Kuvendi miraton planin e masave, hapen zyra në 12 qarqe për deputetët

February 1, 2015 12:49

Kuvendi miraton planin e masave, hapen zyra në 12 qarqe për deputetët

Deputetët e maxhorancës dhe të opozitës do të bëhen me zyra të reja në 12 qarqet e Shqipërisë, në mënyrë që të shtojnë takimet me elektoralin dhe të jenë më në kontakt me problematikat e zonave të tyre.

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar një plan masash për t’u mundësuar ligjvënësve të majtë dhe të djathtë që të zhvillojnë takime më të shpeshta në zonat e tyre elektorale. Plani i masave të Kuvendit parashikon zgjidhjen e problematikave të evidentuara në progres­raportin e vitit 2014, ndër të cilat është ngritur si çështje e veçantë “kontaktet e kufizuara të deputetëve të Kuvendit me zonat e tyre zgjedhore”. Sipas planit të veprimit të hartuar nga Kuvendi për vitin 2015, parashikohet të ngrihen në total 24 zyra pritje të deputetëve. Zyrat do të jenë të barabarta si për maxhorancën, edhe për opozitën.

Në çdo qark deputetët e shumicës do të kenë një zyrë të përbashkët, po ashtu dhe deputetët e pakicës. Ky projekt pritet të përmbyllet brenda 6 mujorit të parë të vitit 2015. Për mobilimin e zyrave të deputetëve, Parlamenti ka parashikuar një fond prej 3.5 milionë lekësh, raporton “Panorama”.

“Në maj, Parlamenti vendosi të ngrejë zyra për deputetët në 12 qarqe: një zyrë për deputetët e shumicës dhe një zyrë për deputetët e opozitës. Megjithatë, kontaktet e deputetëve me zonat e tyre zgjedhore mbeten të kufizuara. Efekti financiar për mobilimin e zyrave të deputetëve është 3.496.680 me TVSH”, thuhet në planin e masave të Kuvendit.

February 1, 2015 12:49
Komento

4 Komente

  1. Pëllumb zaimi February 1, 13:41

    E pastaj? Do të shkrihen duke punuar nëpër zyra këta burokratët! Hap vende pune z. Rama,- mos u mer me çikërrima dhe mos harxho paratë kot! Ato zyra nuk do të funksionojnë kurrë n.q.s nuk do t’ju kërkoni punë të inventarizuar,të matëshme. Ka rrezik të kthehen në zyra transaksionesh! Tung!

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi February 1, 13:44

    VR !!! !!! E pastaj? Do të shkrihen duke punuar nëpër zyra këta burokratët! Hap vende pune z. Rama,- mos u mer me çikërrima dhe mos harxho paratë kot! Ato zyra nuk do të funksionojnë kurrë n.q.s nuk do t’ju kërkoni punë të inventarizuar,të matëshme. Ka rrezik të kthehen në zyra transaksionesh! Tung!

    Reply to this comment
    • Desert rose February 1, 17:02

      Zt Zaimi ,jane per kallzim penal te gjithe kta te ketyre ligjeve .
      Kane fondet qe marrin per ato shpk qe i quajne parti
      me ato te hapin zyra dhe syte qe tu plasin .
      Sepse jane nga buxheti ,ai buxheti qe na vjedhin neve .

      Qelbesira Bashkohuni !

      Reply to this comment
  3. Kris 1 February 1, 16:30

    Thame do te punojme per popullin .tani kemi zyra .Kush ka hall le te vije ne zyre.Natyrisht qe do paguaje dhe qirane E hapi gryken e thesit Sharlatani.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*