Kushtetuta e Donald Lu, Dom Gjergj Meta: Nëse është e vërtetë parlamenti të shkrihet!

July 1, 2016 17:27

Kushtetuta e Donald Lu, Dom Gjergj Meta: Nëse është e vërtetë parlamenti të shkrihet!

Një ditë pasi ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka botuar Kushtetutën e re të Shqipërisë ku reflektohen projekt-amendamentet kushtetuese të reformës në drejtësi të cilat ende nuk janë miratuar në parlament ka reaguar një prej zërave të Kishës katolike shqiptare, Dom Gjergj Meta.

Ai njihet si një prej njerëzve që ndjek zhvillimet politike duke i komentuar shpesh herë, por këtë radhë, Gjergj Meta kërkon shkrirjen e parlamentit shqiptar, duke vënë në diskutim rolin e deputetëve që nuk ngurron t’i quajë palaço cirku.

“Nëse ky lajm është i vërtetë atëherë të shkrihet menjëherë parlamenti shqiptar. Jemi në kufijtë, madje përtej kufijve të absurdit. Nuk kanë pse rrinë më në ato karrige deputetët e Shqipërisë. Ky gjest i bën ata deputetë palaço cirku. Ky vend nuk ju meriton asnjërin përfshi miqtë dhe miket e mia deputete. Ju nuk e meritoni atë karrige…E keni çu veten në atë pikë? E pabesueshme….”, shkruan Gjergj Meta në profilin e tij zyrtar në facebook.

Kushtetuta e re e botuar nga ambasada e SHBA-ve, OPDATE, OSBE, Euralius etj., iu është vënë në dispozicion deputetëve nga administrata e kuvendit, pavarësisht se maxahoranva dhe opozita nuk kanë rënë ende dakord për ta votuar.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sqaron që në krye të dokumentit se ai nuk është një botim zyrtar i Republikës së Shqipërisë dhe nuk konfirmon ndonjë të drejtë dhe nuk parashikon ndonjë detyrim.
Ambasada sqaron se qëllimi është informimi i publikut shqiptar rreth amendamenteve të mundshme të Kushtetutës së tyre dhe se Shtetet e Bashkuara nuk marrin përsipër asnjë përgjegjësi për gabimet që mund të ketë drafti.

Botimi vjen në një kohë që ende reforma në drejtësi nuk ka marrë votën e parlamentit, dhe palët janë ende larg konsensusit për të vetmen çështje që i ndan ajo e emërimeve në institucionet e reja në drejtësisë.

July 1, 2016 17:27
Komento

21 Komente

  1. Valbona July 1, 17:46

    Inderuari Gjergj! Edhe pse je person qe merresh me fene,po kjo nuk ta heq te drejten te japesh mendime edhe per politiken shqiptare. Ke perdorur shprehjen , palace cirku, ne adrese te deputeteve meshkuj apo femra. Eshte nje shprehje e goditur. Parlamentet keto 25 vjet te ashtuquajtures “demokraci” sa kane ardhur e me shume jane degraduar ne mediokerr,apo deputete interesaxhinjer,hajdute e kurvare. Ky kuvend i ketij sesioni eshte me I dobti I cili nuk meriton jo vetem noten 4, por noten 1 . Po bejme kaq vite qe degjojme vetem sharje e ofendime e asnjehere nje diskutim srioz per nje problem te caktuar. Opozita qe u perzu nga populli duke ua cuar breket ne fund te kembeve ,kakaris perseri edhe pse breket ende i ka ne fund te kembeve. Ne mazhorance na u futen disa kriminele , e hajdute ,pavarsishte se u larguan. Kemi deputete qe nuk I shikon dot me sy,pa le se c’flasin. Kur populli i ka derjtuar syte nga Europa e Amerika per nduhme, ata e filluane kete ndihme nga gjakpiresit e popullit me emrin “DRejtesi’ Po I nderuari Gjergj , si ka mundesi qe te vriten 26 njerez e midis tyre femije duke luajtur, e asnjerit nuk i hyri gjemb ne kembe,po edhe ata qe u burgosen ,dolen e moren shuma te medha. Si ka mundesi , e ku mund te ndodhete qe te vidhet banga me miljarda e derjtori te dal I pafajshem edhe pse ka bere shpenezime kolosale…… Si ka mundesi qe presidenti ,si kryetar shteti , shikon interesin e parties e jo te shteit.po merret me nje park femijesh , apo hedh ne gjyq shtein e vet se e akuzonper faforizime familjen e gruas…. si si . Ndak Amerika dhe Europa hartuan kushtetute,apo rishikuan nene te kushtetutes e cila zbatohet vetem per popullin e thjeshte ,ndersa shtetaret e shkelin me kembe. Botoni iu lutem nje fjalim te is-kryeministrit Sali Berisha ,ku te marri ne ana lize nje nen ae diskutohet. Asnje,asnje ,vetem per kurva e kurvare ka folur. Epo me lolo nuk ka. Te shkrihet parlamrnti,po te pakten te votojne kete kushtetute te ndrkombetareve qe te filloje nga e para. Madje po nderkombetaret te hartojne edhe ligjin per zgjedhjet…. Pershendetje e gjithe te mirat.

