Selami: Programi i qeverisë së re, larg premtimeve elektorale

Redaksia Online September 15, 2013 09:50

Selami: Programi i qeverisë së re, larg premtimeve elektorale

Deputeti demokrat, Eduard Selami, tha gjatë fjalës së Kuvend se në programin e ri qeverisës nuk janë përfshirë premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale. “Gjatë fushatës elektorale u premtua heqje e TVSH për prodhimet e shportës, për 5 produkte, por në program u tha se do të përgjysmohet. Kështu u veprua dhe me premtimet e tjera për energjinë. Në program nuk ka një detajim sa i takon taksës progresive. Ndërkaq edhe premtimi i dhënë për shtresat e ish-të përndjekurve është lënë përtej. Është pozitiv fakti që marrin pjesë gra në qeverinë e re, por edhe moshë e re. Por është nënvlerësuar eksperienca. Shqetësimi im lidhet me masën e rritjes së qeverisë, mbi 30%. Pasi Shqipëria është në atë gjendje që është, edhe pse i ka shpëtuar recesionit. Programi i ri nuk është i qartë. Nuk ka asnjë referencë në vlerë monetare. Është shumë i varfër në shifra dhe kjo është shqetësuese”, u shpreh Selami.

 

Kuvend, vijojnë diskutimet rreth programit të qeverisë së re

Programi i qeverisë së re vijon të diskutohet sot në Parlament. Pas seancës së djeshme maratonë, e cila nisi në orën 10:00 paradite dhe përfundoi rreth orës 01:00 pas mesnate, mëngjesin e sotëm ka nisur seanca e radhës, gjatë së cilës pritet votimi i programit qeverisës të maxhorancës së re.

Ashtu si edhe dje, në bazë të rregullores, çdo deputet ka në dispozicion 20 minuta për të shprehur qëndrimin e tij ndaj programit. I pari në seancën e sotme e mori fjalën ish-ministri i Bujqësisë, Genc Ruli.

genc-ruliDeputeti demokrat e cilësoi programin qeverisës si një manifest që nuk njeh realitetin. Sipas Rulit, “për të realizuar një pjesë të programit do të duheshin 24 vjet jo katër. Në asnjë pjesë të programit nuk gjen ndonjë argument konkret, se ku dhe si do te gjenden fondet ekstralarge për të realizuar ato që premtohen.”

“Programi i qeverisë është lajthitje, qeveria nuk njeh realitetin, mohon çdo arritje. Ajo që ne dhe shqiptarët kërkojmë sot nga kjo qeveri është çfarë do bëhet brenda katër vitesh dhe jo çfarë do bëhet sa të ketë ymër njeriu”, u shpreh Ruli.

Redaksia Online September 15, 2013 09:50
Komento

9 Komente

  1. Zazan nasi. September 15, 09:17

    Po ik o genc ruli iko pajge .ik o super ajdut

    Reply to this comment
  2. Daniel September 15, 09:51

    O Selam , ham ham ham !

    Reply to this comment
  3. toni September 15, 10:07

    edward politiken e ke konvertuar per kushedi se sa vjet ne matrapaz makinash ike me si nje xhepist nga shqiperia se te shpartalloi me shkelma ne prapanice serbo-malazezi sali nga pd-ja naten per gjith naten ike tipik diversant tani po na tregon program kur ju vet per gjate ketyre 23 viteve as nuk ja keni pasur haberin cdo te thote program,ndersa ky rruli po sa ishte minister i bujqesise edhe fruta zarzavateve ja ngjiti siden filluan fshataret ti hedhin neper ura e lumenj te gjitha produktet ngaqe kishte nje program te sofistikuar ju jeni llum mor llum futeni ne b..thh e ne tru qe vetem vjedhje vrasje e shkaterrim keni sjelle …

    Reply to this comment
  4. rilindja September 15, 10:11

    Ti zoti Rruli duhej te ishe ne burg qe ne 1994. Mbetesh figura me e zeze ne te gjithe politikanet e zinj te politikes shqiptare. Pse nuk hipe ne helicopter kur u nis Pashko ne Itali por more ne qafe nje djale te ri.
    Ndersa zoti Selami me ne fund gjeti pune se kishte mbetur pa nje lek si lavazhier ne Amerike. Aferim te qofte o kameleon klasi.

    Reply to this comment
  5. dru me pre September 15, 10:14

    Sa te kete ymer njeriu thua,shte e vertete se me keta njerez alabake dhe nje vrases te cmendur ne krye qe kini mbushur Pd aq kohe do rrini ne opozite dhe ke per ta pare .
    Te besh sikur nuk kupton per te vjedhur sic ben ti dhe megjithse di gjithshka si iku Gramoz Pashko eshte monedha me e mire per te paguar personalitetin tuaj legen..

    Reply to this comment
  6. nastradini September 15, 10:16

    Vetem po te ktheje ato qe ka vjedhur Sali Berisha PROGRAMI i Edi Rames mund te behet realitet jo per 4 vjet por per 4 muaj. Por ketu lind pyetja:

    A ESHTE REALE KJO CUDI?

    Vetem po te ktheje ato qe ka vjedhur Sali Berisha bashke me Ilir Meten PROGRAMI i Edi Rames mund te behet realitet jo per 4 vjet, jo per 4 muaj por per 4 jave. Por ketu lind pyetja:

    A ESHTE REALE KJO CUDI?

    Po te pranojme se ese Edi Rama detyron jo vetem Saliun dhe Ilir Meten te ktheje pasurite e grabitura ne aferat e tij korruptive duke vjedhur arken e shtetit dhe prona private si komuniste te babezitur por t’i futet me Plug Drejtesie dhe te plugoje historine e grabitjeve te Arkes se Shtetit dhe te Prones Private nga familja grabitqare e Enver Hoxhes si nje PREDATOR bolshevik atehere me siguri te plote PROGRAMI ambicioz i Edi Rames mund te behet realitet per 4 dite. Dhe me bindje te plote mund te themi se:

    KJO CUDI ESHTE KREJT REALE

    sepse ka ndodhur ne shume vende te Botes, pershembell sa per te freskuar kujtesen ne Kroacine fqinje, pa buje dhe pa zhurme fare.

    Reply to this comment
  7. tim September 15, 10:18

    Hahahahaha fili Selami hahaha, nxirrni edhe Kastriot Islanim tani t’a vulose me largpamesine e tij, hahaha

    Reply to this comment
  8. Librazhdi qytet i bukur September 15, 10:58

    Selam, Durove qe durove, cte duheshe qe erdhe tani ne fund qe PD-ja po kthehet si shoqata e Kreshnikut.

    Reply to this comment
  9. Naftetari September 15, 11:09

    Ja na foli dhe Selami foli po ca te foluri ik ore laje ndonje makin andej nga erdhe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*