Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD për kompetencat e INUK

January 29, 2014 21:00

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD për kompetencat e INUK

Gjykata Kushtetuese rrëzoi një kërkesë të Partisë Demokratike për pezullimin e Aktit Normativ të qeverisë për kompetencat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Megjithatë, Kushtetuesja do e shqyrtojë në themel këtë akt.

PD është ankuar se INUK merr kompetencat e gjykatave, duke vendosur vetë se cilin ndërtim të prishë.

Pas vendimit të gjykatës, deputeti i PD-së, Eduard Halimi, tha se qeveria ka shkelur vendimet e gjykatave duke shembur pronat e ligjshme të qytetarëve.

“Qeveria e tritolit ka shkelur vendimet gjyqësore dhe ka vendosur tritol mbi pronat e qytetarëve shqiptarë. Pronat e ligjshme nuk mund të shemben me tritol nga kryeministri apo kryeinspektori”, tha Halimi.

Në seancë, përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso, deklaroi se Akti Normativ për INUK është një cenim flagrant i të drejtave të njeriut.

“Akti Normativ për INUK cenon pronën, pasi e drejta e pronës mbrohet nga Kushtetuta por edhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Kushtetuesja duhet ta japë sot vendimin për ankimimin tonë në mënyrë që qeveria të mos ketë mundësi që të prishë pronën e ligjshme të qytetarëve me tritol”, tha Kaso.

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të ketë fuqi më të madhe vepruese në të gjithë territorin. Në mbledhjen e datës 30 shtator, qeveria, për të realizuar ndërhyrjen në të gjithë territorin ndaj ndërtimeve pa leje, i ka dhënë INUK-ut më shumë kompetenca për të vepruar, mbi kompetencat që i atribuonte ligji i mëparshëm.

“Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) i ushtron pa asnjë kufizim paraprak kompetencat e përcaktuara në nenet 9, 10 e 10/1 të ligjit nr. 9780, datë 16.7.2007 ‘Për inspektimin e ndërtimit’, në çdo rast kur ai konstaton objekt të kundërligjshëm, me ose pa leje ndërtimi, në të gjitha zonat e përcaktuara, si zona të rëndësisë kombëtare, me ligj, akte nënligjore apo me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit”, thuhet në vendimin e qeverisë. / TEMA

 

January 29, 2014 21:00
Komento

2 Komente

  1. Denisa Vr. January 29, 16:56

    Le te haje m.. me fal per shprehjen Lul Basha me matrapazet e tjere qe pushtuan bregdetin dhe cdo hapsire te Tiranes me ndertimet e tyre te frikshme. Ne kete pike INUK duhet te vijoje me prishjet e gjithe ndertimeve qe ka bere Luli apo ato qe po tenton te beje jashte cdo kriteri.

    Reply to this comment
  2. TIFOZI January 29, 17:34

    Te dashur “demokrate”. Lereni Qeverine te punoje. Nje dite edhe Ju do te jeni te kenaqur me kete qeverisje.Nje fjale e urte thote: Emira nuk ka fund. Fundi dalte hair!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*