Kuvend/ E reja shpërthen në lot, fjalimi që preku të pranishmit (Video)

September 30, 2017 11:17

Kuvend/ E reja shpërthen në lot, fjalimi që preku të pranishmit (Video)

Gjatë sesionit përmbyllës të Parlamentit të Parë Rural në Kuvend nuk kanë munguar dhe momentet prekëse.

Ka qenë e reja nga Mirdita, Gerta Loku, e cila ka shpërthyer në lot, gjatë fjalës së saj para të pranishmëve.

Ajo ka mbajtur një fjalim emocionues, teksa ka bërë thirrje që t’i kushtohet më shumë vëmendje fshatit, pasi sipas saj, pa fshatin nuk mund të ketë jetë as në qytet.

“Fshati ka nevojë të rilindet. Informacioni është bazë e zhvillimit. Le të vishemi bukur sa të duam, por pa fshat nuk ka qytet të zhvilluar. Po nuk na zhvilluat ne, ju nuk keni si të zhvilloheni. Nga Mirdita ime zhvillohet Tirana juaj dhe jo e kundërta. Se çfarë do të bëhet, do ta shohim në vijim, unë jam aty dhe pres. Ta mbështesim fermerin e ri që me shumë vështirësi çon përpara fermën, ta mbështesim fshatarin, që ndoshta nuk ka dashur ta braktisë fshatin. Ejani ta shikoni fshatin, nuk ka vend ku hahet më mirë. Në doni bukë e zemër të bardhë, ejani në fshat. Jepini ujë dhe rrugë fshatit dhe i keni dhënë zhvillim, nuk kërkojmë asgjë tjetër”, tha ndër të tjera ajo.

Gjatë fjalës së saj, vajza mirditore, e cila kishte studiuar në Itali për Shkenca Politike dhe ishte kthyer në vendin e saj për t’u marrë me blegtori dhe bujqësi, është ndërprerë disa herë nga të pranishmit, të cilët e kanë duartrokitur pareshtur.

September 30, 2017 11:17
Komento

16 Komente

  1. Vlora September 30, 11:33

    Gra si Gerta i duhen Shqiperise. Gerta na jep shprese se ky vend mund te ngjallet.

    Reply to this comment
  2. Lira September 30, 11:36

    Bravo, kjo është për t’u përshëndetur dhe jo ata depute të degjeneruar, qe vizitojnë zonat elektorale vec para zgjedhjeve!
    I lumtë vajzës mirditore!
    U shtoftë kjo farë e mirësisë…

    Reply to this comment
  3. Lola Komimi September 30, 11:58

    I lumte , fjala e kesaj mirditoreje, eshte me shume vend e mençuri.
    Te shpresojme se politikanet, ne radhe te pare Rama, do ta vleresojne, jo vetem nga pasioni me te cilen ka folur, por ne radhe te pare per vertetesine dhe rendesine e atij problemi qe ka ngritur : Pa u zhvilluar fshati nuk ka zhvillim te qytetit, nuk ka te ardhme “te rilindur” Shqiperia.
    Zhvillimi i Fshatti ka rendesi te madhe, se zhvillimi dhe mireqenia e tij sjell me cilesht forcimin e familjes shqiptare, dhe rrjedhimisht dhe shtimin e popullsise , aq problematike ne keto vite tranzicioni te sterzgjatur.

    Reply to this comment
  4. LORA September 30, 12:21

    Ky eshte zeri I te gjithe njerezve te ndershem,te talentuar dhe patriote ,,,,qe duhet ngritur edhe me shume ndaj shtetit te shqiptareve.
    Nuk po kerkojne asgje me shume se permbushjen e detyrimeve, tejet te vonuara te shtetit ndaj qytetareve taksapagues shqiptare.
    Faleminderit Gerta Loku,qendrestare stoike dhe e talentuar ne token e te pareve te tu,,,ku ke vendosur,mes nje mije veshtiresive qe nuk vijne prej teje,te rrisesh femijet e tu ,me djerse e nder.Te jam mirenjohese per durimin e skajshem ne lidhjen e forte me token tende..
    Kam besim qe Ministri I Bujqesise dhe zhvillimit rural z.Niko Peleshi do te beje me te miren dhe me produktiven e 27 viteve te fundit ,ne favor te qytetareve qe jetojne ne fshatrat e Shqiperise,,,,sepse pa fshat te zhvilluar nuk mund te kete qytet te zhvilluar.
    TUNG.

