Kokëdhima në Strasburg për mandatin

September 28, 2016 09:23

Kokëdhima në Strasburg për mandatin

I bindur se nuk ka bërë asgjë shkelje, edhe pse Kushtetuesja vendosi heqjen e mandatit të tij si deputet, Koço Kokëdhima i është drejtuar Strasburgut për apelim.

Lajmin e ka pohuar vetë ai, gjatë një komunikimi me gazetarë, teksa thotë se do të pres gjykimin e Strasburgut për këtë çështje.

Duke kujtuar se ka fituar të gjitha betejat politike në qarqet e jugut të vendit, Kokëdhima shtoi se do të presë vendimin e Strasburgut lidhur me mandatin e tij.

“E kam apeluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Gjykatën e Strasburgut. Do të pres Gjykatën e Strasburgut”, tha Kokëdhima.

Kushtetuesja vendosi heqjen e mandatit pas kërkesës së PD, që e akuzonte për përfitime fondesh publike në kohën që ishte deputet.

Pas vendimit, Kokëdhima deklaroi se “rruga ime në politikë nuk mbaron këtu. Ajo është vetëm në fillimet e saj”.

September 28, 2016 09:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*