Kuvend, ligji për sigurinë publike hiqet nga rendi i ditës

June 23, 2016 12:07

Kuvend, ligji për sigurinë publike hiqet nga rendi i ditës

Në seancën plenare të kësaj të enjteje, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka kërkuar heqjen nga rendi i ditës të ligjit për sigurinë publike.

“Për shkak të rëndësisë që ka ligji kërkojmë të hiqet nga rendi i ditës”, ka thënë Gramoz Ruçi.

Nga ana tjetër, kreu i grupit demokrat Edi Paloka ka deklaruar se, heqja e dekretit nga rendi i ditës është kërkuar për shkak se PS nuk ka votat për ta votuar.

“Jemi kundër heqjes së dekretit nga rendi, Parlamenti s’mund të funksionojë kështu”, ka thënë Paloka.

June 23, 2016 12:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*