    Reply to this comment
  5. 3 milion koke palaret September 30, 13:40

    Kete qe foli SHQIP pas 27 vjetesh e morem vesh po kush u ‘mallengjye!?
    Kryekrrimineli Berisha ,krriminelet Patoza ,topalle apo besnik Mustafa,Edvini ‘çun TirOne’.Kryehajduti Like floriri,Bash hollandezi hajditi qe fluturon me presh ne bythe… apo Monika Kryezeza qe ka mbushur parlamentin me prostituta me perixoma te bordellos se Jales!?
    KUSH U MALLENGJYE!?
    DIREKT MINISTRE E BUJQESISE KJO ‘THEMIJE THOMAI’ E SHEKULLIT TE 21-TE!

    Reply to this comment
  6. Nene Pashako D September 30, 13:41

    Me rrofsf- Deputetia Gerta-“trinitina”e shpetimit fshatit.

    Faleminderit Deputetia Gerta dhe pac mrodhesi. Ata lotet e Tu, u befshi “trinitrina”te shpetimit te fshatit nga katastrofa e plote,sidomos e fshatit si thoni Ju Qeliza e ngjirizies se shoqerise njerzore.
    Nene Pashako D

    Reply to this comment
  7. floriri i Bençes September 30, 13:48

    Pashe videon e u perlota me fjalen e revoltuar te kesaj bije SHQIPTARE. Pothuajse e vetme bije e denje e kesaj toke, ne ate salle te mbushur politikane idiota, haduta, te korruptuar dhe kriminele. Shpresojme qe kjo fare e mire te perhapet sa me shpejte nder te rinjte e ketij vendi.

    Reply to this comment
  8. Pensionisti September 30, 15:15

    Po Gerta Loku ! E degjova me shume e shume kureshtje fjalen tuaj aty ne kuvendin e vendit tim dhe e vendit tend . Aty ne kuvendin e Shqiperise. Po Gerta edhe une i mbusha syte me lot per ate Kristinen e vogel. Per ate Kristine ,e cila edhe kur ishte vajze banonte e jetonte ne fshat. Ajo Kristine e shume e shume Kristina te tjera ,ndoshta nuk kane shkuar ne kopesht,por kane shkuar ne shkolle. Shkonin ne shkolle e aty i priste mesuesi ,apo mesueset. I prisnim ,Greta , i prisnim . Po them i prisnim se edhe une kam punuar mesues fshatrave. I prisnim e i mesonim .sepse mesimi fillonte ne oren 8 . Fillonte ne oren 8 sepse ne nuk prisnim autobuze apo fugone. Ishim aty ne fshat. Ishim larg shtepise tone. Jetonim aty ne fshat. Hanim ne mensat e kooperatives ,qe tani tallen kur i degjojne. Tallen! Po Greta! Ju qani sa te doni aty ne kuvend,beje thirrje sa te duash,madje edhe disa deputete po qanin. Qanin ne ate moment,pse jo edhe per hipokrizi. PO mos te kishte hipokrizi ,do ngriheshin me force e te thonin: ” O femijet e ngujuar ne shkolle, o ne do shkojme ta bejme kuvendin atje me femijet duke i cuar ne shkolle, Do aprovonin nje ligj ku te thuhej: ” Kush vret femije ,do vritet, Do vritet se vrau nje femije te pafajshem. C’dreq zakoni do perkrahni ,si ai i gjakmrrjes ? Si ka mundesi qe kete zakon ta perkrahin edhe te rinjte e lindur ne vitet 1990 e ketej ,kur edhe mosha jone tani eshte plakur e ate zakon e shkelmuam si shume e shume zakone te tjera poshteruese ,sodomos per gruan?…. . Po Greta! Kristina shet veze, domate , speca ,qumesht…. te shesi se jeton ne fshat e fshat pa bajga nuk ka . Fshat pa speca e domate nuk ka . Kristina e kristinat e tjera do shesin prodhime bujqesore sepse pa to nuk rrohet. Po atje ne Europe ku prodhojne ? . Kristina kerkon qender shendetesore. Ta kerkoje dite e nate se i takon,por Kristina e madhe ,sot nene, te ngrihet e te kritikoje veten,baben,burrin ,vellane apo motren qe i shkaterruane. Kush i shkaterroi ,Greta? Politikanet ,por me doren e nje pjese te popullit. Une qaj me ty per rrugen,per ujin. Po mos harro se duhet bere thirrje edhe Kristinave,Marijeve, Violetave , Merusheve….. mos shkaterroni edhe ato qe jane. Kush na e shkaterroi Luren Greta? Te huajt ? JO. E shkaterruam ne. Ne per te fituar 5 leke. Po,po Greta e shkaterroi shteti. Ai shtet qe Ju i luteni per uje e rruge. Mos kujto se i preke Greta . Jo, me te dale nga salla i harruane lotet qe derdhe. I harruane atu brenda salles se parlamentit ,por jo ne makinen lluksose. JO tu binin mbi canten 2000 eurove e kepuceve qe ndricojne si cizmet e te pasurit kur Luli shikonte fytyren e tij. Jo Lul Basha ,jo ,po Luli i Migjenit. Te ngrihemi e te kerkojme se ku shkuane veprat industriale , kush i mori lekat e atyre paisjeve qe shkuan te gjitha per skrap? Ku shkuane leket e tankeve e topave ? e sa esa te tjera. Po kush duhet te pergjigjet ? Po Greta ta them une . Sali Berisha e Fatos Nano ne radhe te pare e pastaj ata ministrat, Edhe gjykatesit e prokuroret….. Ndaj Kristina ka ne fshat,por ka Kristina edhe ne qytet. Ka Kristina ne qytet qe nuk kane c’te hane,pse jo shesin dhe nderin, po kurrkush nuk thote : ” A u gjend floriri i vjedhur? Kush do ti paguaje 7 miliard leket ( te vjetra) qe u vodhen nga banka ? Po Greta , nuk i kerkon njeri ,as shteti. Shteti perkundrazi shperblen guvernatorin me milona e i thona : “Na falni drejtor ,ju kini qene ne krye te detyres.. ” U kemi arrestuar gabim. na fal ,o minister i komunikacionit se ti humbe 230 milion eura nga rruga e kombit, por ja po ti falim me nje VKM. Mos shko ne gjykate se je i semure ena ligeshtohesh nga shendeti. Me vjen keq per lotet tend,por mos kujto se i preke e tani Kristina do kete uje e rruge……. Qofsha une i gabuar,une pensionisti ,qe brodha fshatrave e mesova sa e sa Kristina, bashke me kolegat emi….. Te uroj shendet e gezime ne familje.

    Reply to this comment
  9. Shqipja September 30, 16:00

    Pa fshat ska shtet. Te gjithe kemi origjina nga fshati sidomos ne shqiptaret qe edhe pse kemi 70 vjet ne Tirane.
    Ty Salic beric serbic tu thafte e tu shterofte gjaku familjarisht e mos te mbifte as ferra qe e shkaterove kete popull ti dhe Banda jote.e ju politikane majtas e djathtas qe nuk kish breke ne ….e sot milionere me gjak te zi.

    Reply to this comment
  10. Shqipja September 30, 16:01

    Pa fshat ska shtet. Te gjithe kemi origjina nga fshati sidomos ne shqiptaret qe edhe pse kemi 70 vjet ne Tirane.
    Ty Salic beric serbic tu thafte e tu shterofte gjaku familjarisht e mos te mbifte as ferra qe e shkaterove kete popull ti dhe Banda jote.e ju politikane majtas e djathtas qe nuk kish breke ne ….e sot milionere me gjak te zi.
    FLM

    Reply to this comment
  11. Arberia September 30, 16:55

    Burrat e Mirdites
    lozin kuvendojne,
    Pika qe s’u bie ,
    se nga grate rrojne!

    Reply to this comment
  12. Arben September 30, 17:07

    MEQE U PREKEN KAQ SHUME,

    TI KTHEJNE POPULLIT TE GJITHA PARATE

    QE I KANE VJEDHUR.

    HAKA PER VJEDHJEN ESHTE PRERJA E DORES

    KETE DO TE MARRIN HAJDUTET NE KUVEND.

    Reply to this comment
  13. DRENICA E KUQE September 30, 19:56

    Kjo eshte tipike shqiptare. Fjalimi i kesaj zonje te nderuar duhet ta zgjoje nga gjumi shtetin shqiptar, qe duket se e ka harruar (humbur) udhen e shqiptarise. Kjo zonje tipike shqiptare, po te kete shtet shqiptar, duhet nderuar e mbeshtetur per shembelltyren e saj shqiptare. Asaj zonje, duhet ngritur nje permendore nderi e pune, per gjithçka qe tha e per ate qe punon me nder, sepse, nuk eshte aspak e lehte qe nje grua, nje nene shqiptare, te merret me pune te tilla… Po sa te tilla i ka shqiptaria? Nenat tona heroike kane kryer pune te tilla, te renda, duke e sfiduar jeten e tyre per Shqiperine…
    Te lumte, moter! Me kete fjale te thjeshte shqiptare e shqip, i dhe mesim akademik Kuvendit Shqiptar dhe keshtu, te gjitha kuvendeve “shqiptare” ne trojet e coptura shqiptare. Paç jete e fat me familjen tende dhe me kombin qe aq shume e me zemer e do zhvillimin e tij!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  14. h October 1, 11:53

    Nuk i plas trapi atyre se kane hall vetem ça te vjedhin per vete,
    po popullit në tarravile i qoftë, Akoma ka njeri qe beson
    tek politika dhe ndershmeria ne shqiperi ?