    Reply to this comment
  2. Vurkari July 1, 17:52

    Merru me ceshtjet fetare, Jemi shtet laik.

    Rrofte Amerika

    Reply to this comment
    • ShkoDrani July 2, 14:30

      Gjergj Meta ne reagimin e tij ne fane personale te Facebook nuk shtron asnje argument fetar, prandaj mos nxito te hedhesh falen fyese pa vend.
      Per me tej, ajo qe trote Meta eshte personale ne faqen e tij personale, dhe nuk po kerken te konvertoj njeri apo te ndikoje ndryshime qe favorizojne nje besim ne Kushtetute.
      Ai shpreh zgjenjimin per klasen tone politike, dhe per kete, i nderuar, ju duhej ta mbeshtesnit.

      Reply to this comment
  3. s.h. July 1, 17:57

    …Eshte e veshtire te ruash etiken, pasi ke lexuar kete shkrim, nga ky predikues taleban…Eshte e disata here qe nderhyn ne ceshtje politike ; une mbaj mend qe kete zell per t’u marr me politike e ka shfaqur per here te pare ne pragzgjedhjet e qershorit 2013…duke u shfaqwur me pas si antikomunist dhe ne raste te tjera gjithnje kunder asaj pjese te politikes qe shfaqet si e majte etj..etj. Edhe me kete shkrim , ai predikon ( besoj se nuk ka ndryshim ndermjet shperndarjes se fjales se perendise dhe propagandes per nje kauze te caktuar politike ) hapur kunder qendrimit te ambasades se SHBA ; edhe epitetet e pahijshme si ” palaco cirku ” jane per te ngacmuar sedren e deputeteve , pra do te thote …mos u beni palaco dhe te ndikoheni apo diktoheni nga te huajt….Por c’ndryshim ka ndermjet influences , ndikimit te miqve tane nderkombetare ( ne kete rast SHBA ) dhe varesise direkte qe ka ky predikues nga Vatikani apo Papa ….Une nuk kam degjuar ndonjehere Papen te flas per ceshjt ete mprehta te politikes se nje vendi ..aq me pak te nje vendi si Shqiperia ku gjallojne tri apo kater besime…!

    Reply to this comment
  4. logjika July 1, 18:10

    Zoti Gjergj Meta ! Lexova me vemendje shkrimin tend dhe menjehere krijova pershtypjen se ti nuk je nje besimtar, por njeri qe merresh me kurvopolitiken; ndoshta ashtu e ushtron dhe detyren e katolikut apo çfare je. Shprehjet e tua nuk i pershtaten fare publikisht nje personi perfaqesues te fese, por nje njeriu jo dhe te zakonshem, por ordiner. Une do zgjatesha te ta beja te qarte se çfare roli ka Amerika dhe Europa per Shqiperine dhe shqiptaret duke filluar qe nga viti 1990 dhe çfare kerkojme ne e ku kerkojme te shkojme. Nuk eshte Amerika dhe Europa qe do te behet si ne, por jemi ne qe duam te behemi si Amerika dhe Europa. Per kete duhet te ndertojme shtetin ligjor qe kane ndertuar ata. Besoj kaq gje e kupton edhe po s’deshe ta kuptosh, s’ka gje; sa ka si ti! Prandaj nuk ke asnje te drejte ti quash deputetet palaço cirku se ule veten, sido qe jane ata, jane perfaqesues te atyre qe i kane votuar. A mund te themi per ty ne qe je homoseksual, pedofil apo nga ato gjera qe kemi degjuar e pare se çndodh me prifterinjte, kur ti perfaqeson nje vend te besuar e nderuar qe me keto qe thua e nxierr hapet si nje besimtar i pabese? Prandaj merru me punen tende dhe mos u ben palaço cirku
    Fatekeqesi per besimtaret qe kane nje prift te tille dhe qe ka vetem veshjen si prift, ndersa mendje te hardelisur. Larg!

    Reply to this comment
  5. maks July 1, 18:11

    ke te drejt i nderuari prift kemi 25 vjet qe nuk jemi shtet i pavarur por jemi ber republik bananesh ku komandojn diplomatet e huaj keta politikan e kan pak ti quash palaco cirku keta kan ofendu ndergjegjen kombetare dhe intelektuale te shqiptareve duhet njerilindje e re shqiptare ku te gjith politikanet e te gjitha kraheve te len vendin brezit te ri te pa njollosur dhe te jen idealista qe ta duan vendin e tyre dhe bejn nje sgqiperi me te mire

    Reply to this comment
  6. nord.al July 1, 18:27

    Dom Gjergjit ka fillue me i pelqye vehtja ma shum se duhet. I shkreti.

    Reply to this comment
  7. Emy July 1, 19:09

    Katoliket ne shqiperi ndonjehere merren me shume me politiken sesa me shpirterat e tyre. Dom Gjergj ke plot pune me besimtaret, drejtoju atyre. Disa i ke edhe politikane. Nese ata jane ashtu sic duhet edhe kjo puna e politikes ka shpresa te rregullohet.

    Reply to this comment
  8. I ri July 1, 19:10

    Klerikët po janë të tillë ,të mere me punët e tyre,se kanë shumë për të bërë,edhe për besimin edhe për harmoninë fetare.Punë të madhe kane edhe me ekstremizmin fetar që po shkatërron botën.Ashtu si Janulla ,apo apo hoxhallarët osmanishten edhe ky i katolikëve mund të mere me punët e fesë jo me politikë jo me histori etj,se ndryshe mund tu shorrosim në fytyrë,edhe në qela e tyre.

    Reply to this comment
  9. lili July 1, 20:04

    themshyqyr qe ma ne fund njerezet vulnet mire po thons te vertement si dikur paraardheset e tyre.
    Priait este prit po edhe qytetar, e bile atdhetar prandaj merr penen per te na treguar cka mendón. Edhe bravo i qofte.

    Reply to this comment
  10. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... July 1, 20:19

    Kur shkon ne KISHE ky Gjergji i Mete, cfare eshte “prift apo popull”.
    Pra a eshte prifti popull si ky cari qe ka harru punet e ‘Zotit” dhe i ka hy politikes.
    Zoti i Mete ne Albanistan shteti eshte i ndare nga kisha, por ti ben mire keto deklarata apo shenime ne fb ti besh nga godina e SHQUP-it, te siguroj qe do te zevendesosh pijanecin Ristani.

    Reply to this comment
  11. petrit July 1, 22:08

    Dom leshi ,meret me politike ! Meru me punet e kishes o Dom !

    Reply to this comment
  12. Jimi July 1, 22:44

    Shif punet e zotit or Dom Gjergji!
    The se parlamenti duhet te shkrihet pasi deputetet jane kafshe cirku. Pikerisht kjo eshte edhe nje aresye me shume qe amerikani po kerkon ti binde keto kafshe se si te jetojne ne bashkesi, me ato regulla me te cilat jetojne njerezit e cdo kombesie ne Amerike
    Sofizmat leri per ne qele or dom Gjergji!

    1

    Reply to this comment
  13. Darius July 1, 23:20

    Shqipot dhe pse ne 2016 ku dhe Bufi po shef Diten fale teknologjise dhe informacionit,nuk merren me CESHTJEN,sa e vertet eshte apo jo,Po merren me INDIVIDIN,jo eshte qorr,ji eshte prift,jo eshte hoxhe,jo eshte sakat.
    Pra 2 gjera nuk kane kufi thoshte Einshtain,Gjithesia dhe INJORANCA,ku FATEKEQESISHT,INJORANCA SHQIPTARE,ka kapur cdo maje dhe ne WEBE.
    Hapni syte o qorra,se prifti ka qene brenda standartit te gjuhes shqipe me PALACO,se mund tu thoshte dhe Bythe Q.ra.

    Reply to this comment
    • logjika July 2, 12:27

      Darius, do te keshilloja qe ti thuash Anshtanjit, ne qoftese ka thene si thoni ju, qe edhe DIJA nuk ka kufi, ndersa fjala “palaço” nuk eshte shqip. Sa per dijeni.

