Kushtetuta e re; si do të zgjidhen 31 “kryegjyqtarët” e Shqipërisë

Aleksandra Bogdani - BIRN July 23, 2016 16:02

Kushtetuta e re; si do të zgjidhen 31 “kryegjyqtarët” e Shqipërisë

Politika shqiptare ngriti unanimisht kartonin jeshil pro reformës në drejtësi, pas një rezistence dy vjeçare të mbushur me negociata të ethshme, kalkulime politike dhe presion të gjerë ndërkombëtar. Tensioni që mbajti pezull opinionin publik u shfry mesnatën e së enjtes, vetëm pasi politikanët e të dyja kaheve hodhën firmën mbi një projekligj të dakordësuar në minutën e fundit; ata dorëzuan monopolin e tyre shumëvjeçar mbi emërimet në sistemin e drejtësisë.

Kushtetuta e re e Shqipërisë ndryshon në mënyrë radikale funksionimin e sistemit gjyqësor dhe atë të prokurorisë në vend. Ajo synon të pastrojë sistemin nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar përmes strukturës 9 vjeçare të vetingut si dhe të godasë kulturën e pandëshkueshmërisë në rangjet e larta të pushtetit përmes strukturës së posaçme antikorrupsion.

Reforma synon gjithashtu që përmes një procesi efikas emërimesh të këpusë fijet e konfliktit të interesit mes politikës dhe gjyqësorit në Shqipëri. Ky objektiv i tretë prodhoi tensionin më të madh në negociatat e zgjatura të ambasadorëve me tre partitë kryesore politike në vend.

Sistemi shqiptar i drejtësisë përbëhet nga një korpus prej rreth 740 gjyqtarësh dhe prokurorësh të të gjitha niveleve. Megjithatë, ishin vetëm 31 pozicione kyçe në sistem që mbajtën pezull për muaj me radhë kompromisin e vështirë të mesnatës së 21 korrikut.

Ndryshimet kushtetuese i japin Kuvendit të Shqipërisë të drejtën e emërimit të 10 anëtarëve jo-gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë si dhe  21 komisionerëve të vetingut-pozicionet më të debatuara gjatë 2 viteve të procesit.

Megjithatë, ky pushtet ndahet tanimë mes politikës, Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe mekanizmave të rinj në sistemin e drejtësisë.

Kuvendi emëron gjithashtu 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, prokurorin e Përgjithshëm dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë-përcaktime që kaluan pa shumë debat politik.

Kushtetuta e re i jep një shans politikës në përzgjedhjen e 31 zyrtarëve të lartë të drejtësisë, pa i lënë emërimet peng të mosmarrëveshjeve të saj. Negociatat e stërzgjatura mes palëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë diktuan formula të komplikuara në përzgjedhjen e “kryegjyqtarëve” të Shqipërisë, por ato parashikojnë gjithashtu edhe mekanizma të qartë zhbllokues për secilin prej pozicioneve.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit-një strukturë e përbërë nga gjyqtarë dhe prokurorë të huaj do të luajë rolin e hinkës për secilin prej kandidatëve që do të garojnë për pozicionet kyçe në drejtësi.

Kompetencat e Operacionit Ndërkombëtar u bënë gjithashtu objekt debatesh gjatë javëve të fundit, pasi ndihmës-sekretarja e Shtetit, Viktoria Nuland u paraqiti partive politike një formulë konsensusi për procesin e vetingut më 10 korrik.

Propozimi u jepte ndërkombëtarëve të drejtën e skualifikimit të kandidaturave me probleme në deklaratat e tyre të pasurisë, me lidhje të dyshimta apo me CV të diskutueshme profesionale.

Negociatat e orëve të fundit i dhanë politikës një bonus në raport me ndërkombëtarët, por përmbysja e të ashtuquajturës “listë e zezë” mbetet gjithsesi në kufinjtë e së pamundurës.

Formulat e kompromisit

Struktura që do të kryejë filtrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë përbëhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, Kolegji i Apelimit dhe dy Komisionerë Publikë. Në këto poste do të ulen 21 persona; të parët që do të kalojnë përmes procesit të vetingut të ndërkombëtarëve.

Secili prej kandidatëve, bashkë me aplikimit do të duhet të dorëzojë edhe një deklaratë me shkrim, për të autorizuar kontrollin vjetor të pasurisë, monitorimin sistematik të transaksioneve financiare dhe kufizimin e së drejtës për fshehtësi të komunikimeve telefonike gjatë qëndrimit në detyrë.

Ndryshimet kushtetuese përcaktojnë që kandidatët për KPK, Kolegjin e Apelimit dhe Komisionerët Publikë të aplikojnë në zyrën e Presidentit të Republikës. Brenda 7 ditëve, Presidenti duhet të plotësojë dy lista kandidatësh-e para me kandidatët që plotësojnë kriteret formale dhe e dyta me kandidatët që nuk i plotësojnë dhe t’ia kalojë ato Kuvendit.

Presidenti i Republikës ka në dispozicion 45 ditë pas hyrjes në fuqi të paketës së re kushtetuese për ta kryer këtë detyrë. Nëse kjo nuk ndodh, kompetenca e tij i kalon Avokatit të Popullit.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, OMN vlerëson kandidatët sipas përcaktimeve ligjore dhe ia kalon rekomandimet e saj Kuvendit të Shqipërisë përmes Presidentit të Republikës. Paketa e ndryshimeve kushtetuese nuk e specifikon mënyrën e vlerësimit të OMN, por propozimi “Nuland” i dakordësuar më pas me ndërhyrjen e komisionerit Hahn parashikon ndarjen e kandidatëve në tre lista.

OMN harton listën e gjelbër me emrat e kandidatëve që nuk plotësojnë kriteret formale, listën e bardhë me kandidatët e kualifikuar dhe listën e zezë me kandidatët ngelës të procesit të vetingut.

Pas vlerësimit të kandidatëve nga OMN dhe përcjelljes së tyre në Kuvend, ligji parashikon ngritjen e një komisioni të parë ad hoc, të përbërë nga 3 anëtarë të opozitës dhe 3 anëtarë të mazhorancës.

Ky komision merr në dorë listën e kandidatëve të dërguar nga Presidenti dhe tre listat e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Kapërcimi i një kandidati nga lista e gjelbër tek ajo e bardhë kërkon 4 vota të komisionit ad hoc, ndërsa me pesë vota, komisioni partiak mund të nxjerrë një kandidat nga lista e zezë dhe ta përfshijë atë në listën e bardhë.

Kandidaturat e përzgjedhura për secilën kategori nga komisioni 1 i kalojnë dy komisioneve të tjera bi-partizane; njëri me 12 anëtarë dhe tjetri me 6. Secili prej 12 anëtarëve të komisionit të dytë ad hoc zgjedh në mënyrë elektronike nga një kandidat për KPK dhe Komisionerët Publikë, ndërsa komisioni i tretë ad hoc zgjedh në të njëjtën mënyrë 7 anëtarët e Kolegjit të Apelimit.

21 kandidatët e ndarë i kalojnë për votim Kuvendit, që brenda 10 ditëve duhet të votojë me 3/5 listën e kandidatëve në bllok. Nëse votimi dështon, procedura e përzgjedhjes përsëritet nga e para, ndërkohë që Kuvendit i mbetet të gjejë një mazhorancë prej 2/3 për ta rrëzuar atë. Nëse Kuvendi nuk bën 94 votat, kandidatët konsiderohen të zgjedhur.

Emërimi i 21 komisionerëve të vetingut nuk është i vetmi procesi i komplikuar në paketën e reformës në drejtësi. Mosbesimi i lartë mes partive politike në Shqipëri diktoi një procedurë të ngjashme edhe në përzgjedhjen e 5 anëtarëve jo-gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe 5 të tjerëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Përzgjedhja e 10 pozicioneve në KLGJ dhe KLP u kthye gjithashtu një temë e nxehtë debati për javë me radhë, duke iu nënshtruar ndryshimeve tërësore nga drafti fillestar i reformës.

Drafti final parashikon që dy anëtarë për secilin këshill të zgjidhen nga radhët e avokatëve, dy nga trupa e pedagogëve të fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës dhe një nga shoqëria civile.

Kandidatët i dorëzojnë aplikimet e tyre tek Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, i cili brenda 10 ditësh përcakton listën e kandidatëve që përmbushin kriteret. Më parë, kandidatët kalojnë procesin e vetingut nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Paralelisht me këtë procedurë, Komisioni i Ligjeve në Kuvend ngre një nënkomision me 3 anëtarë të mazhorancës dhe dy anëtarë të opozitës. Kandidaturat për KLGJ dhe KLP i kalojnë për shqyrtim këtij nënkomisioni.

Katër nga pesë anëtarët e këtij nënkomisioni mund të vendosin që të përfshijnë në listë një kandidat të skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Secili prej kandidatëve duhet të sigurojë gjithashtu 4 vota që të quhet i kualifikuar.

Nëse nënkomisioni dështon të sigurojë shumicën, projektligji parashikon që përzgjedhja të bëhet me short. Lista me 10 kandidatët e suksesshëm duhet të votohet në Kuvend me 2/3 e votave. Nëse kjo shumicë nuk arrihet për tre raunde votimesh radhazi, kandidatët e përzgjedhur emërohen automatikisht.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë parashikohet të krijohen tetë muaj pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re. Përzgjedhja e 21 komisionerëve të vetingut dhe 10 anëtarëve jo-gjyqtarë në KLGJ dhe KLP konsiderohet një nga sfidat më të forta në implementimin e këtij procesi të gjatë. Megjithatë, kushtetuta e re i ka mbyllur shtigjet për zvarritje përmes mekanizmave të qartë zhbllokues në të dyja rastet.

Institucionet e tjera

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED është institucioni i parë që do të krijohet pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re. I projektuar fillimisht si një institucion kyç në sistemin e drejtësisë, KED ka humbur shumë prej kompetencave të fillimit me ndryshimet e njëpasnjëshme të paketës së reformës.

Drafti final i jep KED të drejtën e verifikimit të kushteve ligjore dhe kritereve morale dhe profesionale për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese dhe kandidatët për Inspektor të Përgjithshëm. Ai përbëhet nga 9 anëtarë të cilët do të përzgjidhen me short nga Presidenti i Republikës; dy nga Gjykata Kushtetuese, një nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga Apeli dhe një gjyqtar i Gjykatës Administrative.

Presidenti duhet të organizojë shortin 5 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit. Nëse kjo gjë nuk ndodh, përzgjedhja i kalon Kryetarit të Kuvendit.

Kushtetuta e re përcakton një mënyrë të ngjashme në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Me kompetenca të zbehura dhe me një mandate 7 vjeçar, Prokurori i ri i Përgjithshëm do të zgjidhet me 2/3 e votave në Kuvend mes 3 kandidaturave të propozuara nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, kandidati i renditur në vendin e parë nga KLP konsiderohet i emëruar.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, sipas draftit final ka tagrin e verifikimit të ankesave, nisjen e hetimeve disiplinore dhe hetimin me nismën e tij të shkeljeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të KLGJ, KLP dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Inspektori i Lartë zgjidhet nga lista e pesë kandidatëve të renditur sipas meritave nga Këshilli i Lartë i Emërimeve.

Gjykata Kushtetuese do të ketë një ripërtëritje të ngadaltë-3 anëtarë në tre vjet. Tre anëtarë të saj emërohen nga Kuvendi, 3 nga Presidenti i republikës dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Gjithsesi, kandidatët do të kalojnë filtrin e Këshillit të Lartë të Emërimeve dhe nëse Kuvendi nuk zgjedh brenda 30 ditëve, të renditurit e parë në listë emërohen automatikisht.

Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, ndërsa kandidatët propozohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Dhjetë ditë nga marrja e kandidatëve, presidenti është i detyruar të dekretojë kandidatët. Ai mund t’i përjashtojë ata vetëm në rastet kur kandidati nuk plotëson kriteret e kulaifikimit.

Dekreti refuzues i Presidentit të Republikës humbet megjithatë fuqinë nëse shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor voton kundër tij. Në këtë rast, kandidati shpallet i emëruar dhe fillon detyrën brenda 15 ditëve nga data e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit

OMN do të mbështesë procesin e rivlerësimit nëpërmjet monitorimit dhe mbikqyrjes së të gjithë procesit. Ky Operacion…do të udhëhiqet nga Bashkimi Europian. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit emëron vëzhguesit ndërkombëtarë, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve me jo më pas se 15 vite eksperiencë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre.

Vëzhguesi ndërkombëtar ushtron këto detyra:

A)I jep rekomandime Kuvendit lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e anëtarit të Komisionit, gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerit Publik;

b) paraqet gjetje dhe mendime mbi çështje që shqyrtohen nga Komisioni dhe nga Kolegji i Apelimit, si dhe kontribuon për kontrollin e figurës sipas nenit DH. Lidhur me këto gjetje, vëzhguesi ndërkombetar mund të kërkojë që komisioni ose Kolegji i Apelimit të marre në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat private, sipas ligjit;

c) u jep Komisionerëve Publikë rekomandime me shkrim për të paraqitur ankim. Në rast se Komisioneri Publik nuk i zbaton rekomandimet , ai përgatit një raport me shkrim duke dhënë arsyet e refuzimit

ç) Kanë të drejtë të marrin të gjitha informacionet menjëherë, të dhënat për persona dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e procesit të rivlerësimit në të gjitha nivelet dhe fazat.

Aleksandra Bogdani - BIRN July 23, 2016 16:02
Komento

7 Komente

  1. Labi July 23, 18:19

    Me ben pershtypje fakti qe kur shof ne kete fotografi ,nje figure te pakten qe eshte i lidhur me krimin e Gerdecit,dhe ri e mendoj,se per cfar rreforme u punua kaq kohe dhe nga kush!?Ai me pamjen e tij te ngre kacabunjte,na thote neve dhe atyre qe lane shpirterat e tyre ne Gerdec,qe skini se cme beni,ja ku jam dhe reforma pa mua dhe rrugecerit e pianecet e PD nuk behet!.Ky vend jo rreforme te miratohet,por 1000 si ajo te behen,nuk ecen perpara po nuk u IZOLUA nga shoqeria Sali Banditi me sejmenet e tij.PD dhe L:S:I-a jane e keqia me e madhe e SHqiperise.Populli duhet te reagoje dhe ne zgjedhjet e ardheshme tu tregoi vendin ketyre banditeve qe e kane zene per fyti.

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati July 24, 04:06

      Tani po kexoj kete artikull une

      Kjo menyre qe kane bere keta nderkombetare nxjerr jasht loje Parlamentin

      Sepse aty thote qe didaturat pasi i ka filtruar Lu-ja , qe esht komplet idiot , dhe Vllahutin Co. e cila ishte komplet npa principe morale fare per detyren qe kishte , sepse ajo futi klauzolen skandaloze te ” eleminimit mbi baze dyshimi ” qe muk ndodh as ne diktature
      pra dmth pasi filtrojn te huajte i cohen kandidaturat Presidentit dhe nga aty i cohen Parlamentit
      Dhe nqs Parlamenti nuk vendos brenda nje afati qe kane caktuar keta , atehere ngelet ajo Liste qe kane vendis te huajte

      Dhe kjo metode e piste dhe anti – demonratike perdoret ne te gjitha zgjedhjet e kandidateve te cdo niveli

      Dmth , ai qe vendos kandidatet ne fillim ben ca te doje
      Dhe cuarja e ketyre kandidateve per aprovim tek Parlamenti esht nje mashtrim
      Se ne parlament do kete debate mor vella , dhe mund te mos bijen dakort per ato kandidatura

      Atehere zgjidhja nuk esht qe ato kandidatura te enerohen automatikisht . Kjo menyre e tille genjeshtare
      esht imorale dhe fyese per Parlamentin tone

      Ato kandidatura duhet te s’kualifikohen dhe te vendosen kandidatura te tjera

      Parlamenti esht organi me i larte dhe nuk esht organ koti sa per te kaluar radhen

      Dmth nga sa thuhet aty ne artikull , keta nuk e kane marre parasysh fare propozinin e zotit Hahn

      Se ato 3 lista qe hartojn te huajt , presidenti dhe Parlamenti nuk duhet ti narin parasysh , sepse nuk esht detyrim ligjor kushtetues dhe ashtu thote edhe komisioneri Hahn

      Ata nderkombetaret nuk perfaqsojn azgje
      Ne nuk jemi koloni , jemi shtet i i pavarur dhe aq me teper qe nuk jemi as anetar te EU

      Opozita ka bere shum gabim qe e ka pranuar kete formule genjeshtare perzgjedhje ku del Jasht Loje Parlamenti dhe Presidenti

      Se nuk duhet ti kushtojm rendesi pse e pranon Rama ket metode
      Rama esht nje sharlatan qe nuk mer vesh nga azgje dhe qe di vetem te vjedhe
      Porse ato para i fut ne bankat e grekut dhe nuk ja gjen dot
      Sepse ato bankat greke per ate pune jane ne Shqipetr qe te rekrutojn politikanet shqiptar

      Ndaj nuk neret parasysh aptovimi i Rames ndaj kesaj reforme , aq me tepet qe Rama esht nje shetar anti popullor
      Pasi shikoni gjithe reformat e tij ne qevetisje varferojne deri ne vet vrasje njeriun e thjeshte duke ngrit cmimin e ujit , dritave , karburantit etj
      dhe tolerojne ne ekstrem biznesnenet e medhenj duke ju falur mos pagesat e taksave ndaj shtetit qe shkojne mbi 800 milion Euro

      Nuk ja vend ne bote qe te faken taksat e biznesit te nadh sic ben hajduti Edi rRama

      Dmth nje kryeminister i tille qe varferon popullin e thjeshte dhe e ve shtetin te punoj vetem per milioneret , ai nuk esht socialist

      Ai esht nje bastard oligark qe krijon edhe tek taksat Oligopoline per te vjedhur njeriun e thjeshte dhe per te pasuruar milioneret e tij qe i ka futur ne kryesi te partise , ne parlament etj

      Nje gje esht interesante :.. Keta jauret e IS doken edhe abti shqiptare por edhe hajdute te piste fare

      Se psh Nano kur ishte Kryeminister krijonte Oligopoli ne tregeti dhe nxirte ligje te tilka qe favorizonin vetem 2-3 kompani te muqve te tij qe kryesisht ishin greke , por dhe te tjer

      Ndersa ky Rama shkon me tutje , krijon Oligopoli ne mospagim taksash

      Ndersa Majko ato pese leke qe beri i coi ne bankat greke te Qipros , por te pakten ai nuk e ngacmoi ekonomine tone , megjithse nuk pati kohe

      Nga sa shifet ne u beme si Republike Bananesh
      Dhe media duhej te kundershtonte me force ne parim kete Mareveshje qe nxjerr jasht loje Republiken tone qe misherohet ne Parlament , dhe Presidentin

      Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati July 23, 18:33

    Po mire aty ka dicka :

    Aty thuhet qe OMN krijon ato 3 listat

    Porse sipas Komisionerit Hahn keto lista te ardhura nga nderkombetaret nuk jsne te detyrueshme Ligjerisht qe te merren ne konsiderate nga palet qe merren me perzgjedhjen e kandidateve

    Pra nuk ka perse Presidenti apo edhe institucionet e tjera perzgjedhese te marrin parasysh sugjerimet e ketyre 3 listave

    Reply to this comment
  3. maks July 23, 21:11

    un personalish ne fillim pa u vutuar besoja qe ed rama do bente nje ligj qe ti sherbente popullit po pas aprovimt te reformes jam mosbesues sepse u ben pazare te pista nga ilir meta dhe sali berisha per ndarje influence per zgjedhjen e gjykatesve keshtu qe kjo reform esht nje fjasko e madhe dhe qofsha un i gabuar qe kjo reform esht nje genjeshter e madhe

    Reply to this comment
  4. alphade July 23, 23:35

    Ashtu thote Hani, por cfare thote Lu-ja,zoti Raimond ?!
    Lexoje mire , Hani e tha parafundit, por ne fund i vu vu-
    len ,LU-ja ! A te kujton ”dicka” ky emer ?! Tung !

    Reply to this comment
  5. perkthyesi July 24, 09:10

    Prania e Mediut ne kete grup i ben nder drejtesise sone! Ah sikur te kishm dhe nje dhjete si puna e tij, do e shihnim veten te gjithe ne grope! Te na rroje kjo lloj demokracie, per te cilen bertitem dhe uluritem gjate viteve ’90! Tani po i a shohim mire hajrin! Ta gezojme!

    Reply to this comment
  6. ALBAN DEGA July 24, 11:21

    Opinione :

    AMERIKA E BEKUAR NA KA PUSHTUAR ZEMRAT… !

    – As ne nuk qendrojme mbrapa… E Bukura e Dheut, Shqiperia ka pushtuar zemrat e udheheqjes amerikane

    – Shqiperia me siguri do te behet !

    – Nga Alban e Agim Dega, Nju Jork

    Pas nje beteje te cmendur me kucedren me nente krere shqiptaret kunder shqiptareve per mustaqet e Celos me ne fund Reforma jetike e Drejtesise per shqiptaret u miratua.
    Arkitekti dhe zbatuesi i saj eshte vetem nje : Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe udheheqja e saj aleate e mike e koheve te veshtira. Nuk ka e nuk kishte se si te ndodhte ndryshe
    Pa Shtetet e Bashkuara te Amerikes sot nuk do te ekzistonte ose edhe nese po me mire te mos ekzitonte.
    “Une kam nje vote dhe ajo do te jete per Shqiperine” deklaroi ketu e gati 95 vjet me pare miku i madh i popullit tone te vogel Wodrow Wilson.
    Jo vetem Reforma u miratua, por qeveria amerikane i ka paraprire ne bashkepunim me qeverine shqiptare zbatimit te saj.
    Byroja Federale e Hetimit, FBI , ka filluar pergatitjet dhe po punon per zbatimin e saj sa me pare duke nisur me Byrone Kombetare te Hetimit.
    Kur syshqiponjave e FBI-se amerikane, Majes boterore te Hetimit u bashkohen qe ne djep shqiponjat e “Vendit te Shqiponjave” suksesi eshte i paragarantuar!!
    Ne gjithe kete sage frojdiane ka vetem nje falenderim te merituar nga thellesia e zemres se cdo shqiptari :
    Thank You USA!
    Thank You Mr. Donald Lu!
    U jemi borxh si popull e si komb me dashurine dhe mirenjohjen tone pa kushte e perjete!
    Te tjerat vecanarisht per Lulezim Bashen jane llogje Kavaje e kortezira diplomatike absolutisht te pamerituara sa edhe qesharake !
    Shkurt: me ka cue nana per te lare gojen!

    Per lirine jap edhe dashurine… !

    Themi me dashurine tone sepse nje nga heronjt tane te perbashket ne luften tone te perbashket kunder nazi- fashizmit i shkroi te fejueares se tij vetem pak caste para se te dilte perballe skuadres se ekzekutimit:
    -Per dashurine jap jeten!
    Per lirine jap dashurine!
    Nuk mund te kete as jete e as dashuri pa lirine!
    Nuk mund te kete as dashuri, as liri, as jete pa drejtesi, pa barazine para ligjit nga shtetasi me i fundit e deri tek kryetari i shtetit !
    Ky eshte shpirti, zemra, thelbi i pushtetiit “Ne Populli, Me Popullin, Per Popullin” qe e ka emrin e ndritur DEMOKRACI= PUSHTET I POPULLIT “.
    Askush me shume se ky popull, 95 per qind ” edhe me proamerikan se edhe vet amerikanet”, sic shprehej nje nga Institutet me prestigjioze Amerikane pas sondazheve te tij jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e trojet shqiptare ne Maqedoni.

    Kjo eshte Amerika !

    Po ju sjell nje pervoje te perjetuar…
    Ne shtatorin e vitit 1990 fitova nje konkurs te UNDP , Programit te Informimit Publik te OKB- se . Dy muaj gjithsejt!
    Pasi jam kthyer kam shkruar nje analize, pershtypje udhetimi me titull ” Dy muaj ne Amerike”
    Ia dergova gazetave kryesore te asaj kohe ” Zeri i Popullit” dhe ” Bashkimi” diku nga data 15 nentor 1990.
    “Zeri… “nuk e botoi kurre!
    “Bashkimi” me kryeredaktor Qemal Sakajeven e botoi ne dy a tre numra pothuajse te plote edhe nuk gabohem me 13- 15 dhjetor..por gati nje muaj mbrapa, vetem pas kishin filluar protestat historike te dhjetorit !
    Sic do me tregonte ish-kolegu im i nderuar me ATSH, gazetari i talentuar Genc Kondi pas disa vitesh ketu ne Nju Jork, ai i biri i Pirro Kondit te respektuar dhe nipi i nje ish- refugjati ne SHBA e kishte redaktuar qe ate dite dhe bere gati per botim… Ishte hequr tri here nga faqja
    Pse ? Censura e bishes se plagosur komuniste nuk kishte hapur driten jeshile te botimit as Qemalit as Gencit deri pas 9 dhjetorit historik!

    E duam Shqiperine si Amerika demokratike … !

    Lajmin e te cilit na e dha Fidel Castro Ruz ne ” Shtepine e pushtuar prej shqiptareve” pra ne Ambasaden e Shqiperise ne Kube po ate nate kur beja perkthyesin dhe gazetarin e Reiz Maliles se ndjere!
    Nder te tjera ne ate shkrim barazoja 18 vjet shkollim te meparshem ne Universitetin e Tiranes, ne Institutin e Gjuhes se Pekinit, ne Universitetin e Pekinit, i themeluar nga amerikanet qysh ne vitin 1904, ne UNAM te Meksikos me ate cka mesova per ato “Dy muaj ne Amerike “
    Pothuajse te gjithe Profesoret perfshi babain e gazetarise bashkekohore dhe njekohesisht Babai i ” The New York Times” Sulzberger na dhane mesime ne formen e bashkebisedimeve!
    Nuk kam tepruar aspak ne kete perfundim.
    Kjo eshte Amerika! Kjo eshte fuqia e saj cudiberese!
    A ka deshmi me te madhe per kete se nje nga parullat, kushtrimi kryesor i heronjeve te dhjetorit ishte “ e duam Shqiperine si e gjithe Evropa”
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike
    Prandaj miratimi me kulac e me fort me kerbac, so me konsesnsus “keshtu e kurrsesi ndryshe!” ndaj atyre qe nuk kane konsensus me veten e vet, me familjen e vet, me partine e vete, me shtetin e vet, me aleatet e vet eshte jetike. eshte clirimi e pavaresia e dyte e Shqiperise nga korrupsioni e impuniteti, nga kusaria e vrastaria!
    Perzgjedhja, financimi, shkollimi, edukimi i djemve dhe vajzave tane shqiponja BKSH-se- National Bureau of Investigation, nga syshqiponjat e Federal Bureau of Investigation – FBI-ja amerikane eshte ndihma me e madhe, investimi me i fuqishem ne Shqiperi i aleatit strategjik dhe mikut tone me te madh ne Bote, Shteteve te Bekueme te Amerikes,sic i quante gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha!
    Ai eshte pjese e ndritur e superinvestimit politik, strategjik, shpetimtar, te gjithanshem nga Ambasadori Donald Lu, nga Zj. Viktoria Nuland, nga Sekretari i Shtetit John Kerry, nga Zevendespresidenti Joe Biden, nga Presidenti Barack Obama!

    Me shqiptar se vete shqiptaret!

    Nuk mund te harrojme kurrsesi kandidaten e nderuar per Presidente te SHBA-se Hillary Clinton me mesazhin me patriotik e me atdhetar se te cdo politikani shqiptar nga altari i demokracise shqiptare ne Tirane: “Duajeni vendin tuaj te bukur!”
    Me shqiptar se cdo shqiptar
    E ndaj kujt!?
    Ndaj nje populli e kombi me proamerikan se vete amerikanet!
    Nje simbioze, bashkejetese, nje aleance strategjike e nje miqesi e pakthyeshme dhe e pathyeshme!
    Nje aleance strategjike me interes te ndersjelle midis udheheheqjes me proshqiptare se vete ne shqiptaret te superfuqise boterore SHBA-se me popullin me proamerikan se vete amerikanet te Shqiperise se Vogel si diamanti por te bukur si floriri!
    Amerika na i ka pushtuar zemrat e shqiptareve!
    As ne nuk qendrojme mbrapa!
    Shqiperia e bukur “ e Bukura e Dheut” sic e kane quajtur rilindasit tane, ka pushtuar zemrat e udheheqjes se Amerikes!
    Shqiperia me siguri do te behet!
    Faleminderit SHBA …. !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*