Reply to this comment
  2. Toni May 2, 15:30

    O plehra . por kush mund ta shkarkoje Zj. Xhoxhaj! gjyqtarja me korrekte , e ndershme. nje opinioin i tere e di se kush eshte ajo qe kaloi dhe kush eshte Xhoxhaj. duan ta djegin se nuk ulet neper tavolina me politikane qe menaxhojne reformen ne drejtesi. po iku ajo , ka marre fund vetingu i leshit . shkoni pyesni avokatet se kush blihej atje ne gjykate.

    Reply to this comment
    • Gimi May 2, 22:55

      E vertete Toni, une jam nga ata avokate qe e ve doren ne zjarr per pastertine e figures, korrektesen dhe profesionalizmin e Zj. Xhoxhaj sepse sepse me ka lidhur puna me te. Nderkohe, per te tjeret e gjykates kushtetuese nuk afroj as gishtin te zjarri.

      Reply to this comment
  3. do vijë një ditë May 2, 19:35

    Me mire pa te fare se sa dreqi ne traste. Me shume ka prishur se sa ka ndrequr, megjithes eshte me pozitivja nga te tjerat qe kane qene kunder qytetareve direkt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim