Kuvendi diskuton buxhetin 2014 dhe paketën fiskale

Redaksia Online December 16, 2013 19:38

Kuvendi diskuton buxhetin 2014 dhe paketën fiskale

Kuvendi ka nisur seancën plenare jashtë radhës me një orë vonesë, por që parashikon orë të gjata përpara. Gjate seancës së sotme do të diskutohet për projektligjin “Paketën Financiare” dhe për projektligjin “Buxheti i Shtetit për vitin 2014″, të cilat do të paraqiten nga Ministri i Financave, Shkelqim Cani, si dhe do të miratohet kalendari i shqyrtimit të projekt buxhetit dhe projektligjet financiare në Komisionet Parlamentare dhe në Seancë Plenare.

Që në nisje të seancës deputetja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka akuzuar kreun e Kuvendit, Ilir Meta se, të gjitha procedurat e kuvendit janë kundër rregullores. Sipas saj, është duke u vepruar në mënyrë për të fshehur draftin e buxhetit.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Ky i fundit tha se, është zbatuar vetëm rregullorja dhe veprimet në lidhje me diskutimin e buxhetit të vitit 2014, janë bërë konform të gjitha rregullave të rregullores së Kuvendit.

“Nuk kemi asnjë shkelje të Rregullores së Kuvendit, po të kemi parasysh që diskutohet për projekt-ligjet financiare të vendit”.

Ndërkaq ish-kryeministri, Sali Berisha, ndërsa e cilësoi buxhetin vitit 2014 klandestin, kërkoi që ti jepet edhe dy ditë kohë, me qëllim që buxheti të konsultohet me qytetarët.

“Ky është një buxhet klandestin. I hartuar dhe i formuluar pa asnjë konsultë me qytetarët. U përdor si argument se u vonua nga negociatat me FMN-së. A mund të bëj një pyetje, si ka mundësi që me FMN të merrni dy muaj, dhe me qytetarët e këtij vendi as dy ditë. Kjo që ndodh të kujton, ligjet me procedurë të shpejtë. Ky është buxhet, janë të gjithë të ardhurat dhe shpenzime te një viti. Është buxheti i dytë i çdo qytetari shqiptar. Nuk mund të trajtohet në një mënyrë të tillë, nuk ka ndodhur kurrë kështu. Mundësisht të japim kohën për konsultën me qytetarët. Ministra të këtij kabineti, janë shndërruar në megafonë mashtrimesh të paimagjinueshme”- tha Berisha.

Më shumë kohë për diskutimet e projekt-ligjeve, me grupet e interesit dhe me qytetarët ka kërkuar edhe Edi Paloka në emër të grupit parlamentar të PD. Sipas kreu i grupit parlamentar të demokratëve ardhja me vonese e buxhetit në Kuvend, bëhet me qëllim që shqiptarët të mos marrin vesh se çdo të bëhet me paratë e tyre

“Çdo gjë që ndodh është në shkelje të plotë të ligjit, të procedurave parlamentare, dhe në mungesë të transparencës, siç është tashmë tipar i kësaj maxhorance. Duke vonuar dërgimin e projekt-buxhetit në parlament, ka shkelur ligjin për menaxhimin e fondeve e publike. Brenda datës 1 nëntor duhet ta kishte dërguar në parlament. 1 muaj e gjysëm në shkelje të ligjit. Qeveria kishte takim me FMN-së, prandaj është shkelur ligji. Nuk ka shqiptar naiv që të besojë se takimit me këtë apo atë, janë argumenta për të shkelur ligjin. Qëllimi është që shqiptarët të mos e marrin vesh çdo bëhet me paratë e tyre, të mos arrijnë të kuptojnë se çfarë gjëmë dhe bombe u ka përgatitur Rama”- tha Paloka.

Paloka tha se me taksën progresive të qeverisë Rama-Meta të gjithë shqiptarët pa përjashtim do të paguajnë më shumë dhe do të behen më të varfër.

“Të gjithë do na duhet të paguajmë të paktën dyfishin për shtëpitë ku jetojmë. Edhe kur kemi tonat edhe kur jemi me qera. Të gjithë do të paguajnë pa përjashtim me shumë naftën dhe një serë mallrash të tjerë konsumi, që kjo qeveri me këtë paketë fiskale rrit taksat. Shqiptarët të mos marrin vesh që vendet e tyre janë të rrezikuara, sepse do jenë bizneset që do të paguajnë më shumë taksa, dhe do mbyllen vende pune”- theksoi ai.

