Mazhoranca rrëzon dekretet e Bujar Nishanit

September 1, 2014 17:35

Mazhoranca rrëzon dekretet e Bujar Nishanit

Ashtu siç pritej, mazhoranca ka rrëzuar dekretet e presidentit Bujar Nishani.

Kreu i shtetit kishte kthyer mbrapsht disa nisma të rëndësishme të qeverisë, të miratuar në fund të sesionit të shkuar.

Kryeministri, Edi Rama, nga parlamentika akuzuar kreun e Shtetit, Nishani se me kthimin e 5 ligjeve ka goditur prioritetet kombëtare. Ndërsa foli në seancë , Rama tha se këto dekrete nuk janë partiake por një domososhmëri qytetare.

“Duke i uruar punë të mbarë Kuvendit dhe në mënyrë të veçantë gjithë përfaqësuesve të Aleancës për Shqipërinë Europiane. Arsyeja pse ne sot jemi këtu për të zbrapsur dekretet e Presidentit jo vetëm të sjell në vëmendje opinionit se praktikisht Presidenti nuk ka goditut disa ligje por ka goditur disa prioritete kombëtare. Reforma në drejtësi është prioritet kombëtar dhe jo partiak. Prioritet kombëtar i përcaktuar çdo ditë, përveçse me zgjedhjet që përcaktuan këtë shumicë nga mijëra qytetarët që përplasen dëshpërimisht në dyert e një sistemi të kalbur dhe po ashtu nga plot qytetarë çdo vit nënvizojnë para nesh që ky sistem të kalojë në një sistem rrënjësor” tha Rama.

***

Kuvendi nis seancën me rend dite kundër dekreteve të Presidentit

Kuvendi i Shqipërisë nisi sot seancën e parë të sesionit të tretë të Legjislaturës së VIII’të me një rend dite që është e fokusuar tek rivotimi i ligjeve që ka kthyer Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Ditën e premte Komisioni i Ligjeve hodhi poshtë dekretet e Presidentit, ndërsa kryeministri Rama paralëjmroi votimin e tyre qysh në seancën e parë.

Opozita më e madhe në vend, rikonfirmoi vazhdimin e bojkotit, ndërsa kryetari i Kuvendit Ilir Meta bëri thirrje për një bahskpunim më të gjerë dhe përmirësim të etikës gjatë këtij sesioni.

Duke falenderuar OSBE-në për hartimin e Kodit të Etikës, Meta kërkoi që ky sesion të nisë me një etikë të re dhe përgjegjshmëri më të lartë të të gjithë aktorëve parlamentarë, pasi sipas tij është e domosdoshme, për të mos shmangur vëmendjen nga problemet kryesore  të vendit.

Meta tha se duhet menduar për të gjitha ato nisma që hapin vende të reja pune.

Meta tha se do të donte një frymë më bashkëpunuese gjatë këtij sesioni.

“Natyrisht që ne do të donim të ishim bashkëpunues me opozitën, shpresojmë që me hapjen e këtij sesioni, mungesa e dëshiruar e bashkëpunimit, dialogut,  që ishte evidente në fund të sesionit të kaluar, të zëvendësohet me një klimë më bashkëpunuese, duke filluar që nga etika në sallë dhe në komisione.”- tha Meta.

Rendi i dites

1. Hapja e sesionit të tretë të Legjislaturës së VIII – të të Kuvendit të Shqipërisë.
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 31.07.2014.
3. Miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 1 shtator – 9 tetor 2014.
4. Miratimi i kalendarit 3javor ( 1 – 18 shtator 2014) të punimeve të Kuvendit.
5. Dekret nr. 8675 , datë 11.08.2014 “Për kthimin e ligjit nr. 97/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8136, datë 31.7.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës” të ndryshuar””.

6. Dekret nr. 8678, datë 15.8.2014 “Për kthimin e ligjit nr. 100/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative””.

7. Dekret nr. 8679, datë 15.8.2014 “Për kthimin e ligjit nr. 101/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” të ndryshuar””.

8. Dekret nr. 8681, datë 15.8.2014 “Për kthimin e ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit””.Pyetje

9. Dekret nr. 8696, datë 22.08.2014, “Për kthimin e ligjit nr. 115/2014, “Për ndarjen administrativo – territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë””.

10. Dekret nr. 8697, datë 27.8.2014 “Për shkarkimin e zotit Ilirjan Celibashi, nga detyra e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin”.11. Dekret nr. 8698, datë 27.8.2014 “Për emërimin e zonjës Ermonela Felaj, në detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin”.

September 1, 2014 17:35
Komento

3 Komente

  1. Labi Vlore September 1, 18:35

    Presidenti po godet prioritetet Kombetare.E degjova Ramen ne Parlament.Jam 100% dakort me Ramen.Nishanlliu nuk deshiron asnje reforme qe te ndryshoje drejtesine e korruptuar,ngaqe ka frike se denohen hajdutet e PD-se.Nuk deshiron reformen territoriale qe do ti kurseje shtetit me qindra miliona Euro ne vit,sepse nuk deshiron suksesin dhe perparimin e Shqiperise drejt modernizimit te administrates.Eshte Presidenti me i keq ne historine e shtetit Shqiptar.Nje sakat jo vetem nga trupi,por edhe nga trute.Kamikaz i thekur i PD-se ne Presidence.Por kam besim tek Rama.

    Reply to this comment
  2. S.p. September 1, 22:10

    Ketij Presidenti bejne jo mire, por shume mire qe ja rrezojne dekretet se po pengon ecjen perpara te vendit. Na dhem koka, jo se nuk e kuptojme se si eshte zgjedhur me 72 vota ky qerrata president dhe nuk hiqet dot me 90 vota !!!
    Une kete (nuk po e fyej) e njohe mire, por do te mbetet presidenti me pa personalitet ne historine e ketij kombi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*