Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme, voton sot Buxhetin e vitit 2021 para shpërbërjes

December 28, 2020 09:30

Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme, voton sot Buxhetin e vitit 2021 para shpërbërjes

Kuvendi i Kosovës do të mbaj sot një seancë të jashtëzakonshme në orën 11:00 për të miratuar projekt-ligjin mbi buxhetin për vitin 2021. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat kosovare, të cilat shkruajnë se kërkesa për këtë seancë është bërë nga më shumë se 40 persona.

Në lidhje me këtë seancë plenare ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka kërkuar që votimi i buxhetit për vitin 2021 si dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, duhet që të mbahen para zgjedhjeve të reja. Ndërkohë që PDK ka thënë se është pro-miratimit të buxhetit

Së shpejti Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndahet, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli jokushtetuese votimin e qeverisë Hoti, duke nxjerrë të paligjshëm votën e një deputeti.

Më herët BE dhe ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që Kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar buxheti. Projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm kap vlerën e 2.4 miliardë eurove.

Në rend të ditës është edhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

o.j/dita

December 28, 2020 09:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim