Kuvendi i kalon ‘topin’ KQZ-së, nuk shpall vakancë për të ‘vetëdjegurit’

February 24, 2019 16:59

Kuvendi i kalon ‘topin’ KQZ-së, nuk shpall vakancë për të ‘vetëdjegurit’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tashmë në zyrën e tij 56 dorëheqjet e deputetëve të opozitës, të cilat ja përcolli Kuvendi i Shqipërisë ditën e premte pasdite.

Siç raporton Report Tv në një krionikë të trasmetuar prej tij, burime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pohojnë se ende nuk është bërë një verifikim formal i shkresave, gjë e cila pritet të kryhet gjatë fillimit të javës.  Nuk ka një afat brenda të cilit KQZ duhet të kryejë zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr me kandidatët në listat vijuese.

KQZ akoma nuk ka thirrur një mbledhje për të përpunuar dorëheqjet dhe për të thirrur kandidatët në listat pritëse për tu kërkuar formularët e dekriminalizimit përpara se tu japë mandatin. Por, burime pranë Kuvendit, i thanë Report TV, se dokumentet e përcjella në KQZ në këtë rast nuk janë të njëjta si praktikat shkresore në raste të tjera kur ndonjë deputet ka lënë mandatin.

Për krahasim, kur Bujar Muça dorëzoi mandatin si deputet i Elbasanit, Kuvendi, njoftoi KQZ-në me një shkresë ku thuhej: “Ju njoftojmë se deputeti Bujar Muça ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dorëzimin e mandatit të deputetit. Në mbështetje të nenit 71, pika 2 e Kushtetutës ka mbaruar. Bazuar në Kodin Zgjedhor Kuvendi ju njofton për krijimin e vakancës nga ndërprerja e parakohshme e mandatit, për të vijuar procedurat e zëvendësimit”.

Pra, siç shihet, në rastin e deputetit Bujar Muça, Kuvendi, siç e detyron Kodi Zgjedhor, ka shpallur vakancën dhe i kërkon KQZ-së zëvendësimin. Por në rastin e deputetëve të opozitës, Kuvendi ka përcjellë një shkresë ndryshe.

Siç e ka lexuar Report TV, Kuvendi shkurtimisht i shkruan KQZ-së: “Z. Lulzim Basha deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka paraqitur dorëheqjen nga mandati i deputetit. Në zbatim të Kodit Zgjedhor, Ju përcjellim për kompetencë dokumentacionin përkatës”.

Pra, në rastin e deputetëve të opozitës Kuvendi nuk ka shpallur vakanca, duke ja kaluar topin KQZ-së. Ngelet në vlerësimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku PS ka shumicën në tryezë për  të vendosur nëse ky aspekt teknik do të përbëjë apo jo arsye për të zvarritur djegien e mandateve dhe zëvendësimin e tyre me pasuesit në lista.

v.l/Dita

February 24, 2019 16:59
Komento

9 Komente

  1. MH February 24, 17:16

    Ore 56 deputet kane vendos te vdesin me djegie.Cfare ju lypet te evitoni vdekjen e tyre.Kryeni ceremonin mortore dhe ne te semes shkofshin.

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic February 24, 17:55

    Same shpejte zevendsimi i ketyre qe vetevdicen.
    Mos i lusni qe te kethehen se keta nuk kan burreri dhe i bijne pishman.!
    Nje ore e me pare keta duhet te z/vendsohen.!

    Reply to this comment
    • katarakti February 24, 19:04

      Ky nuk eshte problem i shumices o Ali. Kurre mos u zevendesofshin. Kuvendi mund te vazhdoje punen normalisht me 74 deputetet e shumices dhe ata pak qe kane ngelur nga opozita. Ne rast zevendesimesh do kete doreheqje te tjera dhe loja nuk mbaron kurre. Shumica as qe duhet te merret me kete çeshtje. Basha i dogji mandatet duke menduar me djallezi se do krijoje rremuje dhe kaos dhe do e detyroje Ramen te ulet ne bisedime me te. Pra me jep te nap dhe ne djall vafte drejtesia qe pret populli.

      Reply to this comment
  3. Tori February 24, 19:30

    Biles po te keni mundesi i zevendesoni te gjithe me deputete nga lista e rilindjes.Cfar na duhet ne opozita kur ju e beni vete kete e ka deklaruar edhe vete lartmadheria e tij shoku Rama kur tha se ne sna duhen as sindikatat as opozita dhe mbi te gjitha tani sna duhet as prokuroria dhe as gjykatat sepse ju jeni aq te ndershem sa i beni vete te gjitha.

    Reply to this comment
  4. sopiqoti February 24, 20:08

    Loje fjalesh.Ajo qe duhet eshte thene ne shkresen percjellese te Kuvendit.
    Komisioni Zgjedhor ne baze te kopetencave ligjore te vendosi
    TUFA e deleve kerkon te dali nga stani,e po LE TE DALI.

    Reply to this comment
  5. Xxx February 24, 21:03

    Ore e dini qe ndihemi me te relaksuar tani qe nuk do shohim me surratin e Saliut, Lulushit, Monika baxhelles, Psloqeve etj ne kuvend cdo tw enjte.
    Te pakten te na bien veshet rehat.

    Reply to this comment
  6. Komentuesi February 24, 22:20

    Jemi dakord me komentin e MH: Te kryhet ceremonia mortore e 56 deputeteve te opozites dhe te shkojne ne te semes……..Te na zhduken se po na dhembi syt kur i shikojme.Maskarenjet.Ndoshta erdhi dita qe do shpetojme nga keta kriminel.

    Reply to this comment
  7. MH February 24, 22:50

    Fidel Kastro
    Une kete krah.Si ju ne krahun e dashuris me pushtuesit.
    Kush asht me pozitive le ta marrin fjalen historia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim