Kuvendi miraton me 140 vota ndryshimet kushtetuese, Rama: Reforma do nxjerrë tymin e zi nga pallati i drejtësisë

July 22, 2016 00:49

Kuvendi miraton me 140 vota ndryshimet kushtetuese, Rama: Reforma do nxjerrë tymin e zi nga pallati i drejtësisë

E njoftuar për të rinisur në orën 21:00, seanca plenare ku u miratua drafti final i Reformës në Drejtësi ka nisur në orën 23:27.  Kjo vonesë ka ardhur për shkak të vonesës së deputetëve demokratë, të cilët kanë kërkuar kohë të njihen plotësisht me draftin final. Për të ndjekur këtë seancë plenare në llozhat e Kuvendit ishin edhe ambasadorët e SHBA, BE dhe kreu i  Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Votimi

Pas muajsh diskutime në nivel ekspertësh dhe më pas mes liderëve politike, 140 deputetët kanë miratuar reformën në drejtësi. Ka qenë presioni ndërkombëtar ai që ka detyruar palët të afrojmë qëndrimet, për atë që cilësohet si një nga reformat për të rëndësishme për vendin e që do t’i hapë derën drejt Bashkimit Europian. Deputetët e të gjitha forcave politike në Kuvend kanë votuar “pro” draftit përfundimtar, i cili gjatë dy ditëve të fundit solli tepër diskutime dhe përplasje politike.

I ftuar në seancë, përveç trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, ka qenë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

I pari që e ka marrë fjalën ka qenë kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj i cili pasi ka dhënë një pasqyrim të nevojës për këtë reformë në vend ka falenderuar edhe personat e përfshirë në arritjen e këtij drafti. “Sot ditë e veçantë në historinë e parlamentarizmit.

Rezultatet e angazhimit, sot më të prekshme.  Gjithë-përfshirja, transparenca, profesionalizmi, parimet bazë. Sot do miratojmë bazën kushtetuese për reformën. Sistemi do të funksionojë në mënyrë profesionale. Sistemi i drejtësisë do të shkëputet nga ndikimi politik”, u shpreh Xhafaj nga foltorja e Kuvendit.

Pas tij e ka marrë fjalën kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili vlerësoi arritjen e konsensusit për Reformën në Drejtësi. “Konsensusi rruga e vetme”, theksoi gjatë fjalës së tij kreu i PR, duke shtuar se politika ka qenë fajtore ndër vite për mohimin e një pjesë të të drejtave të qytetarëve -“një pjesë të të drejtave të qytetarëve, ua kemi mohuar ne, politika” u shpreh ai.

Oerd Bylykbashi, nënkryetari i komisionit parlamentar të reformës në Drejtësi, gjatë fjalës së tij në kuvend ka vënë theksin te puna e madhe që ka bërë opozita për të ndryshuar draftin dhe për ta bërë drejtësinë më të mirë për gjithë shqiptarët. Ndërkohë, ndryshe nga parlamentarët e tjerë, ai përmendi Komisionin e Venecias.

Fjala e kryeministrit

Kryministri Edi Rama duek folur ne Kuvend ka theksuar se, ishte aq e pamundur të nxirrnim tymin e bardhë të kësaj reforme, pasi do të nxjerrë tymin e zi të drejtësisë.

“Nëse do vendosja një ditë të shkruaja një libër kronologjik të këtij procesi do rreshtoja me besnikëri ç’më kanë parë sytë e ç’më kanë dëgjuar veshët, asnjë lexues s’do besonte. Por nuk mund ta bëj këtë se sekëlldiseshin ca miq këtu në sallë. Kjo ditë e sotme nuk do kishte ardhur kurrë me një politikë të mbrapshtë me 7 koka, që jeton duke sharë e përçarë, që e bëri drejtësinë shesh dhe që Shqipërinë e bukur mendon vetëm si ta shfrytëzojë negativisht. Këtë e bënë për të siguruar ushqimin e barkut të vetë të pangishëm. Ndaj ishte aq e pamundur të nxirrnim tymin e bardhë për një reformë që do nxjerrë tymin e zi nga pallati i drejtësisë”, ka deklaruar Rama.

July 22, 2016 00:49
Komento

16 Komente

  1. kris 1 July 22, 01:52

    perderisa me konsesus u bene te gjitha ndryshimet qe kerkoi krimineli i Vucidolit do te vazhdoje qe nga sistemi i drejtesise Salijane te dale tym i zi e te endet fantazma e korrupsionit

    Reply to this comment
  2. Qarri i zigurit July 22, 02:00

    Hajde hajde. Fantastke. 100%. Edhe ne kohe te xhaxhit dilnin99,99%.
    Kjo po

    Reply to this comment
  3. Arber I July 22, 02:32

    Ndaj dhe tha njëherë qëmoti,
    ai plaku nga katundi,
    jemi lodhur kot së koti,
    ku ishim e asgjëkundi?!

    A. Duka

    Reply to this comment
  4. info analitike July 22, 07:50

    Perpara se ti te dale tymi i zi i drejtesise shiko tymin e zi qe te ka dale ne PS me ceten e krimineleve me te cilet e mbushe PS-ne, parlamentin, qeverine dhe pushtetin lokal.

    Reply to this comment
  5. qen bir qeni July 22, 07:51

    shume emocionuese fala e fatmir mediut.o zot,akoma ka takat te flase ai qen bir qeni per drejtesine?

    Reply to this comment
  6. kujtesa July 22, 08:10

    Kjo ishte reforma qe e mban jashte burgut politikanin dhe kriminelin politikan!
    Me ne fund,edhe politikanet tane,e veshen koracen e mbrojtjes nga burgu!

    Reply to this comment
  7. artur July 22, 08:31

    ore mire qe u bene lesh me njerin tjetrin per kete reformen, po reforma vete cfare thote ? E ka lexur ndonjeri kete reforme super te rendesishme dhe se si do ja nxjerri te keqijat sistemit gjygjesor? Se nuk kam lexuar askund neper gazeta se cfare ben kjo reforme ne vetvete-

    Reply to this comment
  8. tomsojeri July 22, 08:45

    Qoft ashtu si thua Edi Rama ! Me duket e veshtir shum e veshtir ruga qe ka perpara kjo reform te permbys kte drejtesi makaber ,te mirorganizuar,antipopullore ,e degjeneruar deri ne palc dhe e mbeshtetur nga personazhe te politikes e mbeshtetur bga nje parti e dyta ne Shqiperi ! Jan shum ,jan si pun e pucisteve ne Turqi e nje dor tip Erdogani i fshin kta “pucista”nga trupi i Kombit ! Le ta shohim konkretisht si do rjedhin ngjarjet ,le te shohim realitetin e ktij “tymi”si do funksiono ,j qe te bindemi se me ne fund Shqiperia po clirohet ! Te shofim kush do qaj e kush do qesh nga ky vendim me 140 vota ! Te shofim si do mbrohen hajdutet mafjoz qe i kan mar frymen popullit te tyre pa meshir,Te shohim si do mbrohen tradhtaret qe ti shpetojn Ferrit qe meritojn te hidhen ! Nuk dua te hedhim akoma fishekzjarret e fitores sepse pan e ndigjuan kaq shum veshet tan ,nga rezistenca e pacip e ktij divizioni te koruptuar qe mban akoma pushtetin dhe sigurisht akoma do vazhdojn ,sepse jan shum ! ……..

    Reply to this comment
  9. perkthyesi July 22, 08:49

    Nje gje e kam te paqarte. Le ta zeme se reforma hapi rrugen per te vendosur drejtesi (pasi ende nuk e dime a do te implementohet drejte). Fajtoret, a do te kthejne vlerat monetare te pajustifikuara me pagen e marre, apo materiale qe i kane pervehtesuar me pa te drejte? Ne se jo, paskemi bere nje vrime ne uje!.

    Reply to this comment
  10. andromeda July 22, 08:51

    Fillimisht prisnim që të nxirrte tymin e zi nga salla e parlamentit. Por kjo s’mund të ndodhë me oligarkët e rinj shqiptarë që vunë pasurinë me abuzimet me pushtetin dhe tani, të blinduar fort me palo-reformën, do të mbeten përjetësisht të pandëshkuar.

    Reply to this comment
  11. Plaku Xhuxhumaku July 22, 09:10

    Edvin, ke harruar te thuash edhe qe duke filluar qe neser populli shqiptar do te haje me luge floriri. Rrofte Reforma ne Drejtesi, Lavdi PPSH (Partia e Pushtave Shqiptare).

    Reply to this comment
  12. demo July 22, 09:11

    Ti Edi,shume,shume,mund te rrahesh gruan;.lerja edhe kete punen e tymit Ambasadoreve!

    Reply to this comment
  13. demo July 22, 09:18

    Me c`ka treguar koha,Edi shume,shume,mund te rrahe gruan,,.Per tymin e zi te presim si do i presin drute Ambasadoret.

    Reply to this comment
  14. DRENICA E KUQE July 22, 09:54

    Tash pret me te drejte populli shqiptar, i kudondodhur ne trojet e tija etnike qe te zbatohet ligjshmeria dhe Kushtetuta shqiptare, te ndodhin keto permiresime per demet dhe padrejtesite qe i jane bere gjate gjithe historise:
    1. Qe shqiptaret te jetojne ne nje shtet te tyre etnik, te rregullohet me Kushtetute dhe ligje.
    2. Kete detyre ta kryejne deputetet e Shqiperise Etnike dhe ta mnbeshtesin Fuqite e Medha, te cilat jane fajtore se e kane copetuar Shqiperine dhe popullin shqiptar.
    3. Se pari te ndodhe Bashkimi kombetar i shqiptareve dhe i Shqiperise si nje shtet i tyre, pastaj te hyhet ne BE, NATO dhe ne strukturat e tjera te Perendimit.
    4. Te gjithe, pa perjjashtime, te jene te barabarte para ligjit dhe Kushtetutes shqiptare!
    5. Te ndeshkohen te gjithe ata politikane qe e grabiten popullin dhe e shkerryen Atdheun.
    6. Te pergjigjen te gjithe ata politikane qe vrane ne Gerdec, ne 21 janar…
    7. Qe populli dhe shteti shqiptar te kete te drejte t’i quaje tradhtaret-tradhtare dhe t’i ndeshkoje ata me te gjitha ligjet shqiptare ne fuqi.
    8. Ne trojet e copetuara shqiptare te flaken prej pushteti te gjithe bashkepunetoret e pushtuesve serbe e jugosllave, ata grekeve, te malazezve, te bullgaeve.
    9. Gjuha shqipe te jete gjuhe zyrtare e Shqiperise Etnike.
    Pastaj plaçkitesit, vrasesit politike, kulturore, ekonomike e financiare te burgosen nje me nje familjarisht, siç kane plaçkitur e vrare tash e 25 vjet!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
    • fteri July 22, 16:45

      *****Falenderime AMERIKËS dhe z.LU,BE-së dhe z.Vlahutin ,Faleminerit PARLAMENT !.
      Padrejtësia e aplikuar nga prokurorët dhe gjykatatësit shqiptar për 25 vjet në shqipëri ka qenë shumë e dhunshme, shumë e egër një ferrë i vërtetë për qytetarët kjo drejtësi e korruptuar do të kujtohet si histori e shëmtuar kriminale dhe e dhimbëshme brez pas brezi në histori të kombit shqiptar.
      Prokuroria dhe gjykatatat vetëm blinin dhe shitënin çeshtjet penale nuk jepej kurrë drejtësi.KLD-ja e Kreshnik Spahiut këtij aventurjeri ordiner i pa cipë dhe e Gjin GJonit e B.Nishanit etj,etj ,bënin vetëm shumë zhurmë se dhe asgjë për të luftuar korrupsionin por të gjitha rezultonin gënjeshtra sa për të shtyrë kohën .
      Ata thonin ka korrupsion në prokurori e gjykata ,por kurrë nuk tregonin sa shitej dhe blihej një çeshtje penale?. Sa prokuror dhe gjyqëtar kanë dërguan në burgë për vitet 1990-2013 -ANJË !
      DREJTËSIA ËSHTË KËSHTJELLA E ZEZË E FABRIKIMIT KRIMEVE në këtë vendë. Pa u ndëshkuar prokurorët dhe gjykatësit që kanë kryer krime ,ata që i kanë vrarë për së dyti viktimat për 25 vjet dhe sot u ka mbirë bari ,ata gjykatës që kanë lënë në zi nënat dhe sot vajtojnë me të zeza ,ata që kanë falsifikuar Gërdecin dhe 21 janarin ,SHITJEN E DETIT etj ,ata që kanë përfituar pasuri prrallore e privilegje të jashtëligjëshme duk marr një dorë 50 mijë euro për një çeshtje vrasje ,ata prokuror dhe gjyqëtar që sot janë me vila e shtëpi prrallore me makina shumë të shtrenjta ,ora e byzylikë e kostume shik firmato me vlera të mëdha e tre a katër dashnore që jnë të degjeneruar në karakter ,duhen përjashtuar ,dënuar e pastruar nga sistemi i drejtësisë shqiptare në respekt të popullit të masakruar dhe ligjit dhe të tregojë se ligji e mbanë fjalën edhe me reformën e miratuar me votën e 140 deputetve të parlamentit :Pallatit të drejtësisë ti -TI DALË TYMI I ZI . me vepra jo me fjalë.Ky është objektivi kjo kështjell e zezë e krimit që 25 vet ja vuri flakën shqipërisë,shkatrroi pasurinë e sajë,vrau shumë shqiptar ,riktheu gjakmarrjen dhe gjeneroi një zingjir krimesh të reja që nuk do mbyllen kurrë.
      Veshi me të zeza shumë nëna shqiptare ,la pa baba shumë fëmijë,la pa burra shumë gra , la pa djalë shumë baballarë .Kjo është e vërteta e hidhur.Dhe këta mizor gjykatësish themi se u erdhi dita e gjykimit nga këmbëngulja e SHBA-së dhe BE-ja ,faleminderit z.LU dhe z.VLAHUTN,Ky është shteti e ligji amerikan e mban fjalën .
      FALEMINDERIT deputetve që dhatë votën me brekë nëpër këmbë pas 25 vjet masakra në popull PËR KËTË PROJEKT MADHËSHTOR,por ëshë vetëm fillimi i kësjë beteje në luftë me këta organizatë kriminale këta sadista të drejtësisë.
      Populli kërkon që shteti ligjor të forcohet në themel dhe pastrohet me fshesë të hekurt gjithë prokuroria dhe gjykata e administrata ,jo pastrim me furçe false siç është praktikuar 24 vjet me radhë, por tërmet toka tu dridhet nën këmbë,tymë i zi të dalë në pallatin e korrupsionit …DREJTËSIA ËSHTË E SHEJTË për një popull lagjendar si shqipëtarët.

      Reply to this comment
  15. sala July 22, 10:32

    ;qytetari dixhital me duket se dje e kishte bere ne pantallona

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*