Kuvendi miraton Aktin Normativ, dy deputete të PDIU votuan pro

December 14, 2017 20:21

Kuvendi miraton Aktin Normativ, dy deputete të PDIU votuan pro

Në fund të seancës së gjatë plenare, Kuvendi ka miratuar aktin normativ të buxhetit, ku qeverisë i janë bashkuar dhe dy vota nga PDIU. Sipas Report Tv kanë qenë deputetet Reme Lala dhe Elena Xhina.

Akti normativ ka kaluar me 73 vota pro dhe 32 kundër, ndërsa është miratuar edhe ndihma ekonomike me 76 vota pro dhe 27 kundër.

Ndërkohë, marrëveshja për vajin e ullirit dhe ratifikimi i marrëveshjes së huasë për asistencën sociale janë miratuar me 105 vota, pro dhe asnjë kundër, pra kanë marrë edhe votat e opozitës.

Ndërkohë, është shtyrë për në seancën e radhës votimi për anëtarët e bordit të autoritetit të konkurrencës, pasi ishin vetëm dy kandidatë, por duheshin katër.

Kuvendi do të mblidhet edhe një herë për vitin 2017, ku do të zhvillojë seancën e fundit plenare ditën e hënë, më 18 dhjetor, ku pritet të zgjidhet dhe Kryeprokurori i Përkohshëm.

December 14, 2017 20:21
Komento

2 Komente

  1. Adih December 15, 02:04

    Per zgjdhjen e Kryeprokurorit te perkoshem ,,ne
    kokpalaret e dime shume mire , se seshte per te miren e kombit . ,por per ju ,o Parlamentare te katovices…Hapni syte ,per interesat tuaja ..,
    Ne hame dhe bar ,po te jete nevoja ,mbani partine te pa percare ,e te forte , si shkemb graniti ne Adriatik.
    .

    Reply to this comment
  2. Adih December 15, 12:21

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*