Ndërkaq kryetari i grupit të socialistëve, Gramoz Ruçi, ndërsa justifikoi para kolegëve të tij vonesën e buxhetit, shprehu gadishmërinë për të shtyrë dhe me 48 orë miratimin e buxhetit me kushtin që të miratohet brenda kalendarit, duke përcaktuar si kufi maksimal 31 dhjetorin

“Është i drejtë pretendimi i opozitës që sivjet buxheti është i vonuar, por opozita e sotme nuk ka të drejtë në anën tjetër për arsyet objektive të vonesës dhe paraqitjes së buxhetit të 2014. Mos bëni sikur nuk e dini situatën ekonomike, nuk e sollëm ne, por e gjetëm midis jush. Krizës, situatën ekonomike, borxhet, rrogat e padhëna të paraplegjikë etj. Ka qenë kjo situatë dhe përgjegjësia politike e qeverisë së re, që të gjejë rrugët e zgjidhjes. Më e rëndësishme është kjo se sa disa data, më shpejt apo më vonë. E përzutë FMN në 1996 dhe dihet se ca ndodhi në Shqipëri. E përzutë në vitin 2007 dhe ja fundi. Ne e thirrëm pasi këto që themi nuk janë tona, nuk i themi ne, por një organizëm ndërkombëtar. Ja ku jemi, në një buxhet.Të diskutojmë natë e ditë që të votojmë buxhetin tonë. Jemi të hapur të dëgjojmë çdo lloj propozimi tuaj. Por jo të kundërshtoni me amendimet tuaja, që të hamë gjelin e Vitit të Ri, e më pas të diskutojmë. Jemi gati të shtojmë edhe 48 orë por buxheti të miratohet brenda kalendarit, që kufiri maksimal është dala 31 dhjetor”, tha kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Redaksia Online December 16, 2013 19:38
Komento

1 Koment

  1. nasruddin December 16, 19:27

    DESHIRA PER TE NDRYSHUAR SISTEMIN FISKAL NE SHQYPNI ESHTE SIKUR TE NXJERRESH “DHJAM NGA PLESHTI”.

    Sa me shpejte te heqe dore Edi Rama nga sistemI i ri fiskal me taksen famoze PROGRESIVE, aq me mire do te jete per Koalicionin Fitues te 23 qershorit, por edhe per vete Edi Ramen si LIDER qe ka ardhur me premtime per RILINDJE dhe jo RIVDEKJE te shqyptareve. Per ta argumentuar kete teze te hershme te tij me apele te panumerta per BOSIN socialist ne media, nastradini do te perqendrohet vetem ne disa pika, te cilat ne gjuhe popullore i “zbathin breket” takses famoze PROGRESIVE totalisht e paaplikueshme per kushtet ekonomike kombetare:
    – Separi mbledhja e taksave dhe e tatimeve nga ana e shtetit eshte e kondicionuar me ekzistencen “DE FACTO” te subjekteve qe kane deshire te deklarojne ashiqare te ardhurat reale te tyre si patriote te vertete. Ketu lind pyetja thelbesore: A ka te tilla subjekte ne Shqypni? Deri tani qeveria e Sali Berishes nuk i besonte shume patriotizmit te pasanikeve barkderra te biznesit albanez dhe kishte vendosur mbledhjen e taksave dhe tatimeve me nje formule te thjeshte qe buron nga taksa e SHESHTE:
    QEVERIA E KAP LEPURIN ME QERRE.
    kur lepujt nuk jane fshehur ne brimen e miut dhe kane dale ashiqare ne driten e diellit. Por pavaresisht nga lehtesite qe ofron taksa e SHESHTE qeveria Berisha arriti ne shifrat fatale te 23 % te mbledhjes se taksave dhe tatimeve te detyruara nga lepujt ashiqare dhe kjo gje i dha te drejte Edi Rames te anatemoje sistemin fiskal te SHESHTE me mendjelehtesi amatori. Shkencetaret mjekergjate te Edi Rames ofruan ne tepsi taksen famoze PROGRESIVE si ILACI cudiberes qe do te sheronte semundjen fiskale te Sali Berishes dhe i meshuan me force demagogjise paraelektorale si nje formule qe do te lejonte ZERIMIN enverist te taksave ne shume fusha te ekonomise. Dhe Edi Rama i besoi me sy mbyllur bile solli nga nje vend ish komunist nje profesor ekonomie qe kishte qene me pare agjent i Sigurimit te Shtetit dhe i KGB-se ruse per t’i spjeguar shqyptareve sesa fantastike ishte taksa cudiberese PROGRESIVE. Pyetjes se nastradinit:

    PSE KJO TAKSE PROGRESIVE NUK ESHTE APLIKUAR NE VENDIN E TIJ DHE NE AS VENDET E TJERA ISH KOMUNISTE NE TRANZICION?

    ky profesor i kamufluar ekonomie nuk u pergjegj ne nje forme adekuate. Atehere me c’te drejte Edi Rama vazhdon me kokfortesi te mbroje pa piken e llogjikes ndryshimin e sistemit fiskal ne vendin tone? Teza:

    KUSH FITON ME SHUME DUHET TE PAGUAJE ME SHUME!

    ka vetem vlera komiko-teatrale, sepse ne realisht ne nje vend qe nuk prodhon ASGJE nuk mund te aplikohet per te vetmen arsye sepse me pare qeveria duhet te nxjerre nga brimat e miut ata qe “FITOJNE ME SHUME” gje e cila tani per tani duket si nje “MISION I PAMUNDUR”. Kete pohim te hershem te nastradinit po e verteton edhe realiteti duke pare programin e ri fiskal te qeverise Rama: “Sopata” socialiste e taksave do te godase me shume shtresat e varfera dhe te mesme te popullates. “Pse keshtu? Si more keshtu?” do te hidheshin perpjete profesoret mjekergjate te Edvinit. “Po more, po keshtu eshte” do t’u pergjigjej nastradini, sepse vertet mund te fitohet nje palo gje nga 300 mije lekeshi gratis socialist, por rritja e taksave dhe akcizes per naften pershembell do te reflektohet tek rritja e te gjitha cmimeve ne treg, qe do te shkrije menjehere perfitimet imagjinare nga taksimi i drejte socialist mbi pagat. A e kane llogaritur kete proces ZINXHIR shkencetaret me mjeker te gjate te Edvinit? Keshtu me naften, keshtu edhe me kafene, edhe me duhanin, energjine elektrike me me tej. Edi Rama pasi fitoi me vote plebishitare zgjedhjet ne 23 qershor tani eshte me e ndershme te dale hapur para popullit qe e votoi me kaq besim dhe te beje apel per mirkuptim duke kerkuar leje nga SOVRANI per te perballuar krizen ekonomike me ane te rritjes se nivelit te taksave dhe tatimeve pa prekur sistemin fiskal ekzistues, sepse per momentin e rendesishme eshte erqindja % e mbledhjes se taksave dhe jo formulat shkencore per aplikimin e tyre. Mbledhja e ulet e taksave nga qeveria Berisha ne masen 23 % nuk ka ardhur si pasoje e takses se SHESHTE e cila eshte 10 % (me e ulta ne rajon), por per arsye kryesisht nga kriza ekonomike Boterore dhe per shkak te korrupsionit galopant ne drejtimin e shtetit. Taksa socialiste PROGRESIVE do ta beje akoma me te nderlikuar mbledhjen e taksave dhe do te inkurajoje formalizmin e biznesit te zgerlaqur shqyptar duke e detyruar ate ne te gjitha nivelet te gjeje menyra dhe finte per t’i anashkaluar pageses se ndershme te taksave dhe tatimeve. Ne kete situate nuk dihet sa gjate qeveria Rama do te qendroje TUNDIMIT kur emisare te biznesit tone kombetar do te shkojne ne zyren e tij me tufa LEKASH ryshfeti per te paguar “mospagimin” e taksave ne shtet. Nuk dihet edhe Aletati i tij i Koalicionit Fitues sa do t’i qendroje ketij TUNDIMI ryshfeti kur Ilir Meta Ryshfetciu te shikoje se RILINDJA socialiste eshte bere si kokoshi ne nje thele dhe ekonomia te kete filluar te marre tatepjeten pa frena.
    – Sedyti kur te shikohet qarte se taksa famoze PROGRESIVE nuk do te sjelle me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit edhe FMN edhe Institucionet e tjera nderkombetare do te kerkojne rikthimin ne sistemin e meparshem te rekomanduar nga po ata per te gjitha vendet ish komuniste pa prodhim kombetar dhe ne tranzicion zhvillimi dhe kjo do te behet imediate per Shqypnine e vogel sa nje gogel qe lufton gjithmone ne kufirin e mbijeteses dhe qe deri tani ka jetuar vetem me ndihma nga Vellezerit e saj te Perjetshem, te cilet Enveri i nderronte si Mbreti grate.

    Por deri atehere mbase do te jete vone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*