      Reply to this comment
  14. I pafe July 1, 23:52

    O prift! A ke mbet pa leke qe Don me I hy politikes? Hy palo prift leshi………

    Reply to this comment
  15. Thanas Mustaqi July 2, 01:15

    Nuk dihet nëse Kisha Katolike Shqiptare ka marrë nga Selia e Shenjtë ndonjë mesazh sekret për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian lidhur me reformën në drejtësi në Shqipëri. Të paktën, këtë përshtypje le deklarimi i dom Gjergj Metës, famullitar në konkatedralen “Shën Luçia” të Durrësit, i caktuar nga i ndjeri Imzot Rrok Mirdita, ish-kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, i njohur për lidhjet e tij me Partinë Demokratike.
    Dom Gjergj Meta është një nga njerëzit e ditur të klerit katolik shqiptar, me dhunti publicistike, ku nuk ka përtuar të kritikojë edhe qeverinë e sotme: “Më ndjeni nëse përdor një shprehje popullore se peshkut i vjen era e keqe nga kryet”.
    Dom Gjergj Meta, ish-përgjegjës i përgjithshëm i strukturës informative pranë Kishës Katolike për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, lidhur me draftin e ri të Kushtetutës së Shqipërisë, ku në hyrje thuhej se ndryshimet ligjore për sa i përket drejtësisë janë bërë me mbështetjen e SHBA, ka reaguar me një radikalizëm neobolshevik: “Nëse ky lajm është i vërtetë atëherë të shkrihet menjëherë parlamenti shqiptar. Jemi në kufijtë, madje përtej kufijve të absurdit”.
    Mediet shqiptare e konsiderojnë Dom Gjergj Metën si një rebel, kokë më vete. Por kjo nuk është e vërtetë. Kleriku ka epror, vepron në bazë të rregullave të religjionit dhe ligjeve të një shteti laik, ku nuk i lejohet të shprehet sipas qejfit. Veçse bën përshtypje që si Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse kanë futur hundët në politikë, ndryshe nga Komuniteti Mysliman që është treguar korrekt dhe pse në Shqipëri besimit mysliman i përket mbi 65 për qind e popullsisë.

    Reply to this comment
  16. Maverick July 2, 06:04

    Te gjitha gjerat jane krijuar nga Zoti, perveç feve. Ato i krijoi njeriu, pikerisht per te shkulur trurin e te tjereve. Prandaj o gjergj, shko kullot lopet a dhite. Me pak fjale behu i dobishem per veten, familjen dhe shoqerine.

    Reply to this comment
  17. rigoni July 2, 06:07

    ” T’a lash o prift” thoshim ne kur ishim te vegjel.kur shikonim ndonje prift rrugeve. Edhe une po I them sot ketij priftit-qose ” T’a lash o DOM ” Cfare mut profit je ti qe fut hundet ne politike?
    Envber Hoxha u erdhi hakut juve krijesa te ndyra.

    Reply to this comment
  18. Antikonformisti July 2, 13:54

    Ky eshte prift apo misionar i serbofilit Sali Berisha?! Kjo e fundit duhet te jete me e sakte. Po mire ky mesalle me tre faqe, kerkon te beje te diturin, liderin, nacionalistin apo djallin me brire, kur fut hundet ne punet e politikes me keq se derri ne lluce?! Eshte tamam nje zgjatim berishiano-topallian, kur kekron te beje sugjerime apo verejtje qe jane ne sinkron me idete e Lulke Bashes qe nuk pranon qe per reformen ne drejtesi te futen te huajt. Po ku ka qene ky prift spurdhiak gjithe keto vite, qe vjen dhe na çan trapin ne rrjete sociale me moralizime kurvash politike?!
    Dhe kete po e bene se po she fundin e padroneve te tij qe i kane veshur ate veladon per te predikuar antishqipatrizmin e fshehte nden veladon.
    Nuk po them ndonje gje te tepert, se kur kerkon te perzieje te thatet me te njomet dhe i quan te tere palaço deputetet, pse ata jane dakort me nderhyrjet e specialisteve te huaj ne rregullimet kushtetuese dhe reformen ne drejtesi, ky palo prift kerkon te luaj ronin e Enver Hoxhes, duke mos qene as sa nje qime e bythes se tij. Shko mor papagall dhe cicero ne ndonje varrim katoliku se mbase te japin ndonje lek , se per te tjerat ka te tjere qe merren dhe paguhen.

    Reply to this comment
  19. Kasandra July 2, 14:42

    Besa-Besë!
    Qeveria u ka hapur dritën jeshile aktiviteteve të saj me fenë dhe klerikët, mbase që të shohin pakëz më qartë. Tani pret rezultatet. Por barinjtë e komuniteteve fetare e kanë kufirin deri te shefat e tyre shpirtërorë, ndërsa kufiri i shpirtit shqiptar shkon larg, “deri në absurd” për ata që nuk kuptojnë kohën tonë. Diplomacia shkon e vjen me të gjithë, por Besa Shqiptare sot është e lidhur me Europën dhe Amerikën, me botën e qytetëruar. Kjo është rruga jonë e përparimit. Mbetet gjithonë lapidare fjala e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Z. Ilir Meta thënë “Washington Times” se “Ajo (Shqipëria) ka gjithashtu nevojë që Amerika të flasë për të kur zëri i saj në Bruksel të mbytet nga mosmarrëveshjet e 27 anëtarëve të BE-së”. Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Hallall Besa! Kasandra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*