Kuvend, Rama: Të ardhurat janë rritur, PD jep shifra që dalin nga oborri i SHQUP-it

April 10, 2014 16:51

Kuvend, Rama: Të ardhurat janë rritur, PD jep shifra që dalin nga oborri i SHQUP-it

Në seancën e sotme plenare kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur shqetësimit të ish-kryeministrit Berisha për taksat, papunësinë dhe marrëveshjen me FMN. Kryeministri ka sqaruar ish-kreun demokrat se shifrat që ai publikon janë të dala nga zyra e tij.

Ndërsa sa i përket marrëveshjes me FMN, Rama i kujton Berishës se  qeveria e tij ka bërë vetëm zullume na raport me imazhin e vendit përballë FMN-së. “Kreditë e këqija i latë në gjendje alarmante. Ne lidhëm me FMN e BB marrëveshje, si i lidhëm? Ato numërojnë qindarkat e tyre një më një dhe kurrë nuk gabojnë në numërimin e lekëve të tyre. Si ia jepkan atë hua bazuar në ato të dhëna kur nuk qenkan të vërteta?”.

Më tej Rama ka replikuar edhe me ish-ministrit Bode i cili është shprehur se “sipas raportimeve të vetë qeverisë dhe raportimeve që bën BE papunësia në Shqipëri ka vijuar të rritet dhe është në trend duke arritur në nivelin 17%, më i larti i arritur në 20 vitet e fundit”.

Bode kërkoi që të vendoset dhe të aplikohet taksa e sheshtë 10%. “Të aplikohet taksa e sheshtë që të ndihmojmë ekonominë të dalë nga vorbulla ku është futur sot ekonomia e vendit”.

Kryeministri ka mbetur i habitur se si një ish-ministër hedh hi syve qytetarëve duke tregu shifra që dalin vetëm nga oborri i SHQUP-it

“E habitshme sesi pretendohet se të ardhurat nuk janë rritur dhe e habitshme sesi njerëz që kanë qenë në krye të financave flasin këtu dhe pretendohet nga një parti që në 23 qershor mendoi që populli mund të trajtohej si budalla dhe rruga e vetme është budallallepsja e tij, mori një mesazh shumë të qartë. Të ardhurat janë rritur dhe kjo është 150 milionë dollarë. Si mundet FMN dhe BB të na japë ne huanë nëse performanca jonë do ishte kjo që pretendohet nga opozita. Si mundet që FMN dhe BB ta konsiderojë këtë si një marrëdhënie ku do ishim në ato kushte ku nuk kemi realizuar të ardhura. Sikundër cdo shqiptar kupton se 99% e shqiptarëve pranojnë se taksat janë ulur dhe nuk janë rritur. Pyetini shqiptarët me metoda shkencore të njohura botërisht dhe jo ata që rrinë në oborrin e SHQUP-it.

Në ora 16:55 deputetë e opozitës kanë braktisur Kuvendin. Ata kanë theksuar se nuk do të marrin pjesë në votimin e projektligjeve.

April 10, 2014 16:51
Komento

5 Komente

  1. Horri i Bulevardit April 10, 17:47

    Zoti kryeminister, ne kete moment qe ju flisni, Berisha dhe berishianet kane te drejte.
    Perse ata kane te drejte:
    Te kishte ndodhur kjo katastrofe ekonomike dhe kjo grope e madhe financiare e fshehur nga publiku, do te ishte ngritur e gjithe drejtesia e atij shteti ne kembe dhe sdo te kalonte asnje dite, ata qe kane fshehur keto miljona dollare, sdo te kishin kohe as te ndaheshin me familjaret e tyre, por do te ishin futur neper burgjet e sigurise se larte, do te ishin bllokuar te gjitha pronat dhe kontot bankare, deri ne perfundim te gjyqeve.
    Kur sot Berish, Ridvan Bode qe jane shkaktaret kryesore te gropes disa miljoneshe ne euro, jane te lire dhe flasin nga foltoret e parlamentit, me duhet te them se:
    Zoti kryeminister: smund te replikoni me fajtoret ne foltoren e parlamentit, me ata duhet vetem prokurori te komunikoje.
    Prandaj ju bej thirrje se nuk eshte e lehte te thuash gropa financiare, pa u ndeshkuar ata qe e kane hapur ate grope.
    Besueshmeria shifet nga veprimet, qe ju ndermerrni, mos kujtoni se po arrestove tani hajdutet e miljonave, sdo te marrim statusin si kandidat ne BE, perkundrazi, po le te lire hajdutet, juve do te shkoni per lesh, ashtu sic do te donte shoqja e Saliut, Zhozefina.
    Arben Imami sot akuzoi ushtrine shqiptare, se po transporton droge, perderisa une ate do ta shof deputet, me vjen keq, por me duhet ta besoj se ushtria po transporton droge.
    Me nje akuze te tille ne qofte se nuk eshte e vertete, kushtetuta te jep te drejten te arrestosh edhe presidentin, jo nje deputet ish minister hajdut.
    Sot ky deputet hodhi dyshime ne sigurine kombetare, kjo akuze po nuk u arrestua Arben Imami, mund te perdoret nga armiqte e Shqiperise, si nje fakt, kunder sigurise se Shqiperise.
    Prandaj zoti kryeminister, Sali Berisha po minon Shqiperine, per te mos marre statusin ne BE dhe do tja dale, po nuk e arrestove Saliun dhe saleshet.

    Reply to this comment
  2. info analitike April 10, 19:39

    Numrat e Berishes dalin nga SHQUP-i por edhe sukseset e Rames dalin nga Selia Roze. Ne jeten reale gjerat jane keq e me keq dhe krejt ndryshe nga sa e pershkruan Rama. Le te vazhdojne te grinden me Meten arbiter se fajin e kane tifozet qe akoma ia bejne te mundur kete gje.

    Reply to this comment
  3. fat man April 10, 23:28

    Me pretendentet per burg z. Rama nuk debatohet, detyra juar dhe e Ilir-Kokekatrorit te beni denoncimet qe nuk i keni bere, tek Kosi+Uje. Me ata te merret vetem drejtesia per ti pyetur per zullumet qe kane bere dhe per t’i ndeshkuar familjarisht, ne te kunderten qepeni se mjaft estrade dhe Portokalli keni bere deri me tani.Turp.

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi April 11, 04:01

    Nga “. Shqupi” ka dale vetëm zeri i se vertetes,i nderit ,i besnikerise dhe i moralit ushtarak? Prandaj z. Rama ju kemi thenë qe te mos i lini aty!? Tregoni vendosmeri ushtarake! Ndryshe nga ajo godine qe ka ndryshuar destinacion vetem “shurre pedëiste ka per te dale”. Rikthejeni ne destinacion! Nuk ka qenë kurrë godinë shurre!? Ka qene godina e kodit tradicional qe priste e percillte vetem heronj. Jini pergjegjes po e late ne duar te shurrakëve e dygishtakëve? Prisni shurren n.q.s kjo ndodh akoma!

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi April 11, 04:06

    Eshte veprim kriminal n.q.s partisë apo bandës që shkaterroi ushtrine i lihet shtepia e historise së ushtrise!? Pike!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*