Kusuret e kujt po paguan populli?

April 4, 2018 16:41

Kusuret e kujt po paguan populli?

 

Paratë e taksës së qarkullimit nuk mjaftojnë as për të paguar borxhet që qeveria e PD ka marrë për rrugët, 40  për qind e taksës kalon për borxhin e Lulit dhe Berishës”, ka thënë ndër të tjera ministri Ahmetaj gjatë fjalës së tij në komisionin parlamentar të Ekonomisë për të dhënë shpjegime për skemën që do të aplikohet për përdoruesit e shpeshtë të rrugës së Kombit dhe banorëve të zonës së Kukësit.

Si thatë zoti ministër?

Disa nga premtimet me të cilat erdhi në pushtet Partia Socialiste ishin hetimi për të gjitha krimet që pretendonte se kishte bërë pozita e atëhershme dhe opozita e sotme.

Disa nga zotimet e Kryeministrit aktual ishin se do të nxirrte përpara drejtësisë ata që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit.  Ata që vranë në 21 Janar dhe ata që vodhën Rrugën e Kombit.

Për dy nga këto është përgjegjës Lulzim Basha, kreu aktual i Partisë Demokratike.

Në 21 Janar 2011 Basha ishte Ministër i Brendshëm. Me urdhër të tij Garda e Republikës qëlloi ndaj protestuesve duke lënë pa jetë katër burra të pafajshëm.

Ky njeri vrau dhe nuk u përgjigj asnjë ditë për krimin e kryer.

Ndërsa gjatë kohës kur u ndërtua Rruga e Kombit, Basha ishte Ministër i Transporteve.

Në atë kohë u akuzua për vjedhjen e 230 milionë eurove!

Çfarë i ndodhi Bashës për dy krime kombëtare? Asgjë!

Po sot, pikërisht për këtë rrugë, Basha e të tijtë dalin e kërkojnë mosbindje civile.

E gjitha kjo bëhet për një rrugë për të cilën ai është akuzuar se ka vjedhur gjatë ndërtimit të saj.

Këtë njeri nuk e bren ndërgjegjja? Nuk i kujtohet se çfarë ka ndodhur me Rrugën e Kombit?

A nuk i vijnë ndërmend paratë e vjedhura? Jo, se po të ishte ndryshe, ai nuk do të shfaqej në asnjë podium e në asnjë ekran duke folur për këtë çështje. Po të kishte sedër, Jo!

Sot, në vend të ishte Lul Basha në burg,  janë 11 kuksianë, që me të drejtën e tyre u çuan në protestë të shtunën e kaluar.

Ata pretendojnë se nuk mund të paguajnë taksën e rrugës, për ta ajo është shumë e shtrenjtë.

Ndoshta me të drejtë, Kukësi është një nga zonat më të varfra në Shqipëri. Një taksë, nuk i bën aspak mirë xhepit të tyre!

Ndodh shpesh që popujt kërkojnë një lider për t’i dalë për zot halleve dhe çështjeve të tyre.

Shumë mund të thonë pse nuk u ngrit populli kur u vodh kjo rrugë?

Po nuk u ngrit se, këtu vidhemi çdo ditë dhe na është bërë lëkura shollë.

Prandaj sot kuksianët dhe jo vetëm sot kërkojnë një lider për t’u dalë për zot, që t’u vërë në vend dinjitetin e tyre.

Dhe ky dinjitet vihet duke çuar përpara përgjegjësisë Lulin dhe Saliun.

Dhe këtë gjë e kërkojnë prej kryeministrit Rama. Koha është tani, më vonë do jetë shumë vonë! e.resuli/dita

 

April 4, 2018 16:41
Komento

5 Komente

  1. mirel April 4, 16:58

    O zoti artikullshkrues..
    Populli u ngrit. Mos mashtroni.
    U ngrit dhe e hodhi poshte Berishen dhe Bashen. U ngrit dhe e tha fjalen e tij me vote si qytetar.
    I dha dy here shansin Ramutit qe ti fuste ne burg.
    Por Ramuti dy here ka bere aleanca me PDne. Dy here i mbajti ne gjirin e ngrohte te pushtetit dhe te bashkeqeverisjes.
    Dhe me keq akoma, eshte Ramuti qe po vazhdon krimet ekonomike te Bashes dge Berishes.
    Si Berisha, e ndau Shqiperine ne zona influence. Berisha beri Hecet ne Valbone, qe Ramuti u betua dhe perbetua se do ti anullonte, dhe nderkaq i ngriti Hecet ne Vjose.
    Berisha beri varrezat greke ne jug..e quajtem tradheti, krim, dhe Ramuti i vazhdon me tej duke u justifikuar se jane mareveshje te Berishes dhe nuk ka cben, do ti zbatoje.
    Berisha jep detin, Ramuti thote qe po jap me pak. Bile zgjeron dhe minoritetin dhe flet per patriotizem pa pike turpi.
    Cfare i ka ngelur me Rames per te bere qe te arrije Berishen? Vetem te qelloje mbi njerezit.
    Klloun i ndyre koncesionesh.
    Te qerrohet nhe ore e me pare.

    Reply to this comment
  2. Sali bolleku per familien e tij April 4, 17:05

    28 vjet qe vodhet dhe e shkatrruat kete vend.
    I hodhet njerezit ne rruge dhe legalizuat pushtimin e pronave dhe tani doni ti kompensoni nga paret tona ishet.
    Gjithe pasurit minerare dhe naften ja dhate shokeve tuaj komunist dhe te huajve,ata vodhen e vodhen(duke i ndare me politikanet e te gjitha kraheve) duke mos paguar asnje taks se dilshin me humbje.
    Vodhet te gjit se bashku kryesisht kryemafjozi komunist sali te gjith pasurin e ushtris.
    Hengret edhe fasulet rezervave te shtetit,ilir floriri mori edhe floririn dhe e late buxhetin e shtetit grope te zez edhe tani po ripni popullin me taksa qe te mbijetoni si shtet i rrenuar me brek neper kembe.
    Mbasi vodhet gjithcka duke akuzuar njeri tjetrin dhe duke u justifikuar se fajin e kishte para ardhesi…..dhe tani doni edhe ate lemoshen qe na keni dhene keyo 28 vjet.
    Plehrat qe u pasuruan me pasurin tone sot bejne thirrje per djegie dhe shkatrrim,por shkatrrimi duhet te filloj nga lalzi tek lundra ku jetojne bllokmenet.
    Ju kujtohet kur u futem per here te pare ne bllok dhe habiteshim me vilat e bllokut(qe nuk ishin private)kurse vilat e familjes serbe berishovic ;monika cizme e co jane shume here me luksoze se ato qe na habiten ne ne 91,keta bllokmenet e sotem bejne nje jete shum here me luksoze se ata qe na habiten ne dhe qe salikomunisti i akuzoi se kane pir me shum kafe se sa duhet…..

    Reply to this comment
  3. Kepucet e Lulzim Bashes, Ilir Metes, Sali Berishes, Edi Rames ..e sa kepuce llustohen nga populli shpirt skallav April 4, 17:06

    Kepucet e Lulzim Bashes, Ilir Metes, Sali Berishes, Edi Rames ..e sa kepuce llustohen nga populli shpirt skallav Ka 27 vjet qe llustrohen keto kepuce !
    Mungon dinjiteti dhe morali I nje populli qe akoma I shkon nga mbrapa dhe I duartokret !
    Si ka mundesi nje popull ta bej kete bile edhe kur I vrasin, si ne rastin e Gerdecit Blen gjakun e viktimave me para dhe pastaj u dhane voten vraseve !
    Si harruan 1997 ME 3000 VET TE VRARE ? Si harruan te ikurit e Marsit 1997 ku u mbyten 81 vet ne Otranto , dhe 100 ra te tjere u mbyten ne det u ngrine e vrane maleve te greqise,
    iken ti shpetonin “otomaneve” te PD pasi u grabiten nga firmat piramidale !
    Dhe kush mbajti pergjegjsi ? Kush u kerkoi llogari barbareve ottoman shqiptar ?
    Fato Nano beri kompromis me otomanin, megjithse kishte ber 4 vjet burg !!
    Cfare imoraliteti !! I dhane edhe njehere voten ne 2005 !

    Reply to this comment
  4. Lili April 4, 17:49

    Po mire ore ju, i bje qe taxa qenka me i paguar Lulit nje jete te qete e te rahatshme se keshtu ka vendos Rama qe nuk do me qit ne gjyq!!!!
    Ooooh a jeni ne mend me ia fakturuar popullit vjedhjen e tjeterkujt?
    Veproni se pikerisht qe te denohet luli,t’i konfiskohet pasuria e t’i kthehet kjo popullit u votuat,jo me ba pazar mbas nates me te!
    Shyqyr qe kuksit u ngrit i bje kjo,se perndryshe keta veprojne me ´e hangren,mire mos e hengren terhiqemi.

    Reply to this comment
  5. katarakti April 4, 19:54

    Autorja e ka thene bukur. “Si thate zoti minister?!” Per mua tani e vetmja zgjidhje eshte largimi i Rames nga posti i kryeministrit dhe zevendesimi i tij nga nje socialist tjeter. Rama nuk ka mbajtur asnje nga premtimet e tij! Nuk ka plotesuar asnje nga kerkesat e zgjedhesve te tij! Tani ne PS duhet te filloje nje procedure per te zgjedhur nje kryeminister tjeter. Serioz, te zotin, i pergatitur, i vendosur, dore e forte etj etj. Cikli i Rames perfundoi. Ne rast se PS-ja fle gjume pergatituni per rotacion pushteti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim