“Rama 2” dhe programi politik miratohen me 78 vota, 51 kundër

September 13, 2017 09:13

“Rama 2” dhe programi politik miratohen me 78 vota, 51 kundër

Seanca maratonë e Kuvendit, që zgjati pothuaj një ditë, përfundoi këtë mëngjes me miratimin e programit të qeverisë “Rama 2”.

Programi u miratua me 78 vota pro dhe 51 kundër. Kryeministri Edi Rama e prezantoi programin e tij në seancën e së hënës, ku paraqiti synimet kryesore të qeverisë për ekonominë, turizmin, integrimin e vendit.

Reforma në drejtësi dhe vetting-u mbeten për qeverinë shtyllat kryesore në këtë mandat të ri. Ndërsa kapitulli i ekonomisë është më i gjati, duke nisur nga projektet e infrastrukturës, luftë kundër korrupsionit dhe informalitetit. Dje dhe sot deri në orët e para të mëngjesit ka qenë radha e deputetëve për ta diskutuar.

Lideri i opozitës Lulzim Basha e kritikoi qeverinë “Rama 2” dhe deklaroi fundin e marrëveshjes së 18 majit për shkak të zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe manipulimit të votave të PD-së sipas tij.

E ashpër ka qenë dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndaj programit të qeverisë. E veçantë në fjalën e saj ishte edhe një kritikë ndaj Presidentit të Republikës për bashkëpunim të nxituar me mazhorancën për dekretet.

 

September 13, 2017 09:13
Komento

2 Komente

  1. anticensurë25642654 September 13, 09:28

    more diçka nuk kuptoj unë!!
    është votuar programi apo qeveria??
    o gazekarucë të tredhur në tru!!votohet qeverija dhe jo programi!!
    presidenti miraton qeverinë dhe jo programin!

    Reply to this comment
  2. raimond vlonjati September 14, 05:11

    Programi i Rames ? hahahahaha

    Ku merr vesh Rama te bej program Rama eshte nje profan , qe mire vete qe eshte kokebosh se nuk ka lexuar azgje nga ekonomia, apo drejtimi i politkes ne pergjithesi
    porai ka te meten e madhe se e rethon veten me budallenj

    Rama mburret me faktin se di te beje hartime dhe qe ju ben spellcheck komentuesve ne profilin e tij ne facebook
    Vetem keto dy gjera di te beje

    Ai nga Ekonomia eshte tamam Tabula rasa , nuk merr vesh fare fare

    DHe e ka drejtuar ekonomine ne drejtim te shkaterrimit te biznesit te vogel dhe favorizon vetem bizneset e medha , te cilat jane jo prodhuese dhe ato e kane efektin te vogel ne ekonomine tone

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*