Kuvendi i Maqedonisë miraton marrëveshjen për emrin
Nga Arkiva
Kuvendi maqedonas miratoi propozim ligjin për marrëveshjen për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Gjithsej votuan 109 deputet. “Pro” marrëveshjes votuan 69 deputetë dhe 40 ishin “kundër”.
Votimi i kësaj marrëveshje u përcoll me brohoritje nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, të cilët kanë qenë kundër marrëveshjes me Greqinë.
Protestuesit arritën para selisë së VMRO-DPMNE-së. Me këngë patriotike dhe me parulla fyese ndaj pushtetit, protestuesit kërkojnë nga kryetari i partisë Hristjan Mickoski që të lëshojë Parlamentin dhe t’ju bashkëngjitet në protestë.
l.h/ dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento