Kushtetuesja në krizë, një tjetër gjykatës në vetting të hënën

May 6, 2018 21:57

Kushtetuesja në krizë, një tjetër gjykatës në vetting të hënën

 

Një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese do të paraqitet të hënën paradite përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’iu nënshtruar Vetting-ut.

Fatmir Hoxha është Gjyqtari katërt i Kushtetueses që paraqitet përpara Komisionit të Vetting-ut për t’iu nënshtruar testit të pasurisë, integritetit personal dhe profesionalizmit.

Më parë, përpara trupës Gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë paraqitur Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Vitore Tusha.

Lulo dhe Xhoxhaj nuk arritën të kalonin testin e Pasurisë, duke u shkarkuar nga detyra. Ndërkohë kolegia e tyre Vitore Tusha kaloi me sukses testin e pasurisë, të figurës dhe të aftësisë profesionale. Ajo është e vetmja gjyqtare që ka kaluar deri tani sitën e Vetting-ut.

Një rrëzim i mundshëm i Fatmir Hoxhës do të thellonte edhe më tej krizën e paprecedentë në të cilën është përfshirë aktualisht Gjykata Kushtetuese, e cila praktikisht numëron vetëm katër anëtarë dhe e ka krejtësisht të pamundur të kryejë funksionin e vet.

Trupi Gjykues i KPP që do të japë vendimin për gjyqtarin e kushtetueses Fatmir Hoxhës përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, dhe Alma Faskaj.

l.h/ dita

May 6, 2018 21:57
Komento

4 Komente

  1. Fat man May 7, 00:08

    Por edhe kur ishte me numer te plote hajdutesh Gjykata Kushtetuese, po ne krize ka qene.
    Po nuk u qeruan te gjithe Sali-halete nuk ka drejtesi.

    Reply to this comment
  2. MH May 7, 00:21

    Duhet ti thuhet nji bravo te madhe gjykateses Vitore Tusha qe ka dite ti rrezistoje moqalit te qelbur krijuar ne gjykaten kushtetueses.
    Sepse nji punonjes qe nuk joshet me ere mish dhije asht veshtire te vegjetoje ne nji ambient qe ekziston mishi i dhise qe sjelle te ardhura pa nderprerje aty.

    Reply to this comment
  3. Kriminelet gjykates prokuror te Plepave te Durrsit me 6 muaj kurs ! May 7, 01:24

    Mafia e gjykatesve shqiptare ne Pallatin e PADRESJTESIVE ! Maskaranje ! Banditet me kollare ju u rrej ! Ju nuk e meritoni ate pozite , te gjithe ! Jeni te pa moralshem ne 27 vite si institucion ! Igjithe institucioni shqiptar i Drjetsise perfshi edhe Kushtetuesen, jane pa baze morale sepse mbas 27 vjeteve shqiptaret jane ne piken me te fundit te nivelit te drejtesise ku nje nga pikat kyce eshte cvlersimi i pornes publike dhe private qe ka devijuar ne duar e ketyre gjykateseve, vampire !
    Ndaj edhe krimi korrupsioni eshte ne nivele te parta, sepse keta gjykates njerez te ligjit jane VAMPIRE qe kane pire gjakun e shqiptareve !
    Cpasuri perallore qe kane !! Gjukoini vet se cfare drejtesie kane ngritur ! Ata jane te lidhur me njeri tjetrin shume fort. pranaj eshte shume e veshtire per ti rrezuar !
    Edhe vet amerika e ka te veshtire te implementoj VETINGUN pasi sitemi i drejtesise eshte 100% i kalbur !

    Reply to this comment
  4. alphade May 7, 01:33

    Fat man dhe MH – mbeshtes komentet tuaja ….! Keni
    thene te verteten vetem te verteten ., !! FLM .!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*