Kushtetuesja, Meta bën publike letrën për Ruçin: Ta lexojnë të gjithë deputetët
Nga Arkiva
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë publike letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi mbi zgjedhjen/emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Meta thekson se këtë letër duhet ta lexojnë mirë të gjithë deputetët para se të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre.
“Duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka ngritja sa më parë e Gjykatës Kushtetuese, vetëm në respekt të Kushtetutës, e cila ndan përgjegjësitë dhe radhën e ushtrimit të këtyre përgjegjësive nga secili institucion, po ju bëj publike letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për këtë çështje mjaft të rëndësishme.
Po kështu, është e domosdoshme që këtë letër ta lexojnë me durim dhe kujdes, të gjithë deputetët përpara se të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre”, shkruan Meta.
j.l./ dita
Pra , ky karagjoz ,vazhdon edhe te japi urdhera ;”–ta lexojne te gjithe deputetet..”dhe pastaj ..”presidenti..sic ka bere gjithmone ..”d.m.th.ka penguar reformen ne drejtesi dhe do te vazhdoje ta pengoje ,;prandaj parlamenti te mos , ndikohet nga keta “carcafet””qe dergon ky ngritesi i peshave nga qe nuk ka me se temerret por qe edhe ato nuk ja lexon njeri se cfar shkruhet ne ta!
E kush ka nge te lexoje hartimet e ketij dobicit, qe per ironi te fatit quhet president !?