Kuvendi i Kosovës nuk mblidhet për pavarësinë

February 16, 2016 13:01

Kuvendi i Kosovës nuk mblidhet për pavarësinë

Kuvendi i Kosovës nuk do të mund të mblidhet më 17 shkurt në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Grupet parlamentare atje nuk kanë gjetur dakordësinë për thirrjen e seancës, ndërsa gjatë këtij muaji pritet të zgjidhet edhe presidenti i ri i vendit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklaruar pas takimit të Kryesisë së këtij institucioni se nëse ka vullnet nga dy partitë në pushtet, seanca mund të thirret edhe pa opozitën, me mbledhjen e 40 nënshkrimeve të deputetëve.

Përndryshe, Kryesia ka caktuar seancën e radhës për të premten, ku në shqyrtim, Kuvendi do të ketë 21 pika, por jo atë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës. /Dita/

 

 

February 16, 2016 13:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*