Vettingu u kry! Votohet në bllok lista me 27 emrat

June 17, 2017 16:13

Vettingu u kry! Votohet në bllok lista me 27 emrat

Kuvendi miratoi 27 emrat e komisioneve të Vettingut.

Në seancën e cila zgjati pak minuta, emrat e komisioneve të Vettingut u miratuan me 100 vota pro, 2 kundër dhe 5 abstenim. Votë kundër emrave paralajmëroi ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila u shpreh se lista ishte produkti i parë i marrëveshjes Rama-Basha.

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot rreth orës 10:45 minuta në një sesion të jashtëzakonshëm nga kryeparlamentari Ilir Meta për të votuar kandidatët e institucioneve që do të bëjnë rivlerësimin (Vettingun) kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

 

June 17, 2017 16:13
Komento

6 Komente

  1. BIOMETRI June 17, 17:13

    REDAKSI E NDERUAR
    ZBULOHET EMRI I PARË I NJË MASHTRUESE QË VOTOHET NGA PARLAMENTI PËR NË ORGANET E VETTINGUT

    Sot Kuvendi i Shqipërisë i mbledhur në një seancë të jashtzakonshme votoj në bllok listën me 27 emra me anëtarët që do të drejtojnë procesin e vettingut dhe që sipas ligjit do të spastrojnë sistemin e drejtësisë. Gjithshka në këtë proces është kryer krejt formalisht ndaj dhe me të drejtë znj. Jozefina Topalli pak minuta përpara fillimit të votimit kërkoi që parlamenti të mos votojë në bllok të gjithë anëtarët që ka përzgjedhur komisioni ad-hock, pasi dyshoi fort në integritetin dhe pastërtinë e figurës së tyre si njerëz pushtues tokash dhe që kanë paguar para për mbylljen e proceseve të tyre gjyqësore. Vetëm pak minuta sapo Kuvendi miratoi nxitimthi me 100 vota 27 kandidatët e organeve të drejtësisë zbulohen emrat e parë të atyre antarëve cilët edhe pse kanë probleme me ligjin nuk kanë nguruar aspak që të kandidojnë për të marrë drejtimin e organeve kryesore të vetingu: Komisionit të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit. Një prej tyre është edhe Suela Zhegu, punonjëse në administratën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e cila u votua sot si antare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pas një kërkimi të shpejtë që ne bëmë rezulton se kjo shtetase ka probleme të rënda jo vetëm me ligjin por edhe ndaj personave të tjerë, madje familjarëve të saj, të cilët e akuzojnë atë jo vetëm për mashtrim, por edhë për ta detyruar atë nga gjykata që paditësja Suela Zhegu (Limka) t’u kthejë paditësve, fëmijë të mitur të vëllait të saj të ndjerë, pasurinë trashëgimore të përfituar përmes mashtrimit si trashëgimtare në kundërshtim me ligjin në depozitë bankare dhe në pasuri të paluajtshme. Por historitë e mashtrimit me qëllim përfitimi të Suela Zhegu dhe bashkëshortit të saj duket se nuk përfundojnë këtu, por vijojnë edhe ndaj një kreditori të njohur si ndërtues, kjo bazuar në Vendimin Nr. 824, datë 13.04.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

    Pak ditë më parë PD, duket se me të drejtë, kërkoi që të bëhet edhe njëherë verifikimi i të gjithë personave që garojnë për organet e vettingut, edhe pse këta persona nga ana e kushteve dhe dokumenteve, sipas ish-Avokatit të Popullit dhe ONM, duket se i plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore, por në të vërtetë kjo rezulton një fluckë sapuni, pasi edhe kandidatë të tjerë duket se rezultojnë me probleme jo vetëm ligjore, por edhe mendore.

    Në lidhje me problemin e mësipërm për të vërtetuar dyshimet tona në lidhje me integritetin e kandidatëve, ne u interesuam pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe mësuam se pranë kësaj Gjykate po zhvillohet gjykimi në lidhje me Kërkesë Padinë me Nr.12439 Akti, depozituar në datën 07.09.2017 me Padites dhe të paditur:

    PADITES: James H Limka dhe Angelo Limka
    I PADITUR: Suela ZHEGU (Limka)

    OBJEKT: – Detyrimi i të paditurës Suela Zhegu (Limka të njohë paditësit
    James H Limka dhe Angelo N Limka, si trashëgimtarë ligjorë të
    vetëm të trashëgimlënësit Arjanit (Arian) Limka.
    – Detyrimin e të paditurës Suela Zhegu (Limka) t’u kthejë paditësve pasurinë trashëgimore të përfituar si trashëgimtare në kundërshtim me ligjin në depozitë bankare dhe në pasuri të paluajtshme.
    – Sigurimin e Padisë, duke vendosur sekuestro konservative ndaj llogarive bankare, si dhe ndaj pasurive të paluajtëshme të personit të paditur të regjistrua në ZVRPP-Tiranë dhe ZVRPP- Durrës, deri në ekzektimin përfundimtar të dëshmisë së trashëgimisë.

    Po ashtu, rezulton se edhe bashkëshorti i saj Idi Zhegu, aktualisht është nën akuzë në dy procese gjyqësore: një në Gjykatën e Rrethit Tiranë akuzuar nga Prokuroria për veprën penale të “Mashtrimit” dhe procesi tjetër zhvillohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Idi Zhegu; i akuzuar për veprën penale: Ekspertim të rremë.

    Me të drejtë lind pyetja; nëse bëhet përzgjedhja dhe votimi i kandidatëve kaq formalisht dhe apriori edhe pse rezultojnë me probleme të tilla jo vetëm morale, por edhe ligjore, atëhere del qartë se pavarësisht luftës së ashpër politike dhe miliona eurove të harxhuara në emër të reformës ne nuk kemi bërë asgjë, ndaj ky proces, me siguri, do të rezultojë një dështim i madh nisur edhe nga integriteti dhe profili i ulët publik i shumicës së peronave të vetëofruar për të qeverisur drejtësinë shqiptare, sipas kutit të tyre?!

    Referenca

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË
    GJYKATA E SHKALLËS SË PARË TIRANË
    ORARET E GJYQEVE PËR PERIUDHËN : Nga 04.05.2017 deri më 04.05.2017 Data / Ora Salla Gjyqtar Paditës / Kërkues / Akuzues I Paditur / I Pandehur / I Akuzuar Objekti / Neni
    04.05.2017 13:00 Zyra Albert Meça Prokuroria Idi Hasan Zhegu Mashtrimi

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E SHKALLËS SË PARË TIRANË ORARET E GJYQEVE PËR PERIUDHËN : Nga 04.05.2017 deri më 04.05.2017
    04.05.2017 12:00 Zyra Flamur Kapllani Angelo Arian N Limka Suela Nexhmi Zhegu(Limka) Padi Trashegimie (Neni 316-418)

    KLD Vendim Nr. 60, datë 02.06.2015
    MBI DELEGIMIN E GJYQTARËVE
    30. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, Luan Lusha, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Idi Zhegu; i akuzuar për: Ekspertim të rremë.

    Reply to this comment
  2. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine June 17, 18:59

    BIOMETRI,ai stan kete bylmet do te kete.Biometri,kete qe bete Ju duhet ta kishte bere ai paloavokati i Popullit,dhe gazetat e veteshpallura investiguese,por nga qe te dyja keto istitucione jane pjelle e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-imorlo-politik, ato i mbeten besnik pundhenesve,pra PARLAMENTAREVE,ketye dobicerve te palles se diktatures komuniste qe si cimka po ja thithin gjakun popullit me fuqine te tre pushteteve,plus pushtetin lokal dhe ate pjese te medias e biznsit qe vazhdojne pa frike te punojne si lavatrice per pastrimin e lekut te piset.Fjala dhe nderi per ndershmeri sa ligjore aqe dhe njerezoret,ashme mbetet ne doren e NDERKOMBETAREVE.Te shikojme se si do vene punet,ne te kunderten vetem protestat popullore do te vendosin piken mbi I-ne.

    Reply to this comment
  3. Morava June 18, 00:36

    Vaj medet per emrat qe u votuan ne bllok.Le te presim te na pastrojne gjyqesorin kur ne keto komisione ka individe “juriste” plepash qe per nga integriteti moral e profesional nuk bejne as per coban bagetish.

    Reply to this comment
  4. Novruz Taip Vishanji June 18, 04:38

    EDHE LULZIM HAMITAJ

    eshte nje nga mashtruesit e turnit.
    Ai, ne liste rezulton si “avokat ne Rome”, por ne asnje nga listat e avokateve te Romes, nuk rezulton si avokat. Ne CV-ne e tij ne Linkedin, shkruan se ka nje studio ligjore nderkombetare te hapur ne Rome, me adrese : VIA F.SELMI 55 – ROMA, por sipas legjislacionit italian, ky rresh nga nukdiseku, nuk ka te drejten e ushtrimit te profesionit ne Itali.
    Shkruan se eshte “profesor” ne Universitetin e Tirones, mbase, por Italine e ka pare me dylbi, vetem ne vitet kur pretendon se ka studiuar per jurist ne LA SAPIENZA, per mbi dhjete vite (nga vetem tre qe duhej te bente) pa perfunduar provimin shteteror te njohjes se dipllomes ne Itali.

    Kaq me keta bylmeze qe vetting-un e kane marre borxh qe para se te filloje te kete rezultatet e para qe shqiptaret presin qe prej tre dekadash ne shkerdhatokraci.

    Reply to this comment
  5. info analitike June 18, 07:15

    Ama keta na paskan qene trimat e vettingut mo!!!
    Rama me kete akt provoi se nuk do te beje vetting por dallavere e lojera per te kapur e orientuar drejtesine sipas interesave te tij. Me kete rast duke bere aleance me Lulin vettingu do te mbuloje te gjitha zullumet e tyre. 4 vjet na shurlloi me vettingut derisa tullumbacja u shfry me kete liste skandaloze ne shkelje te kushtetutes. Si nuk pipetiu asnje nga ata trimat qe i kemi degjuar te trashin zerin ne foltore! Ku ishin Balla, Brace, Tahiri, Ruci, Xhafaj etj? Nuk po permend keta te PD-se se tashme i ka kaperthyer frika per te qene te pelqyer ne syte e Lulit ne menyre qe te kapin ndonje kocke kur gte vij ne pushtet me Ramen. Kuvendi i perbere nga nje bande karagjozesh llafazane e bythelepires. Kryepsikopati ne pergjigjen e tij ndaj Topallit ne vend qe ti pergjigjej akuzave te drejtperderjta mbi pastertine e figurave te propozuara vazhdoi te bente ate qe di me mire, karagjozin.

    Reply to this comment
  6. perkthyesi June 18, 10:21

    Shpresa eshte vetem te Daj Sami. Ne se ai monitoron rrepte vetingun, dhe besoj se do e beje, atehere nuk ka vrime ku te futen maskarenjte gjyqtare, prokurore dhe politikane qe s’kane lene dy gure bashke duke vjedhur dhe mashtruar ne menyren me te poshter te mundshme!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*