    Reply to this comment
  15. Fatmir Lohja October 3, 11:10

    Bombardimet e uraganit shoqëror
    Opinioni u godit në psiqikë,kur foli zonja mirditore,Rigerta Loku, në Parlamentin Rural.Foli shkurt dhe me emocion. Nga qeveria,për fshatin,kërkoi rrugë dhe ujë.Nuk u fut në kalandrat greke për të gjetur përgjegjësinë për situatën aktuale.Fjalët e saj konçize,erdhën si rezultat I zgjuarsisë natyrore dhe mirëarsimimit. Eshtë lauruar në Universistetn La Sapience,në Romë,për Shkenca Politke.
    Si uragan u fut në mes politikës dhe shoqërisë shqiptare.Politika është organizuar për të shpërndarë retë, me të gjitha motodat bashkëkohore.Opozita,me kandilin e Diogjenit,po kërkon të dhëna biografike në bunkerët e errët dhe me lagështirë.Kryeatri deklaron me besim,se Rigerta është e LSI-së.Nënkryetari këmbëngul se zonja e vjen nga FRD-ja.Kur nuk merren vesh kryetari me nëkryetarin e PD-se,të zgjedhur nga vota e “lirë” e militantve,me 22 korrik 2017,mendojeni vetë si shkon jehona poshtë në bazë.Pozita hesht.Me fuqine e pushtetit ,fenomenin e sheh nga aeroplani qeveritar,që vozit ë lartë,mbi re.
    Fatkeqesisht,kundra zonjës së nderuar, jane çuar edhe gazetarët e gjithëditur,të mosvarur, ….
    Sulmet nisin me emërtimin e titujve të shkrimeve: “Dhite e Rigertës do të rrëzonin çdo qeveri!? Nuk u preka nga fjalët e saja!? Madje as emocionova!?Ajo maksimalisht mund të bëje një fërmë dhish!?I parashikojnë të ardhmen si fallxhorët në rrugeë.
    Një anëtare e Shoqatës se Grave Gazetare te Pavarura,(me siglën SHGGPV),që merr donacione nga BE, deklaron:”Rroftë Rigerta,poshtë Rigerta.”Në këtë thirrje euroipiane ,a e vini re se vetem finese femërore nuk ka brënda!?Një anëtarë I Shoqatës se Mbrojtjes së Burrave nga Dhuna e Grave,(me sigël SHMBDHG,) shprehet: “Nuk e kam lexuar çobankën!?” Nuk paska faj e dashura që e trajtoka keq ,më rreshqita nga gjoksi mendimi, jo i zgjuar
    Mos u habisni !Për çfarë po citoj ,mbaj përgjegjësi morale e ligjore .Hapni gazetat! Nuk do t’u besoni syve,ashtu si unë.Me mllef janë nxirë shumë rreshta.,ne gjuhen e bukur shqipe. Nuk kam cituar asnjë të mijtën,me dëshirën e mirë për të mojs ju harxhuar kohën e vyer, të dashur lexues.
    Pse këte uragan të mendimit civil kërkojnë ta bombardojne që në lindje? Kam të dhëna,,jo të konfirmuara,se po kërkohet ndihmë edhe nga ANS-a,për t’i dhënë drejtim tjetër uraganit.
    Zonja e nderuar Rigerta Loku! Ky vënd ka nevoje për zgjuarsinë,,diturinë dhe guximin tuaj.Ta lakmojnë arsimimin sespe jeni lauruar në Romë, për shkenca politike.Të kishit ndonjë diplomë vëndase do të bënit më shumë miq.Me të drejte del pyetja: “Pranohet,politikanët ruajnë karriket,po gazetarët cfarë kanë me zonjën? Ec e besoja,pas këtyre sulmeve,se janë të mosvarur për xhaketash!?
    Zonja e nderuar Rigerta Loku! Jua bekokoftë Perëndia rrugën që keni nisur! Mos u ndalon nga lehsit mjeranë!Ec përpara me guxim.Të jeshë e bindur,se nga interevistat që ka bërë,,si unë, keni mbështetës shumë,shumë .
    Pse?- mund të pyesini ju, me shumë të drejtë.Na zgjuat shpresën,të cilën politika, nuk mbahet mend prej sa vitesh,po e fsheh me përkushtim eipik.Me guximin,zgjuarsine tuaj, na binde, se në atdhe kanë mbetur ende njerëz që mund t’I dalin zot vendit me përkushtim.Ju keni mbaruar per shkenca politike.Ky është profesioni juaj. fisnik.Mos u shuaj?Kërkoni ndihmë tek hallexhitë,se do të mbështesin me shumë bujari.
    Paç faqen e bardhë!
    Me shume respekt Fatmir Lohja

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim